{"id":430511,"date":"2026-08-29T11:04:59","date_gmt":"2026-08-29T09:04:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430511"},"modified":"2026-08-29T11:05:01","modified_gmt":"2026-08-29T09:05:01","slug":"8-muajt-e-arratise-se-ergys-agasit-nen-mbrojtjen-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/8-muajt-e-arratise-se-ergys-agasit-nen-mbrojtjen-e-krimit\/","title":{"rendered":"8 muajt e arratis\u00eb s\u00eb Ergys Agasit, n\u00ebn mbrojtjen e krimit"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasditen e nxeht\u00eb t\u00eb 26 gushtit, nd\u00ebrsa dielli po per\u00ebndonte mbi plazhin e Durr\u00ebsit, dhjetra punonj\u00ebs policie po finalizonin nj\u00eb operacion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb autostrad\u00ebn e zon\u00ebs s\u00eb Plepave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shenjest\u00ebr ishte Ergys Agasi, nj\u00eb personazh kontrovers 39-vje\u00e7ar, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim prej dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr nj\u00eb seri akuzash t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb lidhje me ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb grupi kriminal n\u00eb manipulimin e tenderave t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit tregojn\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e krimit nj\u00eb makin\u00eb \u201cAudi\u201d n\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb me kat\u00ebr dyert e hapura, e rrethuar nga makina civile t\u00eb policis\u00eb dhe disa efektiv\u00eb me uniforma dhe motor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Agasi shfaqet gjithashtu i rrethuar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, me duart e lidhura me pranga pas shpine dhe kok\u00ebn e ulur forc\u00ebrisht, pas nj\u00eb operacioni t\u00eb kordinuar mes drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, strukturave operacionale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, Agasi u ndoq hap pas hapi nga agjent\u00ebt e policis\u00eb teksa po udh\u00ebtonte nga Elbasani drejt Durr\u00ebsit s\u00eb bashku me Uljan Shpatarakun, nj\u00eb ish-drejtues i Policis\u00eb s\u00eb Elbasanit i promovuar nga ish-kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda dhe i shkarkuar nga pasardh\u00ebsi i tij n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti p\u00ebr \u201cmosparaqitje t\u00eb rregullt n\u00eb pun\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes burimeve n\u00eb dijeni t\u00eb operacionit t\u00eb koduar \u201cWanted\u201d tregojn\u00eb se Shpataraku nuk ishte mbrojt\u00ebsi i vet\u00ebm i Agasit n\u00eb radh\u00ebt e Policis\u00eb, gjat\u00eb muajve t\u00eb tij t\u00eb arratis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Burime t\u00eb pavarura nga nj\u00ebri -tjetri i than\u00eb BIRN se Policia ka pasur informacione t\u00eb vazhdueshme se Agasi fshihej kryesisht n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb Shkozet t\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00ebn mbrojtjen e nj\u00eb organizate kriminale, por nuk pati vullnet p\u00ebr arrestimin e m\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Policia ka pasur gjithashtu informacione p\u00ebr l\u00ebvizjet e tij nga baza e Shkozetit drejt Elbasanit dhe Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar takime me personazhe t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKa pasur informacione p\u00ebr vendodhjen e tij edhe m\u00eb par\u00eb, por tani erdhi momenti q\u00eb u krye nd\u00ebrhyrja,\u201d tha nj\u00ebri prej burimeve n\u00eb kushtet e anonimatit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb burim i dyt\u00eb i tha BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se pavar\u00ebsisht informacioneve p\u00ebr vendndodhjen e tij, puna p\u00ebr identifikimin e vendodhjes s\u00eb Agasit dhe arrestimin e tij filloi zyrtarisht pas rotacionit t\u00eb struktur\u00ebs drejtuese t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e cila u p\u00ebrmbyll n\u00eb fund t\u00eb muajit korrik.\u201c<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb veprohej p\u00ebr ndalimin e Ergys Agasit, pavar\u00ebsisht se ka pasur informacione dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shumta p\u00ebr vendodhjen e tij, q\u00eb administroheshin nga institucionet e hetimit dhe ato t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit,\u201d tha burimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse nuk ishte nj\u00eb zyrtar publik, Ergys Agasi kishte sipas hetimeve t\u00eb zhvilluara nga SPAK influenc\u00eb mbi nj\u00eb num\u00ebr zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb dhe fuqi t\u00eb deleguara nga pushteti politik. Ish-zv.kryeministri n\u00eb arrati, Arben Ahmetaj e ka akuzuar at\u00eb publikisht se luante rolin e \u201cnj\u00eb koordinatori\u201d mes bot\u00ebs s\u00eb n\u00ebndheshme t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, AKSHI menaxhoi nj\u00eb buxhet t\u00eb st\u00ebrmadh, ku vet\u00ebm n\u00eb 19 procedura t\u00eb hetuara nga SPAK u llogarit nj\u00eb fond limit prej 5.9 miliard\u00eb lek\u00ebsh (rreth 59 milion\u00eb euro). Hetimi zbuloi se drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe z\u00ebvend\u00ebsja e saj, Hava Delibashi i kishin l\u00ebn\u00eb k\u00ebto fonde n\u00eb duart e grupit t\u00eb lidhur me krimin e organizuar, duke paracaktuar fituesit dhe duke siguruar devijimin e dhjet\u00ebra milion\u00eb eurove drejt llogarive t\u00eb biznesmenit t\u00eb IT-s\u00eb, Ermal Beqiraj dhe biznesmenit Ergys Agasi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Agasi dhe Beqiraj akuzohen se s\u00eb bashku me Kar\u00e7anajn dhe persona t\u00eb tjer\u00eb, krijuan nj\u00eb skem\u00eb zhvatjeje t\u00eb parave publike p\u00ebrmes dyfishimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tender\u00ebve, paracaktimit t\u00eb fituesve dhe devijimit t\u00eb miliona eurove n\u00eb llogarit\u00eb e nj\u00eb kompanie fiktive, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u201celiminimin\u201d e rival\u00ebve u p\u00ebrdor\u00ebn an\u00ebtar\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Po ashtu, akuzohen edhe p\u00ebr pastrim parash.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Agasi i ka mohuar akuzat p\u00ebrmes avokatit t\u00eb tij, Maksim Haxhia. Ky i fundit deklaroi t\u00eb premten p\u00ebr gazetar\u00ebt, pas nj\u00eb s\u00e9ance p\u00ebr mas\u00eb sigurie q\u00eb e la Agasin n\u00eb qeli se klienti i tij \u201cnuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb e procedurave t\u00eb tenderave, nuk ka pasur asnj\u00eb lloj p\u00ebrfitimi, si dhe se nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb e grupeve kriminale\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ortaku i Agasit, Ermal Beqiraj u arrestua n\u00eb Franc\u00eb m\u00eb 24 korrik, nd\u00ebrsa po fluturonte me nj\u00eb avion t\u00eb leht\u00eb n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ajrore t\u00eb kufizuar mbi centralin b\u00ebrthamor t\u00eb Penly-t dhe u shoq\u00ebrua nga forcat ajrore derisa u ul n\u00eb aerodromin e Albertit n\u00eb rajonin e Somme-s n\u00eb veri t\u00eb Franc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas SPAK, hetimet e m\u00ebtejshme t\u00eb autoriteteve franceze identifikuan pasurit\u00eb e Beqirajt n\u00eb Franc\u00eb, t\u00eb cilat dyshohet se kan\u00eb origjin\u00eb kriminale. Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Beqiraj dyshohet se transferoi drejt Franc\u00ebs nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fitimeve t\u00eb paligjshme me t\u00eb cilat bleu nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb, dy apartamente, mjete motorike dhe mbi 2 milion\u00eb euro i depozitoi n\u00eb llogari bankare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rreth tre muaj m\u00eb par\u00eb, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit vendosi t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebrkimeve t\u00eb SPAK p\u00ebr sekuestrimet e pasurive me vler\u00eb 40 milion\u00eb euro t\u00eb t\u00eb hetuarve p\u00ebr afer\u00ebn e AKSHI-t dhe personave dhe shoq\u00ebrive t\u00eb lidhur me ta.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasditen e nxeht\u00eb t\u00eb 26 gushtit, nd\u00ebrsa dielli po per\u00ebndonte mbi plazhin e Durr\u00ebsit, dhjetra punonj\u00ebs policie po finalizonin nj\u00eb operacion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb autostrad\u00ebn e zon\u00ebs s\u00eb Plepave. N\u00eb shenjest\u00ebr ishte Ergys Agasi, nj\u00eb personazh kontrovers 39-vje\u00e7ar, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim prej dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr nj\u00eb seri akuzash t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430512,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":["post-430511","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430511"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430511\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430513,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430511\/revisions\/430513"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}