{"id":431075,"date":"2026-09-19T15:09:14","date_gmt":"2026-09-19T13:09:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431075"},"modified":"2026-09-19T15:09:20","modified_gmt":"2026-09-19T13:09:20","slug":"bilanci-i-presidences-begaj-gjenerali-qe-u-shkri-si-sheqeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bilanci-i-presidences-begaj-gjenerali-qe-u-shkri-si-sheqeri\/","title":{"rendered":"Bilanci i presidenc\u00ebs Begaj\/ Gjenerali q\u00eb u shkri si sheqeri"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb kalon, aq m\u00eb tep\u00ebr servilizmi proverbial i Bajram Begajt arrin t\u00eb trondis\u00eb edhe m\u00eb indiferent\u00ebt, Kjo ka ndodhur edhe n\u00eb kufirin e shkurt\u00ebr mes mesnat\u00ebs s\u00eb mbr\u00ebmshme dhe m\u00ebngjesit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb premteje. Presidenti kukull ka thyer [do rekord t\u00eb pararadh\u00ebsve t\u00eb vet duke dekretuar sot ligjin kontrovers t\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve, q\u00eb u votua nga mazhoranca vet\u00ebm pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ky akt q\u00eb e ka detyruar shefin e grupit parlamentar t\u00eb opozit\u00ebs, Gaz Bardhi ta etiketoj\u00eb at\u00eb si &#8220;rojen e godin\u00ebs s\u00eb parlamentit&#8221; nuk u b\u00eb vet\u00ebm me urgjenc\u00eb, por edhe pa dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb vetin. Kjo e ka yshtur Bardhin t\u00eb deklaroj\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, dekretimi i ligjit pa nj\u00eb q\u00ebndrim publik t\u00eb Presidentit mbi p\u00ebrplasjen institucionale dhe mbi zbatimin e vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese ngre pik\u00ebpyetje serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si po ushtrohet roli i tij kushtetues. Kushtetuta i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: t\u00eb jet\u00eb mbi pal\u00ebt dhe t\u00eb garantoj\u00eb funksionimin kushtetues t\u00eb shtetit. P\u00ebr fat t\u00eb keq, Presidenti i Republik\u00ebs nuk perceptohet m\u00eb si arbit\u00ebr dhe garant i ekuilibrit kushtetues, por si nj\u00eb institucion q\u00eb thjesht formalizon vendimmarrjen e mazhoranc\u00ebs&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm akti i fundit i sevilizmit, Gjenerali t\u00eb cilin Rama e trehton si ushtar nuk ka folur asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr 111 dit\u00eb protesta n\u00eb vend, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb revolucioni i flamingove ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e mediave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs dhe ka prodhuar rezoluta t\u00eb Parlamentit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb afro kat\u00ebr vite Bajrom Begaj pothuajse e ka asgjesuar rolin e simbolit t\u00eb unitetit t\u00eb popullit duke u sjell\u00eb si nj\u00eb veg\u00ebl qorre.&nbsp;<br>K\u00ebshtu ka ndodhur q\u00eb nga vera e vitit 2022, kur ai u zgjodh me 78 vota, pothuajse t\u00eb gjitha t\u00eb koalicionit qeveritar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fillimisht meskiniteti i tij u pa n\u00eb detaje t\u00eb vogla, nga ato q\u00eb kan\u00eb lidhje me protokollin. Askush se ka harruar se kur ish presidenti Bill Klinton erdhi n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb korrik 2023 presidenti i vendit mungoi n\u00eb ceremoni. Ai ishte &#8220;harruar&#8221; t\u00eb ftohej nga kryeministri organizator, i cili nd\u00ebrkoh\u00eb i pati rr\u00ebmbyer edhe kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dekorata, duke i dh\u00ebn\u00eb ish nism\u00ebtarit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb medalje t\u00eb shpikur prej tij, &#8220;Yllin e mir\u00ebnjohjes&#8221;. I turp\u00ebruar dyfish gjenerali nuk e hapi goj\u00ebn. Vet\u00ebm pasi mediat e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb zhursh\u00ebm k\u00ebt\u00eb lajm, zyra e shtypit t\u00eb presidenc\u00ebs njoftoi se mungesa justifikohej me &#8220;shkaqe mjek\u00ebsore&#8221;.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm. Sa her\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur Ram\u00ebs, Begaj \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga pjesmarrja n\u00eb takime apo samite nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ndon\u00ebse n\u00eb tradit\u00ebn e diplomacis\u00eb shqiptare mbret\u00ebron nj\u00eb ligj i pashkruar, q\u00eb vendi p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb samitin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb, nj\u00eb her\u00eb nga kreu i shtetit dhe nj\u00eb her\u00eb nga kryeministri, n\u00eb shtator 2023, Begajt ia dogj\u00ebn radh\u00ebn pa i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po k\u00ebshtu Rama e ka detyruar presidentin ti thot\u00eb jo ftes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb marr\u00eb nga princi i Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe p\u00ebr samitin e klim\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor 2024. Episodi m\u00eb mbrsl\u00ebn\u00ebs qe ai i p\u00ebrkujtimit t\u00eb 20 vjetorit t\u00eb samitit historik t\u00eb Selanikut, i cili i hapi rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Perendimor. Ai u zhvillua n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs mes Athin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs, q\u00eb pasoi burgosjen politike t\u00eb kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb, Fredi Beleri. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante autoritetet greke nuk e ftuan kryeministrin Rama, t\u00eb cilin e b\u00ebnin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makinacion politik. Qeveria Mitsotakis b\u00ebri t\u00eb ditur se ky ishte nj\u00eb distancim politik dhe se si organizator\u00eb ata do t\u00eb ftonin presidentin Begaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky i fundit, q\u00eb nuk guxonte t\u00eb shkonte p\u00ebrpara Ram\u00ebs gjeti justifikimin m\u00eb qesharak t\u00eb mund\u00ebsh\u00ebm, q\u00eb zor se ia besonin edhe familjar\u00ebt e vet: e kishte &#8220;axhend\u00ebn t\u00eb ngjeshur&#8221;. \u00a0Por, roli i Begajt nuk ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur vanitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Ram\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe si veg\u00ebl, p\u00ebr manovra meskine t\u00eb brend\u00ebsh\u00ebme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kulmin e kriz\u00ebs palrlamentare kur opozita bllokoi p\u00ebr tre muaj parlamentin p\u00ebr arsye se asaj i ishte mohuar e drejta kushtetuese p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ngritjen e komisioneve hetimore, kreu i shtetit u hodh n\u00eb fush\u00eb si nj\u00eb zar n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mazhoranc\u00ebs. Duke e ditur shum\u00eb mir\u00eb se n\u00eb kuvend nuk mund t\u00eb mbahej seanc\u00eb normale p\u00ebr shkak t\u00eb kaosit t\u00eb krijuar, ai u urdh\u00ebrua me urgjenc\u00eb t\u00eb mbante nj\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb 15 janar 2024, p\u00ebrball\u00eb deputet\u00ebve. Natyrisht q\u00eb nuk e b\u00ebri dot.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por q\u00ebllimi ishte p\u00ebr t\u00eb njollosur PD-e cila jo vet\u00ebm PS-n\u00eb por as presidentin nuk e lejon t\u00eb flas\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo u duk qart\u00eb nga interpretimi q\u00eb i b\u00ebri ish kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolli k\u00ebtij incidenti: \u201cI k\u00ebrkojm\u00eb ndjes\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs. P\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs pamund\u00ebsohet q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ndjekin fjal\u00ebn e tij nga Kuvendi\u201d,- u shpreh ajo. Megjith\u00ebat\u00eb Begaj e mbajti fjal\u00ebn e tij nga selia e presidenc\u00ebs ku nuk shqiptoi dot asnj\u00eb rrokje p\u00ebr respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb opozit\u00ebs, por ku nuk harroi t\u00eb fshikulloj\u00eb at\u00eb: &#8220;Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb presin t\u00eb shohin nj\u00eb parlament funksional, dhe jo p\u00ebrplasje fizike n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e demokracis\u00eb son\u00eb&#8221;. \u00a0Lista e sh\u00ebrbesave meskine nuk ka fund.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb maj 2023 parlamenti i k\u00ebrkoi presidentit t\u00eb dekretonte me procedur\u00eb urgjente, ligjin p\u00ebr rritjen e pagave t\u00eb deputet\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb. Ushtar i bindur, nj\u00ebsoj si tani me pagat e magjistrat\u00ebve, ai e zabtoi urdhrin me t\u00eb par\u00ebn, vet\u00ebm pasi vuri nj\u00eb kusht t\u00eb vog\u00ebl. Ma sillni p\u00ebr firm\u00eb paradite se m\u00eb von\u00eb udh\u00ebtoj p\u00ebr n\u00eb Gjermani. Madje karagjozll\u00ebku nuk ka fund, ai ktheu p\u00ebrgjigje zyrtare se do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, para se votimi t\u00eb kryhej, ndon\u00ebse formalisht ende nuk dihej rezultati i tij.\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Begaj i ka sh\u00ebrbyer me zell edhe lojrave t\u00eb vogla brenda klaneve t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontrolluar prej tyre segmente te drejt\u00ebsis\u00eb. Tipike n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb kapur edhe ato ishuj t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm brenda Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Begaj me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb letre, n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti i ka k\u00ebrkuar k\u00ebsaj gjykate t\u00eb interpretoj\u00eb n\u00ebse tre nga mandatet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj duhet t\u00eb mbyllen para mbarimit t\u00eb afatit 9 vje\u00e7ar. N\u00ebn presionin e nj\u00eb militanti, Begaj shp\u00ebrfilli edhe dekretin e parardh\u00ebsit t\u00eb tij, duke hedhur nj\u00eb hap q\u00eb u pa me shum\u00eb shqet\u00ebsim edhe n\u00eb raport progresin e Bashkimit Evropian. P\u00ebrfundimi u pa m\u00eb von\u00eb: nj\u00eb nga t\u00eb vetmet gjyqtare q\u00eb kishte vijuar n\u00eb vijim\u00ebsi kund\u00ebr qeveris\u00eb, u largua nga detyra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai veproi po nj\u00ebsoj edhe kur Edi Ram\u00ebs iu desh t\u00eb b\u00ebnte loj\u00ebn me zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme n\u00eb Tiran\u00eb pasi mori nj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb sia njeh kushtetuta p\u00ebr t\u00eb shkarkuar Erion Veliajn.Dekretimi i zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb Tiran\u00ebs, pwr nw 9 nwntor 2025 u b\u00eb nga presidenti n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 115 t\u00eb ligjit themeltar t\u00eb shtetit, q\u00eb e pezullon procesin n\u00eb rastet kur kryebashkiaku i shkarkuar ankohet n\u00eb gjykat\u00ebn kushtetuese. Vendimi i m\u00ebpas\u00ebm i k\u00ebsaj t\u00eb fundit tregoi se dekreti i Begajt ishte i gabuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto, pavar\u00ebsisht se autoritet i tij vijon t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet si sheqeri n\u00eb uj\u00eb, Bajrom Begaj nuk do ti dij\u00eb. Me nj\u00eb buzagaz naiv, faj\u00ebpak dhe me kok\u00ebn ulur, m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin [&#8216;nderim me t\u00eb cilin e k\u00ebrkonte para Erdoganit p\u00ebr t\u00eb zmadhuar zyr\u00ebn, ai sillet edhe para Edi Ram\u00ebs. Me sa duket nga vila 4 mbi kod\u00ebr skrupujt moral\u00eb i duken t\u00eb larg\u00ebta, Ai k\u00ebnaqet q\u00eb ha e pi me parat\u00eb e shtetit, q\u00eb kur udh\u00ebton ka n\u00eb delegacion parukieren e gruas, q\u00eb i hapin der\u00ebn e vetur\u00ebs dhe shoq\u00ebrohet me badigard\u00eb. Ti k\u00ebrkosh m\u00eb tep\u00ebr ndoshta \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr t\u00eb. Ai e di m\u00eb mir\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb sepse ndoshta ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb i till\u00eb arriti dhe ta kap\u00eb at\u00eb post.\u00a0\/<strong>Lapsi.al<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/19\/opozita-akuzon-presidentin-begaj-dhe-sokol-sadushin-per-puc-kushtetues\"><\/a><a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/01\/15\/fjalimi-bajram-begaj-si-kamikaz-i-qeverise\"><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb kalon, aq m\u00eb tep\u00ebr servilizmi proverbial i Bajram Begajt arrin t\u00eb trondis\u00eb edhe m\u00eb indiferent\u00ebt, Kjo ka ndodhur edhe n\u00eb kufirin e shkurt\u00ebr mes mesnat\u00ebs s\u00eb mbr\u00ebmshme dhe m\u00ebngjesit t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb premteje. Presidenti kukull ka thyer [do rekord t\u00eb pararadh\u00ebsve t\u00eb vet duke dekretuar sot ligjin kontrovers t\u00eb pagave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431076,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431075","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431075","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431075"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431077,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431075\/revisions\/431077"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}