{"id":51814,"date":"2018-11-20T13:17:56","date_gmt":"2018-11-20T12:17:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=51814"},"modified":"2018-11-20T13:17:56","modified_gmt":"2018-11-20T12:17:56","slug":"unaza-e-re-vasili-40-mln-euro-per-2-2-km-nje-grabitje-e-frikshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/unaza-e-re-vasili-40-mln-euro-per-2-2-km-nje-grabitje-e-frikshme\/","title":{"rendered":"\u201cUnaza e Re\u201d, Vasili: 40 mln euro p\u00ebr 2.2 km, nj\u00eb grabitje e frikshme"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb LSI-s\u00eb, Petrit Vasili, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat tha se nd\u00ebrtimi i \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Re\u201dse e gjitha eshtw njw grabotje e frikshme nw kurriz tw qytetarwveduke i grabitur jet\u00ebn dhe gjakun e tyre. Kjo rrgw me nje gatesi 2.2 kilometra qw kushton 40 milion leke duhet te kushtonte ne kushte normale 10 milion leke.<\/p>\n<p>Ai shtoi se ky\u00a0 segment kaq i shkurt\u00ebr \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb\u00a0 n\u00eb tre pjes\u00eb duke e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb po aq kompani, me q\u00ebllim grabitjen e parave.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e Vasilit n\u00eb nj\u00eb konferenhc\u00eb shtypi nga selia e LSI<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve. Jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim t\u00eb detyruar s\u00eb bashku dhe q\u00eb lidhet me ngjarjet shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda me t\u00eb cilat po p\u00ebrballen qytetar\u00ebt tek Unaza e Re n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ashtuquajturi investim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm publik t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, qeveri-bashki merreni si t\u00eb doni s\u00eb bashku. Dua t\u00eb ndaj me qytetar\u00ebt n\u00eb pak minuta vet\u00ebm disa element\u00eb t\u00eb nj\u00eb grabitjeje skandaloze q\u00eb ndodh dit\u00ebn p\u00ebr diell, q\u00eb ndodh n\u00eb sy t\u00eb Prokuroris\u00eb, q\u00eb ndodh n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve dhe nj\u00ebherazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grabitje e cila bie drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti mbi kurrizin e qytetar\u00ebve dhe u grabit jet\u00ebn e gjakun e tyre. Kushdo do t\u00eb pyeste se cilat jan\u00eb arsyet q\u00eb un\u00eb formuloj t\u00eb tilla q\u00ebndrime kaq t\u00eb forta dhe cilat jan\u00eb faktet q\u00eb i bazoj. Qytetar\u00ebt le ta gjykojn\u00eb vet\u00eb, un\u00eb po jap vet\u00ebm faktet. Ky segment rruge q\u00eb fillon nga pallati me shigjeta si\u00e7 e njohim e deri tek sheshi Sheshi Shqiponja t\u00eb cil\u00ebn ju e njihni t\u00eb gjith\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb segment 2200 metra apo th\u00ebn\u00eb ndryshe 2.2 kilometra.<\/p>\n<p>Ky segment kushton 40 milion euro. Pra me nj\u00eb mesatare 19 milion euro p\u00ebr nj\u00eb kilomet\u00ebr rrug\u00eb. Ta d\u00ebgjojn\u00eb mir\u00eb qytetar\u00ebt 19 milion euro p\u00ebr nj\u00eb kilomet\u00ebr rrug\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb plot\u00ebsohet dhe po zgjerohet, pra vet\u00ebm nj\u00eb plot\u00ebsim rruge. Po i jap dy shembuj t\u00eb tjer\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb sa e madhe \u00ebsht\u00eb vjedhja n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb disa copa. Pra 2.2 km rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb 3 copa t\u00eb vogla, ku kan\u00eb konkurruar 3 kompani dhe rival\u00eb p\u00ebr \u00e7do kompani n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kopani e cila ka konkurruar me nj\u00eb kontrat\u00eb dhe ofert\u00eb 0 lek\u00eb. Pra kan\u00eb konkurruar me nj\u00eb kund\u00ebrshtar 0 lek\u00eb, nj\u00eb firm\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Hysaj. N\u00eb t\u00eb treja rastet konkurron po e nj\u00ebjta dhe oferta \u00ebsht\u00eb 0 lek\u00eb. Pra k\u00ebtu besoj q\u00eb minimalisht po t\u00eb kishim nj\u00eb Prokurori q\u00eb do kishte minimumin e integritetit ligjor, se moral nuk po diskutojm\u00eb m\u00eb, do t\u00eb kishte filluar me shpejt\u00ebsi hetimet dhe do t\u00eb kishte hedhur kushedi sa pranga p\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj gj\u00ebje. Kthehemi tek \u00e7mimi i rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Thash\u00eb q\u00eb kushton 19 milion euro kjo cop\u00eb e rrug\u00ebs, plot\u00ebsim. Por sa kushtojn\u00eb rrug\u00ebt n\u00eb tendera t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte, t\u00eb v\u00ebzhguar nga Bashkimi Europian, p\u00ebr vepra t\u00eb m\u00ebdha? Dhe kemi 2 shembuj shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Kemi Bypass-in e Vlor\u00ebs, ju e dini n\u00eb \u00e7far\u00eb zonash kalon Bypass-i i Vlor\u00ebs dhe sa kushton ky Bypass, q\u00eb ta din\u00eb qytetar\u00ebt. Kushton 35 milion euro p\u00ebr 29 kilometra rrug\u00eb. Pra i bie rreth 1.3 milion euro kilometri rrug\u00eb e re. Kjo rrug\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm plot\u00ebsim dhe e p\u00ebrmir\u00ebsuar kushton 19 milion euro p\u00ebr kilomet\u00ebr. Qytetar\u00eb ju lutem b\u00ebni diferenc\u00ebn. 8-9 her\u00eb vjedhje. Marrim nj\u00eb objekt tjet\u00ebr, prap\u00eb i nd\u00ebrtuar me fondet e Bashkimit Europian. Me gar\u00eb t\u00eb hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku kan\u00eb konkurruar 40 firma n\u00eb Bypass-in e Vlor\u00ebs, dhe po kaq shum\u00eb firma n\u00eb Bypass-in e Fierit. Bypassi i Fierit, rrug\u00eb e gjer\u00eb, autostrad\u00eb me 2 korsi n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, dy korsi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, rrug\u00eb komplet e re. 62 milion euro p\u00ebr 22 kilometra. 3 milion euro kilometri, autostrad\u00eb rrug\u00eb e re 19 milion\u00eb kjo.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kjo, plot\u00ebsimi i rrug\u00ebs. Pra nj\u00eb hajdut\u00ebri dhe grabitje nga m\u00eb t\u00eb frikshmet. K\u00ebto nuk jan\u00eb shifrat e mia, k\u00ebto jan\u00eb shifra publike. Kushdo mund ti gjej\u00eb dhe krahasimet i b\u00ebn\u00a0 leht\u00eb. Po ca ka ndodhur tjet\u00ebr? Nj\u00ebherazi detyrimi p\u00ebr t\u00eb hapur tendera nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb tendera q\u00eb duke u monitoruar si duhet, duke u kujdesur q\u00eb procedurat t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rregullta dhe t\u00eb gjitha kompanit\u00eb kan\u00eb motiv q\u00eb t\u00eb konkurrojn\u00eb. Dhe p\u00ebr shkak t\u00eb konkurrimit t\u00eb madh ndodh dhe ulja e \u00e7mimit, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb qytetar\u00ebve, pasi nuk paguajn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb her\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb nga xhepat e tyre, por edhe rruga b\u00ebhet me cil\u00ebsi. Dhe nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb ka pasur i cili p\u00ebrcaktonte kufirin, kur duhet t\u00eb kemi nj\u00eb tender t\u00eb hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ka qen\u00eb dikur 10 milion\u00eb euro, e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb 20 milion\u00eb euro. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb shifrat sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb shum\u00eb tendera t\u00eb tjer\u00eb rrug\u00ebsh t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohen procedurave q\u00eb ti v\u00ebn\u00eb \u00e7mimet sa t\u00eb duan. Tani vjen pyetja, pse nuk u b\u00eb tenderi i hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr k\u00ebto 2.2 km q\u00eb kushtonin 40 milion\u00eb euro. Pasi me \u00e7mimet normale kjo rrug\u00eb do t\u00eb kushtonte shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pak. Do t\u00eb kushtonte 10-11 milion\u00eb, do t\u00eb kishim 27 milion\u00eb t\u00eb tjera, t\u00eb cilat mjaftonin p\u00ebr t\u00eb likuiduar qytetar\u00ebt e varf\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, po torturohen me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra, n\u00eb shi n\u00eb er\u00eb, me rrezikun p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Pra do t\u00eb likuidoheshin 100%\u00a0 dhe rruga do t\u00eb b\u00ebhej dhe fondet publike do t\u00eb kurseheshin.<\/p>\n<p>Por q\u00eb k\u00ebta t\u00eb grabisin t\u00eb gjitha parat\u00eb, e faturojn\u00eb rrug\u00ebn 19 milion\u00eb, nuk b\u00ebjn\u00eb gar\u00ebn e hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Rrug\u00ebt e reja kushtojn\u00eb 7-8 her\u00eb m\u00eb pak nd\u00ebrsa rrug\u00eb plot\u00ebsuese, plot\u00ebsim, rregullim, kushton 9 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Besoj tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb mega grabitje, n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, ku kurajo p\u00ebr t\u00eb grabitur \u00ebsht\u00eb sheshit dhe ku praktikisht, bashk\u00ebqeverisja me qytetar\u00ebt, aq shum\u00eb e proklamuar nga mashtruesit publik q\u00eb qeverisin vendin \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ri. Ku n\u00eb shpell\u00ebn e Bashkis\u00eb dhe n\u00eb shpell\u00ebn e qeveris\u00eb, jan\u00eb ngujuar dy shpellar\u00eb, nj\u00eb kryeminist\u00ebr dhe nj\u00eb kryebashkiak.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e lir\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Tiran\u00eb, ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb emrin, pulsin q\u00eb i japin ritmin Tiran\u00ebs, ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt Tirana ekziston jan\u00eb atje n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe. Pasi shpellar\u00ebt e qeveris\u00eb dhe t\u00eb Bashkis\u00eb, u kan\u00eb rr\u00ebmbyer pushtetin, ua mbajn\u00eb atje t\u00eb mb\u00ebrthyer n\u00eb shpell\u00eb dhe detyrojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb\u00a0 jen\u00eb n\u00eb mizerje n\u00eb skamje dhe t\u00eb luajn\u00eb me jet\u00ebn me gjakun dhe djersen e f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb t\u00eb moshuarve dhe ku dhembshuria ka vdekur pasi kusaria dhe hajdut\u00ebria ka rr\u00ebmbyer dhe ka arritur t\u00eb ket\u00eb kuraj\u00ebn q\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb mos b\u00ebnte as 1 milion\u00eb e gjysm\u00eb euro ta b\u00ebjn\u00eb 19 milion\u00eb euro pa iu dridhur syri duke vjedhur dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra miliona dit\u00ebn p\u00ebr diell. Kjo \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre, jo vet\u00ebm p\u00ebr protest\u00ebn por dhe gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tjer\u00eb, pasi me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm dhe me k\u00ebt\u00eb shfrenim, kjo vjedhje pa kufij do ta fus Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjerim pa kthim. Dita p\u00ebr t\u00eb reaguar \u00ebsht\u00eb sot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb LSI-s\u00eb, Petrit Vasili, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat tha se nd\u00ebrtimi i \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Re\u201dse e gjitha eshtw njw grabotje e frikshme nw kurriz tw qytetarwveduke i grabitur jet\u00ebn dhe gjakun e tyre. Kjo rrgw me nje gatesi 2.2 kilometra qw kushton 40 milion leke duhet te kushtonte ne kushte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51815,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-51814","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51814","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51814"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51814\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51815"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}