{"id":430709,"date":"2026-09-07T10:20:13","date_gmt":"2026-09-07T08:20:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430709"},"modified":"2026-09-07T10:20:15","modified_gmt":"2026-09-07T08:20:15","slug":"birn-tender-pas-tenderi-unaza-e-shembur-e-burrelit-gelltit-mbi-2-milione-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/birn-tender-pas-tenderi-unaza-e-shembur-e-burrelit-gelltit-mbi-2-milione-euro\/","title":{"rendered":"BIRN: Tender pas tenderi, Unaza e shembur e Burrelit g\u00eblltit mbi 2 milion\u00eb euro"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Unaza e Poshtme e Burrelit, nj\u00eb investim publik prej rreth 1.3 milion\u00eb eurosh, \u00ebsht\u00eb shembur plot\u00ebsisht p\u00ebrpara se t\u00eb vihej n\u00eb pun\u00eb. Nd\u00ebrsa shkaqet e k\u00ebtij degradimi mbeten t\u00eb pasqaruara, ARRSH ka hapur me urgjenc\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb ri prej 1 milion eurosh p\u00ebr riparime.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pamjet nga Unaza e Poshtme e Burrelit t\u00eb japin p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb ngrehine t\u00eb mbetur pas ndonj\u00eb ngjarjeje apokaliptike. N\u00eb nj\u00ebrin segment, asfalti \u00ebsht\u00eb \u00e7ar\u00eb duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb zbuluara shtresat e zhavorrit dhe betonit mbajt\u00ebs, nd\u00ebrsa mbi pjes\u00ebn e shembur pran\u00eb nj\u00eb pusete jan\u00eb vendosur disa gur\u00eb si sinjalistik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb paralajm\u00ebruar k\u00ebdo q\u00eb rast\u00ebsisht p\u00ebrfundon aty se p\u00ebrtej nuk mund t\u00eb kalohet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak metra m\u00eb posht\u00eb, trupi i rrug\u00ebs ka rr\u00ebshqitur plot\u00ebsisht; blloqet e asfaltit jan\u00eb ndar\u00eb dhe kan\u00eb r\u00ebn\u00eb posht\u00eb, duke marr\u00eb me vete dherat e bazamentit dhe barrierat mbrojt\u00ebse metalike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo nuk \u00ebsht\u00eb shfaqje post-apokaliptike, por pamja e nj\u00eb investimi q\u00eb sipas kryeministrit Edi Rama ishte gati i p\u00ebrfunduar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Investimi publik i pag\u00ebzuar me emrin e tenderit \u201cSistemim asfaltim rrug\u00ebt e Drejtoris\u00eb s\u00eb Rajonit Verior Shkod\u00ebr, Unaza e Madhe Burrel\u201d, i kontraktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar &nbsp;me vler\u00eb rreth 1.3 milion\u00eb euro ka degraduar p\u00ebrpara se t\u00eb vihej n\u00eb pun\u00eb. Arsyet e shembjes mbeten t\u00eb pasqaruara zyrtarisht, por pa u mbyllur kjo \u00e7\u00ebshtje, ARRSH ka hapur nj\u00eb tender t\u00eb dyt\u00eb rreth 1 milion euro p\u00ebr punime emergjence n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin segment.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrhyrja e re i b\u00ebn ekspert\u00ebt dhe banor\u00ebt e zon\u00ebs t\u00eb dyshojn\u00eb se ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebmin e shkaktuar m\u00eb her\u00ebt. Sipas tyre, nxitimi mund t\u00eb sjell\u00eb probleme t\u00eb ngjashme dhe se defektet duhen par\u00eb te projekti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShkaqet e d\u00ebshtimit, n\u00eb p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb \u00e7do objekti nd\u00ebrtimor m\u00eb s\u00eb pari, duhen k\u00ebrkuar tek projekti, pasi ai duhet t\u2019i konsideroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt ndikues. Projektet nd\u00ebrtimore nuk duhet t\u00eb fillojn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pa u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb miratuar nga instancat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb gjeologjis\u00eb s\u00eb truallit\u201d, i tha BIRN prof. Gafurr Muka nga Fakulteti i Gjeologjis\u00eb dhe Minierave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb linj\u00eb, deputetja e opozit\u00ebs, Denisa Vata tha se nd\u00ebrhyrja e re nuk jepte garanci. \u201cN\u00ebse investimi fillestar nuk ka rezultuar funksional, mbi \u00e7far\u00eb analize teknike dhe ekonomike mb\u00ebshtetet vler\u00ebsimi se nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e re do ta adresoj\u00eb problematikat ekzistuese?\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb pyetur nga BIRN p\u00ebr rastin, as ARRSH dhe as Bashkia e Matit nuk u p\u00ebrgjigj\u00ebn deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Moti apo mungesa e projektit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shembja e rrug\u00ebs s\u00eb re n\u00eb Burrel nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar. Vet\u00ebm vitin e shkuar dhe n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb segmentesh rrugore n\u00eb vend, disa t\u00eb vjetra dhe t\u00eb tjera n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr p\u00ebsuan shembje apo d\u00ebmtime t\u00eb dukshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb i r\u00ebndi ishte shembja e nj\u00eb pjese t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb punim e sip\u00ebr mes Librazhdit dhe Pogradecit, e cila bllokoi p\u00ebr jav\u00eb me radh\u00eb lidhjen e Kor\u00e7\u00ebs me Tiran\u00ebn. Po ashtu, nj\u00eb segment kontrovers me kosto t\u00eb lart\u00eb q\u00eb lidh Quk\u00ebsin me Qaf\u00eb Pllo\u00e7\u00ebn p\u00ebsoi shembje dy muaj pas inaugurimit nga kryeministri Rama. Rruga u inaugurua n\u00eb shtator dhe u shemb n\u00eb n\u00ebntor 2025.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zyrtarisht u faj\u00ebsuan reshjet e dendura p\u00ebr rr\u00ebshqitjet. Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt dhe njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs mohojn\u00eb se problemet kan\u00eb ardhur thjesht si pasoj\u00eb e motit t\u00eb keq dhe shirave t\u00eb n\u00ebntorit 2025, kur ndodhi edhe shembja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nezir Rizvani, ish-kryebashkiak i Matit i tha BIRN se d\u00ebmtimet jan\u00eb pasoj\u00eb e projektimit t\u00eb dob\u00ebt dhe t\u00eb pastudiuar mir\u00eb t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSipas meje, nuk \u00ebsht\u00eb studiuar dhe mbajtur parasysh struktura gjeologjike e tok\u00ebs, uj\u00ebrat n\u00ebntok\u00ebsore etj. Gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb patur parasysh historiku i d\u00ebmtimit t\u00eb k\u00ebtij segmenti rrugor n\u00eb vijim\u00ebsi rr\u00ebshqit\u00ebs,\u201d tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rizvani k\u00ebrkoi q\u00eb bashkia t\u00eb merrte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr situat\u00ebn, pasi ka qen\u00eb iniciatore ose propozuese e k\u00ebtij projekti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cVe\u00e7 k\u00ebsaj, Bashkia si rregull duhej n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb ndiqte punimet dhe kontestonte parregullsi, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb njoftonte ARRSH,\u201d tha Rizvani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe gjeologu Muka i sheh arsyet p\u00ebrtej reshjeve t\u00eb thjeshta. \u201cE them me bindje q\u00eb nuk e ka fajin gjeologjia. P\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet k\u00ebrkuar tek projekti, i cili ose nuk ka konsideruar studimin gjeologjik ose \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb studim jo t\u00eb plot\u00eb,\u201d tha Muka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nezir Sinani, ish-drejtor i emergjencave n\u00eb Bashkin\u00eb Mat p\u00ebr gjasht\u00eb vite, tha se zona njihej p\u00ebr rrezikshm\u00ebri, pasi p\u00ebrb\u00ebrja e tok\u00ebs dhe shkarkimet aty t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb qytetit, t\u00eb bardha e t\u00eb zeza, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb t\u00eb disiplinuara, e b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme. Por edhe ai \u00ebsht\u00eb kritik p\u00ebr projektin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPor nj\u00eb projekt i mir\u00eb bazuar n\u00eb studime inxhinierike-gjeologjike e p\u00ebrballon rrezikun nga rr\u00ebshqitjet\u201d, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Denisa Vata, ngriti dyshime mbi m\u00ebnyr\u00ebn e planifikimit dhe vuri n\u00eb dukje se kostot po i mbeteshin taksapaguesve, pa u k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr d\u00ebshtimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr mbeten p\u00ebr t\u2019u sqaruar disa \u00e7\u00ebshtje institucionale: \u2013 si \u00ebsht\u00eb kryer miratimi i projektit n\u00eb fjal\u00eb; \u2013 cilat verifikime teknike jan\u00eb realizuar nga ARRSH p\u00ebrpara nisjes s\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit dhe mbi \u00e7far\u00eb baze \u00ebsht\u00eb certifikuar zbatueshm\u00ebria e tij\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vata tha se as nd\u00ebrhyrja e re nuk sillte garanci se rruga do t\u00eb q\u00ebndronte. \u201cPo ashtu \u00ebsht\u00eb me interes publik t\u00eb kuptohet se cilat mekanizma garantojn\u00eb q\u00eb ky investim nuk do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb t\u00eb ardhmen,\u201d p\u00ebrfundoi Vata.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Unaza e Poshtme e Burrelit, nj\u00eb investim publik prej rreth 1.3 milion\u00eb eurosh, \u00ebsht\u00eb shembur plot\u00ebsisht p\u00ebrpara se t\u00eb vihej n\u00eb pun\u00eb. Nd\u00ebrsa shkaqet e k\u00ebtij degradimi mbeten t\u00eb pasqaruara, ARRSH ka hapur me urgjenc\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb ri prej 1 milion eurosh p\u00ebr riparime. Pamjet nga Unaza e Poshtme e Burrelit t\u00eb japin p\u00ebrshtypjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430710,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":["post-430709","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430709","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430709"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430709\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430711,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430709\/revisions\/430711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430710"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430709"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}