{"id":47591,"date":"2018-09-15T15:07:24","date_gmt":"2018-09-15T13:07:24","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=47591"},"modified":"2018-09-15T15:33:39","modified_gmt":"2018-09-15T13:33:39","slug":"panariti-qeveria-te-heqe-dore-nga-shpenzimet-marramendese-tu-jepen-ferereve-parate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/panariti-qeveria-te-heqe-dore-nga-shpenzimet-marramendese-tu-jepen-ferereve-parate\/","title":{"rendered":"Panariti: Qeveria t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga shpenzimet marramend\u00ebse, tu jepen fermer\u00ebve parat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i LSI-s\u00eb s\u00eb Qarkut Kor\u00e7\u00eb, Edmond Panariti ka k\u00ebrkuar nga qeveria q\u00eb tu jap\u00eb parat\u00eb e premtuara p\u00ebr subvencione fermer\u00ebve. Deklaratat, Panariti i b\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb takimi me fermer\u00ebt n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Dardhas t\u00eb Pogradecit, ku ai shoq\u00ebrohej gjithashtu dhe nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i LSI-s\u00eb, Endrit Braimllari.<\/p>\n<p>Panariti tha se qeveria duhet t\u00eb heq dor\u00eb nga shpenzimet e saj marramend\u00ebse p\u00ebr dixhitalizimin dhe investimet jo prodhuese, dhe t\u00eb mbaj\u00eb fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb fermer\u00ebve p\u00ebr parat\u00eb e subvencioneve. \u201cAto para t\u00eb cilat tashm\u00eb ju po i shpenzoni pa kursim p\u00ebr dixhitalizim dhe investime jo prodhuese, hidhini tek fshati, hidhini tek fermeri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jetoj\u00eb me nder, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze dhe t\u00eb mos marr\u00eb arratin\u00eb sikund\u00ebr e ka marr\u00eb tashm\u00eb drejt emigracionit, por t\u2019i kthehet pun\u00ebs dhe prodhimit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi jon\u00eb i qart\u00eb. N\u00eb rast se ju nuk i mb\u00ebshtesni fermer\u00ebt ata nuk do t\u00eb aplikojn\u00eb m\u00eb. Nuk do t\u00eb aplikojn\u00eb m\u00eb sepse nuk do t\u2019iu besojn\u00eb m\u00eb\u201d, tha deputeti i LSI-s\u00eb dhe ish-ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb, Edmond Panariti.<\/p>\n<p><em><strong>Prononcimi i plot\u00eb, Edmond Panariti\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Mij\u00ebra fermer\u00eb,\u00a0 t\u00eb cil\u00ebve i\u2019u premtuan subvencione p\u00ebr prodhimin bujq\u00ebsor, p\u00ebr prodhimin blegtoral\u00a0 dhe deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb ne po flasim nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar as edhe nj\u00eb cent nga ky premtim i bujsh\u00ebm q\u00eb u b\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo moll\u00eb q\u00eb shikoni k\u00ebtu e ka nj\u00eb kosto, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr treg, ka koston e pun\u00ebs s\u00eb fermerit, ka koston e cikleve t\u00eb trajtimit kimik q\u00eb nuk jan\u00eb pak por jan\u00eb 13, ka koston e pleh\u00ebrimit, do ket\u00eb koston e transportit, do ket\u00eb koston e futjes n\u00eb frigorifer, e cila p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb \u00e7mim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se kjo moll\u00eb nuk subvencionohet, kjo moll\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb kurrfar\u00eb shansi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb treg dhe p\u00ebr t\u00eb konkurruar edhe me prodhimin e importit, i cili subvencionohet fuqish\u00ebm n\u00eb origjin\u00eb. Prandaj duhet t\u2019i jepen parat\u00eb fermer\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se ju nuk do t\u2019ia jepni parat\u00eb e premtuara fermer\u00ebve ky prodhim nuk do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb treg, por do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb buz\u00eb rrug\u00ebs. Prandaj ne nuk mund t\u2019ia lejojm\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr ky mesazh nuk vjen vet\u00ebm nga pem\u00eb rrit\u00ebsit, por vjen edhe nga ata blegtor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt edhe k\u00ebt\u00eb vit ashtu sikund\u00ebr edhe vjet nuk do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb parat\u00eb e premtuara t\u00eb subvencioneve p\u00ebr krer\u00eb t\u00eb bag\u00ebtive. Prandaj prodhimet tona blegtorale nuk konkurrojn\u00eb dot me prodhimet e importit sepse nuk subvencionohen. Pra bujq\u00ebsia nuk mb\u00ebshtetet.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb bujq\u00ebsi q\u00eb nuk mb\u00ebshtetet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bujq\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht e mbijetes\u00ebs nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb bujq\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb konkurruese dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb as fituese. Prandaj ato para t\u00eb cilat tashm\u00eb ju po i shpenzoni pa kursim p\u00ebr dixhitalizim dhe investime jo prodhuese, hidhini tek fshati, hidhini tek fermeri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jetoj\u00eb me nder, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze dhe t\u00eb mos marr\u00eb arratin\u00eb sikund\u00ebr e ka marr\u00eb tashm\u00eb drejt emigracionit, por t\u2019i kthehet pun\u00ebs dhe prodhimit. Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi jon\u00eb i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Mesazh q\u00eb un\u00eb e b\u00ebj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fermer\u00ebve,t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb i kam takuar me dhjet\u00ebra e qindra k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjet q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb mesazh i z\u00ebsh\u00ebm. N\u00eb rast se ju nuk i mb\u00ebshtesni fermer\u00ebt ata nuk do t\u00eb aplikojn\u00eb m\u00eb. Nuk do t\u00eb aplikojn\u00eb m\u00eb sepse nuk do t\u2019iu besojn\u00eb m\u00eb. Pavar\u00ebsisht se shpall\u00ebt me t\u00eb madhe q\u00eb i thjeshtuat procedurat tashm\u00eb me nj\u00eb kart\u00eb identiteti, nuk ka p\u00ebr t\u00eb aplikuar m\u00eb njeri p\u00ebr sa koh\u00eb premtimet nuk shoq\u00ebrohen me realizime. Pra ata nuk p\u00ebrfitojn\u00eb parat\u00eb, nuk do t\u00eb besojn\u00eb m\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bujq\u00ebsia ngelet k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb, e pa financuar posht\u00eb mesatares s\u00eb rajonit, nj\u00eb bujq\u00ebsi e mbijetes\u00ebs dhenj\u00eb bujq\u00ebsi jo konkurruese.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se ne do ti referohemi statistikave bujq\u00ebsore t\u00eb cilat p\u00ebr nj\u00eb \u00e7udi nuk po b\u00ebhen publike, por q\u00eb ne kemi t\u00eb dh\u00ebnat tona sepse marrim t\u00eb dh\u00ebnat nga grumbulluesit, nga fermer\u00ebt. Ju do shikoni q\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb bilancit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb krahasim me vjet. Vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kemi pasur nj\u00eb rekord historik t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb. Un\u00eb sapo ish an\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mandatit tim si minist\u00ebr. Ne kemi pasur 20% m\u00eb shum\u00eb eksporte t\u00eb fruta-perimeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb kemi nj\u00eb bilanc negativ k\u00ebt\u00eb vit dhe bujq\u00ebsia p\u00ebrs\u00ebri po r\u00ebndon bilancin negativ i cili e mori veten, u p\u00ebrmir\u00ebsua, nga 1 me 7 shkoi n\u00eb nj\u00eb me 3.8.<\/p>\n<p>Ne tashm\u00eb kemi rr\u00ebshqitur p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb bilancin negativ t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bujq\u00ebsia ndodhet n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb kritik. Prandaj jepini para bujq\u00ebsis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i prer\u00eb i qart\u00eb, kategorik, ndryshe m\u00eb pas fermer\u00ebt nuk do ti besojn\u00eb m\u00eb, do t&#8217;ju braktisin dhe natyrisht nuk do keni m\u00eb fytyr\u00eb p\u00ebr tu k\u00ebrkuar as mb\u00ebshtetje dhe as vota.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i LSI-s\u00eb s\u00eb Qarkut Kor\u00e7\u00eb, Edmond Panariti ka k\u00ebrkuar nga qeveria q\u00eb tu jap\u00eb parat\u00eb e premtuara p\u00ebr subvencione fermer\u00ebve. Deklaratat, Panariti i b\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb takimi me fermer\u00ebt n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Dardhas t\u00eb Pogradecit, ku ai shoq\u00ebrohej gjithashtu dhe nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i LSI-s\u00eb, Endrit Braimllari. Panariti tha se qeveria duhet t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47591","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47591\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}