{"id":430697,"date":"2026-09-05T13:24:27","date_gmt":"2026-09-05T11:24:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430697"},"modified":"2026-09-05T13:24:34","modified_gmt":"2026-09-05T11:24:34","slug":"satira-e-gjekmarkajt-per-nismen-prania-besnike-babua-flet-ne-besojme-ai-vuan-ne-qajme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/satira-e-gjekmarkajt-per-nismen-prania-besnike-babua-flet-ne-besojme-ai-vuan-ne-qajme\/","title":{"rendered":"Satira e Gjekmarkajt p\u00ebr nism\u00ebn \u2018Prania Besnike\u2019: Babua flet, ne besojm\u00eb; ai vuan, ne qajm\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Agron Gjekmarkaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kronika shfaq prani besnike ndaj atyre q\u00eb mbeten p\u00ebrs\u00ebri me gisht n\u00eb goj\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tao pardje ishte m\u00eb i m\u00ebrzituri, po nuk e b\u00ebri veten! Pik\u00ebllimin e brendsh\u00ebm ia fshihte serioziteti i jasht\u00ebm prej babloku!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndon\u00ebse t\u00eb gjitha \u201cglacat\u201d q\u00eb \u201cflamingot\u201d hidhnin prej tre muajsh i ka mbledhur me nj\u00eb stoiciz\u00ebm mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs, si t\u00eb ishin lulebore a mimoza, p\u00ebrs\u00ebri Babua u mjaftua vet\u00ebm me nj\u00eb flet\u00eblavdrim, nj\u00eb sulmues kau\u00e7uku n\u00eb gjoks dhe delegim t\u00eb autoritetit moral mbi ministrat jetim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Urdia e Taos prej dit\u00ebsh shp\u00ebrndante llokume e kafe shyqyri, por dje mbet\u00ebn turivarur!!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Alket Hyseni, me puro n\u00eb goj\u00eb, teksa kishte therur edhe nj\u00eb dash, priste sinjal p\u00ebr ta futur n\u00eb hell! Domixhanit i hiqte tap\u00ebn her\u00eb pas here dhe me krenari thoshte \u2013 ball kazani, ball kazani! V\u00ebrtitej si dollibash me nj\u00eb peshqir t\u00eb yndyrosur nga djerset rreth qaf\u00ebs n\u00ebp\u00ebr oborr duke vrar\u00eb miza me nje dege hardhia n\u00eb pritje t\u00eb myzhdese q\u00eb nuk po ia behte!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb mbash ver\u00eb n\u00eb kurriz e t\u00eb pish uj\u00eb, turfullonte nj\u00eb drejtoreshe e madhe n\u00eb Kuvend, meq\u00eb struktura e re i ka trazuar, tjetri ia priste: drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebsaj bote, po e xhehnemit, dhe mjekrra i dridhej si purtek\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dallamanga Genc Gjon\u00e7aj nuk p\u00ebrfshihej, lemonte telefonin duke pritur tring\u00ebllim\u00ebn e tij! Her\u00eb pas here e f\u00ebrkonte, po ai nuk ngrihej.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjepura i dukeshin hallet e dynjase! Ve\u00e7 t\u00eb binte ai i uruar, pa edhe Ermua le t\u00eb vinte e t\u00eb ulej n\u00eb at\u00eb kanape!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa k\u00ebta t\u00eb Nikos, pacifist\u00eb e fatalist\u00eb, kishin b\u00ebr\u00eb senduqet e baulet gati, t\u00eb dor\u00ebzuar! Mushkat i kishin lidhur tek ganxhat!! P\u00ebr siguri kishin marr\u00eb edhe nja dy gomere, se mbetej ndonj\u00eb \u00e7ik\u00ebrrim\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb gardist shihte me p\u00ebrbuzje bajgat q\u00eb l\u00ebshonin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb ngrat\u00ebt po i zbrisnin vet\u00eb orendit\u00eb e qilimat, se askush nuk i ndihmonte! Sapo u shfaq Kostaqi me bul\u00ebza djerse g\u00ebzimi mbi ball\u00eb, i cili b\u00ebrtiste \u201csihariq\u201d, \u201csihariq \u2013 Babua na b\u00ebri p\u00ebrs\u00ebri kabull, po e ham\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb ri\u201d, n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb filluan t\u2019u dilnin p\u00ebrpara, t\u00eb qitnin kryet me dyert gjysm\u00eb t\u00eb hapura: ndalni ku veni, qysh do dal\u00eb Librazhdi para Kor\u00e7\u00ebs, bishti para sqeparit, k\u00ebtu do b\u00ebnim mamin, do digjeshim si Jan Palashi dhe kjo nuk do ndodhte, flisnin me nxitim e kush m\u00eb par\u00eb vendoste nj\u00eb karrige, zbrazte nj\u00eb ark\u00eb, e n\u00eb vend rreshtonte en\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po si nuk ju pam\u00eb kur po zbrisnit, q\u00eb na pla\u00e7in syt\u00eb, na pla\u00e7in, r\u00ebnkonte njeri i hardallosur marazi!!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bajgat posht\u00eb i mblodhi dhe i futi n\u00eb nj\u00eb vazo t\u00eb praruar, si t\u00eb ishte flori e shkuar floririt!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb mir\u00eb un\u00eb q\u00eb s\u2019b\u00ebj asgj\u00eb e ka koh\u00eb q\u00eb nuk pres m\u00eb gj\u00eb, m\u00ebrm\u00ebriti Klos baballeku! Ai foli me vete dhe pa or\u00ebn me ndjesi ankthi, sepse dreka me Gjush akulloren po i rr\u00ebshqiste n\u00ebn hund\u00eb, duke i shtuar sekrecionet! Hante nj\u00eb cop\u00eb nga blloku i shenimeve dhe i dukej sikur kafshonte levrekun e z\u00ebn\u00eb me grep! Sa mir\u00eb q\u00eb paguan Gjushi, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motiv p\u00ebr t\u00eb buz\u00ebqeshur!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Le Festim de Gozha ishte m\u00eb n\u00eb fund i qart\u00eb , ai kuptoi se t\u00eb par\u00ebndesia \u00ebsht\u00eb suksesi i jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb n\u00eb Qeveri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tezja, e cila q\u00eb kur mori konsideratat e Dielles ndihet m\u00eb e sigurt, e leht\u00eb pupul, bashk\u00eb me Ekonomin dhe Evis Kushin shihte Sypetrit Malajn dhe Ceno beun duke shprehur naivitete estetike: \u201cSi shum\u00eb t\u00eb palestruar jan\u00eb k\u00ebta qerratenj dhe pa qime, t\u00eb jen\u00eb burra safi si Babua n\u00eb at\u00eb zaman, kur kosiste me gjoksin leshtor e shkruante enciklik\u00ebn p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb? Ato leshuan nj\u00eb eh q\u00eb her\u00eb-her\u00eb ndihej si ahhh, po nuk ndahej ku fillonte ehuu e ku mbaronte ahuu, apo lozonjar e t\u00eb marifetit si Sofjani vazhduan perjetimin !?<br>Baahhh\u201d, shpreh\u00ebn pasiguri t\u00eb trija nj\u00ebkoh\u00ebsisht!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ervin Hoxha, tashm\u00eb nj\u00eb \u00e7amarrok i rehabilituar qe perdite meson se sa te duan shoket e partise, si shoku yn\u00eb Tili\u201d, por ende n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e Ogit, shikonte Gonxhen e fryr\u00eb si nj\u00eb mullar e mendonte sa bereqet \u00ebsht\u00eb n\u00eb politik\u00eb statusi i idiotit dhe zgrapsit!! \u00c7\u2019fat pati ky teveqel, tani do dhe Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, zdapi, dhe kruante kok\u00ebn!!!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Erjon Malaj merakosej \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte me dy kostumet e blera dhe i feksi ideja t\u2019i \u00e7onte fatur\u00ebn \u201cKronik\u00ebs\u201d, e cila shet iluzione si tregtari i Venedikut!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u2019i b\u00ebnte zhapone apo me m\u00ebng\u00eb t\u00eb shkurtra, se ende vap\u00eb! Keqardhej q\u00eb nuk i veshi p\u00ebr fest\u00eb! Qefserja q\u00eb ia lexoi breng\u00ebn i tha: e mira t\u00eb vjen kur s\u2019e pret, si rrufeja nga qielli, ja shiko mua! M\u00eb ka goditur e rri si e mpir\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pardje vet\u00ebm dy veta mor\u00ebn em\u00ebrim: Klodi Spaqia ministre dhe Pendavia, i cili qau nga g\u00ebzimi, motrani e shoq\u00ebni u m\u00ebrzit\u00ebn!<br>Ulesia pati nj\u00eb si rr\u00ebqethje t\u00eb leht\u00eb dhe syt\u00eb iu l\u00ebbyr\u00ebn me cmir\u00eb, kur Toni nxirrte barkun p\u00ebrpara dhe ledhatonte sumbullat si minist\u00ebr edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb stin\u00eb! Lakmia, o njeri i mir\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet pus, sikur i thoshte me shikim!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb pashprehur e g\u00eblltiti posht\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mamica rrinte e merrylur, e p\u00ebrhirt\u00eb, teksa shikonte Babon me dilem\u00ebn: \u00ebsht\u00eb vall\u00eb ky Sk\u00ebnderbeu im, imzoti apo Ballabani, i cili n\u00eb vend t\u00eb brir\u00ebve t\u00eb dhis\u00eb paskesh v\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u00e7allm\u00eb???<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bra\u00e7ja ankohej: \u201c\u00c7a thot\u00eb ky mi, \u00e7a thot\u00eb ky mi, do b\u00ebhen deputet\u00ebt si tellall, medemek qeveria s\u2019ka faj, po k\u00ebta po\u201d! Dilua degjonte e nje \u201c tobestah furullah\u201d \u00e7ante ajrin. Shalsi ishte fresk ! \u201c Besa\u201d do e nxjerre Shqiperine n\u00eb selamet vikaste Antoneta!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brunilda Bakerri pyeste Damon:<br>\u201cXhaxhi Damo, Xhaxhi Damo, kush \u00ebsht\u00eb ky Ditmar Bushati goj\u00eb veremi dhe i tregonte nje fotografi te Namik Dokles q\u00eb b\u00ebn ironira me pushtetin e Babos dhe me ne, figurat e larta t\u00eb partis\u00eb?\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Damua heshti nj\u00eb \u00e7ast, mori frym\u00eb e tha: \u201cPo ja, nj\u00eb q\u00eb nuk hipi n\u00eb makin\u00ebn e Babos vite m\u00eb par\u00eb, ai e shtypi dhe ja ku jemi, ai Loni prej betoni, un\u00eb Peti prej s\u00eb v\u00ebrteti\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brunilda b\u00ebri sikur e kuptoi metafor\u00ebn dhe tundi kok\u00ebn menduesh\u00ebm!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSi flet edhe ti, xhaxhi Damo, si shkrimtar\u201d, i tha!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Damua u p\u00ebrk\u00ebdhel n\u00eb sed\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ashtu b\u00ebri dhe Zeniqeja aty pran\u00eb, e cila habit\u00eb filozofike do t\u2019i shuaj\u00eb tak-fak, si natyr\u00eb intelektuale q\u00eb \u00ebsht\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bela nuk dukej e ulur mbi karrige, po mbi nj\u00eb ankth ekzistencial si e derguar speciale e Kronikes per te vezhguar detajet !<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fytyr\u00ebn e Etild\u00ebs ishte skalitur parulla: \u201cBabua flet, ne besojm\u00eb; ai vuan, ne qajm\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Te Kronika b\u00ebn pun\u00ebn e saj, syt\u00eb i z\u00ebn\u00eb Salianjin me nj\u00eb grup njer\u00ebzish, t\u00eb cileve me nj\u00eb kove u shperndante helm sapo iku ai filluan t\u00eb rrihen paq, me shpulla q\u00eb binin si s\u00ebpata, me grushte si tokmak, me shqelma t\u00eb t\u00ebrbuar, q\u00eb aman, fale i kjoshim Zotit! \u00c7\u2019tu ket\u00eb th\u00ebn\u00eb, menduam, q\u00eb po sakatohen me kaq sukses, q\u00eb e rrahura u duket zgjidhje e paqja ferr!?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ku vete ai, nga pas e ndjek sherri, poterja e zallamahia !<br>Klevisi mbushi 37 vje\u00e7, e festuam dhe e uruam evlatin.<br>Gazment Bardhi gjithe t\u00eb \u00ebnjten shkarkonte dosje qe edhe Mark Alemi do ja kishte zili per t\u2019ja derguar \u201cPasqyra Albania-s\u201d me siguri\u201d qe t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje . Jorushi i Tabakeve po ben pergatitjet e fundit per nj\u00eb mesymje t\u00eb madhe diplomatike n\u00eb Bundestag e me pas tutje tehu !<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Kronika shfaq prani besnike ndaj atyre q\u00eb mbeten p\u00ebrs\u00ebri me gisht n\u00eb goj\u00eb! Tao pardje ishte m\u00eb i m\u00ebrzituri, po nuk e b\u00ebri veten! Pik\u00ebllimin e brendsh\u00ebm ia fshihte serioziteti i jasht\u00ebm prej babloku! Ndon\u00ebse t\u00eb gjitha \u201cglacat\u201d q\u00eb \u201cflamingot\u201d hidhnin prej tre muajsh i ka mbledhur me nj\u00eb stoiciz\u00ebm mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430698,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6024,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430697","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-ironi-en","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430697"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430697\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430699,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430697\/revisions\/430699"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}