{"id":430861,"date":"2026-09-12T11:12:39","date_gmt":"2026-09-12T09:12:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430861"},"modified":"2026-09-12T11:12:41","modified_gmt":"2026-09-12T09:12:41","slug":"nga-arrestimi-i-agasit-te-klani-balluku-pse-rama-nderroi-ministrin-e-brendshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-arrestimi-i-agasit-te-klani-balluku-pse-rama-nderroi-ministrin-e-brendshem\/","title":{"rendered":"Nga arrestimi i Agasit te klani Balluku\/ Pse Rama nd\u00ebrroi ministrin e Brendsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Largimi i Besfort Lamallarit nga Ministria e Brendshme, vet\u00ebm pak muaj pas em\u00ebrimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nevoj\u00ebn e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rivendosur kontrollin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi policin\u00eb, nj\u00eb sektor me t\u00eb cilin kryq\u00ebzohen interesat e krimit, por q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb edhe dikton balancat e pushtetit, sidomos n\u00eb qarqet ku krimi u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb ndikuar rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri njoftoi t\u00eb premten largimin e Lamallarit, pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb arsye konkrete. Ministria e Brendshme iu besua Ervin Demos, deri tani minist\u00ebr i Pushtetit Vendor, nd\u00ebrsa dy dikasteret do t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama e p\u00ebrcolli ministrin me vler\u00ebsime p\u00ebr pun\u00ebn dhe integritetin e tij, por me shpjegimin se \u201cnevojat e skuadr\u00ebs jan\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb individ\u00ebt\u201d. Lamallari, nga ana tjet\u00ebr, u largua pa asnj\u00eb not\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie. E quajti privilegj detyr\u00ebn dhe fal\u00ebnderoi kryeministrin p\u00ebr besimin: \u201cJam munduar t\u00eb mos ju zhg\u00ebnjej kurr\u00eb\u201d, i tha ai Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por p\u00ebrtej ceremonis\u00eb s\u00eb p\u00ebrcjelljes, mbetet pyetja se p\u00ebrse Rama e nd\u00ebrroi ministrin e Brendsh\u00ebm vet\u00ebm pak muaj pasi e kishte vendosur n\u00eb at\u00eb post. Arsyet p\u00ebr largimin e Lamallarit mund t\u00eb k\u00ebrkohen te tri zhvillime paralele: mungesa e autoritetit t\u00eb tij mbi policin\u00eb, operacioni q\u00eb \u00e7oi n\u00eb arrestimin e Ergys Agasit dhe sfumimi gradual pesh\u00ebs politike t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">1. Mungesa e ndikimit n\u00eb polici<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rreth nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kur Lamallari u katapultua n\u00eb qeveri si minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb, Rama ia hapi dyert e kabinetit duke i b\u00ebr\u00eb elozhe. \u201cFunksionar shembullor i shtetit n\u00eb \u00e7do drejtim, profesionist i p\u00ebrkushtuar, drejtues i men\u00e7ur sa her\u00eb i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk e zgjidhin\u201d, e quante kryeministri n\u00eb mbledhjen e asambles\u00eb s\u00eb PS.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por nd\u00ebrsa k\u00ebto fjal\u00eb d\u00ebgjoheshin n\u00eb sfond, kamerat fiksuan nj\u00eb pamje qesharake. Lamallari u shfaq i shokuar nga em\u00ebrimi dhe liroi kollaren nga sikleti, duke u g\u00eblltitur. Me sa dukej, nuk ia kishte marr\u00eb mendja se do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte Ulsi Manj\u00ebn, i cili u largua nga qeveria sapo bashk\u00ebpatrioti i tij nga Dibra, Altin Dumani, la drejtimin e SPAK-ut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Katapultimi i m\u00ebvonsh\u00ebm n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme ishte nj\u00eb barr\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shpatullat e Lamallarit. Kur largoi Albana Ko\u00e7iun nga ky post, Rama k\u00ebrkonte nj\u00eb minist\u00ebr m\u00eb aktiv, me m\u00eb shum\u00eb autoritet dhe kontroll mbi policin\u00eb. Lamallari nuk arriti ta krijonte rolin e fort\u00eb q\u00eb i duhej Ram\u00ebs, as nuk e kishte pesh\u00ebn e nevojshme tek strukturat e policis\u00eb dhe, sidomos, komunikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me drejtuesit n\u00eb terren.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak\u00ebnaq\u00ebsia e Ram\u00ebs doli hapur n\u00eb mbledhjen e fundit n\u00eb Pogradec, ku kryeministri e kritikoi duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cTi nuk e ke iden\u00eb \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb terren\u201d, duke pasur parasysh pik\u00ebrisht munges\u00ebn e komunikimit me drejtor\u00ebt e policive. P\u00ebr nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm, ky nuk ishte nj\u00eb qortim i vog\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">2. Arrestimi i Ergys Agasit<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr moment q\u00eb duket se shenjoi fatin e Besfort Lamallarit n\u00eb qeveri ishte operacioni p\u00ebr arrestimin e Ergys Agasit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mik i af\u00ebrt me Ram\u00ebn dhe pjes\u00eb e enturazhit t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb, Agasi u telendis publikisht pas arrestimit. Polic\u00ebt q\u00eb i vun\u00eb prangat fillimisht e fotografuan t\u00eb tromaksur n\u00eb furgonin e policis\u00eb. Pamjet b\u00ebn\u00eb xhiron e rrjetit brenda pak sekondash. N\u00eb vend t\u00eb \u201cErgysit t\u00eb tmerrsh\u00ebm\u201d q\u00eb hante e pinte me bandat, u pa nj\u00eb hallexhi me shapka dhe pantallona t\u00eb shkurtra, q\u00eb nuk dinte ku po e \u00e7onin. Fotot e polic\u00ebve vazhduan edhe m\u00eb tej, duke e fotografuar Agasin teksa jepte shpjegimet e fundit n\u00eb zyrat e policis\u00eb, p\u00ebrpara se ta shoq\u00ebronin drejt burgut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A i duhej Ram\u00ebs degjenerimi i nj\u00eb njeriu q\u00eb dinte aq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb? Provokimet ndaj Ergys Agasit mund ta degradonin situat\u00ebn drejt nj\u00eb loje t\u00eb rrezikshme. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201ckoordinatorin e krimit\u201d, i akuzuar se sh\u00ebrbente si nyje lidh\u00ebse mes Ram\u00ebs dhe bandave n\u00eb disa prej qyteteve kryesore t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me ardhjen e Sk\u00ebnder Hit\u00ebs n\u00eb drejtimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit duket se brenda policis\u00eb ishte krijuar nj\u00eb rrym\u00eb e re. Larg ndikimit t\u00eb Ergys Agasit, por edh<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">e larg ndikimit t\u00eb Ram\u00ebs. Arrestimi dhe, sidomos, ekspozimi publik i Agasit mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb sinjali se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij mekanizmi i kishte dal\u00eb Ram\u00ebs nga kontrolli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka ndodhur, nuk mjaftonte m\u00eb Lamallari korrekt dhe i bindur. Duhej dikush tjet\u00ebr, q\u00eb Rama t\u2019i m\u00ebsoj\u00eb lajmet p\u00ebrpara se fotografit\u00eb q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb rrjet.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">3. Sinjali p\u00ebr klanin &#8220;Balluku&#8221;<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Besfort Lamallari hyri n\u00eb qeveri si nj\u00eb njeri i besuar i Belinda Ballukut, bashk\u00eb me Ermal Nufin dhe Enea Karaka\u00e7in. Edhe em\u00ebrimi n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme erdhi n\u00eb nj\u00eb moment politik dometh\u00ebn\u00ebs: Rama po firmoste largimin e Ballukut nga qeveria pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u2019i treguar Ballukut se marr\u00ebdh\u00ebnia mes tyre ishte nj\u00ebsoj si m\u00eb par\u00eb, Rama i la asaj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit politik q\u00eb ajo kishte krijuar nd\u00ebr vite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb mund t\u00eb lexohej edhe em\u00ebrimi i Sk\u00ebnder Hit\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por q\u00eb prej fillimit t\u00eb vitit, situata p\u00ebr ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministren \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar ndjesh\u00ebm. Prokuror\u00ebt e SPAK-ut kan\u00eb zbuluar disa vila t\u00eb saj n\u00eb jug t\u00eb vendit, t\u00eb cilat dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrfituar si shp\u00ebrblim p\u00ebr tenderat e rrug\u00ebve dhe t\u00eb Albcontrol. Ballukut i jan\u00eb shtuar akuzat p\u00ebr korrupsion, fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe pastrim parash.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Largimi i Lamallarit duket si nj\u00eb hap pas i Ram\u00ebs. Nj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u2019ia ngushtuar territorin politik ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres, por duke vepruar, si zakonisht n\u00eb raste t\u00eb tilla, me kujdesin q\u00eb k\u00ebrkon \u00e7montimi i nj\u00eb ekuilibri t\u00eb vjet\u00ebr pa krijuar nj\u00eb konflikt t\u00eb ri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb hipotez\u00eb e ushqen edhe zgjedhja e pasardh\u00ebsit. N\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme Rama vendosi Ervin Demon, nj\u00eb prurje politike nga Berati, nga i nj\u00ebjti qark prej nga vjen edhe drejtuesi i ri i SPAK-ut, Klodian Braho. Mund t\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsi. Por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ministrin\u00eb e Brendshme, policin\u00eb dhe SPAK-un, rast\u00ebsit\u00eb duhen mbajtur sh\u00ebnim.\/Lapsi.al<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/spak-fundos-ballukun-me-akuza-te-reja-tregon-per-cfare-e-kishte-thirrur-i1091038\"><\/a><\/li>\n<\/ul>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Largimi i Besfort Lamallarit nga Ministria e Brendshme, vet\u00ebm pak muaj pas em\u00ebrimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nevoj\u00ebn e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rivendosur kontrollin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi policin\u00eb, nj\u00eb sektor me t\u00eb cilin kryq\u00ebzohen interesat e krimit, por q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb edhe dikton balancat e pushtetit, sidomos n\u00eb qarqet ku krimi u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430862,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430861","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430861"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430861\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430863,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430861\/revisions\/430863"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430862"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}