{"id":52178,"date":"2018-11-24T16:22:28","date_gmt":"2018-11-24T15:22:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=52178"},"modified":"2018-11-24T16:22:28","modified_gmt":"2018-11-24T15:22:28","slug":"lsi-analizon-buxhetin-shkaterrues-per-arsimin-ulja-me-e-madhe-ska-rritje-pagash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lsi-analizon-buxhetin-shkaterrues-per-arsimin-ulja-me-e-madhe-ska-rritje-pagash\/","title":{"rendered":"LSI analizon buxhetin shkat\u00ebrrues p\u00ebr Arsimin: Ulja m\u00eb e madhe, s\u2019ka rritje pagash"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka analizuar sot z\u00eb m\u00eb z\u00eb, Buxhetin p\u00ebr arsimin t\u00eb vitit 2019. Mehmetaj, duke e ballafaqur Buxhetin me raportin e fundit t\u00eb FMN-s\u00eb q\u00eb v\u00eb theksin n\u00eb uljen e investimeve buxhetore n\u00eb arsim, \u00a0b\u00ebri t\u00eb ditur se ato vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ul\u00ebtadhe shifrat e publikuara nuk p\u00ebrputhen me ato \u00e7\u2019ka jan\u00eb premtuar nga kryeministri dhe ministrja e Arsimit.<\/p>\n<p>Mehmetaj tha: &#8220;N\u00eb raportin e saj t\u00eb fundit Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ngriti disa k\u00ebmbana alarmi mbi arsyet q\u00eb po \u00e7ojn\u00eb n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar q\u00eb po l\u00ebn\u00eb vendin dhe po emigrojn\u00eb. Nj\u00eb nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb theksi q\u00eb raporti i vendosi uljes s\u00eb investimeve buxhetore n\u00eb fusha prioritare.<\/p>\n<p>Deklarata e plote e Kejda Mehmetaj<\/p>\n<p>FMN n\u00eb raportin e saj t\u00eb fundit thot\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, shpenzimet p\u00ebr arsimin mbeten n\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mungesat e krahut t\u00eb aft\u00eb t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kufizim serioz mbi produktivitetin dhe rritjen.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa k\u00ebto rreshta n\u00eb raportin e FMN do duhej ta nxisnin qeverin\u00eb dhe kryeministrin q\u00eb t\u00eb rriste investimet dhe vendin q\u00eb arsimi z\u00eb n\u00eb buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb krejt e kund\u00ebrta, k\u00ebto rreshta e nxit\u00ebn kryeministrin dhe ministren e arsimit q\u00eb n\u00ebn moton e tyre t\u00eb preferuar sajo, sajo sepse n\u00eb fund di\u00e7ka do t\u00eb mbetet, dhe me shprehjen q\u00eb e karakterizon koh\u00ebt e fundit shpifjen, t\u00eb dal\u00eb n\u00ebp\u00ebr deklarata dhe tu thot\u00eb shqiptar\u00ebve gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Kur p\u00ebrgjunjur kryeministri k\u00ebrkonte vot\u00ebn e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, premtonte e betohej se n\u00ebn qeverisjen e tij arsimi do t\u00eb kthehej n\u00eb prioritet dhe do t\u00eb zinte 5% te Prodhimt t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto. Sot realiteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i hidhur dhe kryeministri simbol i shkat\u00ebrrimit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk rriti buxhetin si\u00e7 ai e premtoi, por vazhdon t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb denj\u00eb dhe dashakeqe p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar t\u00ebr\u00ebsisht sistemin arsimor.<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk habiten m\u00eb me premtimet e pa mbajtura t\u00eb kryeministrit i cili si\u00e7 akuzon vet\u00eb shpif\u00ebsit, \u00ebsht\u00eb shpif\u00ebsi kryesor. Po sjellim dhe nj\u00ebher\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj, se si n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur kryeministri premtonte 5% te Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto p\u00ebr arsimin, i premtonte edhe qytetar\u00ebve t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Re, se do tu legalizonte sht\u00ebpit\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb 2 raste paralele, si shum\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb mashtrimeve n\u00eb premtimet e kryeministrit kur k\u00ebrkonte vot\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr rreth nj\u00eb jav\u00eb, n\u00ebp\u00ebr evente ku me detyrim u k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebsuesve e pedagog\u00ebve, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordeve t\u00eb marrin pjes\u00eb, kryeministri dhe ministrja e Arsimit vazhdojn\u00eb me fushat\u00ebn e tyre t\u00eb abuzimit me arsimin.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po ju rendis disa fakte konkrete mbi t\u00eb pav\u00ebrtetat q\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt:<\/p>\n<p>Kryeministri dhe Ministrja duke folur p\u00ebr rezultatet e testit PISA 2015, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb 3 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb 2015, u kujtuan dhe b\u00ebn\u00eb zbulimin e madh pas 3 vitesh se shqiptar\u00ebt paskan dal\u00eb te dyt\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb test, madje ja referuan, Harry Patrinos nga Banka Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ja ku \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu botimi i Harry Patrinos, i cili n\u00eb asnj\u00eb moment t\u00eb botimit t\u00eb tij nuk thot\u00eb se Shqip\u00ebria z\u00eb vendin e dyt\u00eb edhe nuk ka si ta thot\u00eb sepse k\u00ebtu jan\u00eb rezultatet t\u00eb testit PISA dhe mund ta shikoni qart\u00ebsisht vendin q\u00eb z\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe pavar\u00ebsisht p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb rezultateve nga testi PISA i kaluar kryeministri dhe ministrja duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve dhe tu thon\u00eb se n\u00eb fakt k\u00ebto rezultate nuk jan\u00eb si pasoj\u00eb e qeverisjes s\u00eb tyre, por qeverisjes s\u00eb m\u00ebparshme. Sepse nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs 14-vje\u00e7ar nuk ndryshon asgj\u00eb n\u00eb dijen e tij brenda nj\u00eb viti t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryeministri dhe ministrja p\u00ebrmend\u00ebn se \u00ebsht\u00eb rritur buxheti p\u00ebr arsimin. Madje arrit\u00ebn deri n\u00eb pik\u00ebn sa t\u00eb p\u00ebrmendin shifr\u00ebn 60% nga ai i vitit 2013. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr e pav\u00ebrtet\u00eb e hidhur. E v\u00ebrteta n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb buxhetin e k\u00ebtij viti, vendi q\u00eb z\u00eb arsimi n\u00eb prodhimin e brendsh\u00ebm bruto \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 3.29%.\u00a0 Edhe pse k\u00ebto shifra jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta\u00a0 sepse n\u00eb to futen dhe fonde nga Minsitria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb se vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb 2013, 2014 apo qoft\u00eb edhe n\u00eb vitet e tjera, t\u00eb qeverisjes Rama n\u00eb fakt p\u00ebr arsimin ka pasur\u00a0 p\u00ebrqindje m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb PBB. Ky \u00ebsht\u00eb viti n\u00eb fakt me uljen m\u00eb t\u00eb madhe, sa i takon z\u00ebrit t\u00eb arsimit, n\u00eb buxhetin e shtetit p\u00ebr vitin 2019. Nga ana tjet\u00ebr Kryeministri p\u00ebrmendi rritjen e pagave t\u00eb m\u00ebsuesve. K\u00ebt\u00eb e tha dhe ministrja dje n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt rritja e pagave t\u00eb m\u00ebsuesve, nuk \u00ebsht\u00eb realitet. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb e reflektuar n\u00eb tabel\u00ebn e arsimit, z\u00ebri paga p\u00ebr buxhetin e vitit 2019. 25 miliard\u00eb zinte kjo vler\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb viti, 25 miliard\u00eb z\u00eb dhe n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm. Dhe e v\u00ebrteta e k\u00ebsaj rritje n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb me tep\u00ebr sesa thjesht indeksimi i rritjes s\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb justifikuar mbyllen e 120 shkollave dhe numrin q\u00eb vazhdon e ulet t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb regjistrohen dhe ndjekin arsimin n\u00eb shkolla. Kryeministri na tha se paska rritur buxhetin p\u00ebr transportin e f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr ti \u00e7uar n\u00eb shkolla t\u00eb cilat ndodhen mbi 2 mij\u00eb km nga vendi i tyre i banimit. Edhe kjo\u00a0 nj\u00eb tjet\u00ebr e v\u00ebrtet\u00eb, jo e v\u00ebrtet\u00eb. Sepse sipas buxhetit, relacionit, q\u00eb vet\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Komisionet Parlamentare, buxheti i k\u00ebtij viti p\u00ebr transportin \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 650 milion\u00eb, jo 800 milion\u00eb sa pretendoi ministrja dhe jo me rritje si\u00e7 pretendon kryeministri.<\/p>\n<p>32 mij\u00eb ka qen\u00eb numri \u00e7do vit nga 2013 e k\u00ebtej i nx\u00ebn\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr transport p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb\u00a0 shkolla. 30 mij\u00eb thuhet sot n\u00eb relacionin e sjell\u00eb nga Ministria e Arsimit. Vazhdojm\u00eb me problemet e tjera.<\/p>\n<p>Kryeministri abuzon me tekstet falas, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb \u00a0fakt tekste me kredi. Dhe me arroganc\u00eb ironizonte prind\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebt ndiheshin t\u00eb shqet\u00ebsuar sepse f\u00ebmij\u00ebt e tyre nuk mund t\u00eb shkruajn\u00eb, madje dhe shkarravisin si\u00e7 \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr mosh\u00ebn e tyre, n\u00eb tekstet e tyre sepse duhet t&#8217;i kthejn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit shkollor.\u00a0 Duke i quajtur shkarravina, kryeministri n\u00eb fakt harroi se nuk \u00ebsht\u00eb 7 vje\u00e7 por shkarravit ndoshta me keq se f\u00ebmij\u00ebt, n\u00eb librat e pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb cilat i kthen dhe n\u00eb vepra arti dhe i shet n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb me \u00e7mime tmerr\u00ebsisht t\u00eb kushtueshme.<\/p>\n<p>Sa i takon kurrikulave dhe teksteve q\u00eb interpretohen nga Kryeministri dhe Ministrja si suksese, jan\u00eb po ato libra me po ato gabime, tekste t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe me ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat UNESCO n\u00eb raportin e saj thoshte se ende nuk jan\u00eb implementuar si\u00e7 duhet, ende nuk jan\u00eb p\u00ebrshtatur p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt shqiptar dhe kan\u00eb probleme t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Portali M\u00ebsues p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb,i konsideruar si i mang\u00ebt dhe problematik nga UNESCO madje dhe si antiligjor, \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebruar dhe u bie si kamzhik m\u00ebsuesve t\u00eb aft\u00eb e t\u00eb p\u00ebrgatitur, q\u00eb nuk pranojn\u00eb ti n\u00ebnshtrohen sektit rilindas.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb dhe shkat\u00ebrrimi i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave ishin k\u00ebrba\u00e7i i fundit e kjo qeveri i dha arsimit.<\/p>\n<p>Sot Universitetet vuajn\u00eb pasojat e reform\u00ebs s\u00eb d\u00ebshtuar, qoft\u00eb n\u00eb pik\u00ebpamjen akademike dhe po ashtu administrative dhe Ministrja n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb i takon, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen, e m\u00eb pas duke l\u00ebvizur t\u00eb gjitha mekanizmat, p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb normalitetin n\u00eb universitet, nuk merret me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje por s\u00ebrish gishtin e kthen nga bordet e administrimit t\u00eb cilat i ka vet\u00eb n\u00ebn kontroll si ministri, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se paaft\u00ebsia n\u00eb menaxhimin e fondeve qenka e tyre dhe jo e ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne 5 vite zero lek\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr bursa, zero\u00a0 leke shtes\u00eb p\u00ebr investime, 0 lek\u00eb shtese p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor, zero lek\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e konvikteve ku strehohen rreth 17 mij\u00eb student\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo situat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto shifra q\u00eb un\u00eb p\u00ebrmenda, t\u00eb cilat leht\u00ebsisht mund ti gjej\u00eb \u00e7do qytetar, duke e klikuar qoft\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb faqen e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, tregojn\u00eb qartazi q\u00eb kjo qeveri dhe ky kryeminist\u00ebr, nuk e do arsimin, nuk mendon p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr to \u00ebsht\u00eb e nevojshme vet\u00ebm t\u00eb kontrollojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe kontrolli nuk mund t\u00eb b\u00ebhet duke i dh\u00ebn\u00eb atyre dije dhe duke i dh\u00ebn\u00eb atyre kontroll. Prandaj edhe nj\u00ebher\u00eb, u\u00a0 b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb mos ken\u00eb m\u00eb durim, t\u00eb mos ken\u00eb m\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kryeminist\u00ebr simbol t\u00eb shkat\u00ebrrimit, simbol t\u00eb vjedhjes dhe tashm\u00eb si\u00e7 edhe vet\u00eb e thot\u00eb, simbol t\u00eb shpifjes.&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka analizuar sot z\u00eb m\u00eb z\u00eb, Buxhetin p\u00ebr arsimin t\u00eb vitit 2019. Mehmetaj, duke e ballafaqur Buxhetin me raportin e fundit t\u00eb FMN-s\u00eb q\u00eb v\u00eb theksin n\u00eb uljen e investimeve buxhetore n\u00eb arsim, \u00a0b\u00ebri t\u00eb ditur se ato vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ul\u00ebtadhe shifrat e publikuara nuk p\u00ebrputhen me ato [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52179,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52178","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52178","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52178"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52178\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}