{"id":52147,"date":"2018-11-24T14:45:11","date_gmt":"2018-11-24T13:45:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=52147"},"modified":"2018-11-24T13:35:12","modified_gmt":"2018-11-24T12:35:12","slug":"historia-e-shqiptares-qe-u-be-shkencetare-ne-amerike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/historia-e-shqiptares-qe-u-be-shkencetare-ne-amerike\/","title":{"rendered":"Historia e shqiptares q\u00eb u b\u00eb shkenc\u00ebtare n\u00eb Amerik\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ajo \u00ebsht\u00eb Mirjeta Pasha, petagoge matematike dhe studente doktorature p\u00ebr Matematik\u00eb t\u00eb aplikuar n\u00eb USA. Mirjeta b\u00ebn k\u00ebrkim shkencor midis t\u00eb tjerash, edhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e skanerave (mamografi, x-rays etj) p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e imazhit. Mirjeta Pasha ka lindur ne Kaliva\u00e7, aty \u00ebsht\u00eb rritur dhe arsimuar, deri n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are. Ajo jetonte me familjen, dhe si \u00e7do f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr, merrej ndonj\u00ebher\u00eb dhe me pun\u00ebt e fshatit. I b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb ndihmuar familjen, por mendjen e kishte te librat, t\u00eb m\u00ebsonte dhe t\u00eb b\u00ebhej dikush n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Mirjeta tregon p\u00ebr dritare.net, jet\u00ebn e saj, si iku nga fshati, periudh\u00ebn kur ishte studente, n\u00eb Tiran\u00eb dhe kur ishte m\u00eb pas pedagoge. Ajo tregon p\u00ebr largimin n\u00eb SHBA dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e panum\u00ebrta q\u00eb kishte hasur atje. Tregon sesi mori guximin t\u00eb linte profesionin si pedagoge n\u00eb Universitetin Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs, dhe t\u00eb shkonte n\u00eb \u201cfund t\u00eb bot\u00ebs\u201d, si\u00e7 themi ne, pa e ditur se \u00e7far\u00eb e priste.<\/p>\n<p>Mirjeta \u00ebsht\u00eb larguar nga fshati i saj n\u00eb vitin 2009 dhe u regjistrua n\u00eb Fakultetin e Shkencave Natyrore p\u00ebr Inxhinieri Matematike dhe Informatike. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe sapo kishte p\u00ebrfunduar studimet e larta, Mirjeta ishte pun\u00ebsuar n\u00eb Universitetin Aleksand\u00ebr Moisiu Durr\u00ebs, dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb masterit, pati shansin t\u00eb fitonte nj\u00eb vend pune n\u00eb Universitetin Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs, si pedagoge matematike. Mirjeta ishte nj\u00eb studente e shk\u00eblqyer n\u00eb Tiran\u00eb, dhe pavar\u00ebsisht se ajo ishe e pun\u00ebsuar mjaft mir\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri ndjente se di\u00e7ka nuk ia plot\u00ebsonte Shqip\u00ebria, di\u00e7ka q\u00eb vet\u00ebm \u00ebndrra amerikane ta p\u00ebrmbush.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb vendosi t\u00eb hidhte lotarin\u00eb amerikane, pa shum\u00eb shpres\u00eb q\u00eb do fitonte, dhe kur dol\u00ebn p\u00ebrgjigjet, mori lajmin e mir\u00eb se ishte fituese.Ajo, bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin e saj q\u00eb punonte n\u00eb Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, u nis\u00ebn drejt Amerik\u00ebs, n\u00eb ver\u00eb t\u00eb 2015, dhe pse kishte kund\u00ebr familjar\u00ebt q\u00eb i donin af\u00ebr dhe i bindnin se ishin mir\u00eb k\u00ebtu. Ata u nis\u00ebn vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb rrinin dy muaj, sepse bashk\u00ebshorti i saj Edvini, duhej t\u00eb kthehej n\u00eb pun\u00eb, pas lejes. N\u00eb korrik t\u00eb 2015, Mirjeta dhe Edvini prek\u00ebn n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn amerikane, por Amerika nuk ishte si\u00e7 e kishin menduar. Ishte e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb ata kishin p\u00ebrfytyruar. P\u00ebr dy t\u00eb rinj, mes nj\u00eb vendi aq t\u00eb madh, nuk ishte e leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb komplet ndryshe, nuk p\u00ebrshtateshim dot me asgj\u00eb. Gjat\u00eb dy muajve q\u00eb kemi ndenjur n\u00eb Amerik\u00eb, kemi q\u00ebndruar te nj\u00eb i af\u00ebrmi yn\u00eb. Ai ka nj\u00eb seri restorantesh n\u00eb Teksas, dhe punonim aty\u201d, tregon Mirjeta p\u00ebr dritare.net Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdonin q\u00ebndrimin n\u00eb Amerik\u00eb dhe punonin n\u00eb restorant, Mirjeta aplikoi p\u00ebr doktoratur\u00eb, edhe pse nuk kishte shum\u00eb shpres\u00eb se mund t\u00eb fitonte, sepse procedurat ishin shum\u00eb t\u00eb komplikuara. Si p\u00ebrfundim, pas dy muajve, n\u00eb shtator t\u00eb 2015-\u00ebs, ata u kthyen n\u00eb Shqip\u00ebri. U kthyen, por Mirjeta mendjen e kishte n\u00eb SHBA, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrshtypja e par\u00eb nuk qe e mir\u00eb. Amerika kishte di\u00e7ka q\u00eb e nxiste at\u00eb, t\u00eb jetonte atje. N\u00eb janar t\u00eb 2016 Mirjeta mori vesh lajmin e mir\u00eb se do t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebn\u00eb, dhe kishte d\u00ebshir\u00eb q\u00eb vajza e saj Emily Amalia, patjet\u00ebr duhet t\u00eb lindte n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo u nis e vet\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb, pasi bashk\u00ebshorti i saj nuk mundi ta shoq\u00ebronte. Sapo arriti, Mirjeta mori dhe nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb, ishte pranuar p\u00ebr doktoratur\u00eb p\u00ebr Matematik\u00eb t\u00eb Aplikuar n\u00eb Kent State University. Jo vet\u00ebm kaq, ajo kishte fituar burs\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb lajm i mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr mua. Ishte ajo q\u00eb kisha \u00ebnd\u00ebrruar\u201d, k\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan Mirjeta momentin kur ka marr\u00eb vesh lajmin. N\u00eb prill t\u00eb 2016, bashk\u00ebshorti i saj erdhi n\u00eb Amerik\u00eb. Fill pas disa jav\u00ebsh lindi vajza, dhe sapo ajo u b\u00eb 4-muajshe , Mirjeta nisi t\u00eb shkonte n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Amerika \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, dhe pik\u00ebrisht kur u b\u00eb me vajz\u00eb jeta e saj u v\u00ebshtir\u00ebsua dhe m\u00eb shum\u00eb. Por ajo \u00ebsht\u00eb e zonja dhe diti si t\u2019ja dal\u00eb, duke marr\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen maksimale t\u00eb bashk\u00ebshortit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mirjeta ishte n\u00eb shkoll\u00eb dit\u00ebn, bashk\u00ebshorti i saj punonte nat\u00ebn, dhe gjat\u00eb dit\u00ebs, ai kujdesej p\u00ebr vajz\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb super e v\u00ebshtir\u00eb. Doktoratura n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Mua m\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebja 15 or\u00eb m\u00ebsim, isha studente n\u00eb l\u00ebnd\u00eb super t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb Matematik\u00ebs s\u00eb Aplikuar. Sinqerisht, as nuk dua ta kujtoj. Kush ka qen\u00eb student n\u00eb SHBA m\u00eb kupton. Plus kujdesesha q\u00eb t\u00eb kisha nj\u00eb familje t\u00eb sh\u00ebndetshme. Ka pasur raste kur flija 3-4 or\u00eb gjum\u00eb n\u00eb dy dit\u00eb\u201d, tregon Mirjeta p\u00ebr dritare.net.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky mund, Mirjet\u00ebs iu shp\u00ebrblye. Ajo i mori t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt me rezultate ekselente, dhe ka marr\u00eb 5 \u00e7mime mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb, brenda dy viteve, dhe \u00ebsht\u00eb pedagoge n\u00eb matematike t\u00eb aplikuar. Gjithashtu, Mirjeta po kryen nj\u00eb k\u00ebrkim shkencor p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e skaner\u00ebve, mund\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn nuk e gjente n\u00eb Shqip\u00ebri. Mirjeta nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pedagoge Matematike n\u00eb SHBA, ajo \u00ebsht\u00eb dhe zv\/Presidente e shoqat\u00ebs Women in Math at KSU, organizat\u00eb q\u00eb frym\u00ebzon t\u00eb rinjt\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht femrat q\u00eb studiojn\u00eb matematike. Jeta e Mirjet\u00ebs n\u00eb SHBA, momentalisht \u00ebsht\u00eb e stabilizuar, por q\u00ebndrimin gjithmon\u00eb atje e ka me dy mendje. \u201cMund\u00ebsit\u00eb dhe prespektivat e familjes time jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mira k\u00ebtu, por n\u00eb Shqip\u00ebri kemi familjar\u00ebt tan\u00eb. Un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb punoj n\u00eb Universitet, ose n\u00eb ndonj\u00eb Qend\u00ebr t\u00eb K\u00ebrkimeve Shkencore, por mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb. Megjithat\u00eb, ky vendim do i mbetet koh\u00ebs\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo \u00ebsht\u00eb Mirjeta Pasha, petagoge matematike dhe studente doktorature p\u00ebr Matematik\u00eb t\u00eb aplikuar n\u00eb USA. Mirjeta b\u00ebn k\u00ebrkim shkencor midis t\u00eb tjerash, edhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e skanerave (mamografi, x-rays etj) p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e imazhit. Mirjeta Pasha ka lindur ne Kaliva\u00e7, aty \u00ebsht\u00eb rritur dhe arsimuar, deri n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are. Ajo jetonte me familjen, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":52148,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52147","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52147","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52147"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52147\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52148"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52147"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52147"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52147"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}