{"id":431522,"date":"2026-10-07T13:07:58","date_gmt":"2026-10-07T11:07:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431522"},"modified":"2026-10-07T13:08:00","modified_gmt":"2026-10-07T11:08:00","slug":"uljan-shpataraku-jep-deshmine-e-tij-nuk-e-njoh-agasin-ishte-ne-rruge-me-shapka-dhe-mu-prezantua-si-berti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/uljan-shpataraku-jep-deshmine-e-tij-nuk-e-njoh-agasin-ishte-ne-rruge-me-shapka-dhe-mu-prezantua-si-berti\/","title":{"rendered":"Uljan Shpataraku jep d\u00ebshmin\u00eb e tij:\u00a0Nuk e njoh Agasin! Ishte n\u00eb rrug\u00eb me shapka dhe mu prezantua si Berti"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Uljan Shpataraku, nj\u00eb ish-drejtues i lart\u00eb i Policis\u00eb, i cili u arrestua n\u00eb drejtimin e mjetit ku udh\u00ebtonte, Ergys Agasi, thot\u00eb se takimi me t\u00eb k\u00ebrkuarin e drejt\u00ebsis\u00eb dit\u00ebn e ngjarjes, n\u00eb 26 gusht 2026, ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht rast\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb nuk e njoh Ergys Agasin. Po udh\u00ebtoja me automjet drejt Elbasanit dhe nj\u00eb person m\u00eb ngriti dor\u00ebn p\u00ebr autostop. E mora, pasi jam besimtar dhe nuk kam frik\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb hall n\u00eb rrug\u00eb\u201d, deklaroi ai para trup\u00ebs gjyq\u00ebsore q\u00eb po shqyrtonte arrestimin e tij p\u00ebr \u201cp\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb versionin e tij, i cili ishte t\u00ebr\u00ebsisht i pabesuesh\u00ebm p\u00ebr punonj\u00ebsit e Policis\u00eb, Uljan Shpataraku, nj\u00eb prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb ish-drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb, Ilir Proda, \u00ebsht\u00eb shprehur:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Rreth or\u00ebs 01:00 t\u00eb nat\u00ebs, p\u00ebr shkak se djali kishte temperatur\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe ndodhej n\u00eb Durr\u00ebs, te vjehrri i tij, n\u00eb zon\u00ebn e K\u00ebnet\u00ebs, mora bashk\u00ebshorten dhe shkuam tek familja e saj. <\/em><em>T\u00eb nes\u00ebrmen mora makin\u00ebn dhe u nisa p\u00ebr n\u00eb Elbasan. Takova dy miq dhe u nisa p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Durr\u00ebs\u201d, <\/em>nisi ai rr\u00ebfimin e tij, t\u00eb cilin e ka p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tej, ai tregon momentin kur, sipas tij, \u00ebsht\u00eb takuar me nj\u00eb person, q\u00eb m\u00eb pas rezultoi se ishte Ergys Agasi, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, si i dyshuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup kriminal p\u00ebr manipulimin e tenderave t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Po kthehesha nga rruga e vjet\u00ebr e Elbasanit. Gjat\u00eb udh\u00ebtimit, nj\u00eb person m\u00eb b\u00ebri shenj\u00eb me dor\u00eb dhe un\u00eb e mora n\u00eb makin\u00eb. Ky person m\u00eb tha se quhej \u2018Berti\u2019 dhe se punonte me duralumin. N\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Plepave, n\u00eb Durr\u00ebs, na ndaloi policia. Aty m\u00ebsova se personi q\u00eb kisha marr\u00eb n\u00eb makin\u00eb ishte Ergys Agasi\u201d, <\/em>tha Shpataraku.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ish-funksionari i lart\u00eb policor tha m\u00eb tej se ai nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb njihte Ergys Agasin, pasi personi q\u00eb hipi n\u00eb makin\u00eb rast\u00ebsisht, \u201c<em>ishte me mjek\u00ebr, me kapele dhe me shapka<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb siguruar nga BoldNews.al, ai \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00ebse merrte shpesh n\u00eb automjet persona q\u00eb i b\u00ebnin autostop rrug\u00ebs, dhe Uljan Shpataraku u p\u00ebrgjigj: \u201c<em>Po! Un\u00eb nuk kam frik\u00eb nga personat n\u00eb rrug\u00eb, jam besimtar dhe mundohem t\u00eb ndihmoj t\u00eb tjer\u00ebt<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket makin\u00ebs, ku u arrestua s\u00eb bashku me Agasin, shoferi Shpataraku deklaroi se ishte e nj\u00eb mikut t\u00eb tij, \u201c<em>Tomi, mbiemrin nuk e mbaj mend<\/em>\u201d. Ai tha se mjeti i tij ishte prishur. Nd\u00ebrsa, lidhur me udh\u00ebtimin n\u00eb Elbasan, Shpataraku deklaroi n\u00eb gjykat\u00eb: \u201c<em>Takova dy miq, nuk \u00ebsht\u00eb krim t\u00eb shkosh n\u00eb Elbasan<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hetuesit rezulton se i kan\u00eb mbajtur me p\u00ebrpikm\u00ebri deklarimet e dh\u00ebna nga Uljan Shpataraku. Por, duket se nuk e ka besuar aspak k\u00ebt\u00eb version t\u00eb ngjarjes. N\u00eb dosjen e arrestimit gjenden t\u00eb dh\u00ebna operative, t\u00eb cilat tregonin nj\u00eb situat\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dinamika, or\u00ebs pas ore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prokuroria e Posa\u00e7me dor\u00ebzoi n\u00eb gjykat\u00eb raportin e v\u00ebzhgimit t\u00eb Forcave Operacionale Policore, n\u00eb t\u00eb cilat tregohet dinamika se si nisi operacioni m\u00ebngjesin e s\u00eb M\u00ebrkur\u00ebs, 26 gusht 2026, deri n\u00eb finalizimin e tij, pasditen e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>Ora 08:00<\/u><\/strong>: Pas komunikimit me Oficerin e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, grupet e v\u00ebzhgimit u vendos\u00ebn me sh\u00ebrbim n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, pran\u00eb rrethit t\u00eb Shkozetit, p\u00ebr konstatimin e shtetasit Ergys Agasi (<em>person n\u00eb k\u00ebrkim)<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas informacioneve, dyshohet se ky shtetas \u00ebsht\u00eb akomoduar n\u00eb nj\u00eb kompleks vilash, i cili ndodhet n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebs \u201cDurr\u00ebsi n\u00eb Shekuj\u201d dhe \u201cBajram Tusha\u201d. Q\u00ebllimi i veprimeve: Lokalizimi dhe mbajtja n\u00ebn v\u00ebzhgim dhe kapja e shtetasit Ergys Agasi, i cili rezulton person n\u00eb k\u00ebrkim nga autoritetet kompetente.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb kryerjes s\u00eb veprimeve operative, zona \u00ebsht\u00eb monitoruar n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb mjetit fluturues pa pilot (dron), me q\u00ebllim evidentimin dhe lokalizimin e shtetasit n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>Ora 11:39<\/u><\/strong>: Konstatohet duke dal\u00eb nga ambientet e katit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb kompleksit t\u00eb vilave nj\u00eb person, n\u00eb dukje, i dyshuar si ErgysAgasi, i veshur me bluz\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe pantallona tre\u00e7erek\u00ebshe ngjyr\u00eb t\u00eb zeza. Ai vazhdon n\u00eb drejtim t\u00eb hollit n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb kompleksit dhe futet n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb kompleksit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>Ora 11:59<\/u><\/strong>: Gjat\u00eb monitorimit u konstatua nj\u00eb automjet i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyr\u00eb e zez\u00eb, duke hyr\u00eb n\u00eb ambientet e kompleksit. Pasi hyn n\u00eb port\u00ebn kryesore t\u00eb kompleksit, vazhdon drejt parkimit n\u00ebntok\u00ebsor t\u00eb kompleksit t\u00eb vilave. P\u00ebr shkak t\u00eb xhamave t\u00eb err\u00ebsuar t\u00eb automjetit, nuk u b\u00eb i mundur identifikimi i personave q\u00eb mund t\u00eb ndodheshin n\u00eb bord.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>Ora 12:02<\/u><\/strong>: N\u00eb vijim t\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb zon\u00ebs me mjetin (dron), u konstatua duke dal\u00eb nga parkimi n\u00ebntok\u00ebsor i kompleksit t\u00eb vilave, automjeti i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyr\u00eb e zez\u00eb, ku, n\u00eb sediljen e p\u00ebrparme, n\u00eb krah t\u00eb drejtuesit t\u00eb mjetit, u v\u00ebrejt nj\u00eb person i veshur me bluz\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, i cili, nga t\u00eb dh\u00ebnat e disponuara dhe rrethanat ekonstatuara, dyshohej t\u00eb ishte shtetasi Ergys Agasi (<em>person n\u00eb k\u00ebrkim<\/em>), i ulur pasagjer n\u00eb sediljen e p\u00ebrparme t\u00eb automjetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi A6, me portobagazh, u mbajt n\u00eb v\u00ebzhgim dhe u ndoq p\u00ebr vijimin e veprimeve t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>Ora 12:03<\/u><\/strong>:Automjeti Audi A6, me portobagazh, ngjyr\u00eb e zez\u00eb, me targa AB 323 JK, i cili vazhdon itinerarin e l\u00ebvizjes pa nd\u00ebrprerje nga kompleksi i vilave, n\u00eb drejtim t\u00eb Nishtull\u00ebs, rrethrrotullimit t\u00eb Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb shinave t\u00eb trenit, q\u00eb t\u00eb nxjerrin n\u00eb rrug\u00ebn e Plazhit, Durr\u00ebs. Pasi arrin n\u00eb zon\u00ebn e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostrad\u00ebs, n\u00eb drejtim t\u00eb Kavaj\u00ebs, Rrogozhin\u00ebs, n\u00eb drejtim t\u00eb Peqinit, Elbasanit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>Ora 13:35<\/u><\/strong>: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB 323 JK, pasi b\u00ebn rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon n\u00eb drejtim t\u00eb rrug\u00ebs \u201cKadri Hoxha\u201d, ku, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb tregut agro-ushqimor, kthehet n\u00eb rrugic\u00ebn djathtas. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nd\u00ebrpritet v\u00ebzhgimi p\u00ebrkoh\u00ebsisht. Grupet e v\u00ebzhgimit u vendos\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb rreth-rrotullimit t\u00eb Bradasheshit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><u>Ora 18:16<\/u><\/strong>: Konstatohet duke dal\u00eb nga rruga \u201cKadri Hoxha\u201d automjeti i tipit Audi A6, me targa AB 323 JK, i cili vazhdon drejtimin e l\u00ebvizjes pa nd\u00ebrprerje nga rrethi i Bradasheshit, autostrad\u00eb, n\u00eb drejtim t\u00eb Peqinit, Rrogozhin\u00ebs, Kavaj\u00ebs. N\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Plepave u b\u00eb i mundur ndalimi i automjetit. Aty rezultoi se ishte shtetasi Ergys Agasi (person n\u00eb k\u00ebrkim), i ulur n\u00eb sediljen e p\u00ebrparme, dhe drejtues automjeti ishte shtetasi Uljan Shpataraku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Uljan Shpataraku, nj\u00eb ish-drejtues i lart\u00eb i Policis\u00eb, i cili u arrestua n\u00eb drejtimin e mjetit ku udh\u00ebtonte, Ergys Agasi, thot\u00eb se takimi me t\u00eb k\u00ebrkuarin e drejt\u00ebsis\u00eb dit\u00ebn e ngjarjes, n\u00eb 26 gusht 2026, ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht rast\u00ebsor. \u201cUn\u00eb nuk e njoh Ergys Agasin. Po udh\u00ebtoja me automjet drejt Elbasanit dhe nj\u00eb person m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431523,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,323,5380,231,235],"tags":[],"class_list":["post-431522","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kronika-e-zeze","category-kryesore","category-lajme","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431522"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431522\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431524,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431522\/revisions\/431524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}