{"id":46486,"date":"2018-08-02T10:31:06","date_gmt":"2018-08-02T08:31:06","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=46486"},"modified":"2018-08-02T10:31:06","modified_gmt":"2018-08-02T08:31:06","slug":"greqia-i-paraqet-shqiperise-draftin-per-heqjen-e-ligjit-te-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/greqia-i-paraqet-shqiperise-draftin-per-heqjen-e-ligjit-te-luftes\/","title":{"rendered":"Greqia i paraqet Shqip\u00ebris\u00eb draftin p\u00ebr heqjen e ligjit t\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Viti 2018 pritet t\u00eb jet\u00eb viti q\u00eb do t\u00eb zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb tensionuar marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-Greqi. Marr\u00ebveshja p\u00ebr detin Shqip\u00ebri-Greqi, nuk i jep asnj\u00eb pale avantazhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet ligji nd\u00ebrkomb\u00ebtar i detit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Greqia po ecin drejt nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri n\u00eb marrdh\u00ebniet mes tyre. Dy vendet fqinj\u00eb, me nj\u00eb histori t\u00eb trazuar q\u00eb nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, po negociojn\u00eb nj\u00eb paket\u00eb marr\u00ebveshjesh mes tyre. Ka vullnet politik dhe shpres\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt se viti 2018 do t\u00eb zgjidh\u00eb \u04ab\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb tensionuar dhe helmuar marr\u00ebdh\u00ebniet mes tyre p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 70 vjet. Perspektiva europiane e Shqip\u00ebris\u00eb, paqja dhe stabiliteti n\u00eb rajon jan\u00eb karburanti drejt k\u00ebtij kapitulli t\u00eb ri.<\/p>\n<div class=\"td-a-rec td-a-rec-id-content_inline  td_uid_2_5b62c10a896c6_rand td_block_template_1\">\n<div id=\"ads2018\">\n<div id=\"gpt_unit_\/74268537\/adxp_Lajmifundit_300x250_2_ad_container\">\n<div data-rp-type=\"trp-display-creative\" data-rp-impression-id=\"f113e7ed-a0f8-4be8-b522-8d604757a9b2\">\n<div><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, shfaqen n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb kur, pas takimit t\u00eb tyre n\u00eb Samitin e Londr\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit, shpreh\u00ebn bindjen se \u201cs\u00eb shpejti mund t\u00eb arrihen zgjidhje pozitive p\u00ebr k\u00ebto \u04ab\u00ebshtje.\u201d Dhe fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb \u04ab\u00ebshtjesh n\u00eb tri drejtime: e shkuara, e tashmja, e ardhmja mes dy vendeve dhe popujve.<\/p>\n<p>E shkuara: Heqja e Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs nga Greqia, hap pozitiv kuptimplot\u00eb<\/p>\n<p>Mir\u00ebkuptim nga dy pal\u00ebt! Le t\u00eb zgjidhim, n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, \u04ab\u00ebshtjet q\u00eb trash\u00ebguam nga historia. Greqia hedh nj\u00eb hap kuptimplot\u00eb: zotohet t\u00eb abrogoj\u00eb Ligjin e Luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ky ligj fam\u00ebkeq, i miratuar n\u00eb tetor 1940, kur Italia e Musolinit sulmoi Greqin\u00eb nga territori i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pushtuar prej tij n\u00eb pranver\u00ebn 1939, \u00ebsht\u00eb \u201cde jure\u201d sot e k\u00ebsaj dite n\u00eb fuqi. M\u00eb konkretisht: ky ligj do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr Greqin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend armik! Armiq\u00ebsi paradoksale ndaj nj\u00eb vendi an\u00ebtar t\u00eb NATO-s, me t\u00eb cilin n\u00eb 1996, Greqia n\u00ebnshkroi Traktatin e Bashk\u00ebpunimit dhe Fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mir\u00eb!<\/p>\n<p>Paradoksale q\u00eb tre vjet pas k\u00ebtij traktati, n\u00eb 1999, Greqia i b\u00ebri me dije Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Shqiq\u00ebris\u00eb se \u201cLigji i Luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi.\u201d Situata tani ka ndryshuar, Greqia ka evoluar 360 grad\u00eb q\u00ebndrimin e saj.<\/p>\n<p>Glevin Dervishi, k\u00ebshilltar p\u00ebr rajonin n\u00eb Ministrin\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, thot\u00eb p\u00ebr DW: \u201cPala greke ka arritur q\u00eb n\u00eb negociatat e tanishme me pal\u00ebn shqiptare t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb Ligji i Luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb relike e historis\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb zotuar q\u00eb abrogimi i tij t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e paket\u00ebs s\u00eb marr\u00ebveshjeve me Shqip\u00ebrin\u00eb. Greqia na ka v\u00ebn\u00eb tanim\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb draft t\u00eb abrogimit t\u00eb ligjit, q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet me dekret nga Presidenti i Greqis\u00eb\u201d, thekson Glevin Dervishi.<\/p>\n<p>Fund sekuestros 78 vje\u00e7are t\u00eb pronave t\u00eb shtetit dhe shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb Greqi<\/p>\n<p>Abrogimi nga Greqia i Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb nxjerr\u00eb nga ng\u00ebr\u04abi i st\u00ebrgjatur marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy shtetevedhe dy popujve fqinj\u00eb. Ai do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur s\u00eb pari heqjen nga sekuestro preventive e pronave t\u00eb shtetit dhe shtetasve shqiptar\u00eb, q\u00eb vazhdon q\u00eb nga 1940. \u201cAbrogimi i Ligjit t\u00eb Luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrohet edhe me akte t\u00eb tjera juridike, ku do t\u00eb p\u00ebrcaktohen m\u00ebnyrat dhe mekanizmat sesi shteti dhe qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebrtis\u00eb do t\u2019u drejtohen institucioneve e organeve, t\u00eb p\u00ebrcaktuata nga autoritetet greke p\u00ebr t\u00eb provuar pron\u00ebsin\u00eb e tyre dhe fituar t\u00eb drejt\u00ebn e marrjes s\u00eb saj, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumentave zyrtare q\u00eb disponojn\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr DW, Glevin Dervishi.<\/p>\n<p>E tashmja \u2013 Marr\u00ebveshja e Detit: asnj\u00eb pal\u00eb me avantazhe, negociata p\u00ebr win-win<\/p>\n<p>E tashmja e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar tek arritja e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Detit. Esht\u00eb fjala p\u00ebr Detin Jon, ku Shqip\u00ebria dhe Greqia ndajn\u00eb mes tyre 3 hap\u00ebsira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zon\u00eb Ekonomike Ekskluzive, k\u00ebto dy t\u00eb fundit kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shfryt\u00ebzimin e hap\u00ebsir\u00ebs dhe pasurive n\u00ebndetare si k\u00ebrkimet p\u00ebr gaz, naft\u00eb etj. Kuptohet q\u00eb p\u00ebr t\u00eb 3 k\u00ebto hap\u00ebsira vendet kan\u00eb interesa strategjike.<\/p>\n<p>Si ndahen ato n\u00eb Detin e p\u00ebrbashk\u00ebt Jon? Konventa e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ligjin e Detit, q\u00eb dy vendet e kan\u00eb ratifikuar, e thot\u00eb qart\u00eb me 320 nenet e saj. Zbatimi i Konvent\u00ebs b\u00ebn t\u00eb mundur q\u00eb dy vendet t\u00eb ushtrojn\u00eb sovranitet t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb drejta sovrane secili n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb, me koordinata detare, t\u00eb vendosura n\u00eb nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb dakord\u00ebsuar dhe t\u00eb shoq\u00ebruar me koordinata detare p\u00ebr 3 hap\u00ebsirat. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb ka nj\u00eb pjes\u00eb, ku koordinatat detare n\u00eb hart\u00eb mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb po negociohet tani mes dy pal\u00ebve, thot\u00eb p\u00ebr DW, Glevin Dervishi. \u201cKufiri i Detit Territorial Jon n\u00eb kanalin e Korfuzit nuk ka nj\u00eb kufi t\u00eb p\u00ebrcaktuar sipas kritereve t\u00eb Konvent\u00ebs dhe t\u00eb dakord\u00ebsuar nga pal\u00ebt. Ajo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb negocimi p\u00ebr delimitimin e zonave detare n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, sipas kritereve q\u00eb p\u00ebrcakton Konventa\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Negociatat vazhdojn\u00eb. Marr\u00ebveshja ende nuk po duket. Ka th\u00ebnie dhe kund\u00ebrth\u00ebnie mes pal\u00ebve. Kryeministri grek Tsipras, pas kthimit n\u00eb Athin\u00eb nga Samiti i NATO-s, t\u00eb zhvilluar n\u00eb Bruksel, (11-12 korrik), 2018 tha n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi, sipas materialit q\u00eb Ambasada Greke n\u00eb Tiran\u00eb, vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb DW, se \u201cjemi shum\u00eb af\u00ebr nj\u00eb zgjidhjeje n\u00eb lidhje me p\u00ebrcaktimin e Zon\u00ebs Ekskluzive Ekonomike, duke ofruar avantazhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr pal\u00ebn greke\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim, kryeministri Tsipras \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me opozit\u00ebn e djatht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ish-kryeministri Berisha akuzoi dit\u00ebt e fundit kryeministrin Rama se me marr\u00ebveshjen q\u00eb po negociohet tani \u201cn\u00eb munges\u00eb t\u00eb plot\u00eb transparence i ka falur Greqis\u00eb fushat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gazit dhe naft\u00ebs t\u00eb detit Jon\u201d. Avantazhet apo ndryshe falja e hap\u00ebsir\u00ebs detare Greqis\u00eb ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb nga argumentat kryesore t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kur ajo hodhi posht\u00eb n\u00eb vitin 2010, Marr\u00ebveshjen e Detit, t\u00eb arritur kur kryeminist\u00ebr ishte Berisha dhe opozita e sotme ishte n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese mori parasysh k\u00ebrkes\u00ebn ankimuese t\u00eb socialist\u00ebve, at\u00ebhere n\u00eb opozit\u00eb, dhe me vot\u00eb unanime e rr\u00ebzoi marr\u00ebveshjen si \u201cantikushtetuese, q\u00eb karakterizohet nga moszbatimi i parimeve baz\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ndarjen e hap\u00ebsirave detare midis dy vendeve dhe arritjen e nj\u00eb rezultati t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm\u201d. ( Vendim i i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Fq. 44).<\/p>\n<p>Opozita e sotme vazhdon ta quaj\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite \u201ckorruptiv\u201d vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vitit 2010. Ministri Bushati i deklaroi DW se \u201cka nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb orkestruar p\u00ebr t\u00eb mbajtur peng dhe mos lejuar q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia shqiptaro-greke t\u00eb \u04abliroj\u00eb energjin\u00eb q\u00eb mundet\u201d. Gjithsesi a ka gjasa q\u00eb marr\u00ebveshja q\u00eb po negociohet t\u00eb mos jet\u00eb win-win por win vet\u00ebm p\u00ebr pal\u00ebn greke?<\/p>\n<p>Glevin Dervishi thot\u00eb p\u00ebr DW: \u201cProcesi i negociatave p\u00ebr ndarjen e zonave detare mes dy vendeve udh\u00ebhiqet nga parimet e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nga Konventa mbi t\u00eb Drejt\u00ebn e Detit, nga parimet e t\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese dhe legjislacionet respektive. T\u00eb nj\u00ebjtin proces Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb dhe me Italin\u00eb n\u00eb vitet 1980-1990, sipas kritereve q\u00eb p\u00ebrcakton Konventa p\u00ebr sovranitetin dhe t\u00eb drejtat sovrane\u201d.<\/p>\n<p>E ardhmja \u2013 Marr\u00ebveshje e re partneriteti strategjik mes dy vendeve<\/p>\n<p>Ministri p\u00ebr Europ\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Ditimir Bushati \u00ebsht\u00eb optimist p\u00ebr rezultatet e negociatave lidhur me Marr\u00ebveshjen e Detit. Ai i tha DW n\u00eb Tiran\u00eb se \u201cjemi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e zbatueshme, e drejt\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se ato q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn\u201d. Kreu i shtetit, Presidenti Meta \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ecuris\u00eb s\u00eb negociatave dhe ka dh\u00ebn\u00eb autorizimin p\u00ebr vazhdimin e tyre. Vullneti politik i pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej paket\u00ebs s\u00eb negociatave. Nga zgjidhja e paket\u00ebs tri dimensionale t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ai shkon drejt ngritjes s\u00eb nivelit t\u00eb bashk\u00ebpunimit me n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marrveshjeje, traktati t\u00eb ri t\u00eb partneritetit strategjik.<\/p>\n<p>Zhvillimet e muajve t\u00eb fundit jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb till\u00eb. Greqia u b\u00eb nj\u00eb nga avokatet m\u00eb t\u00eb vendosura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, krahas Gjermanis\u00eb dhe Italis\u00eb, p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2019. Vullneti i saj politik p\u00ebr t\u00eb zgjidhur divergjencat me Shqip\u00ebrin\u00eb para hapjes s\u00eb negociatave \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Komisioni Europian p\u00ebr vet\u00eb interesin strategjik t\u00eb BE, p\u00ebr afrimin e rajonit me BE, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, ku mbetet i pranish\u00ebm rreziku i destabilitetit dhe rritjes s\u00eb ndikimit rus. Greqia dhe Shqip\u00ebria, po ecin drejt rezultatesh konkrete p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb, forcim t\u00eb paqes dhe stabilitetit.\/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2018 pritet t\u00eb jet\u00eb viti q\u00eb do t\u00eb zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb tensionuar marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-Greqi. Marr\u00ebveshja p\u00ebr detin Shqip\u00ebri-Greqi, nuk i jep asnj\u00eb pale avantazhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet ligji nd\u00ebrkomb\u00ebtar i detit. Shqip\u00ebria dhe Greqia po ecin drejt nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri n\u00eb marrdh\u00ebniet mes tyre. Dy vendet fqinj\u00eb, me nj\u00eb histori t\u00eb trazuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-46486","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46486\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}