{"id":45678,"date":"2018-06-11T17:31:35","date_gmt":"2018-06-11T15:31:35","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=45678"},"modified":"2018-06-11T17:31:35","modified_gmt":"2018-06-11T15:31:35","slug":"llalla-i-shpeton-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/llalla-i-shpeton-vetingut\/","title":{"rendered":"Llalla i shp\u00ebton vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shpalli n\u00eb mesdit\u00eb vendimin p\u00ebr ish-kryeprokurorin Adriatik LLalla. KPA vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vettingut p\u00ebr ish-kryeprokurorin por sakt\u00ebsoi n\u00eb vendim edhe pjes\u00ebn e p\u00ebrjashtimit t\u00eb ish-kryeprokurorit nga e drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebr 15 vite pjes\u00eb e organeve te sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla, nuk do ti n\u00ebnshtrohet vettingut. Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit rikonfirmoi  vendimin e KPK-s\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit. <\/p>\n<p>Por i vetmi ndryshimi q\u00eb iu b\u00eb  vendimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm ishte edhe shtesa q\u00eb ish- Kryeprokurori p\u00ebrjashtohet p\u00ebr 15 vjet nga e drejta  p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjese e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n<p>Vendimi u shpall n\u00eb mesdit\u00eb nga  nj\u00eb trup gjykuese te kryesuar nga gjyqtari Sokol \u00c7omo, nd\u00ebrsa ankimimi ndaj ketij vendimi b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb Gjykaten Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese, Sokol \u00c7omo, deklaroi: Trupa gjykuese vendosi me shumic\u00eb t\u00eb votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij vendosi ndryshimin e vendimit num\u00ebr 2 dat\u00eb 16.02.2018 t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit si m\u00eb posht\u00eb: 1-Nd\u00ebrprerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Adriatik Llalla.<\/p>\n<p>2- Ndalimin e em\u00ebrimit t\u00eb Adriatik Llall\u00ebs gjyqtar apo prokuror i \u00e7do niveli, an\u00ebtar\u00eb i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor apo K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Inspektor i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb, prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 15 vitesh. Ndaj k\u00ebtij vendimi subjekti i rivler\u00ebsimit ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb amkim n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.Brenda 30 dit\u00ebve do t\u00eb publikohet vendimi i plot\u00eb i arsyetuar dhe mendimi i pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ish-Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga  avokati mbrojt\u00ebs Sokol Hazizaj, i cili nje seanc\u00eb me par\u00eb  dor\u00ebzoi nj\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiluar nga ish-Kryeprokurori n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb noteriale n\u00eb Turqi.   Hazizaj e cil\u00ebsoi vendimin si suksesin e par\u00eb t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sokol Hazizaj: Duke vler\u00ebsuar tek KPA, opse jo dhe tek vendimi i KPK, gjith\u00eb veprimtaria e tyre ka qen\u00eb ter\u00ebsisht ligjore madje n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb detyrimeve t\u00eb veta KPA shtoi at\u00eb q\u00eb parashikon Kushtetuta. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ndalimin p\u00ebr t\u00eb hyrjen n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb deri n\u00eb 15 vjet, gj\u00eb q\u00eb e kishte n\u00ebnkuptuar dhe KPK. Mendoj se ligji fitoi, e drejta po ashtu. Sot reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka marr\u00eb suksesin e par\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb lidhje me hetimin e nisur p\u00ebr ish-kryeprokurorin, avokati tha se nuk e ka nje informacion t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n<p>Hazizaj: Nuk kam informacion ligjor ndon\u00ebse i jam drejtuar organit procedurial t\u00eb hetimit, nuk ma kan\u00eb konfirmuar k\u00ebt\u00eb q\u00eb thoni ju.Nuk kam arsye t\u00eb dyshoj n\u00eb veprimtarin\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK-s\u00eb p\u00ebr Llall\u00ebn ishte ankimuar nga Komisioneri Publik me pretendimin se ish-kryeprokurori nuk ka zbatuar procedurat p\u00ebr dor\u00ebheqjen dhe vazhdon t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb statusin e magjistratit. <\/p>\n<p>Vendimi i KPA do t\u00eb sh\u00ebrbeje si precedent edhe p\u00ebr raste te tjera t\u00eb ngjashme. <\/p>\n<p>Hazizaj: Karakteri universal ose i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i vendimit t\u00eb KPA mendoj se edhe p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs q\u00eb ka KPA pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb jet\u00eb si udh\u00ebrr\u00ebfyes, detyrim i t\u00eb gjitha vendimeve t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin standart fakti dhe prove. Nuk l\u00eb asnj\u00eb dyshim vendimi i KPK, pse jo edhe detyrues p\u00ebr vendimet e tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit shpalli n\u00eb mesdit\u00eb vendimin p\u00ebr ish-kryeprokurorin Adriatik LLalla. KPA vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vettingut p\u00ebr ish-kryeprokurorin por sakt\u00ebsoi n\u00eb vendim edhe pjes\u00ebn e p\u00ebrjashtimit t\u00eb ish-kryeprokurorit nga e drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebr 15 vite pjes\u00eb e organeve te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-45678","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45678","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45678"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45678\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45678"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45678"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45678"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}