{"id":430187,"date":"2026-08-18T11:49:27","date_gmt":"2026-08-18T09:49:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430187"},"modified":"2026-08-18T11:49:30","modified_gmt":"2026-08-18T09:49:30","slug":"zbardhet-vendimi-i-gjykates-administrative-padia-e-veliajt-per-prokurorin-dado-absurditet-juridik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbardhet-vendimi-i-gjykates-administrative-padia-e-veliajt-per-prokurorin-dado-absurditet-juridik\/","title":{"rendered":"Zbardhet vendimi i Gjykat\u00ebs Administrative: Padia e Veliajt p\u00ebr prokurorin Dado absurditet juridik"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Vendimi i arsyetuar i Gjykat\u00ebs Administrative v\u00eb n\u00eb dukje se padia e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ndaj em\u00ebrimit si prokuror t\u00eb Ols Dados n\u00eb vitin 2008 nuk i legjitimonte ata si pal\u00eb. Gjykata hodhi posht\u00eb padin\u00eb e Veliajt, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ajo synonte t\u00eb godiste procesin penal. Veliaj dhe Bashkia kan\u00eb njoftuar apelimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>BIRN<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I izoluar n\u00eb qelin\u00eb e paraburgimit prej 10 shkurtit 2025 p\u00ebr akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, nd\u00ebrmori nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, Ols Dado.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nj\u00eb fushate mediatike dhe lobimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Veliaj e p\u00ebrshkall\u00ebzoi betej\u00ebn duke e zhvendosur at\u00eb n\u00eb dyert e Gjykat\u00ebs Administrative, ku s\u00eb bashku me Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs depozitoi nj\u00eb padi p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb Dados prokuror n\u00eb vitin e larg\u00ebt 2008.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata Administrative e rr\u00ebzoi padin\u00eb e Veliajt m\u00eb 24 korrik. Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar, gjyqtari Hazbi Balliu vler\u00ebsoi se ndodhej p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb \u201cabsurditeti juridik\u201d dhe se nd\u00ebrhyrja e Gjykat\u00ebs Administrative n\u00eb k\u00ebto rrethana do t\u00eb cenonte r\u00ebnd\u00eb parimin e ndarjes s\u00eb juridiksioneve gjyq\u00ebsore, \u201cduke krijuar mbivendosje dhe interferenc\u00eb t\u00eb papranueshme nd\u00ebrmjet proceseve gjyq\u00ebsore me natyr\u00eb t\u00eb ndryshme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas trup\u00ebs gjykuese, shkeljet e pretenduara gjat\u00eb procedimit penal \u201ckontrollohen dhe garantohen q\u00eb t\u00eb jen\u00eb proporcionale dhe t\u00eb ligjshme, nga mbik\u00ebqyrja gjyq\u00ebsore e gjykatave penale n\u00eb vend\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak dit\u00eb pas zbardhjes s\u00eb vendimit, m\u00eb 13 gusht 2026, Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiran\u00ebs, t\u00eb dy pal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, njoftuan ankimimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit, duke k\u00ebrkuar shqyrtimin n\u00eb themel t\u00eb dekretit presidencial.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb interes \u201ci t\u00ebrthort\u00eb\u201d dhe Bashkia si pal\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, u arrestua n\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga Prokuroria e Posa\u00e7me me akuzat e korrupsionit, pastrimit t\u00eb parave dhe fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb dhe po gjykohet n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashk\u00eb me Veliajn jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim edhe bashk\u00ebshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS-s\u00eb, Klotilda Bushka dhe 15 persona t\u00eb tjer\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve biznesmen\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. Veliaj dhe t\u00eb tjer\u00ebt i kund\u00ebrshtojn\u00eb akuzat e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshe nga gjykimi penal, i cili \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb mbrojtjes dhe nj\u00eb mori k\u00ebrkesash procedurale, procesi administrativ i regjistruar n\u00eb 22 janar 2026 u zhvillua me pranin\u00eb e Veliajt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb 4 seanca q\u00eb u zhvilluan nga prilli n\u00eb korrik, gjykata u mor kryesisht me sakt\u00ebsimin e padis\u00eb dhe shqyrtoi legjitimitetin e pal\u00ebve. M\u00eb 24 korrik, gjyqtari vendosi fillimisht t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb k\u00ebrkesat e shoqat\u00ebs \u201cAsociacioni Komb\u00ebtar Media dhe Drejt\u00ebsi\u201d q\u00eb pati k\u00ebrkuar t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb gjykim n\u00eb krah t\u00eb Veliajt dhe m\u00eb pas vendosi t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi padin\u00eb pa u futur n\u00eb themel, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se procesi po p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb goditur hetimin dhe gjykimin penal.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vendimin e saj t\u00eb arsyetuar, Gjykata Administrative theksoi se padia e Erion Veliajt dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs rr\u00ebzohet pa u futur n\u00eb themel p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb legjitimimit procedural t\u00eb padit\u00ebsve. Gjykata argumentoi thell\u00ebsisht mbi teorin\u00eb e interesit, duke theksuar se akti administrativ i nxjerr\u00eb n\u00eb vitin 2008 nuk cenonte asnj\u00eb interes t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb pal\u00ebve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb Veliajt dhe Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKy interes nuk mund t\u00eb jet\u00eb hipotetik, abstrakt apo i t\u00ebrthort\u00eb, por duhet t\u00eb jet\u00eb aktual, personal, i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe i ligjsh\u00ebm i cenuar nga pasojat juridike q\u00eb burojn\u00eb nga akti administrativ objekt kund\u00ebrshtimi, i cili \u00ebsht\u00eb i lidhur me faktin se pa nd\u00ebrhyrjen e gjykat\u00ebs pala do t\u00eb p\u00ebsonte nj\u00eb d\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin p\u00ebr munges\u00ebn e interesit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tej, gjykata sakt\u00ebsoi se cenimi i pretenduar duhet t\u00eb jet\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe jo i t\u00ebrthort\u00eb. \u201cInteresi aktual dhe i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00ebnkupton q\u00eb cenimi nga pasojat e aktit administrativ jo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb lindur dhe t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb momentin e paraqitjes s\u00eb padis\u00eb, por ky cenim duhet t\u00eb ket\u00eb lindur q\u00eb nga momenti i nxjerrjes s\u00eb aktit administrativ\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata v\u00eb n\u00eb dukje se fakti q\u00eb interesi i pretenduar ka lindur vite pas dekretit t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb kontestuar \u00ebsht\u00eb \u201cpasoj\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb padit\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb procedim penal t\u00eb zhvilluar nga prokurori i em\u00ebruar me k\u00ebt\u00eb dekret\u201d. N\u00eb arsyetim, gjykata \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se nj\u00eb interes i till\u00eb lind si \u201cpasoj\u00eb e ushtrimit t\u00eb funksionit nga prokurori dhe jo e vet\u00eb aktit administrativ t\u00eb em\u00ebrimit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vijim, gjykata b\u00ebn me dije se Veliaj nuk e kishte kontestuar legjitimitetin e em\u00ebrimit t\u00eb prokurorit n\u00eb procesin penal, nd\u00ebrsa sqaron se p\u00ebr sa koh\u00eb vijon procesi ndaj tij n\u00eb GJKKO, kryebashkiaku do duhej t\u2019i drejtohej k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00e7do cenim i t\u00eb drejtave t\u00eb padit\u00ebsit lidhet jo me aktin e em\u00ebrimit t\u00eb prokurorit, por me m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit t\u00eb procedimit penal, i cili mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet brenda mekanizmave dhe garancive t\u00eb parashikuara nga legjislacioni penal dhe procedural penal\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pjesa m\u00eb e ashp\u00ebr e vendimit i rezervohet pretendimit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, e cila iu bashk\u00eblidh Veliajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb padi. Institucioni kishte argumentuar se masa e siguris\u00eb e caktuar ndaj kryetarit \u201cka sjell\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe anomali n\u00eb administrimin e institucionit, duke ndikuar n\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb, efektivitetin dhe ushtrimin normal t\u00eb kompetencave t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata e zhvler\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb pretendim si abuziv dhe thell\u00ebsisht t\u00eb pabazuar n\u00eb logjik\u00ebn e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, duke theksuar se: \u201cn\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, kjo situat\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb absurditet juridik dhe institucional q\u00eb nj\u00eb organ publik t\u00eb pretendoj\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi gjyq\u00ebsor administrativ, cenimin e funksionimit t\u00eb tij p\u00ebr shkak t\u00eb procedimeve penale t\u00eb zhvilluara ndaj funksionar\u00ebve t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas gjyqtarit Balliu, interesi i institucionit shtet\u00ebror, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, interesi i shtetit si dhe shtetasve \u00ebsht\u00eb \u201cq\u00eb t\u00eb procedohen dhe nd\u00ebshkohen penalisht punonj\u00ebsit q\u00eb abuzojn\u00eb me detyrat q\u00eb ushtrojn\u00eb pran\u00eb institucionit shtet\u00ebror\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjyqtari ka kritikuar n\u00eb arsyetim nd\u00ebrhyrjen e bashkis\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrfshirja e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb padi \u00ebsht\u00eb e pajustifikuar \u201cp\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb abuzive\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata po ashtu vuri n\u00eb dukje se pretendimet e padit\u00ebsve bazuar n\u00eb Kodin e Procedurave Administrative nuk ishin t\u00eb vlefshme p\u00ebr sa koh\u00eb em\u00ebrimi i prokuror\u00ebve rregullohet nga ligji 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e magjistratit\u201d, i cili e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb referohet n\u00eb gjykat\u00eb vet\u00ebm kur konflikti \u201ckrijohet nd\u00ebrmjet organit kompetent t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs dhe subjektit t\u00eb em\u00ebruar\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pretendimet e pal\u00ebve dhe apelimi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb pak\u00ebnaqur me refuzimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb themel, Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiran\u00ebs e kan\u00eb ankimuar vendimin duke e akuzuar trup\u00ebn gjykuese p\u00ebr shmangie t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. N\u00eb thelb t\u00eb apelimit t\u00eb tyre q\u00ebndron akuza se gjykata nuk i dha p\u00ebrgjigje pyetjes n\u00ebse nj\u00eb person i em\u00ebruar, sipas tyre, n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret ligjore mund t\u00eb ushtroj\u00eb pushtetin penal n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke pretenduar se n\u00eb vitin 2008, Dado nuk kishte p\u00ebrfunduar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs \u2014 nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb ata e cil\u00ebsojn\u00eb si \u201cpavlefshm\u00ebri absolute\u201d \u2014 padit\u00ebsit i k\u00ebrkojn\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb thyej\u00eb \u201cmbrojtjen institucionale\u201d ndaj magjistratit, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb \u201casnj\u00eb imunitet p\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb, por asnj\u00eb imunitet nga kontrolli gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokurorin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb p\u00ebrballjes n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, mbrojtja e prokurorit Ols Dado dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP, k\u00ebrkuan rr\u00ebzimin e padis\u00eb me argumentin se dekreti i em\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb akt individual. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Dados theksuan se ky akt nuk i imponon Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs asnj\u00eb detyrim dhe nuk i cenon buxhetin apo funksionet e saj. Ata paralajm\u00ebruan gjithashtu se pranimi i nj\u00eb padie t\u00eb till\u00eb do t\u00eb hapte rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm institucional, ku \u00e7do organ publik do t\u00eb mund t\u00eb sfidonte aktet e tjetrit, duke rrezikuar stabilitetin e sistemit juridik. Nga ana e saj, KLP theksoi se nuk g\u00ebzon asnj\u00eb kompetenc\u00eb ligjore apo kushtetuese p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar dekretet e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/sharer\/sharer.php?u=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Fzbardhet-vendimi-i-gjykates-administrative-padia-e-veliajt-per-prokurorin-dado-absurditet-juridik-nderhyrja-e-bashkise-eshte-abuzive-i200774\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/api.whatsapp.com\/send?text=Zbardhet%20vendimi%20i%20Gjykat%C3%ABs%20Administrative%3A%20Padia%20e%20Veliajt%20p%C3%ABr%20prokurorin%20Dado%20absurditet%20juridik%2C%20nd%C3%ABrhyrja%20e%20Bashkis%C3%AB%20%C3%ABsht%C3%AB%20abuzive%20-%20AKTUALITET...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Fzbardhet-vendimi-i-gjykates-administrative-padia-e-veliajt-per-prokurorin-dado-absurditet-juridik-nderhyrja-e-bashkise-eshte-abuzive-i200774\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/twitter.com\/intent\/tweet?text=Zbardhet%20vendimi%20i%20Gjykat%C3%ABs%20Administrative%3A%20Padia%20e%20Veliajt%20p%C3%ABr%20prokurorin%20Dado%20absurditet%20juridik%2C%20nd%C3%ABrhyrja%20e%20Bashkis%C3%AB%20%C3%ABsht%C3%AB%20abuzive%20-%20AKTUALITET...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Fzbardhet-vendimi-i-gjykates-administrative-padia-e-veliajt-per-prokurorin-dado-absurditet-juridik-nderhyrja-e-bashkise-eshte-abuzive-i200774\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/sharing\/share-offsite\/?url=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Fzbardhet-vendimi-i-gjykates-administrative-padia-e-veliajt-per-prokurorin-dado-absurditet-juridik-nderhyrja-e-bashkise-eshte-abuzive-i200774\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i arsyetuar i Gjykat\u00ebs Administrative v\u00eb n\u00eb dukje se padia e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ndaj em\u00ebrimit si prokuror t\u00eb Ols Dados n\u00eb vitin 2008 nuk i legjitimonte ata si pal\u00eb. Gjykata hodhi posht\u00eb padin\u00eb e Veliajt, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ajo synonte t\u00eb godiste procesin penal. Veliaj dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430188,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430187","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430187"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430187\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430189,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430187\/revisions\/430189"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}