{"id":51659,"date":"2018-11-18T12:27:44","date_gmt":"2018-11-18T11:27:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=51659"},"modified":"2018-11-18T12:27:44","modified_gmt":"2018-11-18T11:27:44","slug":"a-jane-te-sigurta-kursimet-e-pensioneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/a-jane-te-sigurta-kursimet-e-pensioneve\/","title":{"rendered":"A jan\u00eb t\u00eb sigurta kursimet e pensioneve?"},"content":{"rendered":"<p>Kthimi i akumuluar i investimit t\u00eb Fondit t\u00eb Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb tregjet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb rreth 465 milion\u00eb Euro, me nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb prej 70 p\u00ebr qind q\u00eb nga viti 2009, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Trusti i Kursimeve Pensionale aktualisht menaxhon mbi 1.7 miliard Euro me rreth 600 mij\u00eb kontribuues. Jeton Demi, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Trustin e Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se analizuar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore rezulton se Trusti ka njohur l\u00ebvizje pozitive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb treguesit nga investimet e b\u00ebra. <em>\u201cN\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, kthimi i akumuluar bruto prej fillim vitit 2009 ishte rreth 465 milion\u00eb euro dhe me nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb prej 70 p\u00ebr qind nga at\u00ebher\u00eb. Po ashtu, p\u00ebr 5 vjet\u00ebt e fundit (e deri n\u00eb fund t\u00eb 2017-s) kthimi nga investimet ishte rreth 305 milion\u00eb euro dhe \u00e7mimi i aksionit ishte ngritur p\u00ebr rreth 50 p\u00ebr qind\u201d.<\/em> <em>\u201cTrusti e ka rritur vler\u00ebn e mjeteve p\u00ebr qindra milion\u00eb euro nga investimi i tyre n\u00eb tregjet financiare, dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb historik, del se siguria e investimeve ka qen\u00eb e lart\u00eb dhe padyshim e duhur\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Demi. Sa i p\u00ebrket vitit 2018, Demi thekson se ky vit ka qen\u00eb me luhatshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb forta dhe m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb tregjet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, megjithat\u00eb, deri n\u00eb fund t\u00eb tremujorit t\u00eb tret\u00eb, shton ai, kthimi bruto nga investimet ka qen\u00eb pozitiv prej rreth 22 milion\u00eb Euro. Pavar\u00ebsisht fitimeve nga kthimi n\u00eb investim, i parave t\u00eb Fondit t\u00eb kursimeve pensionale, Milazim Abazi, ekspert i \u00e7\u00ebshtjeve financiare, u t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen autoriteteve kompetente q\u00eb t\u00eb ken\u00eb parasysh sigurin\u00eb e pareve, likuiditetin dhe kthimin n\u00eb investim. <em>\u201c\u00c7do investim e ka rrasikun e vet, prandaj drejtuesit e trustit duhet t\u00eb tregohen t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe t\u00eb investojn\u00eb aty ku risku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl si n\u00eb banka, nd\u00ebrmarrje dhe shoq\u00ebri aksionare. Mir\u00ebpo, ka ardhur momenti q\u00eb trusti nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimeve ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb aksionar i kompanive t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike apo projekteve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i termocentralit \u2018Kosova e re\u2019. N\u00ebse themi se ky projekt do t\u00eb jet\u00eb profitabil pse Trusti t\u00eb mos merr 20 apo 30 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve dhe t\u00eb mos investoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e kapaciteteve t\u00eb reja energjetike n\u00eb Kosov\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Demi.<br \/>\nTrusti i Kursimeve Pensionale, thot\u00eb Demi duhet t\u00eb p\u00ebrcjell n\u00eb baza ditore ecurin\u00eb n\u00eb tregjet financiare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb parat\u00eb e kursimeve pensionale t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb investuara jasht\u00eb tregjeve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurta. Sipas tij, investimi i parave t\u00eb Fondit t\u00eb Kursimeve Pensionale n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sigurt, sesa disa investime q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Trusti n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Trusti i Kursimeve Pensionale ka b\u00ebr\u00eb investim t\u00eb k\u00ebtyre mjeteve edhe n\u00eb Kosov\u00eb, tregon Jeton Demi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, por q\u00eb ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb letrat me vler\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. <em>\u201cKemi nj\u00eb shtim t\u00eb investimeve n\u00eb vend kryesisht n\u00eb letrat me vler\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kemi arritur shifr\u00ebn e gati 250 milion\u00eb euro investim n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, kemi rritje dhe kjo ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e ndryshimeve me mund\u00ebsi t\u00eb reja t\u00eb shfaqura nga emetimi i letrave me vler\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb viteve t\u00eb fundit duke emituar edhe borxhe m\u00eb afatgjata\u201d<\/em>, thekson Demi. Ndryshe, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb Kosov\u00eb paguajn\u00eb 10 p\u00ebr qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pes\u00eb p\u00ebr qind paguan pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, kurse pes\u00eb p\u00ebr qind nga paga e t\u00eb pun\u00ebsuarit. Kursimet pensionale mund t\u00eb p\u00ebrdoren nga kontribuuesi vet\u00ebm pasi t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb kriteret p\u00ebr pension. Kthimi i akumuluar i investimit t\u00eb Fondit t\u00eb Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb tregjet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb rreth 465 milion\u00eb Euro, me nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb prej 70 p\u00ebr qind q\u00eb nga viti 2009, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Trusti i Kursimeve Pensionale aktualisht menaxhon mbi 1.7 miliard Euro me rreth 600 mij\u00eb kontribuues. Jeton Demi, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Trustin e Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se analizuar n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore rezulton se Trusti ka njohur l\u00ebvizje pozitive n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb treguesit nga investimet e b\u00ebra. \u00a0<em>\u201cN\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, kthimi i akumuluar bruto prej fillim vitit 2009 ishte rreth 465 milion\u00eb euro dhe me nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb prej 70 p\u00ebr qind nga at\u00ebher\u00eb. Po ashtu, p\u00ebr 5 vjet\u00ebt e fundit (e deri n\u00eb fund t\u00eb 2017-s) kthimi nga investimet ishte rreth 305 milion\u00eb euro dhe \u00e7mimi i aksionit ishte ngritur p\u00ebr rreth 50 p\u00ebr qind\u201d.<\/em> <em>\u201cTrusti e ka rritur vler\u00ebn e mjeteve p\u00ebr qindra milion\u00eb euro nga investimi i tyre n\u00eb tregjet financiare, dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb historik, del se siguria e investimeve ka qen\u00eb e lart\u00eb dhe padyshim e duhur\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Demi. Sa i p\u00ebrket vitit 2018, Demi thekson se ky vit ka qen\u00eb me luhatshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb forta dhe m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb tregjet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, megjithat\u00eb, deri n\u00eb fund t\u00eb tremujorit t\u00eb tret\u00eb, shton ai, kthimi bruto nga investimet ka qen\u00eb pozitiv prej rreth 22 milion\u00eb Euro. Pavar\u00ebsisht fitimeve nga kthimi n\u00eb investim, i parave t\u00eb Fondit t\u00eb kursimeve pensionale, Milazim Abazi, ekspert i \u00e7\u00ebshtjeve financiare, u t\u00ebrheq v\u00ebrejtjen autoriteteve kompetente q\u00eb t\u00eb ken\u00eb parasysh sigurin\u00eb e pareve, likuiditetin dhe kthimin n\u00eb investim. <em>\u201c\u00c7do investim e ka rrasikun e vet, prandaj drejtuesit e trustit duhet t\u00eb tregohen t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe t\u00eb investojn\u00eb aty ku risku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl si n\u00eb banka, nd\u00ebrmarrje dhe shoq\u00ebri aksionare. Mir\u00ebpo, ka ardhur momenti q\u00eb trusti nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb investimeve ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb aksionar i kompanive t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike apo projekteve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i termocentralit \u2018Kosova e re\u2019. N\u00ebse themi se ky projekt do t\u00eb jet\u00eb profitabil pse Trusti t\u00eb mos merr 20 apo 30 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve dhe t\u00eb mos investoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e kapaciteteve t\u00eb reja energjetike n\u00eb Kosov\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Demi. Trusti i Kursimeve Pensionale, thot\u00eb Demi duhet t\u00eb p\u00ebrcjell n\u00eb baza ditore ecurin\u00eb n\u00eb tregjet financiare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb parat\u00eb e kursimeve pensionale t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb investuara jasht\u00eb tregjeve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurta. Sipas tij, investimi i parave t\u00eb Fondit t\u00eb Kursimeve Pensionale n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sigurt, sesa disa investime q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Trusti n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Trusti i Kursimeve Pensionale ka b\u00ebr\u00eb investim t\u00eb k\u00ebtyre mjeteve edhe n\u00eb Kosov\u00eb, tregon Jeton Demi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, por q\u00eb ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb letrat me vler\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. <em>\u201cKemi nj\u00eb shtim t\u00eb investimeve n\u00eb vend kryesisht n\u00eb letrat me vler\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vit kemi arritur shifr\u00ebn e gati 250 milion\u00eb euro investim n\u00eb Kosov\u00eb. Pra, kemi rritje dhe kjo ka ardhur si rrjedhoj\u00eb e ndryshimeve me mund\u00ebsi t\u00eb reja t\u00eb shfaqura nga emetimi i letrave me vler\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb viteve t\u00eb fundit duke emituar edhe borxhe m\u00eb afatgjata\u201d<\/em>, thekson Demi. Ndryshe, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb Kosov\u00eb paguajn\u00eb 10 p\u00ebr qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pes\u00eb p\u00ebr qind paguan pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, kurse pes\u00eb p\u00ebr qind nga paga e t\u00eb pun\u00ebsuarit. Kursimet pensionale mund t\u00eb p\u00ebrdoren nga kontribuuesi vet\u00ebm pasi t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb kriteret p\u00ebr pension.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kthimi i akumuluar i investimit t\u00eb Fondit t\u00eb Kursimeve Pensionale t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb tregjet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb rreth 465 milion\u00eb Euro, me nj\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb prej 70 p\u00ebr qind q\u00eb nga viti 2009, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Trusti i Kursimeve Pensionale aktualisht menaxhon mbi 1.7 miliard Euro me rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":51660,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231,252,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51659","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"category-sondazh","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51659"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51659\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51660"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}