{"id":431066,"date":"2026-09-19T13:48:57","date_gmt":"2026-09-19T11:48:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431066"},"modified":"2026-09-19T13:49:01","modified_gmt":"2026-09-19T11:49:01","slug":"satira-e-gjekmarkajt-per-seancen-ne-parlament-aq-shume-i-kishte-munguar-ajo-lanete-babo-e-priti-mamicen-me-lule-e-cokollata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/satira-e-gjekmarkajt-per-seancen-ne-parlament-aq-shume-i-kishte-munguar-ajo-lanete-babo-e-priti-mamicen-me-lule-e-cokollata\/","title":{"rendered":"Satira e Gjekmarkajt p\u00ebr seanc\u00ebn n\u00eb Parlament: Aq shum\u00eb i kishte munguar ajo lanete, Babo e priti Mamic\u00ebn me lule e \u00e7okollata"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Agron Gjekmarkaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kronika b\u00ebn inventarin, mbledh nektarin dhe shp\u00ebrndan vrerin!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa e marr\u00eb mir\u00eb veten nga largimi prej qeveris\u00eb t\u00eb nj\u00eb personaliteti poliedrik si Pirro D\u00ebngu, ecja e mendueshme e t\u00eb cilit dhe v\u00ebshtrimi ndaj horizontit na lan\u00eb mbresa t\u00eb pashlyeshme, si gj\u00ebm\u00eb na k\u00ebputi d\u00ebbimi i Lameqyqes dhe \u00e7meritja e tij!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Thon\u00eb q\u00eb Etilda atje n\u00eb konak t\u00eb Kryeministris\u00eb \u00e7orri faqet, por shpejt kishte mbledhur veten e i kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kafe pa sheqer q\u00eb t\u00eb shtr\u00ebngonte miden\u00eb e mos t\u00eb zalisej n\u00eb divanin e Babos sa t\u00eb mbaronte xhirimi i agjitpropit!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministri i ri i Rendit, Demir Demo, ia di kimene ta p\u00ebsosh nga krimi i organizuar, ndaj do i b\u00ebj\u00eb luft\u00eb t\u00eb madhe atij!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Goj\u00ebt e liga, q\u00eb u shofshin e krip\u00eb ngr\u00ebnshin gjithmon\u00eb, thon\u00eb q\u00eb edhe nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb topolak, i mbet\u00ebn shenjat e dackave n\u00ebp\u00ebr faqe dhe t\u00eb shkelmave n\u00eb tule, at\u00ebher\u00eb kur e darovit\u00ebn n\u00eb zyr\u00eb fshat\u00e7e! Jan\u00eb harbut\u00ebr, more! Kan\u00eb dor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, dreq\u00ebrit!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani do ulet af\u00ebr Gonxhes dhe, si dy mzeter, do t\u00ebrheqin parmend\u00ebn e qeveris\u00eb! Babua do i cyse pak\u00ebz me hosten n\u00eb t\u00eb prapme!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lozonjari Sofjan, me munges\u00ebn e gjat\u00eb, i ka madh\u00ebngjyer disa, natyrisht jo burrat all\u00e7ak si Termeja!!!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qefserja rri e pajet\u00eb dhe e murosur, askush nuk e di pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb Qeveri, ajo vet\u00eb jo e jo, por as Babo, i cili me gjas\u00eb ka dashur t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb habi duke dekurajuar kurioz\u00ebt n\u00eb zb\u00ebrthimin e k\u00ebtij labirinthi logjik!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Klodi Spaqia u vuvos n\u00eb interpelanc\u00ebn e par\u00eb, skuqej, lebetitej, fliste p\u00ebr\u00e7art e ngrata, i jepte urdhra Evis Kushit, p\u00ebrjashto at\u00eb, largo k\u00ebt\u00eb, sillm\u00eb uj\u00eb se plasa, l\u00ebshonte piskama, k\u00ebrkonte ndihm\u00eb, ikte, vinte, djersitej, uf e buf! Kur doli nga salla, p\u00ebr fat, Pendavia, i merakosur, me nj\u00eb erashk\u00eb t\u00eb madhe i b\u00ebnte fresk dhe i frynte nga pak q\u00eb t\u2019i binte ndezullia!!!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zeniqeja, edhe pse mori nj\u00eb kompliment ashtu trash\u00eb, le t\u00eb themi derr\u00e7e, p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebt nga gazetar\u00ebt apo gardist\u00ebt, ka nj\u00eb shp\u00ebrthim nuri, sa Antoneta Dyfeku ka kaluar n\u00eb hije me bikotinat e veta!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dilo Nasufi ngjan me Diogjenin. Nufi me nj\u00eb pesh\u00ebngrit\u00ebs amator!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tezja po jeton nj\u00eb periudh\u00eb rehatie, po gjithsesi, kur doli n\u00eb foltore, i hoqi tap\u00ebn faqores, e t\u00ebrhoqi nja dy her\u00eb, nj\u00eb tuuup u d\u00ebgjua n\u00eb aj\u00ebr, nj\u00eb llek, llek, llek e pastaj fshiu buz\u00ebt dhe l\u00ebshoi nj\u00eb eh k\u00ebnaq\u00ebsie e sigurie!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tani q\u00eb kaloi gushtin, sikur nuk i b\u00ebn d\u00ebm si m\u00eb par\u00eb as n\u00eb kok\u00eb, as n\u00eb stomak!!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Na k\u00ebnaqi lanetja me shikime t\u00eb zgjatura, mbushur me habi, mister e qortim, me flok\u00ebt q\u00eb i mblidhte topuz me dor\u00eb dhe pastaj, si turtulleshe adoleshente, l\u00ebshonte nektar n\u00eb arat e m\u00ebrzis\u00eb me l\u00ebvizjet sensuale t\u00eb kok\u00ebs, shoq\u00ebruar me pulitje qerpik\u00ebsh, ku delikatesa dhe sharmi bashkoheshin n\u00eb nj\u00eb, krejt si proshuta e djathi n\u00eb panine!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Klosi i kishte syt\u00eb kapu\u00e7! Ulesia ngroh duart n\u00eb \u00e7do zjarr q\u00eb ndizet, kafshonte buz\u00ebt q\u00eb n\u00eb sabah dhe b\u00ebnte shenja e shiharete! N\u00ebn z\u00eb tha: aman, mos e ngacmoni, e ka gdhir\u00eb mbr\u00ebm\u00eb, l\u00ebreni aman, ka humbur shum\u00eb, por xhani i donte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatmir Xhafa, n\u00ebna e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi sipas Starzimirit, se babe kishte caktuar Aurela Anastasin si nj\u00eb dollibash pa shishe, p\u00ebrpiqej t\u2019u mbushte got\u00ebn edhe magjistrat\u00ebve, edhe qeveris\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sypetrit Malaj kishte ethe dhe mornica gjith\u00eb koh\u00ebn! Delina Brahimi i vinte nj\u00eb pec\u00eb t\u00eb lagur me ufuth, her\u00eb pas here, te koka dhe fap i rraste nj\u00eb aspirine n\u00eb goj\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lajmi q\u00eb Mamica ka takuar Babon e thirrur prej tij n\u00eb zyr\u00eb, e shoq\u00ebruar nga Tao si d\u00ebshmitar, por dhe si lajm\u00ebs q\u00eb llafi t\u00eb p\u00ebrhapej me mas\u00eb, e ka ndryshuar qamet situat\u00ebn!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Thon\u00eb q\u00eb Babos, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, i \u00ebsht\u00eb lagur e qullur mjekrra nga malli, aq shum\u00eb i kishte munguar ajo lanete! E kishte pritur Mamic\u00ebn me lule e \u00e7okollata!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Teksa Mamica fliste, ai i kishte b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb portret, ku flok\u00ebt ia kishte nakatosur si litar\u00eb e nyje ku t\u00eb mbetet shpirti i varur!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Socialist\u00ebt prisnin n\u00eb radh\u00eb tani p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb nj\u00eb kafe me Mamic\u00ebn, por ajo zgjodhi \u201cKronik\u00ebn\u201d, q\u00eb e ka m\u00ebkuar, mbajtur si n\u00eb gji t\u00eb Krishtit e mbrojtur nga syri i keq n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb jallane!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00eb Bledion Nallbaja, me t\u00eb marr\u00eb lajmin, i kishte dh\u00ebn\u00eb fund eremitizmit!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai kishte ndezur zjarrin n\u00eb gji, ndaj filloi p\u00ebrs\u00ebri poteren, zallamahin\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb! I zhg\u00ebnjyer, pasi kishte shpresuar q\u00eb Mamica do ndahej nga tufa dhe ai, si ujk i vjet\u00ebr, do b\u00ebnte k\u00ebrdi, tani ndjellte hatane!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ervin Hoxhes i eci mbar\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund u kujtuan p\u00ebr at\u00eb \u00e7amarrok e caktuan n\u00eb grupin e miq\u00ebsis\u00eb me Koren\u00eb e Veriut! Haberri shkaktoi t\u00eb qeshura, por ai ishte i emocionuar dhe e mori si shenj\u00eb ringjalljeje! Qesh mir\u00eb kush qesh i fundit, u mejtua!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pritet q\u00eb Damon ta caktojn\u00eb n\u00eb at\u00eb t\u00eb Jemenit!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bora ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb thella, bashk\u00eb me Iglin b\u00ebjn\u00eb muhabete mistike p\u00ebr temjanin, djallin e t\u00eb birin! Ngjajn\u00eb si dy klerik\u00eb t\u00eb braktisur nga Kisha!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Olta dhe Ogi i jan\u00eb rikthyer vet\u00ebdijes popullore, tabanit, meditojn\u00eb dhe shohin filxhan!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryezevend Lideri Hyqymeti Flamur, gjithnj\u00eb e m\u00eb serioz e hijer\u00ebnd\u00eb, si\u00e7 i ka hije, qortoi \u201cKronik\u00ebn\u201d p\u00ebr hallakatje, dalje nga tema politike e dit\u00ebs dhe mesazh t\u00eb shp\u00ebrqendruar! Mbajt\u00ebm sh\u00ebnim dhe i tham\u00eb aferim! Duart i k\u00ebpusim, qejfin nuk ia prishim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aty nga pasditja, meqen\u00ebse protestuesit na kishin bllokuar furnizmet me byrek e llall\u00eb q\u00eb drejtoria e sh\u00ebrbimeve na i shet kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se tregu, Tao kishte uri \u00e7akalli!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Erjo Mile, emri i t\u00eb cilit u fiksua pas nj\u00eb viti si nj\u00eb ak\u00e7i i mbaruar, ia gjeti an\u00ebn e solli tre shporta plot me sallam, shishqebap, djath\u00eb, qep\u00eb e copa kukureci! I hap\u00ebn aty n\u00eb mes t\u00eb vendit!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Erjon Malajt, hamesit, i lexohej padurimi dhe nepsi, nd\u00ebrkoh\u00eb mbante nj\u00eb thup\u00ebr q\u00eb t\u00eb gjuante Erjon Bra\u00e7en, i cili k\u00ebrkonte nj\u00eb \u00e7a\u00e7k\u00eb! Nj\u00eb \u00e7a\u00e7k\u00eb mi nj\u00eb \u00e7a\u00e7ke, po hi\u00e7, ata zemr\u00ebn gur!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputet\u00eb flisnin, Tao p\u00ebrtypej, i dhan\u00eb lug\u00eb, pirun, por jo, do ha si populli, tha: mishi e gruaja zihen me dor\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb mbushim barkun, r\u00ebnkoi, u pa puna, Niko lart, ne posht\u00eb, jallane politika!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brunilda Bakerri e shihte dhe e admironte! Sa fat t\u00eb jem af\u00ebr Taos!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Debati q\u00eb i ashp\u00ebr dhe i gjat\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gazment Bardhi, i cili kishte pir\u00eb benzin\u00eb, e b\u00ebri Babon t\u00eb ikte nga salla, se i vogli shtrin viganin, se i shtypuri tiranin, do thoshte Noli!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mos, mor, haram, mos pshretinte Kostaqi nga lozha, mos, mor, katran, mos, si t\u2019i nx\u00eb goja ato llafe, si po ia helmon xhanin para se t\u00eb niset n\u00eb Amerik\u00eb, ai me bes\u00eb, me pasqyr\u00eb, me kreh\u00ebr, me prani, pra ai me buk\u00eb e ju me gur\u00eb, syt\u00eb ju pla\u00e7in, haj\u00ebr mos b\u00ebfshi!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qershia mbi tort\u00eb q\u00eb Jorushi i Tabakeve, ajo si profeti para mbretit, n\u00ebn dirigjimin e Saimir Koreshit, k\u00ebndoi himnin e protest\u00ebs edhe p\u00ebr faktin se Babua e pa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pahijshme: \u201cBabo, jep dor\u00ebheqjen\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isuf \u00c7ela me Xhelal Mziun pinin nga nj\u00eb duhan si njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb par\u00eb shum\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb shohin! Bujar Leskaj shkund \u201cKronik\u00ebn\u201d q\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga dembelia dhe t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e shpesht\u00eb se mezi e pret mileti!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agron Gjekmarkaj Kronika b\u00ebn inventarin, mbledh nektarin dhe shp\u00ebrndan vrerin! Pa e marr\u00eb mir\u00eb veten nga largimi prej qeveris\u00eb t\u00eb nj\u00eb personaliteti poliedrik si Pirro D\u00ebngu, ecja e mendueshme e t\u00eb cilit dhe v\u00ebshtrimi ndaj horizontit na lan\u00eb mbresa t\u00eb pashlyeshme, si gj\u00ebm\u00eb na k\u00ebputi d\u00ebbimi i Lameqyqes dhe \u00e7meritja e tij! Thon\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431067,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6024,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431066","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-ironi-en","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431066"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431066\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431068,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431066\/revisions\/431068"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431067"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}