{"id":431161,"date":"2026-09-23T11:30:17","date_gmt":"2026-09-23T09:30:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431161"},"modified":"2026-09-23T11:30:18","modified_gmt":"2026-09-23T09:30:18","slug":"ka-rene-shteti-debat-te-ligjet-per-arrestimin-e-vlora-hysenit-korreshi-o-bosa-eshte-cenuar-siguria-kombetare-ju-ndani-kooperativat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ka-rene-shteti-debat-te-ligjet-per-arrestimin-e-vlora-hysenit-korreshi-o-bosa-eshte-cenuar-siguria-kombetare-ju-ndani-kooperativat\/","title":{"rendered":"\u201cKa r\u00ebn\u00eb shteti\u201d\/ Debat te \u2018Ligjet\u2019 p\u00ebr arrestimin e Vlora Hysenit, Korreshi: O bosa, \u00ebsht\u00eb cenuar siguria komb\u00ebtare, ju ndani kooperativat"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arrestimi i djesh\u00ebm i Vlora Hysenit, ish drejtoresh\u00ebs s\u00eb SHISH, ka sjell\u00eb sot debate n\u00eb Komisionin parlamentar t\u00eb Ligjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me nisjen e mbledhjes s\u00eb sotme t\u00eb komisionit n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb diskutohej p\u00ebr ndarjen administrativo-territoriale t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebnkryetari, Oerd Bylykbashi shprehu se n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb \u00e7do diskutimi jo vet\u00ebm n\u00eb komisionn e Ligjeve, por edhe n\u00eb t\u00eb gjitha komisionet n\u00eb rend dite, duhet t\u00eb jet\u00eb arrestimi i djesh\u00ebm i ish-kreut t\u00eb SHISH.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim me Bylykbashi ndau edhe kolegu i tij demokrat, Saimir Korreshi i cili tha: \u201cKa r\u00ebn\u00eb shteti sot ore, o bosa, e dini ju apo jo. \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tanii, ne t\u00eb rrim\u00eb dhe t\u00eb ndajm\u00eb k\u00ebtu kooperativat, po, si urdh\u00ebron.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb kryetari i komisionit, Ulsi Manja iu k\u00ebrkoi dy an\u00ebtar\u00ebve opozitar\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrmbahen rendit t\u00eb dit\u00ebs, pasi sipas tij projektligj i paraqitur n\u00eb rend dite \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi p\u00ebr komisionin e Ligjeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pjes\u00eb nga debati:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Bylykbashi:<\/strong><em> Ju miratuat kalendarin p\u00ebr nj\u00eb proces q\u00eb \u00ebsht\u00eb qartazi n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe thelb\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin e qytetar\u00ebve. Ne nuk pat\u00ebm mbledhje dje, po n\u00eb rend dite sot jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision, por n\u00eb \u00e7do komision \u00ebsht\u00eb skandali i djesh\u00ebm zoti kryetar. Kjo reforma, q\u00eb sjellin p\u00ebr t\u2019ia nxir\u00eb jet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve ka p\u00ebr sfond skandalin e djesh\u00ebm. Kreu i SHISH arrestohen nga SPAK p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar. Pra e kuptoni sa qesharake \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb sillni juve. P\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ky shtet \u00ebsht\u00eb i krimbur nga koka te k\u00ebmb\u00ebt. Ky parlament diskuton p\u00ebr seksin e engj\u00ebjve. Flet p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb cilat, thjesht\u00eb do t\u2019ia b\u00ebj\u00eb m\u00eb keq jet\u00ebn, por nd\u00ebrkoh\u00eb ky parlament duhet t\u00eb mblidhet dhe t\u00eb thot\u00eb: ore ku \u00ebsht\u00eb ky ekzekutiv, \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb krimi i organizuar n\u00eb nyjet nevralgjike kryesore t\u00eb shtetit. SHISH, AKSHI q\u00eb b\u00ebn vaki ka dhe m\u00eb shum\u00eb informacion sesa SHISH p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb njer\u00ebzve. Ka nj\u00eb impakt m\u00eb t\u00eb madh. Kadastra, ministrit\u00eb, sistemi i prokurimit, \u00e7do gj\u00eb, nj\u00eb shtet i r\u00ebn\u00eb dhe them mos ja veni fajin asaj, drejtoresh\u00ebs apo vet\u00ebm Ergys Agasit. \u00cbsht\u00eb kryeministri, ai q\u00eb ka edhe konceptin e centralizimit t\u00eb pushtetit, q\u00eb asnj\u00eb nga ju t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb g\u00ebk. Q\u00eb edhe kur t\u00eb vij\u00eb ky projektligji k\u00ebtu, t\u00eb mos ndjeheni dhe ta votoni me kok\u00ebn e ulur. Dhe ajo e djeshmja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pu\u00e7\u00ebrr e sistemit q\u00eb \u00ebsht\u00eb i infektuar n\u00eb t\u00eb gjitha qelizat, me nj\u00eb em\u00ebr infeksioni, Edi Rama. Kaq.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Manja:<\/strong> <em>Un\u00eb mendoj q\u00eb ne t\u00eb ecim me rendin e dit\u00ebs. Sepse nuk mendoj q\u00eb ka projektligj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr komisionin ton\u00eb sesa ky i sotmi dhe nuk duhet kurrsesi q\u00eb ne t\u00eb ulim vler\u00ebn e k\u00ebsaj mbledhje dhe k\u00ebtij institucioni me veprimtarin\u00eb normale t\u00eb institucioneve n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse ka p\u00ebr procedure sugjerime p\u00ebr rendin e dit\u00ebs, mund ta merrni fjal\u00ebn, por ama, duke i q\u00ebndruar rendit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Korreshi:<\/strong> <em>Duke qen\u00eb se na njoftuat edhe nd\u00ebrrimin e sall\u00ebs, un\u00eb mendova se kishte ardhur Bajromi, p\u00ebr mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, se ka r\u00ebn\u00eb shteti. Dhe thash\u00eb po na th\u00ebrret dhe ne t\u00eb ligjeve tani, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb po bie. Ne vazhdojm\u00eb sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb, do ndajm\u00eb hart\u00ebn thot\u00eb, kooperativa bujq\u00ebsore t\u00eb tipit t\u00eb lart\u00eb apo t\u00eb tipit t\u00eb mes\u00ebm. Pra do ja heqim Len\u00ebs, do ja v\u00ebm\u00eb ren\u00ebs bashkit\u00eb e k\u00ebto t\u00eb tjerat. Tani ky kuvend a ka ndonj\u00ebher\u00eb prioritete kur bie siguria komb\u00ebtare, sot kush e ruan shtetin ton\u00eb. Bajrami dini gj\u00eb nga \u00ebsht\u00eb, se duhet t\u00eb ishte k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ku b\u00ebhen mbledhjet e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit Komb\u00ebtar. T\u00eb tjerat jan\u00eb kot tani. Ju keni vendosur, sikur do na pyesni ne juve, do na b\u00ebni mbledhje, ky \u00ebsht\u00eb \u2018zhgrrab pab\u2019, ju se soll\u00ebt n\u00eb komision. Tek bashk\u00ebkryetari k\u00ebt\u00eb dhe po na e sillni k\u00ebtu raportin, keni marr dhe televizor atje t\u00eb madh, ne sjemi p\u00ebr kinema k\u00ebtu ore. Ka r\u00ebn\u00eb shteti sot ore, o bosa, e dini ju apo jo. Ai q\u00eb na mbronte nga t\u00eb jashtmit dhe agjenturat \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg se tregonte vet\u00eb dhe ai q\u00eb ishte i brendshmi na \u00e7onte te krimi. \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tanii, ne t\u00eb rrim\u00eb dhe t\u00eb ndajm\u00eb k\u00ebtu kooperativat, po, si urdh\u00ebron.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Manja:<\/strong> <em>N\u00ebse keni ardhur t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb thoni t\u00eb gjitha mendimit tuaj p\u00ebr at\u00eb t\u00eb djeshmen, un\u00eb po ju jap koh\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve nga dy minuta dhe pastaj t\u00eb fillojm\u00eb me rendin e dit\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Por problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb projektligj shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb shkon p\u00ebrtej asaj q\u00eb ka ndodhur dje dhe p\u00ebrtej atyre q\u00eb kan\u00eb sot n\u00eb dor\u00eb institucionet.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arrestimi i djesh\u00ebm i Vlora Hysenit, ish drejtoresh\u00ebs s\u00eb SHISH, ka sjell\u00eb sot debate n\u00eb Komisionin parlamentar t\u00eb Ligjeve. Me nisjen e mbledhjes s\u00eb sotme t\u00eb komisionit n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb diskutohej p\u00ebr ndarjen administrativo-territoriale t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebnkryetari, Oerd Bylykbashi shprehu se n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb \u00e7do diskutimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431162,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6026,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431161","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-debat-en","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431161","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431161"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431161\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431163,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431161\/revisions\/431163"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431161"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431161"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431161"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}