{"id":45378,"date":"2018-06-02T16:55:12","date_gmt":"2018-06-02T14:55:12","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=45378"},"modified":"2018-06-02T16:55:12","modified_gmt":"2018-06-02T14:55:12","slug":"kaos-politik-italia-premton-te-deboje-500000-emigrante-nga-vendi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kaos-politik-italia-premton-te-deboje-500000-emigrante-nga-vendi\/","title":{"rendered":"Kaos politik, Italia premton t\u00eb d\u00ebboj\u00eb 500,000 emigrant\u00eb nga vendi"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i brendsh\u00ebm, nga e djathta ekstreme, k\u00ebmb\u00ebngul se do ta mbaj\u00eb premtimin elektoral p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar rreth 500,000 emigrant\u00eb nga Italia.<\/p>\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm italian, Mateo Salvini, nga e djathta ekstreme italiane, ka deklaruar se nj\u00eb nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb kryesore t\u00eb partis\u00eb s\u00eb re populiste do t\u00eb jet\u00eb \u201cd\u00ebrgimi n\u00eb sht\u00ebpi\u201d i emigrant\u00ebve, duke sinjalizuar se do t\u00eb mbaj nj\u00eb premtim elektoral p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar qindra mij\u00ebra emigrant\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kaosi politik q\u00eb ka mb\u00ebshtjell\u00eb Italin\u00eb jav\u00ebt e fundit, e vjen nga dyshimet e krijuara p\u00ebr qeverin\u00eb e re, e cila u zyrtarizua t\u00eb Premten dhe q\u00eb po drejtohet nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr krejt\u00ebsisht i panjohur, Giuseppe Conte. Pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb n\u00ebse kjo qeveri do t\u00eb ndjek\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr sa i p\u00ebrket detyrimeve fiskale n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Por ngritja n\u00eb fuqi e Salvinit, nga ish-drejtues i nj\u00eb emisioni radiofonik, tashm\u00eb n\u00eb postin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm qeveritar brenda Italis\u00eb, q\u00eb ka n\u00ebn kontroll sigurin\u00eb e vendit, t\u00eb drejtat e njeriut, emigrimin, azilin dhe zgjedhjet, mund t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ndryshim dramatik.<\/p>\n<p>Disa or\u00eb pasi presidenti italian, Sergio Mattarella, dekretoi qeverin\u00eb e re, Salvini tha se Italia do t\u00eb mbante nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cItalia do t\u00eb hap\u00eb dyert p\u00ebr njer\u00ebzit e mir\u00eb, dhe do t\u00eb kthej\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb trazira. Nj\u00eb nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb kryesore do t\u00eb jet\u00eb kthimi i tyre n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Salvini, i cili drejton Lega Nord, t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme nacionaliste, e cila ka qen\u00eb n\u00eb favor t\u00eb ndarjes s\u00eb Italis\u00eb, ka premtuar t\u00eb d\u00ebboj\u00eb rreth 500,000 emigrant\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Itali n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kjo retorik\u00eb ka ngjallur shqet\u00ebsime mes ekspert\u00ebve t\u00eb emigrimit dhe grupeve humanitare, deri tani \u00ebsht\u00eb par\u00eb si axhend\u00eb aspak realiste, sepse Italia nuk i ka pasur burimet e mjaftueshme apo edhe fleksibilitetin ligjor p\u00ebr t\u00eb realizuar d\u00ebbime n\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e emigrimit, t\u00eb kontaktuar nga Guardian, jan\u00eb gjithsesi t\u00eb alarmuar nga em\u00ebrimi i Salvinit. Ata druajn\u00eb se t\u00eb drejtat e azilk\u00ebrkuesve, emigrant\u00ebve dhe refugjat\u00ebve, do t\u00eb humbasin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike n\u00eb nj\u00eb vend ku po hasin q\u00eb tani v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u akomoduar e p\u00ebr t\u2019u integruar me komunitetet vendase.<\/p>\n<p>Calogero Santoro \u00ebsht\u00eb drejtuesi i Girasoli, nj\u00eb organizat\u00eb jo-fitimprur\u00ebse q\u00eb reklamon integrimin e emigrant\u00ebve dhe refugjat\u00ebve n\u00eb komunitetet lokale t\u00eb Sicilis\u00eb. Ai thot\u00eb: \u201cGjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb fundit zgjedhore jan\u00eb p\u00ebrhapur lajme t\u00eb rreme p\u00ebr emigrant\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Italin\u00eb. Shqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e azil-k\u00ebrkuesve, njer\u00ebzve q\u00eb e meritojn\u00eb statusin e refugjatit. \u00c7\u2019do t\u00eb ndodh\u00eb me ata n\u00ebn drejtimin e Salvinit?\u201d<\/p>\n<p>Santoro shtoi: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb tremb. Marr\u00ebveshja e qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme me Tripolin po e b\u00ebn jet\u00ebn e k\u00ebtyre njer\u00ebzve gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Libi. Tani Salvini mund t\u2019ua b\u00ebj\u00eb jet\u00ebn t\u00eb pamundur edhe n\u00eb Itali.\u201d<\/p>\n<p>Santoro i referohet nj\u00eb marr\u00ebveshjeje midis Italis\u00eb dhe Libis\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs Italian\u00ebt trajnojn\u00eb rojat bregdetare t\u00eb Libis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ndaluar varka me emigrant\u00eb dhe kan\u00eb kthyer n\u00eb kampet e Libis\u00eb njer\u00ebz q\u00eb po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb udh\u00ebtonin n\u00eb Europ\u00eb. Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ka pasur shum\u00eb raport q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrshkruar kushtet \u00e7njer\u00ebzore, p\u00ebrdhunimet dhe abuzime t\u00eb tjera fizike q\u00eb ndodhin atje.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e emigrimit jan\u00eb gjithashtu t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr faktin q\u00eb Salvini mund t\u00eb ul\u00eb fondet p\u00ebr qendrat e pritjes, t\u00eb cilat jan\u00eb kritikuar q\u00eb tani nga grupet p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr sa i p\u00ebrket kushteve. Kjo do ta b\u00ebnte jet\u00ebn e emigrant\u00ebve n\u00eb Itali edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFrika ime \u00ebsht\u00eb se mos qendrat e pritjes s\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Itali kthehen n\u00eb \u2018xhungla\u2019 t\u00eb ngjashme me t\u00eb Kales\u00eb, n\u00eb Franc\u00eb, q\u00eb u b\u00ebjn\u00eb emigrant\u00ebt t\u00eb paduksh\u00ebm p\u00ebr publikun\u201d, tha Fulvio Vassallo, ekspert p\u00ebr ligjet e azilit, nga Universiteti i Palermos.<\/p>\n<p>Salcini ka sugjeruar gjithashtu t\u2019i kthej\u00eb qendrat e recepsionit n\u00eb qendra ndalimi, dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb destinacionin e shum\u00eb fondeve p\u00ebr t\u00eb kryer d\u00ebbime n\u00eb mas\u00eb. Me rregullat e tanishme, \u00e7do emigrant q\u00eb d\u00ebbohet me avion duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet nga dy agjent\u00eb italian\u00eb, gj\u00eb q\u00eb kushton rreth 3000 Euro. Nj\u00eb studim i fundit nga L\u2019Espresso thot\u00eb se plani i Salvinit p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar 500,000 emigrant\u00eb do t\u00eb kushtonte 1.5 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pierre Vimont, nj\u00eb diplomat francez q\u00eb punon me grupin e ekspert\u00ebve \u201cCarnegie Europe\u201d, tha se qeveria Italiane mund t\u00eb shkel\u00eb ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb refugjat\u00ebve dhe ligjet e BE-s\u00eb, n\u00ebse vazhdon me premtimin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar me qindra mij\u00ebra emigrant\u00eb, duke rrezikuar t\u00eb shkel\u00eb edhe konvent\u00ebn e Gjenev\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse qeveria e re italiane thot\u00eb \u2018nuk dua t\u2019ia di, nuk pranoj refugjat\u00eb\u2019, ata mund t\u00eb shkelin konvent\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha ai, duke iu referuar parimit t\u00eb \u201cnon refoulement\u201d, q\u00eb nuk i lejon shtetet t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb refugjat\u00eb n\u00eb zona ku mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rrezikuar.<\/p>\n<p>Vimont, i cili ka drejtuar negociatat midis Afrik\u00ebs dhe BE-s\u00eb, p\u00ebr krijimin e fondeve q\u00eb do t\u00eb ulnin numrin e emigrant\u00ebve, tha se i duket qesharake q\u00eb kjo qeveri mendon se i ka p\u00ebrgjigjet p\u00ebr probleme q\u00eb i kan\u00eb shp\u00ebtuar qeverive t\u00eb tjera europiane p\u00ebr 20 vite.<\/p>\n<p>\u201cProblemi me q\u00ebndrimin populist \u00ebsht\u00eb se i kan\u00eb bindur zgjedh\u00ebsit e tyre se k\u00ebto gj\u00ebra mund t\u00eb zgjidhen sa hap e mbyll syt\u00eb. Kjo s\u2019ka ndodhur kurr\u00eb, sidomos me emigrimin\u201d, shtoi Vimont.<\/p>\n<p>Sandro Gozi, ish Ministri Italian p\u00ebr Europ\u00ebn, tha se BE i kishte dh\u00ebn\u00eb municion partive populiste kund\u00ebr emigrimit duke mos e ndihmuar Italin\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb emigrant\u00ebve. \u201cEuropa mundej dhe duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, thot\u00eb Gozi p\u00ebr the Guardian n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb kryer koh\u00ebt e fundit. \u201cAxhenda e populsit\u00ebve \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga fakti q\u00eb italian\u00ebt jan\u00eb ndier t\u00eb braktisur\u201d.<\/p>\n<p>BE ka shpenzuar m\u00eb shum\u00eb se dy vite p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ligjet e k\u00ebrkesave p\u00ebr azil, t\u00eb quajtur ndryshe si \u201cRregullorja e Dublinit\u201d. Ka ndasi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zhvend0osjen e refugjat\u00ebve nga nj\u00eb shtet i BE-s\u00eb te nj\u00eb tjet\u00ebr. Shtetet e Europ\u00ebs Qendrore dhe Europ\u00ebs Lindore, t\u00eb drejtuara nga Polonia dhe Hungaria, thon\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb pranojn\u00eb kurr\u00eb kuota pranimi p\u00ebr emigrant\u00ebt. Disa shtete t\u00eb jugut, si Italia dhe Greqia, thon\u00eb se jan\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me gjith\u00eb val\u00ebn e emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb trajtohet n\u00eb Qershor, pasi presidenti i K\u00ebshillit Europian, Donald Tusk, k\u00ebrkoi t\u00eb vendoset nj\u00eb marr\u00ebveshje ose t\u00eb braktisen fare kuotat e pranimit me detyrim.<\/p>\n<p>\u201cVonesat me zbatimin e zhvendosjes s\u00eb emigrant\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb politikisht shkat\u00ebrruese\u201d, thot\u00eb Gozi. \u201cJo sepse zhvendosja do t\u00eb kishte zgjidhur kriz\u00ebn e emigrimit, por sepse tregoi se grupi i Vishegradit nuk pranon t\u00eb paguaj\u00eb ndonj\u00eb \u00e7mim.\u201d<\/p>\n<p>Bullgaria, e cila \u00ebsht\u00eb duke menaxhuar negociatat, po p\u00ebrpiqet t\u2019i shtyj\u00eb vendet drejt nj\u00eb kompromisi, por shtetet mesdhetare nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqura p\u00ebr kuotat me detyrim. \u201cPo b\u00ebjm\u00eb hapa pas p\u00ebr sa i p\u00ebrket solidaritetit dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb\u201d, tha nj\u00eb diplomat i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>The Guardian, Stephanie Kirchgaessner nga Roma, Lorenzo Tondo nga Palermo, Jennifer Rankin nga Brukseli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i brendsh\u00ebm, nga e djathta ekstreme, k\u00ebmb\u00ebngul se do ta mbaj\u00eb premtimin elektoral p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar rreth 500,000 emigrant\u00eb nga Italia. Ministri i Brendsh\u00ebm italian, Mateo Salvini, nga e djathta ekstreme italiane, ka deklaruar se nj\u00eb nga p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb kryesore t\u00eb partis\u00eb s\u00eb re populiste do t\u00eb jet\u00eb \u201cd\u00ebrgimi n\u00eb sht\u00ebpi\u201d i emigrant\u00ebve, duke sinjalizuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":45362,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-45378","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45378"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45378\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45362"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}