{"id":51284,"date":"2018-11-14T10:59:12","date_gmt":"2018-11-14T09:59:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=51284"},"modified":"2018-11-14T10:59:12","modified_gmt":"2018-11-14T09:59:12","slug":"tregti-borxhe-dhe-dhurata-pikepyetjet-mbi-kryegjyqtaren-e-vlores-qe-mbeten-pa-pergjigje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tregti-borxhe-dhe-dhurata-pikepyetjet-mbi-kryegjyqtaren-e-vlores-qe-mbeten-pa-pergjigje\/","title":{"rendered":"Tregti, borxhe dhe dhurata\/ Pik\u00ebpyetjet mbi kryegjyqtaren e Vlor\u00ebs q\u00eb mbet\u00ebn pa p\u00ebrgjigje"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Alma Li\u00e7aj u akuzua p\u00ebr fshehje dhe munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr pasurin\u00eb e saj q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb sht\u00ebpi dhe 5 apartamente n\u00eb Vlor\u00eb dhe Tiran\u00eb-nd\u00ebrsa ajo preferoi t\u00eb shmangte shpjegimet duke i q\u00ebndruar argumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara me shkrim.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetjet mbi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pasurish me origjin\u00eb t\u00eb paqart\u00eb mbet\u00ebn pa p\u00ebrgjigje t\u00eb mart\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrballjen e kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Alma Li\u00e7aj me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja me karrier\u00eb 18-vje\u00e7are zgjodhi t\u2019u q\u00ebndronte p\u00ebrgjigjeve me shkrim d\u00ebrguar Komisionit, pa sqaruar n\u00eb seanc\u00ebn publike akuzat p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta, munges\u00eb burimesh financiare dhe fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb ngritura si nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive ashtu edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr kryetaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebrfshiu vet\u00ebm kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa KPK hodhi posht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb saj p\u00ebr vler\u00ebsimin e dy kritereve t\u00eb tjera. Sipas trup\u00ebs gjykuese t\u00eb drejtuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtar Olsi Komicin, argumentimi p\u00ebr rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb gjyqtares Li\u00e7aj do t\u00eb gjendej n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Sipas relatores Xhensila Pine, gjyqtarja Alma Li\u00e7aj dhe bashk\u00ebshorti i saj zot\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me sip\u00ebrfaqe 120 m2 t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi truall 215 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, nj\u00eb apartament 71.80 m2 po n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, dy apartamente n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb blera p\u00ebr 97 664 euro dhe 60 mij\u00eb euro si dhe dy nj\u00ebsi banimi me sip\u00ebrfaqe 43 m2 dhe 95 m2, s\u00eb bashku me nj\u00eb garazh prej 35 metrash katror\u00eb n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, gjyqtarja dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb deklaruar si origjin\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pasurive borxhe t\u00eb marra nga persona t\u00eb tret\u00eb n\u00eb vlerat 60 mij\u00eb euro, 30 mij\u00eb euro, 70 mij\u00eb euro dhe 12 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2016, bashk\u00ebshorti i gjyqtares ka p\u00ebrfituar me kontrat\u00eb dhurimi nga v\u00ebllai pasurit\u00eb me sip\u00ebrfaqe 43 m2, 95 m2 si dhe garazhin me sip\u00ebrfaqe 35 m2 n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Xhensila Pine tha n\u00eb seanc\u00eb se p\u00ebr apartamentin me vler\u00eb 97.664 euro, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2009 deklarohet si burim borxhi prej 60 mij\u00eb eurosh, huaja e marr\u00eb te kunati prej 12 mij\u00eb eurosh si dhe nj\u00eb zbritje prej rreth 25 mij\u00eb eurosh n\u00eb \u00e7mim nga kompania e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 mosp\u00ebrputhjes s\u00eb deklarimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb vitin 2009 dhe at\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb vetingut, gjyqtares Li\u00e7aj i kaloi barra e prov\u00ebs p\u00ebr munges\u00ebn e burimeve financiare p\u00ebr vitin 2009, munges\u00ebn e dokumenteve p\u00ebr borxhin 60 mij\u00eb eurosh, mosdeklarimin p\u00ebr 5 vite t\u00eb borxhit ndaj kunatit si dhe justifikim t\u00eb punimeve t\u00eb kryera, me t\u00eb cilat motivohet ulja e \u00e7mimit nga kompania.<\/p>\n<p>Gjyqtares iu k\u00ebrkua gjithashtu t\u00eb v\u00ebrtetonte me dokumente huat\u00eb e tjera prej 30 mij\u00eb eurosh dhe 70 mij\u00eb eurosh, t\u00eb cilat jan\u00eb deklaruar si burime p\u00ebr shtimin e pasuris\u00eb si dhe t\u00eb sqaronte me dokumentacion m\u00ebnyr\u00ebn se si bashk\u00ebshorti kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb apartament nga nd\u00ebrmarrja e Elektrikut si dhe sht\u00ebpin\u00eb dhe truallin n\u00eb Vlor\u00eb nga Komiteti Ekzekutiv.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e p\u00ebrfituara n\u00eb vitin 2016 p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate dhurimi nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares Li\u00e7aj u vendos\u00ebn gjithashtu n\u00eb fokusin e hetimit administrativ, edhe p\u00ebr shkak se dhuruesi Artan Li\u00e7aj \u00ebsht\u00eb gjithashtu subjekt i deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores Pine, n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb Artan Li\u00e7ajt nuk rezulton t\u2019i ket\u00eb dhuruar t\u00eb v\u00ebllait pasurit\u00eb 43 m2, 95 m2 si dhe garazhin 35 m2, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb burimi p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive mbetet i paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Alma Li\u00e7aj u akuzua se kishte fshehur pron\u00ebsin\u00eb e aksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit, i cili zot\u00ebron 34 p\u00ebr qind n\u00eb kompanin\u00eb Arnela Construkt si dhe iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr shit-blerjet e \u00e7uditshme t\u00eb makinave, prej nga bashk\u00ebshort\u00ebt deklarojn\u00eb se kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>\u00c7ifti Li\u00e7aj ka deklaruar se nj\u00eb makin\u00eb Benz t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2003 e kan\u00eb shitur 10 vjet m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 15 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mark\u00eb e kan\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 600 mij\u00eb lek\u00eb dhe e kan\u00eb shitur p\u00ebr 20 mij\u00eb euro. Sipas llogarive t\u00eb kryera nga BIRN, familja e gjyqtares deklaron se ka p\u00ebrfituar 5.8 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb total nga blerjet e lira dhe shitjet e kripura t\u00eb makinave.<\/p>\n<p>Pas relatimit t\u00eb problemeve me pasurit\u00eb e saj, Li\u00e7aj e pa me vend t\u00eb mos zgjatej para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>\u201cU q\u00ebndroj shpjegimeve me shkrim, ku kam analizuar t\u00eb gjitha konstatimet dhe gabimet e \u00a0Komisionit dhe kam bashkangjitur provat,\u201d tha ajo n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Ndaj gjyqtares Li\u00e7aj munguan gjithashtu edhe pyetjet nga an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe procedur\u00ebn rutin\u00eb t\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare, q\u00eb shfryt\u00ebzohet zakonisht nga subjektet p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Seanca u nd\u00ebrpre me t\u00ebrheqjen e trupit gjykues p\u00ebr vendim; i cili u paralajm\u00ebrua t\u00eb shpallej mesdit\u00ebn e 15 n\u00ebntorit. \/BIRN<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, Alma Li\u00e7aj u akuzua p\u00ebr fshehje dhe munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr pasurin\u00eb e saj q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb sht\u00ebpi dhe 5 apartamente n\u00eb Vlor\u00eb dhe Tiran\u00eb-nd\u00ebrsa ajo preferoi t\u00eb shmangte shpjegimet duke i q\u00ebndruar argumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara me shkrim. Pik\u00ebpyetjet mbi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pasurish me origjin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51285,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51284","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51284"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51284\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51285"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}