{"id":430415,"date":"2026-08-26T11:37:39","date_gmt":"2026-08-26T09:37:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430415"},"modified":"2026-08-26T11:37:41","modified_gmt":"2026-08-26T09:37:41","slug":"fatura-e-kripur-qe-la-pas-ish-zyrtari-i-akuzuar-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fatura-e-kripur-qe-la-pas-ish-zyrtari-i-akuzuar-per-korrupsion\/","title":{"rendered":"Fatura e \u2018kripur\u2019 q\u00eb la pas ish-zyrtari i akuzuar p\u00ebr korrupsion"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Para se emri i tij t\u00eb b\u00ebhej i njohur n\u00eb disa prej dosjeve m\u00eb t\u00eb bujshme kund\u00ebr korrupsionit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, nga afera e incenerator\u00ebve te skandali i tenderave i njohur si \u201c5D\u201d, Taulant Tusha kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gjurm\u00eb t\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb zyrat e shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm se k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr miliona euro t\u00eb prokurimeve publike apo kontrata t\u00eb fshehta nd\u00ebrtimi, por p\u00ebr di\u00e7ka n\u00eb dukje t\u00eb thjesht\u00eb, e megjithat\u00eb thell\u00ebsisht absurde \u2013 8 fatura telefoni p\u00ebr nj\u00eb total prej mbi 20 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rasti u ekspozua pasi nj\u00eb kompani p\u00ebr mbledhjen e borxheve t\u00eb k\u00ebqija e mendoi si nj\u00eb fitim t\u00eb sigurt ark\u00ebtimin e fatur\u00ebs q\u00eb la pas ish-zyrtari i akuzuar p\u00ebr korrupsion, duke paditur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kosto Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e cila e trash\u00ebgoi borxhin nga ish-Ministria e Mir\u00ebqenies Sociale, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Tusha sh\u00ebrbeu p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe si Drejtor i Sh\u00ebrbimeve Mb\u00ebshtet\u00ebse, emri i s\u00eb cil\u00ebs rezultonte n\u00eb krye t\u00eb fatur\u00ebs bashk\u00eb me at\u00eb t\u00eb ish-drejtorit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, i dat\u00ebs 1 korrik 2026, ka nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e pazakont\u00eb, ku kompania \u201cD&amp;Fin Partner\u201d p\u00ebr mbledhjen e borxheve t\u00eb k\u00ebqija k\u00ebrkoi q\u00eb buxheti i shtetit t\u00eb paguante afro 20 mij\u00eb euro p\u00ebr faturat e papaguara t\u00eb celularit t\u00eb Tush\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjyqtari Ardit Kuka e rr\u00ebzoi padin\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se kontrata ishte n\u00ebnshkruar jasht\u00eb \u00e7do tagri zyrtar dhe duke qart\u00ebsuar se abuzimet me shpenzimet telefonike jasht\u00eb limiteve t\u00eb lejuara ligjore t\u00eb zyrtar\u00ebve jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vetjake e tyre dhe jo barr\u00eb e taksapaguesve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEventualisht edhe n\u00ebse do t\u00eb pranohej padia, detyrimi q\u00eb do t\u00eb mbulonte ministria do t\u00eb ishte deri n\u00eb vler\u00ebn maksimale 80,000 (tet\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha faturat objekt gjykimi. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr detyrimi do t\u00eb duhet t\u2019i k\u00ebrkohej personalisht p\u00ebrdoruesit t\u00eb numrit t\u00eb telefonit\u201d, arsyetoi Kuka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I pyetur nga BIRN, Taulant Tusha tha n\u00eb telefon se nuk i kujtohej ky num\u00ebr telefoni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk mbaj mend ta kem pasur k\u00ebt\u00eb num\u00ebr\u201d, tha Tusha. Ai tha se nuk kishte dijeni p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen dhe as ishte thirrur, as ishte njoftuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kompania \u201cD&amp;Fin Partner\u201d i tha BIRN se u ishte referuar faturave ku p\u00ebrmendej ministria p\u00ebr padin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKompania, e cila ka bler\u00eb borxhin e kompanis\u00eb celulare, ka paditur subjektin Ministria e Pun\u00ebs dhe \u00c7\u00ebshtjeve Sociale, duke u bazuar te t\u00eb dh\u00ebnat e faturimit t\u00eb faturave t\u00eb palikuiduara, subjekt i padis\u00eb\u201d, tha nj\u00eb zyrtar i kompanis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai shtoi se ende nuk ishte vendosur n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja do t\u00eb apelohej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Vendimi i gjykat\u00ebs dhe p\u00ebrballja me drejt\u00ebsin\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Taulant Tusha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ish-zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, i cili, para se t\u00eb sh\u00ebrbente si Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Planifikimit t\u00eb Pun\u00ebve Publike n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, kishte mbajtur postin e Drejtorit t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb Ministrin\u00eb e Mir\u00ebqenies Sociale dhe Rinis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">R\u00ebnia e tij nga nj\u00eb prej drejtuesve m\u00eb me ndikim t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb pandehur t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nisi n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, kur ai u arrestua me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK, i akuzuar p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb afer\u00ebn e inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb prej dosjeve m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb korrupsionit dhe abuzimit me detyr\u00ebn t\u00eb hetuara vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb u ka kushtuar taksapaguesve dhjet\u00ebra miliona euro. Tusha \u00ebsht\u00eb gjetur fajtor dhe d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb nga Gjykata e Apelit Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar me 2 vjet burg.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj akuze, Tusha u b\u00eb subjekt i nj\u00eb hetimi t\u00eb dyt\u00eb nga SPAK p\u00ebr dosjen e njohur si \u201c5D\u201d, nj\u00eb skem\u00eb e dyshuar korrupsioni brenda Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Referuar akuzave, SPAK thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb provuar fakti q\u00eb Tusha, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtorit t\u00eb Pun\u00ebve Publike dhe si an\u00ebtar i Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, KVO, favorizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme shoq\u00ebrin\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d \u2013 e zot\u00ebruar de facto nga ish-drejtor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb, Redi Molla dhe Mariglen Qato.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por nd\u00ebrsa k\u00ebto raste jan\u00eb gjykuar apo jan\u00eb n\u00eb gjykim, faturat e shpenzimeve telefonike t\u00eb viteve 2015-2016 ishin harruar derisa kompania q\u00eb blen kredit\u00eb e k\u00ebqija mori p\u00ebrsip\u00ebr vjeljen e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2025, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, kompania \u201cD&amp;Fin Partner\u201d, e cila kishte bler\u00eb borxhin nga operatori telefonik Albtelecom (One Albania), i k\u00ebrkoi gjykat\u00ebs t\u2019i njihte t\u00eb drejt\u00ebn e ark\u00ebtimit nga thesari i shtetit. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e saj, padit\u00ebsi pretendoi se \u201cDetyrimi ka lindur nga marr\u00ebdh\u00ebnia kontraktore\u2026 Kontrata \u00ebsht\u00eb lidhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mir\u00ebqenies Sociale dhe Rinis\u00eb\u2026 prandaj debitori \u00ebsht\u00eb personi juridik\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkese, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale u mbrojt duke argumentuar se institucioni nuk kishte asnj\u00eb lidhje me k\u00ebto shpenzime. P\u00ebrmes Deklarat\u00ebs s\u00eb Mbrojtjes, institucioni prap\u00ebsoi duke theksuar se \u201cMinistria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale nuk g\u00ebzon legjitimim pasiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, sepse nuk \u00ebsht\u00eb pal\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien kontraktore\u201d dhe se \u201cKontratat e lidhura midis shoq\u00ebris\u00eb dhe ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse jan\u00eb absolutisht t\u00eb pavlefshme, pasi vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb analiz\u00ebn e tij, gjyqtari Ardit Kuka e gjeti t\u00eb pabazuar k\u00ebrkes\u00ebn e kompanis\u00eb mbledh\u00ebse t\u00eb borxheve, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ministris\u00eb. Gjykata theksoi defektet thelb\u00ebsore formale dhe ligjore t\u00eb kontrat\u00ebs origjinale t\u00eb pajtimit t\u00eb vitit 2015. Vendimi arsyeton se \u201cNuk rezulton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb l\u00ebshuar prokur\u00eb nga titullari i institucionit n\u00eb form\u00eb noteriale apo autorizim me shkrim\u2026 q\u00eb do t\u2019i jepte tag\u00ebr Z. Taulant Tusha p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrata t\u00eb sh\u00ebrbimit telefonik n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb ministris\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, gjykata rr\u00ebzoi padin\u00eb, duke konkluduar se k\u00ebrkimi \u201cnuk mund t\u2019i kundrejtohet Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale\u201d, sepse nuk ishte pal\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien kontraktore, por duhet t\u2019i drejtohej Taulant Tush\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Faturat e \u00e7mendura<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dh\u00ebnat e administruara nga trupa gjykuese tregojn\u00eb se n\u00eb 8 muaj \u2013 tetor, dhjetor 2015 dhe janar-qershor 2016 \u2013 faturat mujore t\u00eb l\u00ebshuara nga operatori AMC, sot One Albania, p\u00ebrmbanin z\u00ebra t\u00eb detajuar p\u00ebr telefonata, internet dhe sh\u00ebrbime roaming me shifra anormale. Vet\u00ebm p\u00ebr muajin tetor 2015, fatura e celularit kapi vler\u00ebn marramend\u00ebse t\u00eb 983,948 lek\u00ebve me TVSH.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, jo t\u00eb gjitha faturat ishin nj\u00eblloj stratosferike. N\u00eb disa raste vihet re nj\u00eb r\u00ebnie e madhe n\u00eb shpenzime; k\u00ebshtu, nga fatura prej gati 1 milion lek\u00ebsh t\u00eb reja n\u00eb tetor, n\u00eb dhjetor 2015 fatura sh\u00ebnoi vet\u00ebm 7,456 lek\u00eb, s\u00ebrish mjaft m\u00eb shum\u00eb sesa kontrata q\u00eb parashikonte nj\u00eb abonim mujor prej 5 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, trendi i p\u00ebrdorimit ekstrem u rikthye s\u00ebrish n\u00eb janar 2016, kur fatura arriti n\u00eb 101,805 lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb shkurt 2016 vlera k\u00ebrceu s\u00ebrish n\u00eb 428,764 lek\u00eb me TVSH. Nj\u00eb tjet\u00ebr shif\u00ebr e lart\u00eb u sh\u00ebnua n\u00eb prill 2016, kur fatura ishte 203,862 lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbritur n\u00eb qershor 2016 n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb mjaft modeste, krahasuar me faturat e m\u00ebparshme, prej rreth 2,370 lek\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vendim, gjykata i gjeti k\u00ebto shpenzime t\u00eb paarsyeshme, duke sqaruar se, nd\u00ebrsa ishte normale q\u00eb t\u00eb mbuloheshin shpenzimet telefonike p\u00ebr nj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs publike, ato nuk ishin pa limit dhe ishin t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb nga legjislacioni me nj\u00eb tavan t\u00eb pakaluesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kuadri ligjor n\u00eb fuqi, q\u00eb citohet n\u00eb vendim, b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se vet\u00ebm 5 zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit \u2013 Presidenti i Republik\u00ebs, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u2013 kishin shpenzime pa limit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, legjislacioni nuk i lejon zyrtar\u00ebt e nivelit ku ishte i pun\u00ebsuar Tusha t\u00eb shpenzonin pa limit. Sipas Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 864, t\u00eb vitit 2010, q\u00eb citohet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs, p\u00ebr kategorin\u00eb ku b\u00ebnte pjes\u00eb Tusha, buxheti i shtetit mbulonte shpenzimet p\u00ebr sh\u00ebrbimin telefonik vet\u00ebm deri n\u00eb limitin e 10,000 lek\u00ebve n\u00eb muaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb arsyetimin e tij, gjyqtari Ardit Kuka thekson se edhe n\u00eb skenarin ku Ministria do t\u00eb ishte pal\u00eb legjitime n\u00eb kontrat\u00eb, detyrimi maksimal q\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i ngarkohej thesarit t\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb do t\u00eb ishte jo m\u00eb shum\u00eb se mbledhja e k\u00ebsaj vlere maksimale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimi i gjykat\u00ebs l\u00eb t\u00eb kuptohet se elementi ky\u00e7 q\u00eb sh\u00ebrbeu si mburoj\u00eb p\u00ebr financat publike n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje gjyq\u00ebsore ishte forma e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs origjinale t\u00eb pajtimit. Ish-drejtori kishte sh\u00ebnuar n\u00eb hyrje t\u00eb dokumentit inicialet e institucionit \u201cTaulant Tusha\/MMSR\u201d, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim shtet\u00ebror, por gjykata zbuloi se ai nuk kishte asnj\u00eb autorizim p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimi argumenton se: \u201cNuk rezulton q\u00eb t\u00eb jet\u00eb l\u00ebshuar prokur\u00eb nga titullari i institucionit n\u00eb form\u00eb noteriale apo autorizim me shkrim, si nga ministri i koh\u00ebs ashtu edhe sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb do t\u2019i jepte tag\u00ebr Z. Taulant Tusha p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrata t\u00eb sh\u00ebrbimit telefonik\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjykata n\u00ebnvizoi defektet formale t\u00eb dokumentit, duke konstatuar se n\u00eb fund t\u00eb kontrat\u00ebs mungonte n\u00ebnshkrimi me sh\u00ebnimin p\u00ebrfaq\u00ebsues, si dhe mungonte vula e ministris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Kjo e zhvler\u00ebsoi natyr\u00ebn zyrtare t\u00eb dokumentit, duke e kthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb veprim juridik privat.\/reporter.al<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/sharer\/sharer.php?u=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Ffatura-e-kripur-qe-la-pas-ish-zyrtari-i-akuzuar-per-korrupsion-i201359\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/api.whatsapp.com\/send?text=Fatura%20e%20%E2%80%98kripur%E2%80%99%20q%C3%AB%20la%20pas%20ish-zyrtari%20i%20akuzuar%20p%C3%ABr%20korrupsion%20-%20POLITIK%C3%8B...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Ffatura-e-kripur-qe-la-pas-ish-zyrtari-i-akuzuar-per-korrupsion-i201359\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/twitter.com\/intent\/tweet?text=Fatura%20e%20%E2%80%98kripur%E2%80%99%20q%C3%AB%20la%20pas%20ish-zyrtari%20i%20akuzuar%20p%C3%ABr%20korrupsion%20-%20POLITIK%C3%8B...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Ffatura-e-kripur-qe-la-pas-ish-zyrtari-i-akuzuar-per-korrupsion-i201359\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/sharing\/share-offsite\/?url=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Ffatura-e-kripur-qe-la-pas-ish-zyrtari-i-akuzuar-per-korrupsion-i201359\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para se emri i tij t\u00eb b\u00ebhej i njohur n\u00eb disa prej dosjeve m\u00eb t\u00eb bujshme kund\u00ebr korrupsionit dhe shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, nga afera e incenerator\u00ebve te skandali i tenderave i njohur si \u201c5D\u201d, Taulant Tusha kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gjurm\u00eb t\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb zyrat e shtetit. Vet\u00ebm se k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk b\u00ebhej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430416,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430415","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430415","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430415"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430415\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430417,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430415\/revisions\/430417"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430415"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430415"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430415"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}