{"id":45859,"date":"2018-06-20T22:50:37","date_gmt":"2018-06-20T20:50:37","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=45859"},"modified":"2018-06-20T22:50:47","modified_gmt":"2018-06-20T20:50:47","slug":"ish-drejtori-i-policise-ahmet-prenci-leter-kolegut-te-vrare-artan-cuku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ish-drejtori-i-policise-ahmet-prenci-leter-kolegut-te-vrare-artan-cuku\/","title":{"rendered":"Ish-drejtori i Policis\u00eb Ahmet Pren\u00e7i, let\u00ebr kolegut t\u00eb vrar\u00eb Artan Cuku!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ahmet Pren\u00e7i<\/p>\n<p>I dashur Artan,<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e pazakont\u00eb, kur nga bota e t\u00eb gjall\u00ebve i shkruhet dikujt n\u00eb bot\u00ebs e p\u00ebrtejme; pa adres\u00eb, pa em\u00ebr qyteti, lagjeje, rruge&#8230; Nj\u00eb i gjall\u00eb po i shkruan nj\u00eb t\u00eb vdekuri\u2026 Un\u00eb vendosa t\u00eb t\u00eb shkruaj ty, kur ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit nga vrasja jote. Ti ke z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb panteonin e p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe si\u00e7 thon\u00eb librat e shenjt\u00eb, heronjt\u00eb z\u00ebn\u00eb vend t\u00eb merituar pas shenjtor\u00ebve n\u00eb at\u00eb bot\u00eb. Sakrifikove shum\u00eb p\u00ebr ligjin, Artan, dhurove gjith\u00e7ka p\u00ebr rendin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me plot halle e derte; njer\u00ebz si ti ishin t\u00eb rrall\u00eb, por njer\u00ebz si ti ngjallnin besimin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sa shpresa kishim, Artan, sa \u00ebndrra, t\u00eb cilat jan\u00eb tretur e jan\u00eb harruar tashm\u00eb. Un\u00eb si ish-shoku dhe kolegu yt dua t\u00eb t\u00eb njoftoj me an\u00ebn e k\u00ebsaj letre se \u00e7far\u00eb \u00e7udirash ndodhin n\u00eb vendin t\u00ebnd, n\u00eb vendin tim para dhe pas nj\u00eb Vetingu, para dhe pas nj\u00eb reforme, para dhe pas nj\u00eb \u00ebndrre, para dhe pas nj\u00eb shprese\u2026<\/p>\n<p>Ti e mban mend, i dashuri yn\u00eb, kur n\u00eb vitin 2015, Nj\u00ebri nga v\u00ebllez\u00ebrit Habilaj i revoltuar hakmerrej n\u00eb televizor se ti e kishe akuzuar kur punoje si drejtor policie n\u00eb Vlor\u00eb. E kishe akuzuar p\u00ebr pengmarrje \u201cme t\u00eb pa drejt\u00eb\u201d, sepse ti nuk u b\u00ebre pal\u00eb me t\u00eb, nuk u b\u00ebre mik me t\u00eb, nuk bashk\u00ebjetove me krimin, nuk mund t\u00eb b\u00ebje marr\u00ebveshje me t\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kompromise. Vendi kishte dhe ka nevoj\u00eb jo p\u00ebr Habilajt, as p\u00ebr Balilajt as p\u00ebr trafikant\u00ebt dhe grupeve t\u00eb organizuara q\u00eb bashk\u00ebqeverisin me pushtetin, vendi kishte dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz si ti Artan, t\u00eb p\u00ebrkushtuar, t\u00eb vendosur, vet\u00ebm n\u00eb an\u00ebn e ligjit dhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb e hallexhinj t\u00eb vendit tim, t\u00eb vendit t\u00ebnd. Pik\u00ebrisht k\u00ebta, Habilajt, Balilajt, e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet e vendit b\u00ebjn\u00eb ligjin dhe vendosin tashm\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Duhet ta dish se k\u00ebta Habilajt tashm\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe se ti \u201cnuk u paske r\u00ebn\u00eb n\u00eb qaf\u00eb kot\u201d. Jan\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali, sepse k\u00ebtu nuk mund t\u00eb arrestohen e d\u00ebnohen. At\u00ebher\u00eb, kush\u00ebriri i Habilajve, Samir Tahiri, ishte Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm me plot fuqi sikurse at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb largoi nga policia me motivacione e argumente qesharake, si\u00e7 ndodhi me shum\u00eb drejtues e specialist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar, q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka nga vetja e tyre p\u00ebr sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kjo bota jon\u00eb e t\u00eb gjall\u00ebve k\u00ebshtu e paska, i dashuri im. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, por realiteti q\u00eb le pas vazhdon, disi m\u00eb i kamufluar, por m\u00eb i rreziksh\u00ebm, m\u00eb i eg\u00ebr. Rreth dy jav\u00eb pasi ministri Tahiri u detyrua t\u00eb largohej nga detyra, ty t\u00eb vran\u00eb mu pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde. E \u00e7far\u00eb nuk u tha, \u00e7far\u00eb nuk u zhb\u00eb, n\u00eb media, n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb kafene, n\u00eb sallone zyrash, n\u00eb shkresa burokrat\u00ebsh p\u00ebr ty, miku im! \u00c7\u00ebshtjen e vrasjes t\u00ebnde t\u00eb pabes\u00eb, ta regjistruan n\u00eb prokurori p\u00ebr gjakmarrje a hakmarrje, kush e mori vesh, e din\u00eb vet\u00ebm paskuintat e salloneve t\u00eb zyrave t\u00eb shtetit tim, t\u00eb shtetit t\u00ebnd, sikur ti nuk kishe punuar e sakrifikuar asnj\u00eb dit\u00eb, asnj\u00eb or\u00eb, asnj\u00eb minut\u00eb, sikur ti e njer\u00ebz si ti do t\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb prita cubash e kriminel\u00ebsh t\u00eb panginjur, si tribu, pa shtet, pa rend, pa ligj. P\u00ebr atentatin ndaj teje punuan disa oficer\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar, q\u00eb meritojn\u00eb fal\u00ebnderime e mir\u00ebnjohje, jo vet\u00ebm nga miqt\u00eb, koleg\u00ebt e familjar\u00ebt e tu, por nga gjith\u00eb shoq\u00ebria. Ata i zbuluan dy arm\u00ebt e krimit makab\u00ebr kund\u00ebr teje, dy arm\u00eb q\u00eb u zbraz\u00ebn at\u00eb nat\u00eb t\u00eb zez\u00eb; u zbuluan g\u00ebzhojat, nj\u00eb bluz\u00eb e atentatorit q\u00eb e kishte hedhur n\u00eb nj\u00eb kosh plehrash\u2026 U analizuan kampionet e AND-s\u00eb s\u00eb gjetur n\u00eb bluz\u00ebn e autorit n\u00eb nj\u00eb laborator kriminalistik n\u00eb Zvic\u00ebr dhe kjo prov\u00eb shkencore v\u00ebrtetoi kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht emrin atentatorit t\u00ebnd. U angazhuan koleg\u00eb gjerma e italian, k\u00ebrkuan n\u00eb Gjermani, n\u00eb Itali e kudo, ku kishte bredhur ky vras\u00ebs ordiner.<\/p>\n<p>Ata e vler\u00ebsojn\u00eb dhe e din\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb t\u00eb vras\u00ebsh nj\u00eb drejtor policie! S\u00eb fundmi ai u kap dhe e arrestuan. E arrestuan me prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme, me akte ekspertimi shkencor, biologjik e balistik, me pamje t\u00eb kamerave q\u00eb tregonin l\u00ebvizjet e atentatorit mbr\u00ebmjen e ngjarjes, u nd\u00ebrtua m\u00eb s\u00eb miri nga ish-koleg\u00ebt e tu t\u00eb pak\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb ideal misionin e tyre fisnik, mbrojtjen e ligjit dhe rendit kushtetues, nd\u00ebrtuan pra mekanizmin e asaj ngjarje makabre. U mbajt atentatori n\u00eb hetim rreth nj\u00eb vit e dy muaj nga prokuroria. Kan\u00eb shkruar gazetat, mbush\u00ebn faqe t\u00eb t\u00ebra me interpretime e analiza e un\u00eb s\u2019para i lexoja versionet pa fund e pa krye q\u00eb shfaqeshin n\u00eb faqet e tyre dita-dit\u00ebs. Isha i neveritur. Por dua t\u00eb dish q\u00eb disa nga gazetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kronik\u00ebs, m\u00eb t\u00eb spikaturit, realist\u00ebt, kurajoz\u00ebt nuk kan\u00eb hedhur balt\u00eb mbi ty, ishin n\u00eb an\u00ebn t\u00ebnde dhe besonin n\u00eb at\u00eb \u00e7ka rezultoi n\u00eb fund t\u00eb hetimeve. T\u00eb kishin njohur mir\u00eb, Artan.<\/p>\n<p> K\u00ebto dit\u00eb m\u00ebsova nga bota jon\u00eb e t\u00eb gjall\u00ebve se atentatori paska b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje! Qenka d\u00ebnuar me 10 vjet burg! (Ligji penal e k\u00ebrkon nga 30 vjet deri n\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm).U trondita shum\u00eb, po ashtu dhe familjar\u00ebt e tu dhe gjithkush q\u00eb t\u00eb ka njohur. Familja e atentatorit q\u00eb t\u00eb mori jet\u00ebn \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje dhe gjith\u00e7ka ia siguron shteti. K\u00ebshtu e th\u00ebnka ligji, Artan! Ti e din, ligji \u00ebsht\u00eb ligj e duhet zbatuar! K\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje e parashikoka Kodi i Ri i Procedur\u00ebs Penale; paket\u00eb e re e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi! Thon\u00eb me t\u00eb madhe \u00e7do dit\u00eb se k\u00ebt\u00eb reforme e kan\u00eb udh\u00ebhequr amerikan\u00ebt! Nuk kam d\u00ebgjuar kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb vritet nj\u00eb drejtor policie n\u00eb Amerik\u00eb e autori t\u00eb mos d\u00ebnohet me vdekje!<\/p>\n<p>Askush nuk foli p\u00ebr rastin t\u00ebnd, e ka parashikuar ky ligji i ri, dhe pik\u00eb. M\u00eb than\u00eb, gjithashtu, se nuk ka seanc\u00eb tjet\u00ebr gjyq\u00ebsore, as ankimim, as rishqyrtim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vendim i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, i marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb vetme gjyq\u00ebsore, me marr\u00ebveshje! Gjith\u00e7ka q\u00eb themi tani \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb. Familjar\u00ebt e atentatorit mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb plazh. E ka detyrim shteti t\u2019u siguroj\u00eb jet\u00ebn normale, me roje q\u00eb paguhen po nga shteti dhe me t\u00eb gjitha kushtet e nj\u00eb jete normale, t\u00eb paguara nga taksapaguesit shqiptar\u00eb, sepse familjari i tyre ka vrar\u00eb nj\u00eb Drejtor Policie dhe p\u00ebr 10 vjet i bie t\u00eb dal\u00eb nga burgu! Mund t\u00eb dal\u00eb dhe p\u00ebr 5 ose 6 vjet p\u00ebr sjellje t\u00eb mira! E parashikon ligji, Artan! \u00cbsht\u00eb d\u00ebnuar me marr\u00ebveshje pas kuintave!<\/p>\n<p>Familja jote nuk \u00ebsht\u00eb e siguruar as me roje as me t\u00eb ardhura nga shteti, dhe pensioni qesharak q\u00eb iu takon f\u00ebmij\u00ebve, shpresoj t\u00eb dal\u00eb, por akoma nuk \u00ebsht\u00eb realizuar se ashtu jan\u00eb procedurat, \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebsh! K\u00ebshtu thot\u00eb ligji! N\u00eb labirintet e shtetit tim nuk mund t\u00eb dal\u00eb n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs i ndershmi; del krimi, krimineli, dreqi dhe i biri!<\/p>\n<p> Artan, t\u00eb gjith\u00eb ish-koleg\u00ebt e tu jan\u00eb n\u00eb ankth me k\u00ebt\u00eb precedent, pasi gjithkush q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb fatin t\u00ebnd (qoft\u00eb larg!) po prej cubash n\u00eb prita e pusi, e pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs,(mos ndodht\u00eb kurr\u00eb m\u00eb!), do ket\u00eb fatin t\u00ebnd dhe t\u00eb familjes t\u00ebnde! Kur u vrave ti, i dashuri dhe i paharruari yn\u00eb, Kryeministri i vendit nuk e tha asnj\u00eb fjal\u00eb, as n\u00eb ceremonin\u00eb mortore, as kur u dha versioni zyrtar q\u00eb ishe vrar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs si Drejtor i Policis\u00eb Vlor\u00eb, e jo p\u00ebr \u201cgjakmarrje\u201d apo \u201chakmarrje\u201d e as tani q\u00eb atentatori u d\u00ebnua me 10 vjet burg dhe as para ca dit\u00ebsh q\u00eb ishte n\u00eb Lur\u00eb, aty pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00ebnde n\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjes\u00eb publike p\u00ebr pun\u00ebt e \u201cm\u00ebdha\u201d te vendit q\u00eb vet\u00ebm i reklamon, por kurr\u00eb nuk i b\u00ebn. E prap\u00eb heshtje varri nga Kryeministri i vendit tim, i vendit t\u00ebnd! Asnj\u00eb fjal\u00eb, Artan! Q\u00ebmoti, kur nuk kishte shtet dhe ligj n\u00eb s\u00eb vritej nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i nj\u00eb agai, hakun nuk ia merrnin familjar\u00ebt, por agai, p\u00ebr t\u00eb cilin punonte sh\u00ebrbyesi. Dhe ti ishte nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor i shtetit e hakun ta mori shteti(!), ta mori me marr\u00ebveshje, Artan! N\u00eb marr\u00ebveshje me vras\u00ebsin! Nj\u00eb marr\u00ebveshje e turpshme, kapitulluese, shokuese p\u00ebr mbar\u00eb opinionin publik, p\u00ebr bot\u00ebn e t\u00eb gjall\u00ebve dhe t\u00eb vdekurve bashk\u00eb. Atentatori, kam m\u00ebsuar se ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb t\u00eb vrar\u00eb ty, marr\u00ebveshje kundrejt shp\u00ebrblimit me para. Tashme ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr marr\u00ebveshje me Prokurorin, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar me 10 vjet burg p\u00ebr vepr\u00ebn penale makabre q\u00eb kreu, duke t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Ti Artan nuk b\u00ebje marr\u00ebveshje, ndaj e p\u00ebsove. Atentatori nuk u paraqit vet\u00eb n\u00eb polici ose prokurori, p\u00ebr t\u00eb treguar se ai ishte autori i vrasjes, t\u00eb paraqiste pendes\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkonte m\u00ebshir\u00eb. Jo, ai mezi u identifikua nga provat shkencore, mezi u v\u00ebrtetua mekanizmi i vrasjes, mezi u arrestua e pas nj\u00eb viti k\u00ebrkoi k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje turpi me shtetin, me Prokurorin q\u00eb ka prokur\u00ebn e shtetit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e tua dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tu. Kjo marr\u00ebveshje ishte e diktuar nga krimineli, e imponuar prej tij dhe ia arriti. Familjar\u00ebt e tij tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb sigurt n\u00ebn mbrojtjen e shtetit, nd\u00ebrsa familjar\u00ebt e tu nuk kan\u00eb asnj\u00eb mbrojtje e asnj\u00eb ndihm\u00eb nga shteti, as f\u00ebmij\u00ebt nuk g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn pensionin t\u00ebnd, si\u00e7 e parashikon ligji.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb precedent q\u00eb demoralizon, demotivon pun\u00ebn e strukturave t\u00eb policis\u00eb dhe nxit dhe jep siguri krimit dhe kriminel\u00ebve.<\/p>\n<p>Mos u \u00e7udit, Artan, dhe autori q\u00eb vrau 4 oficer\u00eb policie n\u00eb vitin 2009 akoma \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces gjykimi\u2026 Po b\u00ebhen 10 vjet (nj\u00eb dekad\u00eb, Artan!) dhe akoma s\u2019ka folur p\u00ebrfundimisht drejt\u00ebsia. Mblidhen e derdhen togat e zeza, shtyjn\u00eb e p\u00ebshtyjn\u00eb njer\u00ebzit e ligjit, dridhen e p\u00ebrdridhen korifenjt\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit tim, t\u00eb vendit t\u00ebnd! Kjo nuk ndodh askund n\u00eb bot\u00eb, por k\u00ebtu te ne ka procedura e ato duhen zbatuar! \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet, Artan. Kan\u00eb dal\u00eb e jan\u00eb liruar nga burgu shum\u00eb persona t\u00eb d\u00ebnuar me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm e d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda, e jan\u00eb rehabilituar. Tashm\u00eb merren me biznes, me kanabis, me kokain\u00eb, me zgjedhje dhe fushata zgjedhore, me pun\u00ebsime n\u00eb administrat\u00eb, em\u00ebrojn\u00eb drejtor\u00eb hipotekash, drejtor\u00eb doganash, tatimesh, edhe z\u00ebvend\u00ebsministra e ministra! Jan\u00eb pun\u00ebmbaruar ata, Artan, se b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje. Po t\u00eb kishe b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje, ti do t\u00eb ishe n\u00eb detyr\u00eb sot dhe f\u00ebmij\u00ebt s\u2019do ishin jetim n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit.<\/p>\n<p> Ka filluar Vetingu p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb ankth t\u00eb madh. Kjo ka marr\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe pasi iniciatori, drejtuesi dhe frym\u00ebzuesi i k\u00ebtij procesi \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ministri i ri i Brendsh\u00ebm, Fatmir Xhafa, udh\u00ebheq\u00ebsi i reform\u00ebs historike n\u00eb drejt\u00ebsi! Sikur \u00ebsht\u00eb stopuar pak ky proces, se ka dal\u00eb nj\u00eb \u201cproblem i vog\u00ebl\u201d, krejt i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm! Saimiri, ish-ministri \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge, nd\u00ebrsa Fatmirit i ka rezultuar v\u00ebllai i d\u00ebnuar nga Gjykata e Lart\u00eb Italiane me 7.2 vite burg p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge. Nuk di, Artan, se si do shkoj\u00eb kjo pun\u00eb! N\u00ebse nj\u00eb punonj\u00ebsi policie i gjejn\u00eb nj\u00eb foto ose takim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb trafikant, si p.sh. me v\u00ebllain e Fatmirit, automatikisht duhet t\u00eb largohet nga detyra. K\u00ebshtu thot\u00eb nj\u00eb nga pikat e formularit 40 faqesh t\u00eb Vetingut. Kan\u00eb vendosur procedura strikte ndaj jan\u00eb n\u00eb ankth t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e policis\u00eb, s\u2019kan\u00eb faj, ligji \u00ebsht\u00eb ligj e procedurat procedura! K\u00ebshtu b\u00ebhet shtet! Vetingu n\u00eb drejt\u00ebsi vazhdon. P\u00ebr nj\u00eb vit e kan\u00eb p\u00ebrfunduar Vetingun ndoshta 10 gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb. E po vazhdoi me k\u00ebto ritme duhen 8 dekada q\u00eb t\u00eb shikojm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb ton\u00eb \u201ct\u00eb vetinguar\u201d plot\u00ebsisht! E Kryeministri e ka refren p\u00ebrfundimin e plot\u00eb t\u00eb Vetingut!<\/p>\n<p>Prokurori, q\u00eb b\u00ebri marr\u00ebveshjen me atentatorin t\u00ebnd do shkoj\u00eb para komisionit t\u00eb Vetingut dhe do krenohet me rastin t\u00ebnd, sepse, s\u00eb pari, ka zbuluar vrasjen e nj\u00eb drejtori policie dhe, s\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb implemntuesi i dispozitave t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb re n\u00eb drejt\u00ebsi! Sigurisht, do ket\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, pa dyshim q\u00eb do vler\u00ebsohet nga komisioni i Vetingut! Kemi m\u00ebsuar n\u00eb histori se burrat e shtetit e t\u00eb nderit, me sjellje dhe em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ndritura n\u00eb interes t\u00eb kombeve e shoq\u00ebrive q\u00eb ju p\u00ebrkasin dhe mbahen mend n\u00eb shekuj. Kjo marr\u00ebveshje turpi e prokurorit t\u00eb shtetit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme, e pakonceptueshme dhe krejt e pandershme p\u00ebr ata q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb pranon k\u00ebto turpe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit dhe t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Vdekatar\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, por kur ik\u00ebn n\u00eb at\u00eb bot\u00eb me nder, prosperitet e dinjitet, t\u00eb gjall\u00ebt kan\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb thon\u00eb, kan\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb shkruajn\u00eb, kan\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb kujtojn\u00eb. Ti e mbylle me nder dhe ne shpresojm\u00eb t\u00eb mos turp\u00ebrohemi, Artan, deri sa t\u00eb kemi frym\u00ebn e deri sa t\u00eb vijm\u00eb atje, n\u00eb bot\u00ebn e paqt\u00eb. Thon\u00eb se burri ka koh\u00eb t\u00eb turp\u00ebrohet edhe pak sekonda para vdekjes. K\u00ebto soj burra shtetar\u00ebsh q\u00eb na drejtojn\u00eb sot, nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb merak Artan.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ahmet Pren\u00e7i I dashur Artan, Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e pazakont\u00eb, kur nga bota e t\u00eb gjall\u00ebve i shkruhet dikujt n\u00eb bot\u00ebs e p\u00ebrtejme; pa adres\u00eb, pa em\u00ebr qyteti, lagjeje, rruge&#8230; Nj\u00eb i gjall\u00eb po i shkruan nj\u00eb t\u00eb vdekuri\u2026 Un\u00eb vendosa t\u00eb t\u00eb shkruaj ty, kur ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-45859","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45859"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45859\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}