{"id":431319,"date":"2026-09-29T15:00:10","date_gmt":"2026-09-29T13:00:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431319"},"modified":"2026-09-29T15:00:15","modified_gmt":"2026-09-29T13:00:15","slug":"zbulohen-projektet-dhe-investitoret-tre-resorte-te-tjera-po-projektohen-ne-zvernec","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbulohen-projektet-dhe-investitoret-tre-resorte-te-tjera-po-projektohen-ne-zvernec\/","title":{"rendered":"Zbulohen projektet dhe investitor\u00ebt\/ Tre resorte t\u00eb tjera po projektohen n\u00eb Zv\u00ebrnec"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Vladimir Karaj, BIRN<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tre vite m\u00eb par\u00eb, banor\u00ebt e Zv\u00ebrnecit u thirr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb nj\u00eb lokal p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt plazhit. Sipas kryeplakut t\u00eb fshatit, Kostaq Konomi, takimi u k\u00ebrkua nga Mezan Malaj, ish-deputet i Partis\u00eb Socialiste dhe biznesmen nd\u00ebrtimi. Aty mori pjes\u00eb edhe Ermal Dredha, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb tryez\u00eb, banor\u00ebve iu paraqit nj\u00eb ofert\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e konfliktit t\u00eb tyre shum\u00ebvje\u00e7ar p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb mbi nj\u00eb rrip toke q\u00eb njihet lokalisht si \u201c10-hektar\u00ebshi\u201d, i transferuar n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 n\u00ebp\u00ebrmjet Akteve t\u00eb Marrjes s\u00eb Tok\u00ebs n\u00eb Pron\u00ebsi (AMTP), t\u00eb bazuara n\u00eb ligjin nr. 7501.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNa than\u00eb: na jepni AMTP-t\u00eb dhe ne do t\u2019u rregullojm\u00eb dokumentet e do t\u2019i grisim ato t\u00eb atij tjetrit,\u201d kujton Konomi, nd\u00ebrsa shpjegon se me \u201ctjetrin\u201d Malaj i referohej Artur Shehut, nj\u00eb biznesmen shqiptaro-amerikan me banim n\u00eb Miami, i cili ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb akuzash dhe dyshimesh q\u00eb e lidhin me krimin e organizuar, trafikun e narkotik\u00ebve dhe p\u00ebrvet\u00ebsimin e pronave n\u00eb bregdetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Banor\u00ebt e Zv\u00ebrnecit e refuzuan ofert\u00ebn e sip\u00ebrmarr\u00ebsit, kujton Konomi, dhe zgjodh\u00ebn rrug\u00ebn ligjore n\u00eb betej\u00ebn e tyre p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb. Por nd\u00ebrsa gjykatat nuk e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ende verdiktin p\u00ebrfundimtar mbi konfliktin, n\u00eb maj dhe qershor 2025, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) miratoi dy leje zhvillimi p\u00ebr hotele dhe resorte turistike mbi pronat e kontestuara dhe nj\u00eb tjet\u00ebr leje m\u00eb n\u00eb jug, n\u00eb kufi me TEC-in e Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tri lejet kan\u00eb s\u00eb bashku nj\u00eb sip\u00ebrfaqe zhvillimi prej mbi 190 mij\u00eb metrash katror\u00eb dhe ndodhen brenda kufijve t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur Pish\u00eb Poro-Nart\u00eb, kandidate p\u00ebr rrjetet evropiane \u201cEmerald\u201d dhe \u201cNatura 2000\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPlanet e miratuara, edhe pse jan\u00eb leje t\u00eb papublikuara, jan\u00eb n\u00eb linj\u00eb me vizionin p\u00ebr ta urbanizuar gjith\u00eb zon\u00ebn dhe p\u00ebr ta transformuar nga nj\u00eb park i mbrojtur n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb ri,\u201d tha Zydjon Vorpsi nga Organizata p\u00ebr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror n\u00eb Shqip\u00ebri (PPNEA).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I pyetur nga BIRN mbi miratimin e lejeve t\u00eb zhvillimit p\u00ebr k\u00ebto tri resorte, kryeministri Edi Rama nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi. Edhe Artur Shehu, i kontaktuar n\u00ebp\u00ebrmjet avokatit t\u00eb tij, nuk ktheu p\u00ebrgjigje. M\u00eb her\u00ebt, Shehu i ka mohuar t\u00eb gjitha akuzat ndaj tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Leje t\u00eb pazbardhura<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Planet e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb lejuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti turistik n\u00eb Zv\u00ebrnec, t\u00eb lidhur me Jared Kushner, dh\u00ebndrin e presidentit t\u00eb SHBA-ve, sh\u00ebrbyen si shk\u00ebndij\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb njihet si \u201cRevolucioni i Flamingove\u201d, nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb vijon prej muajsh dhe q\u00eb, p\u00ebrpos largimit t\u00eb kryeministrit, k\u00ebrkon shfuqizimin e ndryshimeve t\u00eb miratuara n\u00eb ligjin nr. 21\/2024 \u201cP\u00ebr zonat e mbrojtura\u201d, t\u00eb cilat, sipas protestuesve, u kan\u00eb hapur rrug\u00eb nd\u00ebrtimeve n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presioni i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje duket se ka dh\u00ebn\u00eb efekt n\u00eb terren edhe te projektet paralele t\u00eb planifikuara n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur, t\u00eb cilat mbeten t\u00eb pazbardhura dhe pa miratim p\u00ebrfundimtar. Gjat\u00eb bisedave me BIRN, investitor\u00ebt pranuan se protestat kishin ndikuar n\u00eb ngecjen e proceseve administrative p\u00ebr zbardhjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb lejeve nga institucionet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas dokumenteve t\u00eb siguruara nga AZHT n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit, kompania \u201cGreen Investment\u201d me aksioner shumice Kreshnik Malajn, djalin e ish-deputetit socialist, Mezan Malaj, do t\u00eb realizoj\u00eb kompleksin turistik \u201cArte Marea 1\u201d n\u00eb tokat e fshatit Zv\u00ebrnec, nd\u00ebrsa kompania \u201cTuri M.Z.P\u201d, me pronar biznesmenin Artur Haxhi, synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb hotel. Leje me kusht ka marr\u00eb edhe kompania \u201cConcord Investment\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Dulaku, e cila do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb kompleks turistik pran\u00eb TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Agjencia e Zhvillimit t\u00eb Territorit, e cila sh\u00ebrben si sekretariat i KKTU-s\u00eb, ka refuzuar n\u00eb vijim\u00ebsi t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion informacionin e plot\u00eb mbi planet n\u00eb zon\u00eb, p\u00ebrpos t\u00eb dh\u00ebnave mbi parcelat dhe pron\u00ebsin\u00eb e tyre, si dhe nj\u00eb vendim p\u00ebr VNM paraprake p\u00ebr projektin e \u201cGreen Investment\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto vendime p\u00ebr leje zhvillimi \u201cnuk jan\u00eb zbardhur ende\u201d, pasi zhvilluesit nuk kan\u00eb plot\u00ebsuar t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin tekniko-ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb marr\u00eb leje zhvillimi me kusht, por nuk \u00ebsht\u00eb zbardhur dhe tani nuk e di ku ka ngecur,\u201d i tha BIRN-it n\u00eb telefon Artur Haxhi, aksioneri i vet\u00ebm i \u201cTuri M.Z.P\u201d. \u201cNuk ka ecur si procedur\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Haxhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen i njohur kryesisht p\u00ebr nj\u00eb proces penal, ku ai u akuzua s\u00eb bashku me ish-kryebashkiakun Shp\u00ebtim Gjika lidhur me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati 11-kat\u00ebsh.&nbsp;Haxhi u d\u00ebnua n\u00eb Apel, por vendimi \u00ebsht\u00eb rikthyer p\u00ebr rigjykim nga Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projekti i kompanis\u00eb s\u00eb tij quhet \u201cSALTERRA 2\u201d dhe dokumentet tregojn\u00eb se KKTU ka miratuar me kusht nj\u00eb \u201ckompleks turistik me program hotelerie dhe sh\u00ebrbimesh\u201d. Sip\u00ebrfaqja e mbuluar nga gjurma e struktur\u00ebs pritet t\u00eb jet\u00eb 4,250 metra katror\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I pyetur nga BIRN, Artur Haxhi theksoi se projekti \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pritje dhe se nuk kishte konfirmim mbi p\u00ebrmasat e godin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb aplikuar p\u00ebr 11 kate, por nuk jam i sigurt sa \u00ebsht\u00eb miratuar, 7 apo 6 apo 5+1. Po presim t\u00eb vijoj\u00eb,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se investimi do ta mbroj\u00eb natyr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPatjet\u00ebr, n\u00ebse leja miratohet, do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e kam bler\u00eb pron\u00ebn,\u201d shtoi Haxhi, i cili pretendoi se zhvillimi nuk e prek mjedisin. \u201c\u00cbsht\u00eb jasht\u00eb pyllit dhe un\u00eb nuk do t\u00eb isha dakord q\u00eb t\u00eb pritej pylli p\u00ebr nd\u00ebrtim,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projekti i dyt\u00eb p\u00ebr nga madh\u00ebsia \u00ebsht\u00eb \u201cArte Marea 1\u201d i kompanis\u00eb \u201cGreen Investment\u201d. Planet 3D t\u00eb publikuara n\u00eb nj\u00eb faqe interneti tregojn\u00eb nj\u00eb fshat turistik me vila dhe nd\u00ebrtime masive buz\u00eb detit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai shtrihet n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb q\u00eb, sipas banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, ka qen\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore, edhe pse aktualisht aty nuk ka t\u00eb mbjella. Aksioneri kryesor i kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb Kreshnik Malaj, djali i ish-deputetit t\u00eb Vlor\u00ebs, Mezan Malaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Vendimit Paraprak p\u00ebr Vler\u00ebsimin e Ndikimit n\u00eb Mjedis, t\u00eb l\u00ebshuar nga Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit, \u201cArte Marea 1\u201d shtrihet n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb p\u00ebrgjithshme trualli prej 49,985 metrash katror\u00eb, nga t\u00eb cilat 8,424 metra katror\u00eb do t\u00eb zihen nga strukturat. Projekti parashikon objekte nga nj\u00eb deri n\u00eb tre kate mbi tok\u00eb dhe nj\u00eb kat n\u00ebntok\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dokumenti mjedisor i AKM-s\u00eb konfirmon se sip\u00ebrfaqja e k\u00ebtij projekti ndodhet n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur dhe se zhvillimi aty u mund\u00ebsua pik\u00ebrisht nga ndryshimet e vitit 2024 n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, duke referuar nenin 20, n\u00eb t\u00eb cilin u shtua turizmi si aktivitet i lejuar dhe iu la n\u00eb dor\u00eb KKTU-s\u00eb \u201cshqyrtimi i k\u00ebrkesave specifike p\u00ebr leje zhvillimi\/nd\u00ebrtimi, me rregullore t\u00eb posa\u00e7me\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aksioneri Kreshnik Malaj dhe kompania nuk ishin t\u00eb arritsh\u00ebm p\u00ebr koment.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projekti m\u00eb i madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup lejesh zhvillimi, t\u00eb dh\u00ebna nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb ai i kompanis\u00eb \u201cConcord Investment\u201d sh.p.k. Ai shtrihet n\u00eb nj\u00eb rrip pylli prej rreth 13.6 hektar\u00ebsh n\u00eb zon\u00ebn e njohur si Pylli i Sod\u00ebs, menj\u00ebher\u00eb pas TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i \u201cConcord\u201d, Artan Dulaku, e mbron k\u00ebt\u00eb investim duke argumentuar se statusi i zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur aty pran\u00eb \u00ebsht\u00eb absurd p\u00ebrball\u00eb degradimit industrial nga TEC-i i Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cZona e mbrojtur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb spekulim gjigant q\u00eb po i b\u00ebhet fjal\u00ebs,\u201d deklaroi Dulaku p\u00ebr BIRN.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKur aty \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ambient pocaqi, s\u2019ka asnj\u00eb lloj vlere, nuk ka asnj\u00eb lloj bim\u00ebsie, nuk ka asnj\u00eb lloj gj\u00ebje, p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur?\u201d tha ai, nd\u00ebrsa pretendoi se protestuesit dhe media po i shkaktonin nj\u00eb d\u00ebm ekonomik t\u00eb papar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Hija e Artur Shehut mbi pronat<\/strong><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Kryeplaku-i-Zverneci-Kostaq-Konomi-tregon-token-e-kontestuar-ku-projektohet-resorti-Arte-Marea-1.jpg\"><\/a>Kryeplaku i Zv\u00ebrnecit, Kostaq Konomi, tregon tok\u00ebn e kontestuar ku \u00ebsht\u00eb projektuar resorti \u201cArte Marea 1\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kosta Konomi, kryeplaku i Zv\u00ebrnecit, i njeh me em\u00ebr banor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 1991 AMTP p\u00ebr parcelat ku, sipas koordinatave dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb AZHT-s\u00eb, planifikohen dy projekte zhvillimore turistike brenda zon\u00ebs kadastrale 3951.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e baxhanakut tim,\u201d thot\u00eb Konomi, nd\u00ebrsa tregon me dor\u00eb nj\u00eb parcel\u00eb toke t\u00eb pazhvilluar n\u00eb skajin jugper\u00ebndimor dhe jugor t\u00eb fshatit Zv\u00ebrnec, q\u00eb nis pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb banuar dhe zbret drejt bregdetit. Ai shton edhe nj\u00eb list\u00eb me emra, at\u00ebsi dhe mbiemra, nd\u00ebrsa tregon me dor\u00eb parcelat n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb banor\u00ebt e fshatit e njohin si \u201c10-hektar\u00ebshi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Emrat q\u00eb p\u00ebrmend Konomi p\u00ebrputhen edhe me dokumentet gjyq\u00ebsore, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave Gjykata e Vlor\u00ebs u dha t\u00eb drejt\u00eb atyre n\u00eb vitin 2013, duke rr\u00ebzuar gjasht\u00eb vendime t\u00eb Komisionit t\u00eb Kthimit dhe Kompensimit t\u00eb Pronave t\u00eb viteve 2006-2009.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb total, k\u00ebto vendime, ku p\u00ebrfshihet edhe zona e njohur si \u201c10-hektar\u00ebshi\u201d, i njoh\u00ebn familjes Shehu \u2013 trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb Seit Shehut nga Kanina \u2013 rreth 4 milion\u00eb metra katror\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit dhe i kompensuan fizikisht po aty me 3.4 milion\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata e Vlor\u00ebs gjeti se vendimet p\u00ebr kthim prone p\u00ebr familjen Shehu mbivendoseshin mbi tokat e ndara n\u00eb vitin 1991 p\u00ebrmes ligjit 7501. Vendimi, megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb \u00e7\u00ebshtja u rikthye p\u00ebr rigjykim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe pse n\u00eb dokumentet gjyq\u00ebsore flitet p\u00ebr trash\u00ebgimtar\u00ebt e Seit Shehut, p\u00ebr kryeplakun Konomi dhe p\u00ebr banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Zv\u00ebrnecit me t\u00eb cil\u00ebt BIRN ka folur, personi ky\u00e7 pas konfliktit p\u00ebr tok\u00ebn \u00ebsht\u00eb Artur Shehu dhe disa persona t\u00eb lidhur me t\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb jurist\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Biznesmeni shqiptar, i cili jeton n\u00eb Florida q\u00eb prej fundit t\u00eb viteve \u201990, \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr pastrim parash lidhur me nj\u00eb transaksion me vler\u00eb 128 milion\u00eb euro nga shitja e tokave n\u00eb Zv\u00ebrnec te kompania \u201cAlbanian Land Development\u201d, e cila lidhet me projektin e resortit t\u00eb prezantuar nga Kushner dhe Ivanka Trump n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndaj Shehut n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb caktuar masa e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d nga Gjykata e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas banor\u00ebve t\u00eb Zv\u00ebrnecit, toka e njohur si zona e \u201c10-hektar\u00ebshit\u201d kishte qen\u00eb m\u00eb par\u00eb dun\u00eb r\u00ebre, e kthyer n\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb vitet \u201960-\u201970, dhe mbi t\u00eb sot jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb lejet e zhvillimit p\u00ebr kompanit\u00eb \u201cGreen Investment\u201d dhe \u201cTuri M.Z.P\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Banor\u00ebt thon\u00eb se ish-deputeti Mezan Malaj u k\u00ebrkoi atyre t\u2019ia linin atij n\u00eb dor\u00eb problemet e pron\u00ebsis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fitonin p\u00ebrballjen me familjen Shehu. Nj\u00eb propozim q\u00eb Konomi thot\u00eb se u refuzua nga banor\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I kontaktuar n\u00eb telefon nga BIRN lidhur me k\u00ebt\u00eb investim dhe akuzat e ngritura nga kryeplaku p\u00ebr negociata me banor\u00ebt, ish-deputeti Mezan Malaj u distancua. \u201cNuk ka lidhje me mua,\u201d deklaroi ai shkurt, duke refuzuar t\u00eb p\u00ebrgjigjej m\u00eb tej. Ish-kryebashkiaku i Vlor\u00ebs, Ermal Dredha, i cili sipas banor\u00ebve ishte po ashtu n\u00eb takim, nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn origjin\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebjtin konflikt duket se ka edhe toka ku ndodhet projekti \u201cSalterra\u201d i \u201cTuri M.Z.P\u201d. Kryeplaku Konomi i tha BIRN se ai \u00ebsht\u00eb pronar, bazuar n\u00eb ligjin 7501, i nj\u00eb prej parcelave kufitare me ato ku ndodhet projekti dhe se parcelat e tjera u jan\u00eb ndar\u00eb fqinj\u00ebve t\u00eb tij. I pyetur n\u00eb telefon, Artur Haxhi mohoi se e kishte bler\u00eb pron\u00ebn nga Shehu. Megjithat\u00eb, BIRN m\u00ebsoi se prona i ishte shitur atij nga nj\u00eb prej personave t\u00eb lidhur me Shehun.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe n\u00eb jug, aty ku \u201cConcord Investment\u201d ka marr\u00eb leje mjedisore, prona rezulton t\u00eb ket\u00eb \u2018origjin\u00eb\u2019 nga familja Shehu. Nj\u00eb prej pronar\u00ebve t\u00eb lokaleve buz\u00eb detit pranoi p\u00ebr BIRN se e kishte bler\u00eb pron\u00ebn nga Shehu dhe tha se edhe prona fqinje, ku pritet t\u00eb nd\u00ebrtohet resorti, ishte shitur prej k\u00ebtij t\u00eb fundit. Nj\u00eb version t\u00eb ngjash\u00ebm dha edhe zot\u00ebruesi i lokalit fqinj, i cili pranoi p\u00ebrfshirjen e Shehut n\u00eb pronat e zon\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turli, o shoku, nj\u00eb gjell\u00eb q\u00eb s\u2019e ha kush,\u201d tha ai, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb metafor\u00eb popullore. \u201cPolitika i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto, gjith\u00eb k\u00ebto toka politika ia ka dh\u00ebn\u00eb [Shehut],\u201d shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Artan Dulaku, nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebmb\u00ebnguli se prona ku ai planifikonte zhvillimin e resortit kishte certifikata t\u00eb rregullta pron\u00ebsie, nd\u00ebrsa shtoi se nuk e dinte n\u00ebse Shehu kishte qen\u00eb pronari fillestar i saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk e dim\u00eb, se s\u2019mund t\u2019i kontrollojm\u00eb\u2026 Ne s\u2019kemi as tagrin, as fuqin\u00eb, as koh\u00ebn, as ato q\u00eb t\u00eb kontrollojm\u00eb se sa breza para shfaqet ai, n\u00ebse shfaqet,\u201d tha sip\u00ebrmarr\u00ebsi i njohur i nd\u00ebrtimit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht aksioner i televizionit komb\u00ebtar \u201cVizion Plus\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDi t\u00eb them q\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb tani jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs, Tiran\u00ebs dhe Kosov\u00ebs, qytetar\u00eb q\u00eb i kan\u00eb bler\u00eb tokat atje,\u201d shtoi ai. \u201cKan\u00eb certifikatat dhe ne kemi t\u00eb gjitha kontratat me ta,\u201d theksoi Dulaku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Kutia e Pandor\u00ebs p\u00ebr bregdetin<\/strong><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Zona-ku-planifikohet-resorti-nga-Conncord-Invesment.png\"><\/a>Zona pran\u00eb TEC-it t\u00eb Vlor\u00ebs, ku kompania Concord Investment planifikon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti turistik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe n\u00ebse konfliktet e pron\u00ebsis\u00eb do t\u00eb zgjidheshin nes\u00ebr, mbetet nj\u00eb pyetje m\u00eb e madhe: \u00e7far\u00eb do t\u00eb mbetet nga statusi i mbrojtur i Pish\u00eb Poro-Nart\u00ebs n\u00ebse k\u00ebto projekte marrin form\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrtej argumenteve t\u00eb zhvilluesve, ekspert\u00ebt e mjedisit paralajm\u00ebrojn\u00eb se procedurat e ndjekura p\u00ebr lejet e zhvillimit n\u00eb Zv\u00ebrnec po anashkalojn\u00eb detyrimet p\u00ebr mbrojtjen e ekosistemeve dhe po hapin Kutin\u00eb e Pandor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bregdetin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Olsi Nik\u00ebn nga EcoAlbania, nd\u00ebrhyrjet masive lidhen me nj\u00eb q\u00ebllim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb nisur nga projekti i Jared Kushner.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKushneri \u00ebsht\u00eb elefanti q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb hapur der\u00ebn, \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto projektet e tjera,\u201d shprehet ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAty, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bregdetin, jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje dhe ka plane\u2026 Po u hap ajo der\u00eb, zonat do t\u00eb disintegrohen t\u00eb gjitha, do t\u00eb b\u00ebhen zona urbane. Ndoshta jo si Golemi, ndoshta m\u00eb t\u00eb strukturuara, por intensiteti i nd\u00ebrtimit do t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky vizion i nj\u00eb \u201cqyteti t\u00eb ri\u201d, q\u00eb rrezikon nj\u00eb zon\u00eb kandidate p\u00ebr rrjetin \u201cEmerald\u201d dhe nj\u00eb hap larg \u201cNatura 2000\u201d, mb\u00ebshtetet edhe nga Zydjon Vorpsi, ekspert i organizat\u00ebs mjedisore PPNEA. Sipas tij, planet e miratuara zhb\u00ebjn\u00eb thelbin e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur, duke cenuar gjitar\u00ebt, shpend\u00ebt dhe hidrodinamik\u00ebn unike t\u00eb delt\u00ebs s\u00eb Vjos\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk ka m\u00eb diskutim p\u00ebr cenim t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur dhe statusit t\u00eb saj. Vlerat e saj zhduken,\u201d thekson Vorpsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00ebse tek k\u00ebta faktor\u00eb nd\u00ebrhyhet dhe shtrojm\u00eb asfalt, g\u00ebrmojm\u00eb p\u00ebr kanalizime dhe themele betoni, ndri\u00e7ojm\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn, at\u00ebher\u00eb statusi i mbrojtur nuk vlen m\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb let\u00ebr.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dy ekspert\u00ebt kritikojn\u00eb p\u00ebrdorimin nga institucionet t\u00eb Vler\u00ebsimeve Paraprake t\u00eb Ndikimit n\u00eb Mjedis, duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur studimet e thelluara q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb ekosistem i till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Nik\u00ebn, qeveris\u00eb i mungon krejt\u00ebsisht mekanizmi i \u201cVler\u00ebsimit t\u00eb Duhur Mjedisor\u201d (<em>Appropriate Assessment<\/em>) q\u00eb k\u00ebrkon BE-ja. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Vorpsin, miratimet e shpejta jan\u00eb tregues i dor\u00ebzimit t\u00eb institucioneve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00ebse do t\u00eb flisnim p\u00ebr nj\u00eb projekt me interes t\u00eb lart\u00eb publik dhe jo p\u00ebr nj\u00eb investim imobiliar privat, at\u00ebher\u00eb ai duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej patjet\u00ebr nj\u00eb VNM-je t\u00eb thelluar,\u201d tha ai. \u201cDuket sikur i jan\u00eb n\u00ebnshtruar d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb kryeministrit p\u00ebr ta transformuar komplet zon\u00ebn,\u201d p\u00ebrfundoi Vorpsi.\/ <strong>BIRN<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vladimir Karaj, BIRN Tre vite m\u00eb par\u00eb, banor\u00ebt e Zv\u00ebrnecit u thirr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb nj\u00eb lokal p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7on drejt plazhit. Sipas kryeplakut t\u00eb fshatit, Kostaq Konomi, takimi u k\u00ebrkua nga Mezan Malaj, ish-deputet i Partis\u00eb Socialiste dhe biznesmen nd\u00ebrtimi. Aty mori pjes\u00eb edhe Ermal Dredha, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryetar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431320,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-431319","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431319"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431319\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431321,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431319\/revisions\/431321"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431320"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}