{"id":53691,"date":"2018-12-11T11:29:08","date_gmt":"2018-12-11T10:29:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=53691"},"modified":"2018-12-11T11:29:08","modified_gmt":"2018-12-11T10:29:08","slug":"skandali-me-dh-albania-gjiknuri-anuluam-tenderin-morem-konfirmim-nga-shba-per","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/skandali-me-dh-albania-gjiknuri-anuluam-tenderin-morem-konfirmim-nga-shba-per\/","title":{"rendered":"Skandali me DH Albania, Gjiknuri: Anuluam tenderin, mor\u00ebm konfirmim nga SHBA p\u00ebr\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjetik\u00ebs, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kompania fitues n\u00eb nj\u00eb nga lotet e projektit t\u00eb \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Re\u201d ka falsifikuar dokumentet dhe kjo \u00ebsht\u00eb dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb DH Albania, e cila sipas tij ka falsifikuar dokumentet jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam komunikuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacione nga autoritetet amerikane. Nga p\u00ebrgjigjet e ardhura dje, thuhet se nj\u00eb pjes\u00eb e paraqitur nga DH Albania nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, por e falsifikuar. Pas marrjes s\u00eb k\u00ebtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontrat\u00ebn. Sot q\u00eb flasim ARRSH ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb fjal\u00ebn e tij, ministri theksoi se \u00e7\u00ebshtja i ka kaluar Prokuroris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb ndjekur t\u00eb gjitha rrug\u00ebt\u00a0 ligjore dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit e falsifikimit duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjigjen po n\u00eb hapa juridik, bazuar n\u00eb hetimet e organeve kompetente.<\/p>\n<p>\u201cMaterialet do t\u2019i referohen prokuroris\u00eb shqiptare. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn praktik\u00eb ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur t\u00eb zbatohet. Dua t\u00eb them se falsifikimi i dokumenteve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Gjiknuri tha se t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit do t\u00eb japin llogari, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb ministrin, por ai tha se nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrfshirje n\u00eb falsifikimin e dokumenteve.<\/p>\n<p>Ai tha se shtetit shqiptar nuk i \u00ebsht\u00eb shkaktuar asnj\u00eb d\u00ebm ekonomik, nd\u00ebrsa pohoi se t\u00eb gjitha lotet n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb sit\u00ebn e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLegjislacioni nuk k\u00ebrkon verifikimin e informacionit t\u00eb ofertuesve p\u00ebrve\u00e7 rasteve specifike kur ka dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme. ARRSH nuk ka patur asnj\u00eb detyrim t\u00eb k\u00ebrkonte verifikim informacione. Sot kam propozuar ndryshime p\u00ebr prokurorimin publik, i jam drejtuar agjencis\u00eb. Ofertuesit ti verifikohet informacioni p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb shkaktuar d\u00ebm shtetit. T\u00eb tre lotet do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb hetim dhe nga kjo do t\u00eb dalin t\u00eb v\u00ebrtetat. Njohja e licensave b\u00ebhet p\u00ebrmes disa kriterve dhe kjo kompani nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrjashtim. Nga pik\u00ebpamja e legjislacionit \u00ebsht\u00eb \u00a0b\u00ebr\u00eb falsifikim. Ka patur edhe raste t\u00eb tjera t\u00eb falsifikimit.<\/p>\n<p>Dokumentet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota, por t\u00eb falsifikuara. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb si reagon dhe a i \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm shtetit. Shtetit nuk i \u00ebsht\u00eb shkaktuar asnj\u00eb d\u00ebm, sepse u kap n\u00eb koh\u00eb. Proceduarat do t\u00eb rihapen nga e para p\u00ebr Unaz\u00ebn. E keqja ndodh, ka ndodhur edhe n\u00eb Pentagon, por varet si reagon.<\/p>\n<p>Falsifikim \u00ebsht\u00eb mashtrim, njer\u00ebzit mund t\u00eb mashtrohen. Ne do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit.\u00a0 Mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsi edhe un\u00eb n\u00ebse\u00a0 kam patur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Origjina e falsifikimit ka nisur jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ka filluar hetimi jasht, ka filluar mbase edhe k\u00ebtu. Zyrtar\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrgjigjen para ligjit.\u201d, tha mes tjerash Gjiknuri.<\/p>\n<p>Deklarata e Plote<\/p>\n<p>Nisur nga informacionet e b\u00ebra publike n\u00eb media, specifikisht ato t\u00eb dat\u00ebs 6 Dhjetor n\u00eb emisionin t\u00eb PaEkspozuarit n\u00eb News 24, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb udh\u00ebzova ARRSH dhe \u00e7do institucion tjet\u00ebr n\u00eb var\u00ebsi apo t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb mbulimit t\u00eb MIE, q\u00eb n\u00ebse ka kontrata me kompanin\u00eb DH Albania, t\u00eb filloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb procedurat e pezullimit dhe marrjen e masave p\u00ebr verifikimin e dokumentacionit t\u00eb k\u00ebsaj kompanie.<\/p>\n<p>Konkretisht, ARRSH pasi pezulloi punimet dhe zbatimin e kontrat\u00ebs p\u00ebr lotin e par\u00eb t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs, segmenti Pallati me Shigjeta \u2013 Sheshi Shqiponja, ju drejtua zyrtarisht Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar komunikimin me autoritetet amerikane n\u00eb lidhje me verifikimin e pretendimeve t\u00eb ngritura.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 7 Dhjetor, i jam drejtuar zyrtarisht me shkres\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane, seksionit ekonomik-politik si dhe kam kontaktuar me k\u00ebrkes\u00ebn time p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs n\u00eb zyr\u00ebn time, me synim leht\u00ebsimin e verifikimit sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb dokumentacionit t\u00eb k\u00ebsaj kompanie. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb kemi k\u00ebrkuar edhe n\u00eb rrug\u00eb diplomatike, p\u00ebrmes ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Uashington. Nga konfirmimet e mb\u00ebrritura nga institucionet e sip\u00ebr p\u00ebrmendura rezulton se nj\u00eb pjes\u00eb e dokumentacionit t\u00eb paraqitur nga kompania DH Albania n\u00eb procedurat e tenderit \u00ebsht\u00eb i falsifikuar.<\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb k\u00ebtij konfirmimi nga SHBA, ARRSH\u00a0 ka zgjidhur mjenjehere\u00a0 kontrat\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb dhe do t\u00eb filloj\u00eb procedurat p\u00ebr sekuestrimin e garancis\u00eb financiare n\u00eb vler\u00ebn 10% t\u00eb kontrat\u00ebs.<br \/>\nMaterialet e ardhura nga SHBA do ti referohen Prokuroris\u00eb e cila tashm\u00eb ka hapur nj\u00eb hetim p\u00ebr falsifikimin e dokumenteve zyrtare nga kompania DH Albania.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn praktik\u00eb ka ndjekur edhe Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit.Dua t\u00eb siguroj qytetar\u00ebt se deri m\u00eb tani nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb shkaktuar asnj\u00eb d\u00ebm ekonomik p\u00ebr Buxhetin e Shtetit.<br \/>\nDua t\u00eb theksoj se falsifikimi i t\u00eb gjitha dokumenteve rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Siguroj opinionin publik se hapat e ndjekura nga ARRSH p\u00ebr kryerjen e procedur\u00ebs p\u00ebr tenderim kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr prokurimin publik. Edhe oferta e paraqitur nga kompania n\u00eb fjal\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike, ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e dokumentave te tenderit q\u00eb njeh legjislacioni.<\/p>\n<p>Legjislacioni n\u00eb fuqi nuk k\u00ebrkon verifikimin e informacionit t\u00eb ofertuesve, p\u00ebrve\u00e7 rasteve specifike, kur ka dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme. Pra, ARRSH nuk e ka patur te detyrueshme ligjerisht dhe\u00a0 asnj\u00eb dyshim te arsyeshem q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte verifikim t\u00eb k\u00ebtij dokumentacioni.<br \/>\nNisur nga problematikat e hasura n\u00eb k\u00ebto procedura me kompani t\u00eb huaja apo p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb tyre, un\u00eb sot kam propozuar ndryshime n\u00eb aktet ligjore dhe n\u00ebnligjore te LPP.<\/p>\n<p>Kam propozuar q\u00eb t\u00eb sanksionohet qart\u00ebsisht n\u00eb ligj, detyrimi q\u00eb ofertuesit fitues ti verifikohet n\u00eb \u00e7do rast informacioni q\u00eb vetdeklaron p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs. Propozimi i \u00ebsht\u00eb drejtuar zyrtarisht Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, p\u00ebr t\u00eb inicuar k\u00ebto ndryshime ligjore. Kjo do t\u00eb vlej\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr parandalimin e situatave t\u00eb ngjashme dhe do ti b\u00ebj\u00eb autoritetet m\u00eb t\u00eb kujdesshme n\u00eb verifikimin e informacioneve p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi yn\u00eb ka qen\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira qeveris\u00ebse pasi q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb u vum\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij rasti, ne kemi pezulluar kontratat dhe k\u00ebrkuar verifikim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr dokumentacionin e kompanis\u00eb DH Albania.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor nga sjelljet e qeverive t\u00eb m\u00ebparshme, t\u00eb cilat p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme kan\u00eb zgjedhur t\u00eb mos mbrojn\u00eb interesat e shtetit. Mjafton tu kujtoj rastin e famsh\u00ebm t\u00eb privatizimit t\u00eb Albpetrolit, ku kompania q\u00eb e privatizoi paraqiti nj\u00eb garanci false prej 87 milion USD dhe qeveria e asaj kohe nuk b\u00ebri asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb sekuestruar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, duke shkaktuar d\u00ebme kolosale Buxhetit t\u00eb Shtetit.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, duhet kuptuar se \u00e7do akt falsifikimi i kryer nga kompanit\u00eb q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb gara publike d\u00ebmton institucionet publike dhe imazhin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia direkte bie mbi ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb falsifikim. Un\u00eb inkurajoj me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe prokurorin\u00eb ta hetoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri n\u00eb fund, p\u00ebr t\u00eb zbuluar kush jan\u00eb autor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij falsifikimi dhe ata q\u00eb fshihen prapa tij.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb garantoj se ARRSH dhe \u00e7do institucion tjet\u00ebr do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb ngusht\u00ebsisht me organet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion \u00e7do informacion p\u00ebr zbardhjen e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr, edhe un\u00eb si minist\u00ebr dhe drejtuesit e institucioneve t\u00eb prekura nga ky falsifikim do t\u00eb reflektojm\u00eb duke nxjerr\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona administrative p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb momentin kur prokuroria e shtetit do t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebrfshirjen e qoft\u00eb edhe nj\u00eb zyrtari t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb ka ndihmuar apo bashk\u00ebpunuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb falsifikim, kushdoqoft\u00eb ai, nga m\u00eb i ul\u00ebti e deri tek un\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebrpara ligjit.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket akuzave se prapa k\u00ebsaj shoq\u00ebrie fshihet Damian Gjiknuripo deklaroj me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb time t\u00eb plot\u00eb si minist\u00ebr, si deputet dhe si qytetar se nuk kam patur asnj\u00eb lidhje dhe as dijeni rreth k\u00ebtij aktiviteti kriminal t\u00eb kryer nga kjo kompani.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fat i mir\u00eb q\u00eb si\u00e7 jeni n\u00eb dijeni, n\u00eb SHBA ka filluar nj\u00eb hetim penal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. Mir\u00ebpresim rezultatet e hetimeve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe nuk besoj se opozita do mund t\u00eb akuzoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb amerikane ashtu sikurse r\u00ebndom b\u00ebn me drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb garantoj qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs se projekti i zhvillimit t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb pa u ndalur p\u00ebr tu p\u00ebrmbyllur brenda afateve. Menj\u00ebher\u00eb, Autoriteti Rrugor Shqiptar do t\u00eb shpall\u00eb procedur\u00ebn e gar\u00ebs p\u00ebr lotin 1 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjetik\u00ebs, Damian Gjiknuri ka deklaruar se kompania fitues n\u00eb nj\u00eb nga lotet e projektit t\u00eb \u201cUnaz\u00ebs s\u00eb Re\u201d ka falsifikuar dokumentet dhe kjo \u00ebsht\u00eb dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb DH Albania, e cila sipas tij ka falsifikuar dokumentet jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. \u201cKam komunikuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":53697,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-53691","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53691","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=53691"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/53691\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53697"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=53691"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=53691"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=53691"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}