{"id":430990,"date":"2026-09-17T14:07:07","date_gmt":"2026-09-17T12:07:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430990"},"modified":"2026-09-17T14:07:16","modified_gmt":"2026-09-17T12:07:16","slug":"revolta-ne-prishtine-kenaqesi-ne-beograd-si-u-prit-denimi-me-burg-per-ish-kreret-e-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/revolta-ne-prishtine-kenaqesi-ne-beograd-si-u-prit-denimi-me-burg-per-ish-kreret-e-uck-se\/","title":{"rendered":"Revolta n\u00eb Prishtin\u00eb, k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb Beograd\/ Si u prit d\u00ebnimi me burg p\u00ebr ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimi i Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar me gjithsej 81 vite burg kat\u00ebr ish-drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs shkaktoi hidh\u00ebrim n\u00eb Kosov\u00eb, por u shoq\u00ebrua me entuzias\u00ebm Serbi. Nd\u00ebrsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian zgjodh\u00ebn t\u00eb mb\u00ebshtesin procesin gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr respektimin e vendimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hashim Tha\u00e7i dhe Jakup Krasniqi u d\u00ebnuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite. Gjykata i shpalli fajtor\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr akuza p\u00ebr krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, tortur\u00eb dhe vrasje. Por ata u shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, pasi trupi gjykues vler\u00ebsoi se Prokuroria nuk provoi p\u00ebrtej dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb sulmi t\u00eb gjer\u00eb ose sistematik kund\u00ebr popullsis\u00eb civile.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpara se vendimi t\u00eb prodhonte reagimet politike, tensionet e para u shfaq\u00ebn n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jasht\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara ishin mbledhur shqiptar\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve kishin shkuar me pritshm\u00ebrin\u00eb se procesi do t\u00eb p\u00ebrfundonte me lirimin e Tha\u00e7it, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Flamujt shqiptar\u00eb dhe t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe thirrjet \u201cU\u00c7K\u201d shoq\u00ebruan pritjen e vendimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por pas shpalljes s\u00eb d\u00ebnimeve atmosfera ndryshoi kat\u00ebrcip\u00ebrisht. Mes protestuesve dhe policis\u00eb holandeze pati p\u00ebrplasje, nd\u00ebrsa unifromat blu u detyruan t\u00eb p\u00ebrdorin uj\u00eb me presion p\u00ebr t\u00eb larguar protestuesit nga zona p\u00ebrreth gjykat\u00ebs. Situata m\u00eb pas u vu n\u00ebn kontroll.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pamjet nga Haga ishin n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre zgjatim i asaj q\u00eb po ndodhte n\u00eb Prishtin\u00eb. Mij\u00ebra qytetar\u00eb ndoq\u00ebn vendimin n\u00eb ekrane t\u00eb m\u00ebdha dhe reaguan me fishk\u00ebllima e thirrje n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ish-drejtuesve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. N\u00eb shenj\u00eb irrimit nj\u00eb grup protestuesish goditi me gur\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e EULEX-it n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb marshonte drejt godin\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Kurti: \u201cPadrejt\u00ebsi e papranueshme\u201d<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Reagimi politik n\u00eb Kosov\u00eb erdhi menj\u00ebher\u00eb nga kryeministri Albin Kurti, i cili vuri n\u00eb diskutim edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00eb mekanizmi i drejt\u00ebsis\u00eb speciale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cD\u00ebnimi dhe nj\u00eb mas\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00eb d\u00ebnimi p\u00ebr kat\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi e papranueshme, nj\u00eb d\u00ebnim i madh dhe i d\u00ebmsh\u00ebm\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kurti gjithsesi la t\u00eb kuptohet q\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar d\u00ebnimin \u00ebsht\u00eb ndjekja e rrug\u00ebve ligjore n\u00eb Apel.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKy aktgjykim patjet\u00ebr duhet t\u00eb ndryshohet dhe korrigjohet n\u00eb shkall\u00ebn e Apelit dhe sa m\u00eb par\u00eb\u201d u shpreh Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri i Kosov\u00ebs u ndal edhe te nj\u00eb element me r\u00ebnd\u00ebsi i vendimit sipas t\u00eb cilit kat\u00ebr ish-drejtuesit e U\u00c7K-s\u00eb nuk u d\u00ebnuan p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Sipas tij, vendimi rr\u00ebzoi pretendimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se U\u00c7K-ja kishte kryer nj\u00eb sulm t\u00eb gjer\u00eb dhe sistematik kund\u00ebr popullsis\u00eb civile.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kurti e zgjeroi m\u00eb pas argumentin duke sulmuar karakterin, sipas tij, selektiv t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKur n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve gjenden vet\u00ebm pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb etnie, nd\u00ebrsa aparati shtet\u00ebror q\u00eb kreu masakra, d\u00ebbime dhe krime gjenocidale mbetet jasht\u00eb juridiksionit, krijohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme pamja e nj\u00eb drejt\u00ebsie nj\u00ebetnike\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">SHBA: Respektojm\u00eb vendimin<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kontrast me reagimin e Prishtin\u00ebs, Departamenti Amerikan i Shtetit mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim institucional n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i DASH i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se Shtetet e Bashkuara \u201crespektojn\u00eb vendimin e sot\u00ebm t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mesazhi amerikan shkoi m\u00eb tej duke u k\u00ebrkuar pal\u00ebve t\u00eb shmangin p\u00ebrshkall\u00ebzimin pas vendimit:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cU b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjitha pal\u00ebve t\u00eb respektojn\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs, t\u00eb shmangin retorik\u00ebn nxit\u00ebse dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje paq\u00ebsore dhe demokratike.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00ebndrimi amerikan qe institucional: njohje e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtimi ndaj tij t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrmes procedurave juridike, jo p\u00ebrmes tensioneve politike apo n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">BE: Gjykata duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn pa nd\u00ebrhyrje<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb ngjashme mbajti Bashkimi Europian.&nbsp;N\u00eb reagimin e dh\u00ebn\u00eb pas vendimit, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i BE-s\u00eb deklaroi:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs administrojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebrmes zhvillimit t\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore t\u00eb drejta, t\u00eb paanshme dhe t\u00eb pavarura, bazuar n\u00eb parimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale individuale.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brukseli kujtoi nj\u00ebkoh\u00ebsisht se vendimi nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe se t\u00eb d\u00ebnuarit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit p\u00ebrpara nj\u00eb paneli t\u00eb pavarur t\u00eb Apelit.&nbsp;Por mesazhi politik i BE-s\u00eb ishte i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBE-ja u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjitha pal\u00ebve dhe aktor\u00ebve, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb rajon, t\u00eb tregojn\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brukseli theksoi gjithashtu se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar duhet t\u00eb lejohen t\u00eb p\u00ebrmbushin mandatin e tyre \u201cpa nd\u00ebrhyrje\u201d, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb interes t\u00eb viktimave. Ashtu si\u00e7 pritej pozicioni i BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e shqyrtuar n\u00eb Hag\u00eb \u00ebsht\u00eb individuale. Nj\u00eb p\u00ebrgjigje direkte p\u00ebr debatin q\u00eb shp\u00ebrtheu menj\u00ebher\u00eb pas vendimit, pasi gjykata nuk shpalli U\u00c7K-n\u00eb organizat\u00eb kriminale dhe nuk gjykoi karakterin e luft\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Rama, jo m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb fjal\u00eb: \u201cMARRE\u201d<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb m\u00eb i shkurt\u00ebr ishte kryeministri shqiptar Edi Rama.&nbsp;Pas shpalljes s\u00eb d\u00ebnimeve, Rama publikoi vet\u00ebm nj\u00eb fjal\u00eb:&nbsp;\u201cMARRE\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I shkruar me shkronja t\u00eb m\u00ebdha, reagimi i Ram\u00ebs nuk guxon t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Rama ka kontributin e tij n\u00eb krijimin e gjykat\u00ebs speciale n\u00eb Kosov\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">N\u00eb Serbi, Vu\u00e7i\u00e7 shfryt\u00ebzon momentin p\u00ebr kapital politik<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Beograd, reagimi ishte diametralisht i kund\u00ebrt me at\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb.&nbsp;Ministri n\u00eb largim i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7i\u00e7, e p\u00ebrsh\u00ebndeti vendimin dhe pretendoi se d\u00ebnimet p\u00ebrb\u00ebnin:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKonfirmim se U\u00c7K-ja ishte nj\u00eb organizat\u00eb kriminale dhe terroriste\u201d e quajti Ivica Da\u00e7i\u00e7 vendimin e gjykat\u00ebs s\u00eb Hag\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithsesi presidenti serb Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 do t&#8217;i drejtohet publikut n\u00eb or\u00ebn 18:30 lidhur me vendimin e dh\u00ebn\u00eb ndaj udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs U\u00c7K dhe situat\u00ebn n\u00eb rajon.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb her\u00ebt, m\u00eb 4 shtator ai pretendoi se kishte marr\u00eb informacion \u201cp\u00ebrmes kanaleve t\u00eb inteligjenc\u00ebs\u201d se Tha\u00e7i do t\u00eb lirohej nga akuzat q\u00eb lidheshin me krimet ndaj serb\u00ebve dhe se mund t\u00eb merrte nj\u00eb d\u00ebnim q\u00eb mbulohej nga koha e kaluar n\u00eb paraburgim. K\u00ebshtu, i nj\u00ebjti vendim prodhoi dy lexime pothuajse t\u00eb papajtueshme n\u00eb dy an\u00ebt e kufirit.<\/p>\n\n\n\n<h3 class=\"wp-block-heading\">Lajmi p\u00ebr d\u00ebnimin e Tha\u00e7it n\u00eb mediat e m\u00ebdha t\u00eb globit<\/h3>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimi ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit mori nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb mediat kryesore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por raportimi ishte kryesisht juridik dhe faktik, jo nj\u00eb gjykim mbi U\u00c7K-n\u00eb apo luft\u00ebn p\u00ebr pavar\u00ebsi. Reuters e vendosi theksin te p\u00ebrmasat e krimeve p\u00ebr t\u00eb cilat gjykata i shpalli fajtor\u00eb: vrasjen e 96 personave, ndalimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb 385 vetave, torturimin e 303 t\u00eb ndaluarve dhe trajtimin mizor t\u00eb 49 t\u00eb tjer\u00ebve. Agjencia e p\u00ebrshkroi Tha\u00e7in si ish-komandantin kryesor t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe n\u00ebnvizoi se viktimat p\u00ebrfshinin kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb dhe persona t\u00eb dyshuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb forcave serbe. Por Reuters evidentoi gjithashtu se gjykata rr\u00ebzoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb akuzave, pasi Prokuroria nuk provoi ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb sulmi t\u00eb gjer\u00eb ose sistematik ndaj civil\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Associated Press b\u00ebri nj\u00eb dallim edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb mes d\u00ebnimit t\u00eb kat\u00ebr drejtuesve dhe historis\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. AP kujtoi se Tha\u00e7i mbetet p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb figur\u00eb e luft\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi dhe nj\u00eb ish-aleat i Per\u00ebndimit, nd\u00ebrsa vendimi shkaktoi protesta dhe zem\u00ebrim n\u00eb Kosov\u00eb. Por elementi m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs i raportimit ishte sqarimi se procesi nuk ishte nj\u00eb gjykim i U\u00c7K-s\u00eb: gjykata theksoi se po shqyrtonte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale t\u00eb t\u00eb akuzuarve dhe jo legjitimitetin e U\u00c7K-s\u00eb apo t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse narrativa se Haga \u201cd\u00ebnoi U\u00c7K-n\u00eb\u201d nuk p\u00ebrputhet me at\u00eb q\u00eb vendosi juridikisht trupi gjykues. AP evidentoi gjithashtu reagimin e Amnesty International, e cila e p\u00ebrsh\u00ebndeti vendimin si nj\u00eb sinjal se edhe zyrtar\u00ebt e nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mund t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe The Guardian e trajtoi vendimin si nj\u00eb nga zhvillimet kryesore europiane t\u00eb dit\u00ebs, duke e vendosur p\u00ebrplasjen mes dy realiteteve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb raportimit: nga nj\u00ebra an\u00eb, gjykata q\u00eb e shpalli Tha\u00e7in dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ndalim arbitrar, tortur\u00eb, trajtim mizor dhe vrasje; nga ana tjet\u00ebr, zem\u00ebrimi n\u00eb Kosov\u00eb, ku ata vazhdojn\u00eb t\u00eb konsiderohen nga shum\u00eb qytetar\u00eb heronj t\u00eb luft\u00ebs. Gazeta britanike evidentoi se gjykata i lidhi krimet me eliminimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb perceptuar t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00ebnvizoi se gjasht\u00eb akuzat p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit u rr\u00ebzuan, pasi nuk u provua standardi i nj\u00eb sulmi t\u00eb gjer\u00eb ose sistematik kund\u00ebr civil\u00ebve.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar me gjithsej 81 vite burg kat\u00ebr ish-drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs shkaktoi hidh\u00ebrim n\u00eb Kosov\u00eb, por u shoq\u00ebrua me entuzias\u00ebm Serbi. Nd\u00ebrsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian zgjodh\u00ebn t\u00eb mb\u00ebshtesin procesin gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr respektimin e vendimit. Hashim Tha\u00e7i dhe Jakup Krasniqi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6029,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":["post-430990","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kosova-en","category-kryesore","category-lajme","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430990"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430990\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430992,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430990\/revisions\/430992"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}