{"id":52883,"date":"2018-12-04T13:10:45","date_gmt":"2018-12-04T12:10:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=52883"},"modified":"2018-12-04T13:10:45","modified_gmt":"2018-12-04T12:10:45","slug":"vasili-ky-buxhet-sjell-shkaterrimin-e-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vasili-ky-buxhet-sjell-shkaterrimin-e-shqiperise\/","title":{"rendered":"Vasili: Ky buxhet sjell shkat\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i\u00a0Grupit Parlamentar t\u00eb LSI-s\u00eb, Petrit Vasili, ka reaguar dit\u00ebn e sotme n\u00eb lidhje me buxhetin e miratuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvend.Vasili e ka konsideruar Buxhetin e vitit 2019 p\u00ebrgatitur nga qeveria si buxhetin e turpit, buxhetin m\u00eb tragjik t\u00eb p\u00ebrgatitur ndonj\u00ebher\u00eb, si m\u00eb antisocialin, korruptin, grabitqarin.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e Petrit Vasilit sot p\u00ebr mediat:<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb kritik p\u00ebr vendin dhe q\u00eb lidhet pik\u00ebrisht me financat e tij. Pasi \u00e7do hap p\u00ebrpara apo pas lidhet pik\u00ebrisht me administrimin e k\u00ebtyre financave.<\/p>\n<p>Dje Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka miratuar, sigurisht nj\u00eb buxhet turpi, nj\u00eb buxhet i cili ka legjitimuar nj\u00eb grabitje shtet\u00ebrore t\u00eb pad\u00ebgjuar dhe t\u00eb dimensioneve v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe trondit\u00ebse p\u00ebr ekonomin\u00eb. Ku kryefjala e k\u00ebtij buxheti, p\u00ebr fat t\u00eb k\u00ebq \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm shum\u00eb i zi, p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe lidhet pik\u00ebrisht me koncesionet apo PPP t\u00eb famsh\u00ebm tashm\u00eb. I cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb grabitjes shtet\u00ebrore pasi shifrat jan\u00eb t\u00eb tilla. Ju ftoj q\u00eb t\u00eb ndjekim n\u00eb pak sekonda k\u00ebto shifra n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb materiali shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr filmik.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i takon situat\u00ebs me koncesionet, Shqip\u00ebria dhe qeveria shqiptare, ka ecur dhe po ec\u00ebn me kok\u00ebfort\u00ebsi, shum\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, pasi Parlamenti Europian vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim gjer\u00ebsisht koncesionet n\u00eb Europ\u00eb por ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Ballkan dhe i ka konsideruar ato nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Dhe materiali q\u00eb i \u00ebsht\u00eb paraqitur Parlamentit Europian, ka titullin \u201cSi po d\u00ebshtojn\u00eb Partneritetet Publike Private\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00ebherazi po ju kujtoj q\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr material shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, Ballkani Monitoron Financat Publike, i ka konsideruar pik\u00ebrisht k\u00ebto koncesione si projekte t\u00eb korruptuara n\u00eb thelb sepse ato garantojn\u00eb fitime t\u00eb larta p\u00ebr korporatat dhe kompanit\u00eb, t\u00eb cilat angazhohen t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb fonde publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo demokratike. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb n\u00eb k\u00ebto nisma, edhe klienti edhe kontraktori \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht po i nj\u00ebjti.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ky i famshmi koncensionar. Shembujt q\u00eb jepen jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb dhe vijn\u00eb nga realitete ekonomike, politike, demokratike, t\u00eb konsoliduara q\u00eb nga Anglia, Skocia, Franca, Spanja, Greqia dhe mjaft realitete t\u00eb tjera, ku praktikat kan\u00eb qen\u00eb nj\u00ebra m\u00eb e d\u00ebshtuar se tjetra. Pik\u00ebrisht n\u00eb Skoci, niveli ekonomik i t\u00eb cil\u00ebs nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr komentet e mia.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm koncesioni i shkollave, nj\u00eb nism\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb popullore dhe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb konsideruar nga kjo qeveri si gjetje e shekullit, shkolla t\u00eb nd\u00ebrtuara rezultuan t\u00eb gjitha me probleme kaq t\u00eb m\u00ebdha dhe 12 shkolla ishin n\u00eb rrezik shembje dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga sindikatat n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebrpritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme si nj\u00eb praktik\u00eb korruptive dhe shum\u00eb e rrezikshme.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur me autostradat n\u00eb Greqi, e nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur n\u00eb Franc\u00eb, e nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur me metro-n\u00eb e Londr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb madhe k\u00ebto projekte konsiderohen t\u00eb korruptuara n\u00eb thelb, antidemokratike dhe me nj\u00eb detyrim shum\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Shqip\u00ebria n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb nga FMN nga Banka Bot\u00ebror\u00eb dhe madje dhe nga Ambasada Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa ka qen\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb. Ndalni koncesionet. Kjo do t\u00eb thot\u00eb ndalja e shkat\u00ebrrimit. Pasi k\u00ebto koncesione deri tani kan\u00eb q\u00eb arritur vler\u00ebn 2.2 miliard\u00eb euro dhe projektuar p\u00ebr 3 miliard\u00eb, e \u00e7ojn\u00eb borxhin e Shqip\u00ebris\u00eb mbi 80 e ca %. Edhe p\u00ebr shqiptarin m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr ta kuptuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb borxh q\u00eb ia thyen k\u00ebmb\u00ebt ekonomis\u00eb s\u00eb brisht\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb preludi i nj\u00eb kolapsi ekonomik pa kthim. Th\u00ebn\u00eb akoma m\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb edhe shqiptari me i fundit ta kuptoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb preludi, paradhoma e piramidave t\u00eb reja financiare shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se ajo q\u00eb p\u00ebrballuam n\u00eb vitin \u201997. K\u00ebtu do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb parat\u00eb publike jan\u00eb futur n\u00eb piramid\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi vihet shum\u00eb qart\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb shum\u00eb koncesione t\u00eb tjera t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb vende t\u00eb tjera shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb stabilizuara nga pik\u00ebpamja e administrimit t\u00eb shtetit sesa Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>K\u00ebto koncesione shpesh kan\u00eb falimentuar dhe mbetur n\u00eb mes, por kur kan\u00eb mbetur n\u00eb mes e gjith\u00eb ngarkesa u ka mbetur pik\u00ebrisht shtetit, i cili \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb ri futet n\u00eb loj\u00eb me \u00e7mime dhe kosto shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. T\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar ato deri n\u00eb fund dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb paguar 1 lek, kan\u00eb paguar 100 fishin e tyre duke r\u00ebnduar ky borxh mbi financat, dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi buxhetet familjare t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt gjenden gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebruar.<\/p>\n<p>Pasi n\u00eb vend t\u00eb hap\u00ebsh projekte q\u00eb hapin vende t\u00eb reja pune, q\u00eb p\u00ebrdorin paran\u00eb, q\u00eb nuk e grabisin paran\u00eb, q\u00eb nuk e \u00e7ojn\u00eb \u00e7mimin e kilometrit t\u00eb rrug\u00ebs nga 1,2,3, por e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb 12, 13 e deri n\u00eb 26 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ndodh n\u00eb k\u00ebto koncesione, duke i b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt jo vet\u00ebm m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, por duke e futur varf\u00ebrin\u00eb e tyre n\u00eb dhe premisa p\u00ebr at\u00eb emigracion, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fenomen shkat\u00ebrrimtar dhe i cili po shkreton Shqip\u00ebrin\u00eb edhe nga pik\u00ebpamja demografike. Pasi n\u00eb nj\u00eb ekonomi dhe n\u00eb nj\u00eb varf\u00ebri t\u00eb till\u00eb q\u00eb shkon n\u00eb kufijt\u00eb e mjerimit, sigurisht pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb jetuar detyron qytetarin e thjesht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha mjetet e mundshme, ku kryesorja \u00ebsht\u00eb emigracioni.<\/p>\n<p>Pra b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb buxhet shteti i cili nuk ka fare t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb sot asgj\u00ebkund, \u00ebsht\u00eb buxheti m\u00eb antisocial, m\u00eb korruptiv dhe m\u00eb grabitqar. Pasi 100 e ca milion\u00eb euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit do t\u2019i paguhen n\u00eb dor\u00eb t\u00eb thata koncensionar\u00ebve, duke filluar nga ata t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori turpi fillim e mbarim.<\/p>\n<p>Duke vazhduar pastaj tek koncesionet e tmerrshme t\u00eb rrug\u00ebve, ku \u00e7mimet e tyre jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb frikshme, por do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb vjedhje dit\u00ebn p\u00ebr diell dhe p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i shnd\u00ebrronin k\u00ebto n\u00eb investime konkrete, t\u00eb prekshme e t\u00eb qarta, n\u00eb shkolla e spitale, n\u00eb dhjet\u00ebra sh\u00ebrbime t\u00eb tjera t\u00eb cilat u mungojn\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, kthehen vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb shkon n\u00eb xhepin e oligark\u00ebve.<\/p>\n<p>Sigurisht t\u00eb cil\u00ebt e ndajn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb mir\u00eb, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsim dhe grabitje t\u00eb madhe, me ata grabitqar\u00eb q\u00eb ua v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion, q\u00eb jan\u00eb qeveritar\u00ebt. Dhe kjo bashk\u00eb ndarje, kjo tango q\u00eb luhet midis oligark\u00ebve dhe qeveris\u00eb, e cila ua blaton n\u00eb pjat\u00eb atyre, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht tango funebre, pra nj\u00eb muzik\u00eb mortore p\u00ebr financat shqiptare por dhe p\u00ebr xhepat e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb t\u00ebr\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb sot t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm, sy e vesh\u00eb, ndaj k\u00ebsaj q\u00eb ndodh me ekonomin\u00eb shqiptare, pasi d\u00ebmi dhe shkat\u00ebrrimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i nj\u00eb ekonomie t\u00eb brisht\u00eb si e jona \u00ebsht\u00eb si shembja e nj\u00eb kulle q\u00eb ndodh brenda nat\u00ebs. Dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq i z\u00eb t\u00eb gjith\u00eb brenda, edhe ata q\u00eb nuk e meritojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga buxhetet m\u00eb tragjik q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar ndonj\u00ebher\u00eb, tragjik n\u00eb p\u00ebrmbajtje, tragjik n\u00eb grabitjen dhe hajdut\u00ebrin\u00eb e tmerrshme shtet\u00ebrore, tragjik n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn sesi miratohet.<\/p>\n<p>Dhe ky buxhet nuk p\u00ebrgatit asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se dy gj\u00ebra: shkat\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe qeveritar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrgatiten p\u00ebr largimin e tyre, por gjithmon\u00eb si\u00e7 thot\u00eb populli t\u00eb largohen me hejbet plot me para, t\u00eb qet\u00eb q\u00eb veten e tyre e rregulluan dhe mbrapa lan\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi t\u00eb madhe, afatgjat\u00eb, shum\u00ebvje\u00e7are, pa kthim, nj\u00eb agoni t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit, i cili iu besua t\u00eb drejtonin vendin e tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i\u00a0Grupit Parlamentar t\u00eb LSI-s\u00eb, Petrit Vasili, ka reaguar dit\u00ebn e sotme n\u00eb lidhje me buxhetin e miratuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvend.Vasili e ka konsideruar Buxhetin e vitit 2019 p\u00ebrgatitur nga qeveria si buxhetin e turpit, buxhetin m\u00eb tragjik t\u00eb p\u00ebrgatitur ndonj\u00ebher\u00eb, si m\u00eb antisocialin, korruptin, grabitqarin. Deklarata e plot\u00eb e Petrit Vasilit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52884,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-52883","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=52883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/52883\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=52883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=52883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=52883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}