{"id":45974,"date":"2018-06-27T11:20:44","date_gmt":"2018-06-27T09:20:44","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=45974"},"modified":"2018-06-27T11:20:44","modified_gmt":"2018-06-27T09:20:44","slug":"debat-mes-vendeve-anetare-te-be-shtyhet-vendimi-per-negociatat-me-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/debat-mes-vendeve-anetare-te-be-shtyhet-vendimi-per-negociatat-me-shqiperine\/","title":{"rendered":"Debat mes vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE, shtyhet vendimi p\u00ebr negociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Takimi i sot\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme, i mbledhur n\u00eb Luksemburg, ku marrin pjes\u00eb ministrat e Jasht\u00ebm t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar me debate lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb. Komisioni europian ka rekomanduar hapjen e tyre pa kushte, por nj\u00eb grup i vog\u00ebl vendesh jan\u00eb hezituese.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb mbledhjes, ministri i Jasht\u00ebm grek Nikos Kotzias tha se \u201cka dy grupime. Nj\u00ebri q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson shumic\u00ebn, me 25 vende q\u00eb mb\u00ebshtesin hapjen e bisedimeve deri n\u00eb ver\u00ebn e 2019, dhe tre vende t\u00eb tjera, Franca, Danimarka dhe Hollanda q\u00eb mendojn\u00eb se duhet t\u00eb shtyjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin. Por t\u00eb shtysh k\u00ebt\u00eb proces europian do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb shtysh stabilitetin dhe sigurin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb rajonit\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Franc\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndikuar nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb faktor\u00eb. Nga nj\u00eb an\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb lidhen me situat\u00ebn e brendshme, duke qen\u00eb se gati gjysma e forcave politike franceze dhe shumica d\u00ebrrmuese e opinionit publik, jan\u00eb kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb zgjerimit. Nga ana tjet\u00ebr, ideja e presidentit Emmanuel Macron e shpallur si objektiv nga ana e tij, \u00ebsht\u00eb ajo e reformimit t\u00eb vet\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrpara zgjerimit t\u00eb saj. Por ministri i Jasht\u00ebm grek u shpreh se \u201cun\u00eb e di q\u00eb ka vende q\u00eb i druhen populizmit, por nuk mundet ta luftosh dhe t\u00eb fitosh ndaj populizmit, duke b\u00ebr\u00eb hapa pas\u201d, tha ai duke shtuar se \u201cmund t\u00eb ecim paralelisht si me zgjerimin ashtu dhe me reformimin e BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara nisjes s\u00eb takimit Ministri i Jasht\u00ebm hollandez Stef Blok p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin hezitues t\u00eb vendit t\u00eb tij. \u201cDy vendet kan\u00eb b\u00ebr\u00eb progres por jo mjaftuesh\u00ebm, duhen rezultate konkrete p\u00ebr korrupsionin.E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb dy vendet kan\u00eb treguar k\u00ebmb\u00ebngulje n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit por duhet t\u00eb shohim m\u00eb shum\u00eb. Ne mb\u00ebshtesim progresin q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb por nuk mund t\u00eb injorojm\u00eb faktin q\u00eb duhet t\u00eb shohim rezultate konkrete\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nga ana e saj Gjermania \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb hapjes s\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin europian me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb dhe i b\u00ebn thirrje Franc\u00ebs dhe Holland\u00ebs q\u00eb t\u00eb bashkohen me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendeve an\u00ebtare q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb njejtin q\u00ebndrim. \u201cDemokracia dhe paqja e q\u00ebndrueshme n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb BE, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekjet e t\u00eb dy shteteve p\u00ebr t\u00eb forcuar sundimin e ligjit, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit\u201d, tha zoti Roth, duke shtuar se \u201cQeveria gjermane \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb, jemi gati t\u00eb japim drit\u00ebn jeshile dhe dua t\u00eb inkurajoj miqt\u00eb tan\u00eb holandeze dhe francez\u00eb t\u00eb na bashkohen\u201d.<\/p>\n<p>Thirrje drejtuar vendeve an\u00ebtare n\u00eb favor t\u00eb hapjes s\u00eb bisedimeve, drejtuan sot dhe 11 eurodeputet\u00eb, relator\u00eb dhe drejtues t\u00eb delegacioneve t\u00eb parlamentit europian p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me 6 vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. \u201cNxisim udh\u00ebheq\u00ebsit europian\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb angazhimin e tyre t\u00eb qart\u00eb ndaj perspektiv\u00ebs europiane t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit, duke miratuar hapjen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim me Tiran\u00ebn dhe Shkupin\u201d, shkruhet n\u00eb letr\u00ebn drejtuar Presidentit t\u00eb K\u00ebshillir europian Donald Tusk. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukej faktin se \u201ct\u00eb dy vendet kan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet e k\u00ebrkuara, si\u00e7 n\u00ebnvizon Komisioni europian dhe Parlamenti europian\u201d, eurodeputet\u00ebt theksojn\u00eb se \u201cBE duhet t\u00eb mbetet nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm. E ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb e lidhur me BE-n\u00eb dhe Bashimi europian nuk duhet t\u2019i zhg\u00ebnjej\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ministrat e Jasht\u00ebm kan\u00eb vijuar diskutimet pasdite p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr hapje t\u00eb kusht\u00ebzuar t\u00eb negociatave me afat ver\u00ebn e vitit 2019. Nj\u00eb zgjidhje kompromisi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u shpreh q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes ministri gjerman i Shtetit kur tha se \u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb disa parakushte p\u00ebr t\u00eb hapur kapitullin e negociatave\u201d dhe se \u201ckjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pragmatike p\u00ebr t\u00eb tejkaluar mosmarr\u00ebveshjet n\u00eb K\u00ebshill\u201d.\/zeri i amerikes<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Takimi i sot\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb P\u00ebrgjithshme, i mbledhur n\u00eb Luksemburg, ku marrin pjes\u00eb ministrat e Jasht\u00ebm t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar me debate lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb. Komisioni europian ka rekomanduar hapjen e tyre pa kushte, por nj\u00eb grup i vog\u00ebl vendesh jan\u00eb hezituese. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":45942,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-45974","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45974","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45974"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45974\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}