{"id":431970,"date":"2026-10-24T12:42:01","date_gmt":"2026-10-24T10:42:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=431970"},"modified":"2026-10-24T12:42:09","modified_gmt":"2026-10-24T10:42:09","slug":"gjyq-publik-per-protestuesit-prezumim-pafajesie-per-pushtetin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjyq-publik-per-protestuesit-prezumim-pafajesie-per-pushtetin\/","title":{"rendered":"\u201cGjyq publik\u201d p\u00ebr protestuesit, prezumim pafaj\u00ebsie p\u00ebr pushtetin"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prej pes\u00eb dit\u00ebsh, nd\u00ebr videot e para q\u00eb shqiptar\u00ebve u shfaqen n\u00eb rrjetet sociale jan\u00eb ato t\u00eb kryeministrit Edi Rama, i cili fton t\u00eb rinjt\u00eb protestues p\u00ebr dialog. \u00c7do m\u00ebngjes, karriget q\u00eb kujdeset t\u2019i vendos\u00eb vet\u00eb presin t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa ftesat p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb tryez\u00eb shoq\u00ebrohen me mesazhe mir\u00ebkuptimi dhe gatishm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar k\u00ebrkesat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por vet\u00ebm dy or\u00eb pas publikimit t\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre videove, kryeministri zgjodhi nj\u00eb gjuh\u00eb krejt tjet\u00ebr p\u00ebr protestuesit q\u00eb m\u00eb par\u00eb i kishte ftuar n\u00eb bisedime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb premten, m\u00eb 23 tetor, nga ekrani i Facebook-ut, Rama nisi t\u00eb shfaqte nj\u00eb nga nj\u00eb fotografit\u00eb e 45 personave, t\u00eb shoq\u00ebruara me iniciale, mosha dhe pretendime p\u00ebr precedent\u00eb penal\u00eb. Sipas kryeministrit, ata ishin fytyrat e v\u00ebrteta t\u00eb nj\u00eb proteste q\u00eb prej dit\u00ebsh ishte p\u00ebrshkall\u00ebzuar n\u00eb p\u00ebrplasje me policin\u00eb, d\u00ebmtime institucionesh dhe arrestime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb komunikim ku nuk munguan as \u201cduart e zeza\u201d, financimet nga krimi i organizuar, agjenturat e huaja dhe rrjeti \u201cAntifa\u201d, Rama u p\u00ebrpoq t\u00eb argumentonte se pas protest\u00ebs nuk q\u00ebndronin student\u00ebt, por individ\u00eb me t\u00eb shkuar kriminale. Mes fotografive t\u00eb publikuara ishte edhe ajo e nj\u00eb studenti 20-vje\u00e7ar t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Dentare, t\u00eb cilin kryeministri e paraqiti si person pa lidhje me universitetin dhe me precedent penal p\u00ebr prodhim dhe shitje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por nd\u00ebrsa 45 qytetar\u00eb shihnin fotografit\u00eb dhe t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre t\u00eb pretenduar penale n\u00eb ekranin e kryeministrit, vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb q\u00ebndrimet publike t\u00eb Ram\u00ebs, teksa hetimet e SPAK-ut kishin prekur figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjyqet mediatike, ekspozimi publik dhe trajtimi i njer\u00ebzve si fajtor\u00eb p\u00ebrpara se drejt\u00ebsia t\u00eb shprehej ishin kthyer n\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb kryeministrit. Por m\u00eb 23 tetor, ai publikoi fotografit\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebnat e pretenduara penale t\u00eb protestuesve, pa b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb \u00e7do rast n\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dyshime, procedime apo d\u00ebnime gjyq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, n\u00eb fjalimin 24-minut\u00ebsh, pamjet e t\u00eb rinjve t\u00eb plagosur, denoncimet p\u00ebr dhun\u00eb policore, 27 raportimet p\u00ebr pengimin e gazetar\u00ebve dhe shoq\u00ebrimet e mbi 200 t\u00eb miturve ishin l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb k\u00ebtij rr\u00ebfimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komunikimi i Ram\u00ebs, i p\u00ebrqendruar te ekspozimi i asaj q\u00eb e quajti eksponent kriminal i protest\u00ebs, risolli n\u00eb v\u00ebmendje pik\u00ebrisht at\u00eb praktik\u00eb q\u00eb vet\u00eb kryeministri e kishte kund\u00ebrshtuar me aq k\u00ebmb\u00ebngulje kur kryefjala ishin zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb: gjyqin publik dhe mediatik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Standardi i dyfisht\u00eb i gjyqit publik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb drejtat nuk kan\u00eb biografi, nuk kan\u00eb parti, nuk kan\u00eb profesion dhe nuk kan\u00eb as popullaritet\u201d, deklaronte kryeministri Edi Rama m\u00eb 30 shtator, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb ndryshimeve t\u00eb propozuara n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prej muajsh, Rama kishte kund\u00ebrshtuar \u201cgjyqet mediatike\u201d, publikimin e materialeve hetimore dhe trajtimin si fajtor\u00eb t\u00eb personave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt drejt\u00ebsia ende nuk kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim. Mbrojtja e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb nga argumentet e tij t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, duke e p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrplasje publike me SPAK-un, ve\u00e7an\u00ebrisht pas hetimeve ndaj figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mazhoranc\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministren Belinda Balluku. Rama kishte kritikuar m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit t\u00eb hetimeve, duke iu referuar \u201cgrupeve hetimore t\u00eb stacionit t\u00eb trenit\u201d, q\u00eb, sipas tij, kishin b\u00ebr\u00eb zakon t\u2019i njoftonin akuzat n\u00eb \u201crrug\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebr\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por m\u00eb 23 tetor, n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb vet\u00eb kryeministrit, prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb dukej se kishte humbur vendin q\u00eb i ishte rezervuar n\u00eb diskursin e tij. Rama publikoi fotografit\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ai i paraqiti si precedent\u00eb penal\u00eb t\u00eb 45 protestuesve, duke i vendosur brenda nj\u00eb rr\u00ebfimi p\u00ebr kriminalitetin, financimet e huaja dhe organizimin e dhun\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mes tyre kishte persona p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmendeshin d\u00ebnime t\u00eb m\u00ebparshme, por edhe t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk sqarohej n\u00ebse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dyshime, procedime apo vendime gjyq\u00ebsore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pretendimet p\u00ebr financimin e protest\u00ebs nga krimi i organizuar dhe forca t\u00eb huaja nuk u shoq\u00ebruan gjat\u00eb komunikimit me prova t\u00eb verifikueshme publikisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, ky komunikim nuk ishte hera e par\u00eb q\u00eb kryeministri p\u00ebrdorte rrjetet e tij sociale p\u00ebr t\u00eb ekspozuar pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Q\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e para t\u00eb tubimeve, n\u00eb fillim t\u00eb qershorit, fotografi bardhezi t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protest\u00eb shfaqeshin n\u00eb profilin e tij n\u00eb Instagram, t\u00eb shoq\u00ebruara me komente p\u00ebr veprimet apo t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre. N\u00eb dit\u00ebn e 21-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs, Rama publikoi fotografin\u00eb e Entela Spahivoglit, t\u00eb cil\u00ebn e akuzoi se kishte nd\u00ebrtuar pa leje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb protestonte kund\u00ebr qeveris\u00eb. Tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb profilin e kryeministrit u shfaq fotografia e nj\u00eb tjet\u00ebr protestuesi, Erlis Sina, i cili reagoi publikisht duke kund\u00ebrshtuar m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte paraqitur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas m\u00eb shum\u00eb se 140 dit\u00ebsh protest\u00eb, Rama nuk ka ndryshuar as m\u00ebnyr\u00ebn e ekspozimit t\u00eb protestuesve, as pretendimet p\u00ebr \u201cduart e zeza\u201d q\u00eb fshihen pas tyre. Por, tashm\u00eb, kryeministri duket i vendosur t\u00eb provoj\u00eb se n\u00eb shesh nuk ka vet\u00ebm student\u00eb, duke anashkaluar at\u00eb q\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit e kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur prej fillimit: kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb protest\u00eb vet\u00ebm e student\u00ebve, por edhe e qytetar\u00ebve t\u00eb pak\u00ebnaqur me qeverin\u00eb dhe, n\u00eb fund t\u00eb fundit, e drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar nuk k\u00ebrkon diplom\u00eb universitare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Dhuna q\u00eb nuk hyn n\u00eb statistika<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb monologun e kryeministrit, nuk mungoi as krahasimi me vendet e BE-s\u00eb, q\u00eb k\u00ebsaj radhe linte vend edhe p\u00ebr merit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhuna e dit\u00ebve t\u00eb fundit kishte edhe nj\u00eb bilanc q\u00eb, sipas tij, e dallonte Shqip\u00ebrin\u00eb nga \u00e7do vend tjet\u00ebr europian: m\u00eb shum\u00eb se dy polic\u00eb t\u00eb plagosur p\u00ebr \u00e7do protestues apo kalimtar t\u00eb l\u00ebnduar.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F10%2F24%2Fgjyq-publik-per-protestuesit-prezumim-pafajesie-per-pushtetin%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Fpolitike%2F&amp;cb=0dcd177781\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb rinj q\u00eb ndiqeshin k\u00ebmb\u00eb-k\u00ebmb\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebt e kryeqytetit, t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, t\u00eb neutralizuar, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb prangosjes dhe shoq\u00ebrimit goditeshin me shkopinj gome nga efektiv\u00ebt. Denoncime p\u00ebr dhun\u00eb ndaj t\u00eb miturve, pamje t\u00eb t\u00eb rinjve me gjymtyr\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara dhe plag\u00eb q\u00eb, sipas raportimeve, ishin shkaktuar nga plumbat e gom\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krahas tyre, edhe rastet e pengimit t\u00eb gazetar\u00ebve gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Kjo ishte nj\u00eb panoram\u00eb tjet\u00ebr e p\u00ebrplasjeve n\u00eb rrugicat e qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb u p\u00ebrjetua, por nuk gjeti vend n\u00eb raportin numerik t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Protestat, q\u00eb prej 12 dit\u00ebsh kan\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar n\u00eb akte t\u00eb dhunshme, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas institucione t\u00eb d\u00ebmtuara, polic\u00eb t\u00eb plagosur dhe qytetar\u00eb t\u00eb arrestuar, por edhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm denoncimesh p\u00ebr dhun\u00eb nga ata q\u00eb kishin detyrimin t\u00eb garantonin rendin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithsej 204 t\u00eb mitur ishin arrestuar ose proceduar penalisht, nd\u00ebrsa organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kishin mbledhur d\u00ebshmi p\u00ebr dhun\u00eb fizike dhe verbale gjat\u00eb nd\u00ebrhyrjeve policore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak or\u00eb pas komunikimit t\u00eb kryeministrit, z\u00ebvend\u00ebsministrja e Brendshme Silva Caka deklaroi se shtat\u00eb efektiv\u00eb policie ishin pezulluar nga detyra, kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb po hetoheshin nga Agjencia e Mbik\u00ebqyrjes Policore, nd\u00ebrsa 55 qytetar\u00eb kishin paraqitur ankesa p\u00ebr sjelljen e policis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa dit\u00ebn e sotme, p\u00ebrtej dhun\u00ebs fizike, ekspozimi publik i protestuesve ngriti edhe \u00e7\u00ebshtjen e d\u00ebmtimit t\u00eb reputacionit t\u00eb tyre, si nj\u00eb tjet\u00ebr form\u00eb dhune. Joni Sinoimeri kund\u00ebrshtoi pretendimet e Ram\u00ebs se nuk ishte student dhe kishte precedent\u00eb p\u00ebr narkotik\u00eb, nd\u00ebrsa Sardi Xibri doli p\u00ebrpara kamerave me d\u00ebshmin\u00eb e penalitetit, ku rezultonte i pad\u00ebnuar. T\u00eb dy u detyruan t\u00eb kund\u00ebrshtonin publikisht informacionet q\u00eb kryeministri kishte shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr ta, mbase pa llogaritur kostot mbi dy t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar nuk justifikon dhun\u00ebn ndaj policis\u00eb e as d\u00ebmtimin e pron\u00ebs private, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebto akte nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga shkopinjt\u00eb e gom\u00ebs dhe p\u00ebrdorimi i precedent\u00ebve penal\u00eb apo statusi i protestuesve nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr legjitimimin e dhun\u00ebs policore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komunikimi i 23 tetorit t\u00eb numrit nj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb nuk la pas vet\u00ebm nj\u00eb list\u00eb t\u00eb protestuesve me precedent\u00eb penal\u00eb, por edhe ngriti pik\u00ebpyetje mbi kufirin e holl\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kryeministri p\u00ebr informimin e publikut dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ekspozuar qytetar\u00ebt q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb qeverin\u00eb.\/ Xhesika Tollia, <a href=\"https:\/\/shteg.org\/gjyq-publik-per-protestuesit-prezumim-pafajesie-per-pushtetin\/\">Shteg.org<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej pes\u00eb dit\u00ebsh, nd\u00ebr videot e para q\u00eb shqiptar\u00ebve u shfaqen n\u00eb rrjetet sociale jan\u00eb ato t\u00eb kryeministrit Edi Rama, i cili fton t\u00eb rinjt\u00eb protestues p\u00ebr dialog. \u00c7do m\u00ebngjes, karriget q\u00eb kujdeset t\u2019i vendos\u00eb vet\u00eb presin t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa ftesat p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb tryez\u00eb shoq\u00ebrohen me mesazhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":431971,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":["post-431970","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-koment-opinion","category-kryesore","category-lajme","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=431970"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431970\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":431972,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/431970\/revisions\/431972"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/431971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=431970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=431970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=431970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}