{"id":46734,"date":"2018-08-24T16:28:41","date_gmt":"2018-08-24T14:28:41","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=46734"},"modified":"2018-08-24T16:29:07","modified_gmt":"2018-08-24T14:29:07","slug":"thatesira-ne-gjermani-miliona-euro-ndihma-nga-shteti-per-bujqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/thatesira-ne-gjermani-miliona-euro-ndihma-nga-shteti-per-bujqit\/","title":{"rendered":"That\u00ebsira n\u00eb Gjermani, miliona euro ndihma nga shteti p\u00ebr bujqit"},"content":{"rendered":"<p>That\u00ebsira q\u00eb po vazhdon prej muajsh n\u00eb Gjermani ka shkaktuar d\u00ebme t\u00eb medha kryesisht ne bujqesi. Shoqata e fermer\u00ebve k\u00ebrkoi ndihm\u00eb emergjente nj\u00eb miliard\u00eb euro nga shteti p\u00ebr fermer\u00ebt e prekur. Por kaq shum\u00eb para nuk do t\u00eb jepen.<\/p>\n<p>Shuma qe do u jepet bujqerve eshte 340 milion\u00eb Euro, kjo shume vjen nga federata dhe landet\u00a0 te cilet duan t\u00eb ndihmojn\u00eb fermer\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb korrave t\u00eb k\u00ebqia si pasoj\u00eb e that\u00ebsir\u00ebs q\u00eb po vazhdon prej muajsh n\u00eb Gjermani. N\u00eb sfondin e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar prej that\u00ebsir\u00ebs k\u00ebt\u00eb ver\u00eb federata do t\u00eb mbuloj\u00eb gjysm\u00ebn e shum\u00ebs s\u00eb d\u00ebmit, tha ministrja e Bujq\u00ebsis\u00eb Julia Kl\u00f6ckner n\u00eb Berlin.<\/p>\n<p>Shoqata federale e fermer\u00ebve gjerman\u00eb pati k\u00ebrkuar me k\u00ebmb\u00ebngulje ndihm\u00eb nga shteti. Fillimisht presidenti i shoqat\u00ebs Joachim Ruk\u00ebied vler\u00ebsoi nj\u00eb miliard\u00eb Euro si ndihm\u00eb e \u201cd\u00ebshiruar\u201d. Ai tha n\u00eb Berlin, se synohet jo patjet\u00ebr kjo shum\u00eb, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet shpallur \u201cgjendja e jasht\u00ebzakonshme komb\u00ebtare\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb e nevojshme n\u00eb sfondin e t\u00eb korrave shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqia t\u00eb drithrave. Sivjet \u00ebsht\u00eb korrur 22 p\u00ebrqind m\u00eb pak grur\u00eb e drith\u00ebra t\u00eb tjera krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. K\u00ebtyre u shtohen edhe humbjet prej that\u00ebsir\u00ebsh n\u00eb t\u00eb vjelat e pataveve, panxharsheqerit dhe ushqimeve p\u00ebr kafsh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet aktuale t\u00eb that\u00ebsir\u00eb fermer\u00ebt ngren\u00eb edhe nj\u00eb problem tjet\u00ebr t\u00eb<strong>\u00a0<\/strong>mpreht\u00eb q\u00eb duhet ta zgjidh\u00eb politika: kthes\u00ebn e nevojshme n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb. 71 t\u00eb gjerman\u00ebve ndryshimi i klim\u00ebs, sipas nj\u00eb anketimi aktual, u shkakton shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha. Po ashtu edhe mir\u00ebqenia e kafsh\u00ebve qendron n\u00eb krye t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb gjerman\u00ebve. Si mund t\u00eb funksionoj\u00eb kjo kur 500 gram mish derri ofrohet n\u00eb supermarket p\u00ebr 2,50 Euro, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb duket se shum\u00eb nuk e nxjerrin n\u00eb pah. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb globalizuar, nj\u00eb ekonomi t\u00eb orientuar nga eksporti si ajo gjermane, duhet guxim, sipas ekspert\u00ebve, p\u00ebr t\u2019ua imponuar rregullat koncerneve agrare. Edhe konsumator\u00ebt vler\u00ebsohen si t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Kultivimi i bag\u00ebtis\u00eb n\u00eb mas\u00eb shkakton shum\u00eb probleme ekologjike. P.sh. edhe pse n\u00eb Gjermani ka gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vegjetarian\u00eb, mbetet konstant sasia e konsumimit t\u00eb mishit.<\/p>\n<p>Pra apeli i drejtuar shtetit p\u00ebr ndihm\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me emergjenc\u00ebn e shkaktuar nga that\u00ebsira. N\u00eb ferma mungojn\u00eb edhe pun\u00ebtor\u00ebt e rinj, t\u00eb cil\u00ebt lalrgohen nga zonat rurale. N\u00eb disa zona t\u00eb Brandenburgut p.sh. pothuajse nuk ka mbetur m\u00eb asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb agrare. Fermat familjare detyrohen ta nd\u00ebrpresin aktivitetin si jo rentab\u00ebl. Si nj\u00eb pjes\u00eb e zgjidhjes sugjerohen ferma m\u00eb t\u00eb fuqishme familjare, t\u00eb cilat punojn\u00eb me standarde ekologjike duke i kushtuar v\u00ebmendje edhe ndryshimit t\u00eb klim\u00ebs.Por kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e zgjidhjes, sepse efekti q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ndihma e emergjences nga federata p\u00ebr that\u00ebsir\u00ebn, do t\u00eb diskutohet tani.<\/p>\n<p>Burimi: DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>That\u00ebsira q\u00eb po vazhdon prej muajsh n\u00eb Gjermani ka shkaktuar d\u00ebme t\u00eb medha kryesisht ne bujqesi. Shoqata e fermer\u00ebve k\u00ebrkoi ndihm\u00eb emergjente nj\u00eb miliard\u00eb euro nga shteti p\u00ebr fermer\u00ebt e prekur. Por kaq shum\u00eb para nuk do t\u00eb jepen. Shuma qe do u jepet bujqerve eshte 340 milion\u00eb Euro, kjo shume vjen nga federata dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-46734","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46734"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46734\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}