{"id":45979,"date":"2018-06-28T16:59:45","date_gmt":"2018-06-28T14:59:45","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=45979"},"modified":"2018-06-28T16:59:45","modified_gmt":"2018-06-28T14:59:45","slug":"debate-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/debate-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"Debate n\u00eb Kuvend"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministrit Edi Rama i kan\u00eb mjaftuar vet\u00ebm 10 minuta n\u00eb foltoren e Kuvendit,  p\u00ebr t\u00eb komentuar vendimin e Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm  t\u00eb BE-s\u00eb,  p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb, duke theksuar se  ndryshe nga \u00e7&#8217;pretendon opozita, vendi ta tashm\u00eb ka dat\u00eb p\u00ebr negociatat. Ai zbuloi se bashk\u00eb me homologun maqedonas kan\u00eb marr\u00eb ftes\u00ebn nga Brukseli p\u00ebr tu ulur p\u00ebr t\u00eb nisur pun\u00ebn parap\u00ebrgatitore. N\u00eb replik\u00eb me kryeministrin, kryetari i opozit\u00ebs Lulzim Basha, tha se vendi \u00ebsht\u00eb peng i krimit q\u00eb  mburoj\u00eb ka qeverin\u00eb, nd\u00ebrsa i b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb behen pjes\u00eb e asaj q\u00eb ai e quan &#8220;bashkim kombetar&#8221; p\u00ebr t\u00eb larguar qeverin\u00eb dhe hapur rrug\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit. Pas vendimit t\u00eb Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb  p\u00ebr negociatat, Lulzim Basha, paralajm\u00ebroi nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike, e kjo u reflektua n\u00eb parlament ku pas m\u00eb shum\u00eb se dy muajsh bllokim,  opozita k\u00ebrkoi 7 or\u00eb e 30 minuta debate p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e integrimit. Kryeministri Edi Rama, kishte n\u00eb dispozicion 50 minuta p\u00ebr t\u00eb folur, por ai shfryt\u00ebzoi vet\u00ebm 10, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim t\u00eb shkurt\u00ebr vler\u00ebsoi si fitore vendimin e Bashkimit Evropian, duke theksuar se tashm\u00eb Shqip\u00ebria ka nj\u00eb dat\u00eb kur do hapen negociatat. Jeni katandisur n\u00eb nj\u00eb fut\u00eb esadist\u00ebsh. Nuk kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb debatojm\u00eb. Nuk kemi pun\u00eb fare me k\u00ebta (i drejtohet opozit\u00ebs). Barra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe nuk mund t\u00eb mbajm\u00eb dhe mbi k\u00ebta n\u00eb kurriz. Boll. I l\u00ebm\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre dhe ne t\u00eb ecim p\u00ebrpara, sepse ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb e sfida p\u00ebr t\u00eb fituar. Me kryeministrin maqedonas kam marr\u00eb ftes\u00ebn nga Brukseli p\u00ebr tu ulur p\u00ebr t\u00eb nisur pun\u00ebn parap\u00ebrgatitore. K\u00ebta thon\u00eb jep dor\u00ebheqjen,do flas dhe me kryeministrin maqedonas dhe do ju kthejm\u00eb p\u00ebrgjigje. Do ju kthejm\u00eb p\u00ebrgjigje patjet\u00ebr por kur t\u00eb kemi pushim. Ne kemi dat\u00ebn e \u00e7eljes s\u00eb negociatave, PD thot\u00eb nuk ka.  Debat t\u00eb mbar\u00eb n\u00eb t\u00eb folurit me veten tuaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje kemi vet\u00ebm nj\u00eb shp\u00ebtim kemi vet\u00ebm nj\u00eb shp\u00ebtim, njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm. Ata q\u00eb na kan\u00eb votuar dhe ata q\u00eb nuk na kan\u00eb votuar. Me ta e kemi pun\u00ebn, p\u00ebrpara tyre kemi detyrimin t\u00eb debatojm\u00eb, me k\u00ebta (opozit\u00ebn) mozalla. Asnj\u00eb debat. Koh\u00eb e humbur n\u00eb absurditet. Mir\u00eb e tha nj\u00eb nga et\u00ebrit themelues: O Zot e kufizove inteligjenc\u00ebn, po budallall\u00ebkun pse e le pa kufi? H\u00eb mo Zot pse, pse e o Zot e le pa kufi? Urdhro tani un\u00eb po iki. D\u00ebgjoni \u00e7far\u00eb vjen pas dhe drejtojuni Zotit. Pas fjal\u00ebs s\u00eb tij kryeministri u largua nga parlamenti dhe direkt pas tij n\u00eb foltore u ngjit kryetari i opozit\u00ebs.<br \/>\nBasha tha se me ket\u00eb qeveri nuk ka integrim, nd\u00ebrsa tha se opozita punon p\u00ebr interesin e Shqip\u00ebris\u00eb. Zoti na e ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen, nuk e ka kufizuar budallall\u00ebkun q\u00eb t\u00eb durojm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb kurrizin tuaj o njer\u00ebz dhe t\u00eb kuptojm\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh kur zgjedh apo pranon t\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb votat nj\u00eb mashtrues, nj\u00eb hajdut dhe nj\u00eb njeri i lidhur me krimin si askush n\u00eb 28 vite si ky q\u00eb sapo la sall\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye po na teston Zoti dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb na testoj\u00eb derisa t\u00eb ngrihemi n\u00eb nivelin e sfid\u00ebs dhe t\u00eb marrim fatin ton\u00eb n\u00eb duart tona.Deri n\u00eb at\u00eb moment ky do vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebllas\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb llogari. Do vazhdoj\u00eb t&#8217;ju fyej\u00eb n\u00eb l\u00ebndina dhe qytete dhe n\u00eb telefon me gjuh\u00ebn e rruga\u00e7it. Do t\u00eb vazhdoj\u00eb t&#8217;ju shes\u00eb sapunin p\u00ebr djatht\u00eb, mos hapjen e negociatave p\u00ebr hapje negociatash, kriminel\u00ebt p\u00ebr Ministra t\u00eb Brendsh\u00ebm, hajdut\u00ebt p\u00ebr Ministra Financash dhe Ekonomie, mjerimin si sukses, pasigurin\u00eb si gjendjen m\u00eb normale n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nMes ironive, Basha i kujtoi Ram\u00ebs, historin\u00eb e Griseld\u00ebs, ish-bashk\u00ebjetueses s\u00eb Elvis Rroshit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryebashkiak i Kavaj\u00ebs. Lulzim Basha, rip\u00ebrs\u00ebriti nga foltorja e Kuvendit se Shqip\u00ebris\u00eb nuk i jan\u00eb hapur negociatat, dhe gishtin e p\u00ebrrgjegj\u00ebsis\u00eb e drejtoi nga qeveria.<br \/>\nBasha: N\u00ebse nuk e largojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri rezultati do t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Do t\u00eb mblidhemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb me Kim Jong Un dhe teveqel\u00ebt e tij dhe nj\u00eb Shqip\u00ebri akoma m\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt. Sot \u00ebsht\u00eb dita q\u00eb Edi Rama ka falimentuar n\u00eb \u00e7do aspekt. \u00cbsht\u00eb i vetmi kryeminist\u00ebr q\u00eb nuk ka asnj\u00eb arritje t\u00eb vetme sa i takon integrimit. Toyotat jan\u00eb maja e asjbergut. Pushtetar\u00ebt vijn\u00eb garant p\u00ebr eurot e pista. Qeveria \u00ebsht\u00eb peng i krimit, u shpreh Basha, ndaj ftoi qytetar\u00ebt n\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e quan bashkim komb\u00ebtar p\u00ebr largimin e Edi Ram\u00ebs, i cili tha ai mban peng integrimin dhe t\u00eb ardhmen e vendit. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministrit Edi Rama i kan\u00eb mjaftuar vet\u00ebm 10 minuta n\u00eb foltoren e Kuvendit, p\u00ebr t\u00eb komentuar vendimin e Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebr integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb, duke theksuar se ndryshe nga \u00e7&#8217;pretendon opozita, vendi ta tashm\u00eb ka dat\u00eb p\u00ebr negociatat. Ai zbuloi se bashk\u00eb me homologun maqedonas kan\u00eb marr\u00eb ftes\u00ebn nga Brukseli p\u00ebr tu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-45979","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-360-grade","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=45979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/45979\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=45979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=45979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=45979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}