{"id":433109,"date":"2026-11-27T10:29:17","date_gmt":"2026-11-27T09:29:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=433109"},"modified":"2026-11-27T10:29:19","modified_gmt":"2026-11-27T09:29:19","slug":"cfare-fshihet-pas-perdes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/cfare-fshihet-pas-perdes\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb fshihet pas perdes?"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nga Auron Tare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00cb GJITH\u00cb ATA Q\u00cb NUK U ND\u00cbSHKUAN P\u00cbR G\u00cbRDECIN<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">(Titulli \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga editoriali i Mero Bazes, botuar n\u00eb gazet\u00ebn Tema, m\u00eb 15 mars 2014.)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb mik shum\u00eb i mir\u00eb, me t\u00eb cilin takohem shpesh, m\u00eb ftoi p\u00ebr nj\u00eb kafe. Pasi u ul\u00ebm dhe porosit\u00ebm, ai hapi bised\u00ebn,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shiko, m\u00eb tha, un\u00eb t\u00eb njoh dhe ta di kok\u00ebn, por kam nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po, i thash\u00eb, m\u00eb thuaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka lidhje me Butrintin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qesha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb ka ndodhur?- pyeta me kuriozitet<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jo, jo, asgj\u00eb, m\u00eb tha. Por isha me drejtuesin e AADF-s\u00eb dhe biseda solli emrin t\u00ebnd.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me cilin ishe? -e pyeta duke buz\u00ebqeshur. &#8211; Me at\u00eb nga New York-u apo me at\u00eb nga Qyteti Stalin?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me at\u00eb nga Stalini, &#8211; m&#8217;u p\u00ebrgjigj duke qeshur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pastaj vazhdoi<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb pyeti n\u00ebse do t\u00eb kisha mund\u00ebsi t\u00eb flisja me ty, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshe n\u00eb ndonj\u00eb projekt t\u00eb AADF-s\u00eb n\u00eb Butrint.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb e di p\u00ebrgjigjen t\u00ebnde, &#8211; vazhdoi ai, &#8211; por po ta them, ma k\u00ebrkoi si favor. \u00abMe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt i kemi rregulluar gj\u00ebrat\u00bb, &#8211; m&#8217;i p\u00ebrs\u00ebriti fjal\u00ebt e drejtuesit t\u00eb AADF-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr respekt ndaj bashk\u00ebbiseduesit, nuk po e vazhdoj pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bised\u00ebs. Megjithat\u00eb, m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje pik\u00ebrisht ajo fjali e fundit: \u00abMe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt i kemi rregulluar gj\u00ebrat\u00bb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ideja se drejtuesi i AADF-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, z. Martin Mata, i kishte rregulluar marr\u00ebdh\u00ebniet me z\u00ebrat kritik\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Butrintit, m\u00eb intrigoi. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, dhe n\u00eb respekt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb ngritur z\u00ebrin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Butrintit, por edhe t\u00eb autoriteteve shtet\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb interesin publik, po sjell m\u00eb posht\u00eb disa pjes\u00eb nga investigimi i gazetarit Mero Baze jo mbi Butrintin, por mbi nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb tragjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb postkomuniste, Shp\u00ebrthimin e G\u00ebrdecit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson G\u00ebrdeci p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, besoj se tashm\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00eb tragjedi q\u00eb mori jet\u00ebn e 26 njer\u00ebzve dhe q\u00eb mbetet nj\u00eb nga plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb tranzicionit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por G\u00ebrdeci ka edhe nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste. \u00c7do vit, n\u00eb muajin janar, lidershipi socialist kryen homazhe n\u00eb kujtim t\u00eb viktimave t\u00eb \u00ab21 Janarit\u00bb, kat\u00ebr qytetar\u00ebve q\u00eb u vran\u00eb p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb, pasi iu p\u00ebrgjigj\u00ebn thirrjes s\u00eb opozit\u00ebs socialiste p\u00ebr protest\u00eb dhe drejt\u00ebsi. Ku drejt\u00ebsia p\u00ebr G\u00ebrdecin ishte n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht, G\u00ebrdeci dhe \u00ab21 Janari\u00bb jan\u00eb dy ngjarje t\u00eb ndryshme, por t\u00eb dyja mbeten pjes\u00eb e kujtes\u00ebs politike dhe morale t\u00eb vendit. Premtimi se do t\u00eb kishte drejt\u00ebsi ishte nj\u00eb nga forcat mobilizuese t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, vite m\u00eb von\u00eb, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Kryeministri i Partis\u00eb Socialiste ai q\u00eb shfaqet publikisht duke prezantuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh t\u00eb debatueshme p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe historike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb prej personazheve t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb investigimet mbi G\u00ebrdecin, z. Martin Mata, sot drejtues i Fondit Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Zhvillimit (AADF).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas dokumentacionit t\u00eb publikuar nga gazetari Mero Baze n\u00eb mars t\u00eb vitit 2014, n\u00eb gazet\u00ebn e tij Tema, si dhe materialeve investigative t\u00eb transmetuara nga Top Channel (Firma q\u00eb nd\u00ebrtoi G\u00ebrdecin), Martin Mata ishte bashk\u00ebpronar n\u00eb kompanin\u00eb \u201cTrans Digging Construction\u201d (dokumenti 1). Kjo kompani, sipas publikimeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura, ishte angazhuar n\u00eb punimet p\u00ebr prishjen e objekteve ushtarake dhe nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb demontimit t\u00eb municioneve n\u00eb G\u00ebrdec.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb operacion t\u00eb zhvilluar larg syrit t\u00eb publikut shqiptar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete dhe me nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb konfidencialiteti, p\u00ebr t\u00eb cilin, sipas investigimeve t\u00eb publikuara, ishte n\u00eb dijeni nj\u00eb rreth i ngusht\u00eb personash pran\u00eb Kryeministrit t\u00eb koh\u00ebs, Sali Berisha, dhe Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Emri I \u201cTrans Digging Construction\u201d (ku z. Mata ishte bashk\u00ebpronar) shfaqet n\u00eb dokumentacionin e Policis\u00eb Ushtarake, e cila, me shkres\u00ebn nr. 197, dat\u00eb 13.06.2007, n\u00ebn sigl\u00ebn \u00abKonfidenciale\u00bb, i cil\u00ebson punimet e firm\u00ebs private si \u00abVeprimtari Kriminale\u00bb. (Burimi: Shqiptarja.com \u2013 Dossier: Si ka shkelur Mediu Kodin Penal Ushtarak, duke favorizuar veprime t\u00eb jasht\u00ebligjshme t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, investigimet e medias s\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb dokumente nga Ministria e Mbrojtjes, q\u00eb lidhen me nj\u00eb prej operacioneve m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb shtetit shqiptar, i cili p\u00ebrfundoi me nj\u00eb tragjedi njer\u00ebzore t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nxjerrin n\u00eb pah edhe p\u00ebrfshirjen e z. Martin Mata.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr identitetin e z. Mata, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb mos ngat\u00ebrrohemi me nj\u00eb person me em\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm, gazetar\u00ebt kan\u00eb publikuar dy dokumente q\u00eb, sipas tyre, sqarojn\u00eb identitetin e tij. Dokumenti i par\u00eb tregon z. Mata si bashk\u00ebortak n\u00eb kompanin\u00eb \u00abTrans Digging Construction\u00bb. Dokumenti i dyt\u00eb tregon z. Mata, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Fondit Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve (paraardh\u00ebsi i AADF-s\u00eb), duke firmosur p\u00ebr krijimin e kompanis\u00eb \u201cALEAT\u201d, e cila do t\u00eb prodhonte pasaportat shqiptare. ( dokumentat me poshte)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb shkrimet e Mero Bazes, n\u00eb investigimin e Top Channel dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Shqiptarja.com, ngrihet nj\u00eb pyetje q\u00eb meriton ende p\u00ebrgjigje. P\u00ebrse Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e asaj kohe, e cila sekuestroi dokumentacionin e G\u00ebrdecit, nuk e thirri Martin Mat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime mbi rolin e kompanis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion? P\u00ebrse SPAK-u, i cili po heton ngjarjen, nuk e ka thirrur asnj\u00ebher\u00eb z. Mata p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se kush e p\u00ebrzgjodhi kompanin\u00eb e tij p\u00ebr punimet n\u00eb G\u00ebrdec?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebtyre pyetjeve mund t&#8217;u shtojm\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr, a kishte dijeni Bordi i Fondit Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e z. Mata n\u00eb ngjarjet e G\u00ebrdecit? A ka qen\u00eb kjo p\u00ebrfshirje pa dijenin\u00eb e k\u00ebtij Bordi? Apo z. Mata ka punuar p\u00ebr llogari t\u00eb Fondit Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve n\u00eb projektin e G\u00ebrdecit? Ne CV e Z Mata vihet ne dukje se ai ka filluar pune ne Fondin Shqiptaro-Amerikan qe ne vitin 2000. Pra ne kohen kur firma e tij &#8216;Trans Digging Construcion&#8221; ndertonte Fabriken e Vdekjes ne Gerdec ai ishte punonjes i Fondit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto jan\u00eb pyetje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje institucionale dhe dokumentare, ve\u00e7an\u00ebrisht sot, kur shohim rolin e z. Martin Mata, nga G\u00ebrdeci te Parku Komb\u00ebtar i Butrintit, Muzeu Hebraik n\u00eb Vlor\u00eb, marrja n\u00ebn kontroll e rrjetit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore apo edhe edukimi i rinis\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot, z. Martin Mata drejton Fondin Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Zhvillimit, nj\u00eb organizat\u00eb private me seli n\u00eb Delaware, SHBA, e cila prej vitesh, pa nj\u00eb shpjegim t\u00eb qart\u00eb, ka fituar nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb projekte me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn publike shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me mb\u00ebshtetjen e Kryeministrit dhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me strukturat e qeveris\u00eb, AADF-ja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekte q\u00eb prekin fusha ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ndjeshme: trash\u00ebgimin\u00eb kulturore komb\u00ebtare, administrimin e pasurive publike, t\u00eb dh\u00ebnat e qytetar\u00ebve dhe formimin e brezave t\u00eb rinj t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb debatueshme \u00ebsht\u00eb marrja n\u00ebn administrim e Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Butrintit, pasuri e Trash\u00ebgimis\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky proces, t\u00ebr\u00ebsisht korruptiv, i cili ndryshoi Ligjin e Trash\u00ebgimis\u00eb Kulturore, u zhvillua me mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb politike t\u00eb Kryeministrit, nd\u00ebrsa n\u00eb krah t\u00eb tij q\u00ebndruan edhe ish-ministret e Kultur\u00ebs, Mirela Kumbaro dhe Elva Margariti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces jan\u00eb ngritur vazhdimisht pik\u00ebpyetje mbi transparenc\u00ebn, ligjshm\u00ebrin\u00eb, interesin publik dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb pasuri e till\u00eb komb\u00ebtare iu besua nj\u00eb fondacioni privat.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deri m\u00eb sot, Kryeministri nuk ka zhvilluar as Dialog dhe as ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr publikun se p\u00ebrse nj\u00eb institucion privat u vendos n\u00eb nj\u00eb pozicion kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb administrimin e nj\u00eb prej pasurive m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebrse Kryeministri i vendit vendosi t&#8217;ia besoj\u00eb fatin e Parkut t\u00eb Butrintit, pasuri bot\u00ebrore e UNESCO-s, jo institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs, por nj\u00eb institucioni privat t\u00eb drejtuar nga nj\u00eb prej njer\u00ebzve t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb investigimet mbi ngjarjen e G\u00ebrdecit?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe, mbi t\u00eb gjitha, mbetet nj\u00eb kontradikt\u00eb politike q\u00eb k\u00ebrkon shpjegim, si mundet q\u00eb nj\u00eb parti, e cila e ka p\u00ebrdorur G\u00ebrdecin si nj\u00eb nga simbolet e saj m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb sot nj\u00eb bashk\u00ebpunim kaq t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00eb personazh, emri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb investigimet mbi at\u00eb tragjedi dhe n\u00eb dokumentacionin e institucioneve ushtarake si \u201cVeprimtari Kriminale\u201d?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr projekt ku eshte perfshire Z.Mata dhe AADF-s\u00eb q\u00eb ka shkaktuar debat t\u00eb konsideruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb krijimi i Muzeut Hebraik n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrtej r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ka historia e pranis\u00eb hebraike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrtej respektit q\u00eb meriton kujtesa e saj, m\u00ebnyra se si po realizohet ky projekt ngre pik\u00ebpyetje serioze.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkat\u00ebrrimi i nj\u00eb godine me r\u00ebnd\u00ebsi historike dhe simbolike p\u00ebr Lab\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrhyrjet n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb me identitet t\u00eb konsoliduar kulturor dhe mungesa e nj\u00eb debati t\u00eb gjer\u00eb me komunitetin vendas kan\u00eb krijuar nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb nuk mund t\u00eb shp\u00ebrfillet. T\u00eb gjitha k\u00ebto nd\u00ebrhyrje jan\u00eb udh\u00ebhequr pik\u00ebrisht nga z. Martin Mata dhe mb\u00ebshtetur publikisht nga Kryeministri i Republik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qart\u00ebsisht, n\u00eb nj\u00eb qytet si Vlora, me nj\u00eb respekt tradicional p\u00ebr t\u00eb gjitha kulturat e ndryshme t\u00eb pranishme n\u00eb t\u00eb dhe pa sentimente anti-izraelite, sot kemi nj\u00eb problem t\u00eb madh q\u00eb ka trazuar qytetar\u00ebt. Projekti i udh\u00ebhequr nga z. Mata po imponon nj\u00eb version historik i cili, sipas kritik\u00ebve, nuk ka marr\u00eb parasysh as kontekstin historik, as identitetin urban dhe as ndjeshm\u00ebrin\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr fush\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e ndjeshme ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb AADF-ja lidhet me procesin e prodhimit t\u00eb dokumenteve biometrike dhe pasaportave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aktivitet q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve, me sigurin\u00eb e tyre dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr administrimin e k\u00ebtij informacioni. T\u00eb mos flasim p\u00ebr kostot, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i nj\u00eb pasaporte t\u00eb prodhuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara, ku AADF-ja ka selin\u00eb e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, transparenca mbi kompanit\u00eb e p\u00ebrfshira, kontratat, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe mekanizmat e kontrollit duhet t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb. A duhet q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb jen\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb personi t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb investigimet mbi G\u00ebrdecin, ku aktiviteti i kompanis\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga autoritetet ushtarake si \u00abVeprimtari Kriminale\u00bb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb meriton v\u00ebmendje \u00ebsht\u00eb projekti i dixhitalizimit t\u00eb arkivit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, i njohur si \u00abProjekti Ypsilon\u00bb. Sipas njoftimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik m\u00eb 17 tetor 2019, Michael Granoff, eprori i z. Mata dhe kryetari i Bordit t\u00eb AADF-s\u00eb, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb asaj kohe, Gent Cakaj, lidhur me k\u00ebt\u00eb projekt, duke k\u00ebrkuar dixhitalizimin e arkivit diplomatik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arkivi Diplomatik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, pasi arkivat e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme p\u00ebrmbajn\u00eb dokumentacion historik, diplomatik dhe potencialisht t\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebr interesat e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me t\u00eb drejt\u00eb, diplomat\u00eb shqiptare t\u00eb njohur me k\u00ebrkesat e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb z. Granoff, drejtuar edhe lidershipit t\u00eb ri t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebto k\u00ebrkesa dhe arsyet q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pas tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me t\u00eb drejt\u00eb shtrohet pyetja, si mundet q\u00eb nj\u00eb kompani private si AADF-ja t\u00eb ket\u00eb n\u00eb kontroll nj\u00eb arkiv diplomatik pa nj\u00eb proces t\u00eb qart\u00eb kontrolli institucional, aq m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb drejtuar nga nj\u00eb person, emri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb investigimet mbi ngjarjet e G\u00ebrdecit dhe aktivitetin e kompanis\u00eb s\u00eb tij?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">AADF-ja ka marr\u00eb tashm\u00eb n\u00ebn kontroll edhe QSA-n\u00eb, institucion i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, n\u00ebn drejtimin e ministres Kumbaro. P\u00ebrs\u00ebri lind pyetja, p\u00ebrse nj\u00eb institucion q\u00eb kontrollon testimet, licencimet, numrat e matrikulimit t\u00eb student\u00ebve, njohjen e diplomave dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera arsimore, pra sh\u00ebrbime q\u00eb duhet t\u00eb administrohen nga shteti, i dor\u00ebzon k\u00ebto funksione n\u00eb duart e nj\u00eb kompanie private?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr projekt madhor ku AADF-ja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i rinis\u00eb. P\u00ebrtej premtimeve p\u00ebr nj\u00eb qend\u00ebr rinore n\u00eb godin\u00ebn e Piramid\u00ebs, e cila ka humbur t\u00ebr\u00ebsisht identitetin e saj historik, AADF-ja prej vitesh rekruton t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebrgohen p\u00ebr trajnime pran\u00eb kompanive p\u00ebr t\u00eb cilat shteti shqiptar nuk ka informacion t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas kthimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb rinjve n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb po AADF-ja ajo q\u00eb vendos disa prej tyre n\u00eb pozita ky\u00e7e pran\u00eb ministrive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dukje, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces me interes p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e tyre. Por, n\u00ebse v\u00ebrejm\u00eb se p\u00ebrzgjedhja dhe rekrutimi b\u00ebhen drejtp\u00ebrdrejt nga z. Mata, me t\u00eb drejt\u00eb lind pyetja, a mundet q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb t\u00eb rekrutohen dhe t\u00eb p\u00ebrzgjidhen nga nj\u00eb person i p\u00ebrmendur n\u00eb investigimet mbi ngjarjet e G\u00ebrdecit, ku kompania e tij \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga autoritetet ushtarake si \u00abVeprimtari Kriminale\u00bb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lidhje me projektet e m\u00ebsip\u00ebrme, duhet par\u00eb me kujdes edhe roli i z. Michael Granoff si autoriteti drejtues i AADF-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Marr\u00ebdh\u00ebnia midis z. Mata dhe kreut t\u00eb Fondit Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Zhvillimit (AADF), z. Michael Granoff, ngjall interes, n\u00ebse kemi parasysh se z. Mata ka qen\u00eb nj\u00eb prej t\u00eb p\u00ebrzgjedhurve t\u00eb rrethit t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb ish-Kryeministrit Berisha p\u00ebr operacionet n\u00eb G\u00ebrdec.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po k\u00ebshtu, sipas CV-s\u00eb s\u00eb z. Mata, m\u00ebsojm\u00eb se ai ka qen\u00eb edhe \u00abK\u00ebshilltar i Kryeministrit\u00bb, edhe pse emri i k\u00ebtij Kryeministri \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb bosh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb CV-n\u00eb e z. Mata m\u00ebsojm\u00eb gjithashtu se ai ka qen\u00eb pjes\u00eb e AADF-s\u00eb s\u00eb sotme q\u00eb n\u00eb vitin 2000. Pra, qart\u00ebsisht, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb punimeve nga kompania e tij n\u00eb G\u00ebrdec, ai ka qen\u00eb punonj\u00ebs i Fondit Shqiptaro-Amerikan t\u00eb Nd\u00ebrmarrjeve (AADF).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pyetja q\u00eb duhet t&#8217;i drejtohet z. Michael Granoff \u00ebsht\u00eb mjaft e thjesht\u00eb, a kishte dijeni ai q\u00eb punonj\u00ebsi i tij ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitetet e lidhura me G\u00ebrdecin? Apo z. Mata ka kryer punime n\u00eb G\u00ebrdec p\u00ebr llogari t\u00eb institucionit q\u00eb drejtonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb z. Granoff?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Z. Granoff, nj\u00eb financier me seli n\u00eb New York, i cili shpesh mbledh n\u00eb banketet e tij p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb politik\u00ebs shqiptare, ka ndikim n\u00eb t\u00eb dyja krah\u00ebt e saj dhe, me leht\u00ebsi, mund t\u00eb gjej\u00eb informacionin e duhur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb rrjetin e marr\u00ebdh\u00ebnieve institucionale n\u00eb t\u00eb cilin operon AADF-ja, duhet par\u00eb edhe profili i drejtuesit t\u00eb saj amerikan, Michael Granoff.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrpos aktivitetit t\u00eb tij n\u00eb fush\u00ebn e financ\u00ebs dhe koh\u00ebzgjatjes s\u00eb tejskajshme n\u00eb krye t\u00eb fondit AADF, z. Granoff \u00ebsht\u00eb ekspozuar mjaft koh\u00ebt e fundit n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh edhe n\u00eb fush\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore shqiptare, rinis\u00eb, arsimit e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrse ky angazhim? \u00cbsht\u00eb pak e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u kuptuar, kur duksh\u00ebm e kaluara e tij nuk i jep asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia kulturore apo \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ajo p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl ballkanik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me nj\u00eb v\u00ebzhgim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb CV-s\u00eb s\u00eb tij (edhe pse paksa t\u00eb fryr\u00eb dhe t\u00eb ekzagjeruar), sipas bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb e njohin n\u00eb New York, mund t\u00eb dallojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb interesante.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Michael Granoff \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb strukturat e \u201cInstitute for National Security Studies (INSS)\u201d, nj\u00eb institucion k\u00ebrkimor me seli n\u00eb Izrael, i cili merret me studimin e siguris\u00eb komb\u00ebtare, mbrojtjes, inteligjenc\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjeve strategjike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas faqes zyrtare t\u00eb institutit, Bordi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Administrator\u00ebve p\u00ebrfshin personalitete nga fusha e diplomacis\u00eb, siguris\u00eb, qeverisjes dhe akademis\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e tij marrin pjes\u00eb n\u00eb veprimtari dhe takime me studiuesit e institutit dhe informohen mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, ekonomis\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij institucioni, mjafton t\u00eb lexojm\u00eb se dy vite m\u00eb par\u00eb drejtimin e tij e mori ish-shefi i Inteligjenc\u00ebs Ushtarake t\u00eb Izraelit. (INSS \u2013 Bordi i Drejtor\u00ebve)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por \u00e7far\u00eb e lidh nj\u00eb financier amerikan, me p\u00ebrfshirje n\u00eb strukturat drejtuese t\u00eb nj\u00eb institucioni strategjik me seli n\u00eb Izrael, me nj\u00eb drejtues shqiptar t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb investigimet mbi G\u00ebrdecin?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hamend\u00ebsimet jan\u00eb t\u00eb shumta, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si u besohen institucioneve private projekte q\u00eb lidhen me pasuri komb\u00ebtare, t\u00eb dh\u00ebna personale, arkiva diplomatike dhe formimin e administrat\u00ebs publike i takon shtetit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">A ka dijeni Kryeministri p\u00ebr rolin e Martin Mat\u00ebs n\u00eb kompanin\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb punimet e G\u00ebrdecit? N\u00ebse po, p\u00ebrse nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb shpjegim publik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb serioze, ashtu si\u00e7 na u premtua dikur, askush nuk duhet t\u00eb jet\u00eb aq i fuqish\u00ebm sa t\u00eb mos jap\u00eb llogari p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popullit t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">G\u00ebrdeci nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb tragjedi e s\u00eb kaluar\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e vazhdueshme p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, kujtes\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb publike, t\u00eb cil\u00ebn Kryeministri yn\u00eb kujdeset t\u00eb na e kujtoj\u00eb \u00e7do 21 janar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe sa her\u00eb q\u00eb emrat e lidhur me at\u00eb histori shfaqen n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb projekteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore, pyetjet b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ku \u00ebsht\u00eb llogaridh\u00ebnia?<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"609\" height=\"1024\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-609x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-433110\" style=\"aspect-ratio:0.5947361856055882;width:375px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-609x1024.jpg 609w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-768x1291.jpg 768w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-178x300.jpg 178w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-914x1536.jpg 914w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-7x12.jpg 7w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-150x252.jpg 150w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-237x399.jpg 237w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-300x504.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-696x1170.jpg 696w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-1068x1795.jpg 1068w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n-216x363.jpg 216w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/929895384_1709797190478489_3600715554387633534_n.jpg 1218w\" sizes=\"auto, (max-width: 609px) 100vw, 609px\" \/><figcaption class=\"wp-element-caption\">Screenshot<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"649\" height=\"1024\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-649x1024.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-433111\" style=\"aspect-ratio:0.6337971663253025;width:437px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-649x1024.jpg 649w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-190x300.jpg 190w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-768x1212.jpg 768w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-973x1536.jpg 973w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-8x12.jpg 8w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-150x236.jpg 150w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-300x473.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-253x399.jpg 253w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-696x1098.jpg 696w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-1068x1686.jpg 1068w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n-230x363.jpg 230w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/915693968_1132166419585271_6531615162095726390_n.jpg 1284w\" sizes=\"auto, (max-width: 649px) 100vw, 649px\" \/><figcaption class=\"wp-element-caption\">Screenshot<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"850\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-1024x850.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-433112\" style=\"aspect-ratio:1.2047088076459846;width:657px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-1024x850.jpg 1024w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-300x249-1.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-767x637.jpg 767w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-72x60.jpg 72w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-14x12.jpg 14w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-150x124.jpg 150w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-180x149.jpg 180w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-323x268.jpg 323w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-433x359.jpg 433w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-695x577.jpg 695w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-1067x886.jpg 1067w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-238x198.jpg 238w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-84x70.jpg 84w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-192x159.jpg 192w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-283x235.jpg 283w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-355x295.jpg 355w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-264x219.jpg 264w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-463x384.jpg 463w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-314x261.jpg 314w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-585x486.jpg 585w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n-698x579.jpg 698w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/928029910_1044001428731080_300830862127672915_n.jpg 1284w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><figcaption class=\"wp-element-caption\">Screenshot<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"711\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/932841024_2932026300530672_3162128548491191068_n.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-433113\" style=\"width:510px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/932841024_2932026300530672_3162128548491191068_n.jpg 640w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/932841024_2932026300530672_3162128548491191068_n-270x300.jpg 270w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/932841024_2932026300530672_3162128548491191068_n-11x12.jpg 11w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/932841024_2932026300530672_3162128548491191068_n-150x166.jpg 150w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/932841024_2932026300530672_3162128548491191068_n-300x333.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/932841024_2932026300530672_3162128548491191068_n-327x363.jpg 327w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"556\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-433114\" style=\"width:547px;height:auto\" srcset=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n.jpg 640w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-300x261-1.jpg 300w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-14x12.jpg 14w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-69x60.jpg 69w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-150x130.jpg 150w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-172x149.jpg 172w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-323x281.jpg 323w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-299x260.jpg 299w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-414x360.jpg 414w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-80x70.jpg 80w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-184x160.jpg 184w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-227x197.jpg 227w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-270x235.jpg 270w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-253x220.jpg 253w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-356x309.jpg 356w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-531x461.jpg 531w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-443x385.jpg 443w, https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/911745395_1807424596979500_8636280957974523178_n-559x486.jpg 559w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Linku i postimit t\u00eb Auron Tares: <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/auron.tare.9\">https:\/\/www.facebook.com\/auron.tare.9<\/a> <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Auron Tare T\u00cb GJITH\u00cb ATA Q\u00cb NUK U ND\u00cbSHKUAN P\u00cbR G\u00cbRDECIN (Titulli \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga editoriali i Mero Bazes, botuar n\u00eb gazet\u00ebn Tema, m\u00eb 15 mars 2014.) Nj\u00eb mik shum\u00eb i mir\u00eb, me t\u00eb cilin takohem shpesh, m\u00eb ftoi p\u00ebr nj\u00eb kafe. Pasi u ul\u00ebm dhe porosit\u00ebm, ai hapi bised\u00ebn, Shiko, m\u00eb tha, un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":433115,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-433109","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=433109"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433109\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":433116,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/433109\/revisions\/433116"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/433115"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=433109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=433109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=433109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}