{"id":47751,"date":"2018-09-19T11:15:19","date_gmt":"2018-09-19T09:15:19","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=47751"},"modified":"2018-09-19T11:15:19","modified_gmt":"2018-09-19T09:15:19","slug":"foto-te-burgosurit-e-fierit-ankohen-per-drejtorin-tepelenas-mjaft-i-kemi-lare-muret-me-gjak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/foto-te-burgosurit-e-fierit-ankohen-per-drejtorin-tepelenas-mjaft-i-kemi-lare-muret-me-gjak\/","title":{"rendered":"FOTO\/ T\u00eb burgosurit e Fierit ankohen p\u00ebr drejtorin tepelenas: Mjaft i kemi lar\u00eb muret me gjak"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb redaksin\u00eb e emisionit \u201cStop\u201d kan\u00eb mb\u00ebrritur shum\u00eb letra nga persona q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Fierit apo familjar\u00eb t\u00eb tyre. Ata ankohen p\u00ebr sjellje t\u00eb padenja nga ana e drejtorit Arjan Hasani, i cili i dhunon dhe nuk u lejon t\u00eb burgosurve t\u00eb drejtat m\u00eb minimale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga letrat shkruhet&#8230;<\/p>\n<p>\u201cJu k\u00ebrkojm\u00eb ndjes\u00eb p\u00ebr shqet\u00ebsimin. Po ju shkruajm\u00eb nga burgu i Fierit. Saimir dhe Genti, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb ne jemi llumi i shoq\u00ebris\u00eb, por edhe pse jemi n\u00eb burg, kemi dhe ne t\u00eb drejtat tona. Dhe n\u00eb burg nuk ka vet\u00ebm p\u00ebrdhunues dhe pedofila, por ka dhe (persona) pa patent\u00eb, nd\u00ebrtim pa leje, mospagim dritash dhe uji.<\/p>\n<p>Problemi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb sesa her\u00eb ky burg drejtohet nga Arjan Hasani k\u00ebtu mbizot\u00ebron dhuna dhe asgj\u00eb nuk funksionon. Ky n\u00eb pun\u00eb fut kush\u00ebrinjt\u00eb e vet dhe t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb vet dhe k\u00ebtu nuk funksionon m\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se dhuna, druri, izolimi, hakmarrja dhe arroganca.<\/p>\n<p>Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb privilegje n\u00eb burg, se ky \u00ebsht\u00eb burg i siguris\u00eb s\u00eb ul\u00ebt, ku ka krime t\u00eb lehta. Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb dhun\u00eb dhe q\u00eb drejtori t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb me ne si t\u00eb doj\u00eb ai dhe kundra ligjit, se para ligjit jemi t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>Na vjen n\u00eb 2 t\u00eb nat\u00ebs kontroll, ushtrojn\u00eb dhun\u00eb fizike e psiqike, na tallin, na shajn\u00eb. Dhe k\u00ebshtu ne i hym\u00eb n\u00eb grev\u00eb. E di si na tha me at\u00eb arroganc\u00ebn prej tepelenasi? \u2018Shkoni ankohuni te Stopi\u2019. Ne ndodhemi n\u00eb katin e par\u00eb, godina e paraburgimit. Pse u ngrit\u00ebm n\u00eb grev\u00eb, vet\u00ebm neve na ka mbyllur dyert. N\u00eb asnj\u00eb godin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, vet\u00ebm te ne, pse u ankuam kundra k\u00ebtij.<\/p>\n<p>Ju lutemi na ndihmoni q\u00eb t\u00eb trajtohemi si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit e burgut e t\u00eb burgjeve t\u00eb tjera. Mjaft i kemi lar\u00eb muret me gjak! Ju lutem na sillni p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit q\u00eb ta shikojn\u00eb gjendjen k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr thuhet&#8230;<\/p>\n<p>\u201cUrojm\u00eb q\u00eb letra t\u2019ju gjej\u00eb mir\u00eb. Ne q\u00eb po ju shkruajm\u00eb jemi t\u00eb d\u00ebnuarit e burgut t\u00eb Fierit, godina e paraburgimit, kati i par\u00eb. Jemi n\u00eb grev\u00eb qysh nga e premtja. Problemet tona ia shkruajt\u00ebm dhe ia tham\u00eb n\u00eb sy pronarit t\u00eb burgut, Arjan Hasanit. Themi pronari, se nga dita q\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb pun\u00eb e ka kthyer burgun n\u00eb privat.<\/p>\n<p>Sapo iu ankuam n\u00eb sy dhe i dham\u00eb dhe letr\u00ebn me firma, grisi letr\u00ebn dhe na ka mbyllur dyert q\u00eb t\u00eb mos takohemi me nj\u00ebri-tjetrin. Ka bllokuar telefonatat q\u00eb t\u00eb mos ankohemi te gazetar\u00ebt, Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit.<\/p>\n<p>Pika jon\u00eb e par\u00eb e grev\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb hiqet dhuna fizike dhe psiqike q\u00eb ka instaluar Arjan Hasani me kush\u00ebrinjt\u00eb e vet\u00eb, q\u00eb i ka pun\u00ebsuar n\u00eb grupin e gatsh\u00ebm!<\/p>\n<p>T\u00eb na lejohen ila\u00e7et q\u00eb na sjell familja se k\u00ebto t\u00eb burgut nuk i kemi par\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Mos harrojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg kan\u00eb vdekur 3 t\u00eb d\u00ebnuar, p\u00ebr sa koh\u00eb e ka drejtuar drejtori Arjan Hasani.<\/p>\n<p>Duam q\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb dushet e uji i nxeht\u00eb q\u00eb t\u00eb lahemi. Duam q\u00eb shit\u00ebsi nga Tepelena, njeriu i drejtorit, t\u00eb ul\u00eb \u00e7mimet. Nj\u00eb kos 1 mij\u00eb e 500 lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Duam q\u00eb t\u00eb mos na terrorizojn\u00eb me kontrolle q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb n\u00eb 1, 2 ose 3 t\u00eb nat\u00ebs. Sa i ankohemi ky njeri hakmerret. Duam q\u00eb burgu t\u00eb kthehet si ka qen\u00eb me drejtor\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm, institucion edukimi dhe jo institucion xhunglimi dhe druri.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb t\u00eb na mir\u00ebkuptoni se nuk duam luks, as pishina n\u00eb burg, por duam q\u00eb t\u00eb mos t\u00eb na rrahin m\u00eb tek izolimet se aty nuk ka kamera.  Ju lutemi na \u00e7oni p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit dhe Komitetit t\u00eb Helsinkit ta shikojn\u00eb gjendjen vet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb burg \u00ebsht\u00eb ankuar edhe e \u00ebma e nj\u00eb t\u00eb burgosuri n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre, ku shkruhet&#8230;<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrsh\u00ebndetje Saimir dhe Genti. Jam nj\u00eb shqiptare e jo serbe. Kam djalin n\u00eb burgun e Fierit p\u00ebr aksident me makin\u00eb dhe jo p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe krime lufte. Kur shkova para 2 dit\u00ebsh te djali e pash\u00eb me shenja n\u00eb fytyr\u00eb e t\u00eb trembur. Pla\u00e7kat q\u00eb nxori jasht\u00eb q\u00eb t\u2019ja laj ishin me gjak. M\u00eb tregoi djali q\u00eb jan\u00eb n\u00eb grev\u00eb kundra dhun\u00ebs q\u00eb ushtron drejtori Arjan Hasani.<\/p>\n<p>Saimir t\u00eb keqen n\u00ebna, sa \u00ebsht\u00eb rikthyer ky drejtor kemi frik\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb takim se na dalin f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb trembur dhe gjith\u00eb shenja.<\/p>\n<p>Polic\u00ebt jan\u00eb nd\u00ebrruar t\u00eb gjith\u00eb dhe k\u00ebta t\u00eb rinjt\u00eb nuk sillen mir\u00eb dhe me ne familjar\u00ebt. Ju lutemi Saimir na ndihmoni, t\u00eb keqen n\u00ebna. Me respekte, anonim se na rreh \u00e7unin prap\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-efektiv policie pohoi gjithashtu dhun\u00ebn e ushtruar nga drejtori Arjan Hasani ndaj t\u00eb d\u00ebnuarve dhe tregoi se \u00ebsht\u00eb i papun\u00eb vet\u00ebm pse e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>\u201cTani jam i papun\u00eb sepse me rikthimin e drejtorit Arjan Hasani nuk pranova t\u00eb dhunoj t\u00eb d\u00ebnuarit. Ai m\u00eb hoqi nga puna dhe ka futur n\u00eb pun\u00eb kush\u00ebrinjt\u00eb e vet\u00eb dhe tepelensa. Ky drejtor e ka kthyer burgun n\u00eb privat. Sa erdhi filloi t\u00eb hakmerret kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personelit duke i hequr nga puna dhe duke vendosur njer\u00ebzit e tij. E ka kthyer burgun e Fierit n\u00eb ferr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Na thoshte: \u2018Mos komunikoni me t\u00eb d\u00ebnuarit se jan\u00eb armiqt\u00eb tan\u00eb\u2019. Po puna ime e till\u00eb \u00ebsht\u00eb se i d\u00ebnuari te polici shkon p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Ju lutem, ju b\u00ebj thirrje q\u00eb n\u00eb burgun e Fierit t\u00eb hyj\u00eb p\u00ebr kontroll Sh\u00ebrbimi i Brendsh\u00ebm i Burgjeve q\u00eb quhet SHKBB dhe varet nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb e do shikojn\u00eb shkeljet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb e po b\u00ebn drejtori Hasani. Ky t\u00eb heq nga puna sikur ta ket\u00eb pron\u00eb t\u00eb bab\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Moderatori i emisionit \u201cStop\u201d, Saimir Kodra i b\u00ebri thirrje Avokatit t\u00eb Popullit dhe SH\u00c7BA-s\u00eb s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb kontroll n\u00eb burgun e Fierit, pasi drejtori Arjan Hasani nuk mund t\u2019i trajtoj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.\/ TVKlan.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb redaksin\u00eb e emisionit \u201cStop\u201d kan\u00eb mb\u00ebrritur shum\u00eb letra nga persona q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Fierit apo familjar\u00eb t\u00eb tyre. Ata ankohen p\u00ebr sjellje t\u00eb padenja nga ana e drejtorit Arjan Hasani, i cili i dhunon dhe nuk u lejon t\u00eb burgosurve t\u00eb drejtat m\u00eb minimale. N\u00eb nj\u00eb nga letrat shkruhet&#8230; \u201cJu k\u00ebrkojm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[297,243,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-47751","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-eskluzive","7":"category-skandale-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47751","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=47751"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/47751\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=47751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=47751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=47751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}