{"id":55183,"date":"2018-12-18T12:54:48","date_gmt":"2018-12-18T11:54:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=55183"},"modified":"2018-12-18T12:54:48","modified_gmt":"2018-12-18T11:54:48","slug":"83-gjobat-qe-duhet-te-paguash-nese-jeton-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/83-gjobat-qe-duhet-te-paguash-nese-jeton-ne-tirane\/","title":{"rendered":"83 gjobat q\u00eb duhet t\u00eb paguash n\u00ebse jeton n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Bashkia e Tiran\u00ebs n\u00eb mbledhjen e ardhshme ka vendosur t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll qytetin duke p\u00ebrcaktuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh q\u00eb konsiderohen si shkelje administrative, p\u00ebr t\u00eb cilat parashikohen gjoba deri n\u00eb 20 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shkeljet vijojn\u00eb nga z\u00ebnia n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e hap\u00ebsir\u00ebs publike, si psh ambulant\u00ebt; Kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn siguris\u00eb, psh z\u00ebnia e trotuar\u00ebve, braktisja e automjeteve n\u00eb rrug\u00eb; \u00a0Kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn e qet\u00ebsis\u00eb publike dhe normave detyruese t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs, psh zhurmat, djegia e mbeturinave; Kund\u00ebrvajtjet administrative kund\u00ebr moralit publik, psh dalja zhveshur, t\u00eb b\u00ebrtiturit, dehja n\u00eb mjedise t\u00eb hapura; Kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit, si djegia e mbeturinave; Kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn e infrastruktur\u00ebs publike, psh nd\u00ebrhyrjet n\u00eb rrug\u00eb; Kund\u00ebrvajtje administrative nga pronar\u00ebt\/kujdestar\u00ebt, n\u00eb fush\u00ebn e zbatimit t\u00eb normave detyruese t\u00eb sjelljes s\u00eb kafsh\u00ebve\/shpend\u00ebve, n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb banimit, ambientet n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe hap\u00ebsirat publike. N\u00eb total jan\u00eb 83 veprime q\u00eb konsiderohen si shkelje.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs pritet t\u00eb miratoj\u00eb vendimin p\u00ebr Kontrollin e Territorit dhe p\u00ebrcaktimin e disa kundravajtjeve administrative dhe sanksionin q\u00eb vendoset p\u00ebr to.<\/p>\n<p><strong>M\u00cb POSHT\u00cb JAN\u00cb T\u00cb PLOTA VEPRIMET Q\u00cb KONSIDEROHEN SI SHKELJE ADMINISTRATIVE<\/strong><\/p>\n<p><strong>Neni 7<\/strong><\/p>\n<p><strong>Z\u00ebnia n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Ndalohet z\u00ebnia e hap\u00ebsir\u00ebs publike dhe hap\u00ebsirave mbi apo n\u00ebn t\u00eb, n\u00eb territorin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, qoft\u00eb edhe p\u00ebrkoh\u00ebsisht, me \u00e7far\u00ebdo lloj sendi apo objekti pa lejen apo autorizimin e bashkis\u00eb apo struktur\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe menaxhimin e tyre.<\/p>\n<ol>\n<li>Z\u00ebnia e hap\u00ebsir\u00ebs publike, veprimi apo mosveprimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me normat detyruese dhe rregullat e miratuara nga Bashkia e Tiran\u00ebs dhe legjislacioni n\u00eb fuqi, kur nuk p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale, p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrvajtje administrative dhe d\u00ebnohet sipas k\u00ebtij vendimi, bazuar n\u00eb aktet ligjore dhe n\u00ebnligjore p\u00ebr kund\u00ebrvajtjet administrative.<\/li>\n<li>N\u00eb rastin e z\u00ebnies s\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiran\u00ebs apo n\u00eb rastet kur subjekti e ushtron ose zhvillon aktivitetin n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira publike pa lejen p\u00ebrkat\u00ebse, strukturat konstatuese, veprojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me sanksionet administrative t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 15 t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/li>\n<li>N\u00eb rastin kur subjekti kund\u00ebrvajtjes rezulton, se \u00ebsht\u00eb i pad\u00ebnuar administrativisht p\u00ebr shkeljen e konstatuar, at\u00ebher\u00eb struktura konstatuese vepron duke vendosur fillimisht d\u00ebnimin administrativ \u201cParalajm\u00ebrimit me shkrim\u201d, sipas nenit 15, pika 1, shkronja \u201ca\u2019 t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/li>\n<li>N\u00eb rastin kur, subjekti vijon t\u00eb kryej aktivitetin apo rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs i t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs shkelje administrative, struktura konstatuese vendos d\u00ebnim me gjob\u00eb, duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb rrethanat leht\u00ebsuese dhe r\u00ebnduese, sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Subjekti ambulant, i cili refuzon t\u00eb identifikohet apo n\u00eb rastet kur struktura konstatuese e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e t\u00eb pamundur identifikimin e tij, ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr kryerjen e kontrollit t\u00eb identitetit t\u00eb personit q\u00eb ka kryer kund\u00ebrvajtjen administrative.<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li>N\u00eb rastin e kund\u00ebrvajt\u00ebsit, identifikimi i t\u00eb cilit nuk mund t\u00eb v\u00ebrtetohet me an\u00eb t\u00eb dokumenteve identifikuese, Policia Bashkiake liron hap\u00ebsir\u00ebn publike dhe vendos e pasqyron n\u00eb procesverbal bllokimin e mallit dhe ruajtjen e tij p\u00ebr nj\u00eb afat kohor prej 24 or\u00ebsh nga momenti i konstatimit t\u00eb kund\u00ebrvajtjes administrative. Procesverbali\/akt konstatimi p\u00ebrpilohet dhe n\u00ebnshkruhet konform pik\u00ebs 1 t\u00eb nenit 13 dhe pik\u00ebs 1 e 2 t\u00eb nenit 14 t\u00eb ligjit nr.10279, dat\u00eb 20.05.2010 \u201cP\u00ebr kund\u00ebrvajtjet administrative\u201d.<\/li>\n<li>Me paraqitjen e dokumenteve identifikues dhe kryerjen e procedur\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse administrative, Policia Bashkiake n\u00ebp\u00ebrmjet mbajtjes s\u00eb procesverbalit p\u00ebrkat\u00ebs, b\u00ebn zhbllokimin dhe ja dor\u00ebzon mallin e bllokuar subjektit kund\u00ebrvajtjes.<\/li>\n<li>Pas kalimit t\u00eb afatit t\u00eb parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 7 t\u00eb k\u00ebtij neni, Policia Bashkiake, me urdh\u00ebr t\u00eb kryeinspektorit ngre nj\u00eb komision t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej jo m\u00eb pak se tre punonj\u00ebs p\u00ebr asgj\u00ebsimin e mallit t\u00eb bllokuar. \u00c7do veprim i komisionit dokumentohet me procesverbalin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb asgj\u00ebsimit.<\/li>\n<li>E nj\u00ebjta procedur\u00eb ndiqet nga Policia Bashkiake edhe n\u00eb rastin kur kund\u00ebrvajt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i identifikuesh\u00ebm, por e ushtron aktivitetin dhe z\u00ebnien e hap\u00ebsir\u00ebs publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paautorizuar nga strukturat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Neni 8<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn siguris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr aq sa nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kund\u00ebrvajtje administrative n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb publike, k\u00ebto veprime:<\/p>\n<ol>\n<li>Z\u00ebnia e trotuareve, rrug\u00ebs dhe rrug\u00ebkalimeve q\u00eb pengojn\u00eb l\u00ebvizjen p\u00ebr njer\u00ebzit dhe automjetet, pa miratimin e struktur\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse;<\/li>\n<li>Hedhja e objekteve dhe sendeve t\u00eb forta, q\u00eb pengojn\u00eb zhvillimin normal t\u00eb veprimtarive social kulturore, rekreative apo promovuese q\u00eb zhvillohen n\u00eb hap\u00ebsirat publike;<\/li>\n<li>P\u00ebrdorimi i banderolave dhe thirrjeve me p\u00ebrmbajtje fyese apo denigruese gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb aktiviteteve apo veprimtarive sportive, kulturore, fetare, artistike, si dhe gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb tubimeve dhe manifestimeve;<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00e7)\u00a0\u00a0 Hyrja e personave n\u00eb ambientet ku zhvillohen aktivitete publike, rekreative apo promovuese, pa autorizimin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs;<\/p>\n<ol>\n<li>Braktisja e automjeteve ose i sendeve t\u00eb tjera n\u00eb rrug\u00eb, mjedise publike apo ambienteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta;<\/li>\n<li>Cenimi n\u00ebp\u00ebrmjet b\u00ebrjes s\u00eb grafiteve ose shkrimeve, ndotjes me substanca t\u00eb ndryshme apo me g\u00ebrvishtja e nd\u00ebrtesave private e publike apo objekteve t\u00eb tjera publike, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur kryhet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb veprimtarive artistike dhe me miratimin e struktur\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse;<\/li>\n<li>Vendosja me ngjitje, kapsim apo \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, e afisheve ose postareve t\u00eb ndryshme n\u00eb nd\u00ebrtesat private e publike apo n\u00eb objekte t\u00eb tjera publike, pa miratimin e struktur\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse;<\/li>\n<li>Kryerja e veprimeve apo mosveprimeve, q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn, sh\u00ebndetin apo pron\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebrmes vendosjes pa masa sigurie t\u00eb vazove t\u00eb luleve apo\u00a0 \u00e7do send tjet\u00ebr n\u00eb parvazet e dritareve, ballkoneve, n\u00eb tarraca apo n\u00eb \u00e7do pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mjediseve publike, t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta apo private;<\/li>\n<li>P\u00ebrdorimi i l\u00ebnd\u00ebve piroteknike apo fishekzjarr\u00ebve n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb v\u00eb n\u00eb rrezik sh\u00ebndetin, jet\u00ebn, pron\u00ebn apo ambientin, n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tyre;<\/li>\n<li>L\u00ebvizja e automjeteve n\u00eb or\u00ebt dhe vendet e rezervuara p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt;<\/li>\n<li>D\u00ebmtimi i mjediseve publike apo t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, duke mos u ndalur vet\u00ebm n\u00eb: shkall\u00ebt e fasadat e pallateve, lulishteve, stolave, shat\u00ebrvan\u00ebve, monumenteve, statujave dhe k\u00ebndeve t\u00eb loj\u00ebrave;<\/li>\n<li>Vendosja e pengesave t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji p\u00ebr kufizim shpejt\u00ebsie t\u00eb l\u00ebvizjes t\u00eb automjeteve si dhe nd\u00ebrtimi i objekteve p\u00ebrkujtimore p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs, pa miratimin e organit p\u00ebrgjegj\u00ebs publik;<\/li>\n<li>Kryerja e \u00e7far\u00ebdo veprimtarie n\u00eb af\u00ebrsi dhe pran\u00eb rrug\u00ebve, q\u00eb rrezikon sigurin\u00eb rrugore, jasht\u00eb normave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Kodit Rrugor dhe pa miratimin e organit p\u00ebrgjegj\u00ebs publik;<\/li>\n<li>Z\u00ebnia e vend parkimeve publike dhe vendeve ku lejohet parkimi n\u00eb hap\u00ebsirat pran\u00eb blloqeve t\u00eb banesave me automjete m\u00eb q\u00ebllim ekspozimin\/ tregtimin e tyre apo q\u00ebllime te tjera biznesi;<\/li>\n<li>Qarkullimi me mjete motorike, bi\u00e7ikleta n\u00eb sh\u00ebtitore, parqe apo vende pushimi p\u00ebr qytetaret n\u00eb or\u00ebt e ndaluara sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Bashkia e Tiran\u00ebs dhe strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb saj;<\/li>\n<li>Si edhe \u00e7do veprim apo mosveprim tjet\u00ebr i cil\u00ebsuar si kund\u00ebrvajtje administrative, i parashikuar n\u00eb aktet n\u00ebnligjore\/normative t\u00eb miratuar nga k\u00ebshillit bashkiak ose kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Neni 9<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn e qet\u00ebsis\u00eb publike dhe normave detyruese t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em>P\u00ebr aq sa nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kund\u00ebrvajtje administrative n\u00eb fush\u00ebn e qet\u00ebsis\u00eb publike dhe normave detyruese t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs, k\u00ebto veprime:<\/p>\n<ol>\n<li>Shkaktimi i zhurmave shqet\u00ebsuese n\u00eb mjediset publike nga muzika n\u00eb bar-kafe, restorante dhe\/ose lokale t\u00eb tjera sh\u00ebrbimi, jasht\u00eb orareve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga lejet p\u00ebrkat\u00ebse dhe legjislacioni n\u00eb fuqi;<\/li>\n<li>Shkaktimi i zhurmave shqet\u00ebsuese t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji n\u00eb ambientet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb banimit;<\/li>\n<li>Shkaktimi i zhurmave shqet\u00ebsuese, n\u00eb zonat e banuara n\u00ebp\u00ebrmjet borive, muzik\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb kasetofon\u00ebve n\u00eb makina;<\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00e7.\u00a0 Shkaktimi i zhurmave shqet\u00ebsuese nga punimet\/nd\u00ebrtime n\u00eb mjediset publike dhe private, t\u00eb kryera jasht\u00eb orareve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga rregullat e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb apo pa miratimin e organit p\u00ebrgjegj\u00ebs publik;<\/p>\n<ol>\n<li>Djegia e mbeturinave apo ndezja e zjarreve n\u00eb zonat e banuara, lulishte apo parqe n\u00eb vende t\u00eb pap\u00ebrcaktuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim dhe pa lejen e strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse;<\/li>\n<li>P\u00ebrdorimi i materialeve apo sendeve t\u00eb ndryshme imituese, tymuese, rrezeve laser n\u00eb ambiente t\u00eb hapura dhe t\u00eb mbyllura publike;<\/li>\n<li>Kryerja e garave t\u00eb hipizmit n\u00eb mjedise publike n\u00eb qendrat urbane, parqe e lulishte n\u00eb vende t\u00eb pa miratuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nga organi p\u00ebrgjegj\u00ebs publik;<\/li>\n<li>Zhvillimi i loj\u00ebrave me top apo loj\u00ebrave t\u00eb tjera q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb dhe qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb zonat e pushuesve n\u00eb hap\u00ebsira publike apo ambientet e p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebrve\u00e7se kur k\u00ebto zhvillohen me leje t\u00eb struktur\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse apo n\u00eb mjedise t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim;<\/li>\n<li>Si edhe \u00e7do veprim apo mosveprim tjet\u00ebr i cil\u00ebsuar si kund\u00ebrvajtje parashikuar n\u00eb aktet n\u00ebnligjore t\u00eb miratuar nga k\u00ebshilli bashkiak ose kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Neni 10<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrvajtjet administrative kund\u00ebr moralit publik<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr aq sa nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kund\u00ebrvajtje administrative n\u00eb fush\u00ebn e moralit publik, k\u00ebto veprime:<\/p>\n<ol>\n<li>Dalja zhveshur\/nudo n\u00eb mjedise publike;<\/li>\n<li>Urinimi, defekimi apo t\u00eb p\u00ebshtyri n\u00eb mjedise publike;<\/li>\n<li>T\u00eb b\u00ebrtiturit me fjal\u00eb dhe shprehje vulgare apo kryerja e veprimeve me gjeste vulgare n\u00eb mjedise publike;<\/li>\n<li>Veprimet apo sjelljet e \u00e7do natyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim ngacmimin, fyerjen apo talljen ndaj njer\u00ebzve m\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, t\u00eb moshuarve dhe t\u00eb pambrojturve.<\/li>\n<li>Dehja n\u00eb mjedise t\u00eb hapura dhe n\u00eb mjedise t\u00eb mbyllura publike kur shoq\u00ebrohet me veprime q\u00eb krijojn\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt;<\/li>\n<li>K\u00ebrkimi i l\u00ebmosh\u00ebs n\u00eb mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave t\u00eb makinave n\u00eb semafor;<\/li>\n<li>Si edhe \u00e7do veprim apo mosveprim tjet\u00ebr i cil\u00ebsuar si kund\u00ebrvajtje parashikuar n\u00eb aktet n\u00ebnligjore t\u00eb miratuar nga k\u00ebshillit bashkiak ose kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/li>\n<li>Subjektet q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre si klube t\u00eb nat\u00ebs\/ disko (striptiz\u00ebm), t\u00eb cilat jan\u00eb burim i ndotjes akustike dhe pamore p\u00ebr banor\u00ebt dhe qytetin e Tiran\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb kryejn\u00eb aktivitetin e tyre jasht\u00eb perimetrit t\u00eb caktuar sipas hart\u00ebs bashk\u00eblidhur k\u00ebtij vendimi.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Neni 11<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>P\u00ebr aq sa nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kund\u00ebrvajtje administrative n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit, k\u00ebto veprime:<\/p>\n<ol>\n<li>Djegia e mbetjeve urbane n\u00eb kontejner\u00eb, n\u00eb Vend Grumbullimin e Mbetjeve (VGM \u2013 t\u00eb), n\u00eb territore private dhe publike, brenda vij\u00ebs s\u00eb verdh\u00eb t\u00eb qytetit.<\/li>\n<li>Dor\u00ebzimi (hedhja) i mbetjeve nga sh\u00ebrbimi i pastrimit n\u00eb pusetat e elektrikut, uj\u00ebsjell\u00ebsit, basenet ujore, etj.<\/li>\n<li>Dor\u00ebzimi i mbetjeve t\u00eb v\u00ebllimshme, mbetjeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, n\u00eb kontenier\u00ebt apo n\u00eb vendet e grumbullimit t\u00eb mbetjeve urbane.<\/li>\n<li>Dor\u00ebzimi ditor i mbetjeve urbane n\u00eb nj\u00eb volum m\u00eb t\u00eb madh se \u00bc e volumit t\u00eb nj\u00eb kontejneri publik.<\/li>\n<li>Dor\u00ebzimi n\u00eb kontejner\u00eb apo n\u00eb mjetet e p\u00ebrdorura p\u00ebr grumbullimin e mbetjeve, i mbetjeve t\u00eb l\u00ebng\u00ebta, me qese t\u00eb zgjidhura apo t\u00eb palidhura mira, i substancave t\u00eb ngrohta, ndez\u00ebse, t\u00eb rrezikshme p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr mbetje t\u00eb forta apo kafsh\u00ebve t\u00eb ngordhura.<\/li>\n<li>Dor\u00ebzimi i mbetjeve nga aktivitete prodhimi, p\u00ebrpunimi, trajtimi, etj. si dhe mbetje t\u00eb papranueshme t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb legjislacionin n\u00eb fuqi, n\u00eb kontejner\u00ebt publik apo n\u00eb Vend Grumbullimin e Mbetjeve (VGM \u2013 t\u00eb).<\/li>\n<li>Hedhja, derdhja ne trotuare e uj\u00ebrave dhe mbetjeve t\u00eb ndryshme nga pastrimi apo larja e lokaleve t\u00eb sh\u00ebrbimit, dyqaneve, etj.<\/li>\n<li>Dor\u00ebzimi i mbetjeve urbane jasht\u00eb kontejner\u00ebve.<\/li>\n<li>Hedhja e mbetjeve t\u00eb \u00e7astit, ambalazhet, etj. hap\u00ebsira publike apo t\u00eb gjelbra.<\/li>\n<li>Mungesa e koshit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm pran\u00eb subjektit t\u00eb sh\u00ebrbimit tregtar.<\/li>\n<li>Dor\u00ebzimi i pasistemuar, i papalosur apo i pambyllur n\u00eb qese i mbetjeve tregtar\u00eb, si dhe mosdor\u00ebzimi i tyre n\u00eb pikat e grumbullimit t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Bashkia.<\/li>\n<li>Moskryerja e pastrimit, lejimi i ndotjes dhe mosmir\u00ebmbajtja e territoreve private t\u00eb zbuluara, p\u00ebr t\u00eb larguar n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb mbeturinat.<\/li>\n<li>Kryerja e selektimit manual, k\u00ebrkimit apo marrje t\u00eb mbetjeve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb kontejner\u00eb, etj. nga persona t\u00eb paautorizuar.<\/li>\n<li>Ndryshimi arbitrar i Vend Grumbullimit t\u00eb Mbetjeve (VGM \u2013 ve), i kontejner\u00ebve, i pikave t\u00eb koshave dhe stacioneve t\u00eb betonuara p\u00ebr hedhjen dhe dor\u00ebzimin e mbeturinave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Bashkia.<\/li>\n<li>Hedhja, mbledhja dhe grumbullimi i materialeve, hekurishte apo \u00e7do lloj mbetjeje dhe\/ose t\u00eb ricklueshme, n\u00eb territore\/hap\u00ebsira publike apo dhe ambiente private q\u00eb nuk jan\u00eb miratuar nga Bashkia e Tiran\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/li>\n<li>Fillimin e aktivitetit dhe ushtrimin e tij pa leje mjedisore, p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebrdorin vazhdimisht gjenerator\u00eb\/ventilator\u00eb apo \u00e7do pajisje q\u00eb shkakton ndotje akustike, n\u00ebp\u00ebrmjet l\u00ebshimit t\u00eb zhurm\u00ebs n\u00eb mjediset dhe zonave t\u00eb banuara, si:\n<ol>\n<li>Furra t\u00eb prodhimit t\u00eb buk\u00ebs;<\/li>\n<li>Gatimi dhe tregtimi i produkteve ushqimore t\u00eb gatshme dhe gjysm\u00eb t\u00eb gatshme;<\/li>\n<li>Bare, restorante e lokale nate;<\/li>\n<li>Dyqane\/vende t\u00eb tregtimit t\u00eb kafsh\u00ebve\/shpend\u00ebve sht\u00ebpiake, t\u00eb shoq\u00ebrimit dhe t\u00eb luksit.<\/li>\n<li>Gomisterit\u00eb, lavazhet apo serviset q\u00eb riparojn\u00eb mjete.<\/li>\n<\/ol>\n<\/li>\n<li>Shkelje t\u00eb kryera n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb veprimtarive n\u00eb funksion t\u00eb saj, t\u00eb shkaktuar nga subjektet nd\u00ebrtues\/investitor\u00eb, p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb m\u00ebposht\u00ebm:\n<ol>\n<li>Ndotje e hap\u00ebsir\u00ebs publike nga gomat dhe pajisjet e automjeteve t\u00eb tipeve dhe tonazheve t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat dalin nga kantieri i nd\u00ebrtimit pa marr\u00eb masat p\u00ebr pastrimin e tyre.<\/li>\n<li>Ndotje t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike jasht\u00eb rrethimit t\u00eb kantierit t\u00eb nd\u00ebrtimit, nga inerte apo materiale t\u00eb tjera nd\u00ebrtimore.<\/li>\n<li>Krijimi i ndotjeve t\u00eb hap\u00ebsirave publike gjat\u00eb transportimit, p\u00ebr rastet kur kamion\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt transportojn\u00eb materiale nd\u00ebrtimore, nuk jan\u00eb t\u00eb mbuluar;<\/li>\n<li>Si edhe \u00e7do veprim apo mosveprim tjet\u00ebr i cil\u00ebsuar si kund\u00ebrvajtje administrative, parashikuar n\u00eb aktet n\u00ebnligjore\/normative t\u00eb miratuar nga k\u00ebshillit bashkiak ose kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/li>\n<\/ol>\n<\/li>\n<\/ol>\n<p>Neni 12<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn e infrastruktur\u00ebs publike<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>P\u00ebr aq sa nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kund\u00ebrvajtje administrative n\u00eb fush\u00ebn e infrastruktur\u00ebs publike, k\u00ebto veprime:<\/p>\n<ol>\n<li>Nd\u00ebrhyrje n\u00eb rrjetin rrugor, si:<\/li>\n<li>D\u00ebmtim, \u00e7arje, ndotje dhe bllokim rruge;<\/li>\n<li>D\u00ebmtim, \u00e7arje, ndotje trotuari dhe d\u00ebmtim bordure;<\/li>\n<li>D\u00ebmtim, bllokim pusete, kunete, vjedhje kapaku\/zgar\u00eb pusete.<\/li>\n<li>Nd\u00ebrhyrje n\u00eb rrjetin elektrik rrugor dhe rrjetin e telefonis\u00eb, si:<\/li>\n<li>Lidhjet e pamiratuara n\u00eb kandelabrat apo rrjetin ajror;<\/li>\n<li>D\u00ebmtimi i shtyllave apo ndri\u00e7uesve;<\/li>\n<li>P\u00ebrdorimi i shtyllave si suport mbajt\u00ebs\/mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr montimin e reklamave, kapjen e kabllove elektrik\u00eb, telefonik, internetit, etj.<\/li>\n<li>D\u00ebmtimi i traseve kabllore e linjave ajrore nga punimet q\u00eb kryhen pran\u00eb tyre me ose pa leje, si dhe shkulja e shtyllave.<\/li>\n<li>Nd\u00ebrhyrjet n\u00eb rrjetin uj\u00ebsjell\u00ebsit, si:<\/li>\n<li>Lidhjet e pamiratuara n\u00eb tubacion;<\/li>\n<li>D\u00ebmtimi i pusetave;<\/li>\n<li>D\u00ebmtimi i tubacioneve nga punimet q\u00eb kryhen pran\u00eb tyre, me ose pa leje.<\/li>\n<li>Nd\u00ebrhyrjet n\u00eb hap\u00ebsirat publike dhe t\u00eb gjelb\u00ebr, si:<\/li>\n<li>D\u00ebmtim t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike dhe t\u00eb gjelb\u00ebr, k\u00ebputje, shkulje apo prerje: pem\u00ebsh, shkurre e bim\u00eb dekorative, etj. n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira;<\/li>\n<li>Vendosje postera reklamues pa leje, n\u00eb: fasada, pem\u00eb, shtyll\u00eb, etj.<\/li>\n<li>Vendosje tabelash, pankartash, banderola pa leje.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Si edhe \u00e7do veprim apo mosveprim tjet\u00ebr i cil\u00ebsuar si kund\u00ebrvajtje administrative, parashikuar n\u00eb aktet n\u00ebnligjore\/normative t\u00eb miratuar nga k\u00ebshillit bashkiak ose kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Neni 13<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrvajtje administrative nga pronar\u00ebt\/kujdestar\u00ebt, n\u00eb fush\u00ebn e zbatimit t\u00eb normave detyruese t\u00eb sjelljes s\u00eb kafsh\u00ebve\/shpend\u00ebve, n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb banimit, ambientet n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe hap\u00ebsirat publike.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr aq sa nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kund\u00ebrvajtje administrative nga pronar\u00ebt\/kujdestar\u00ebt n\u00eb fush\u00ebn e zbatimit t\u00eb normave detyruese t\u00eb sjelljes s\u00eb kafsh\u00ebve\/shpend\u00ebve, n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb banimit, ambientet ne bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe hap\u00ebsirat publike, k\u00ebto veprime:<\/p>\n<ol>\n<li>T\u00eb sigurojn\u00eb, q\u00eb n\u00eb ambientet e p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe hap\u00ebsirat publike, kafsh\u00ebt\/shpend\u00ebt e tyre t\u00eb mos paraqesin rrezik p\u00ebr njer\u00ebzit ose kafsh\u00ebt\/shpend\u00ebt e tjera, duke zbatuar detyrimin, q\u00eb:<\/li>\n<\/ol>\n<ul>\n<li>Qeni duhet t\u00eb mbahet nga pronari\/kujdestari, me rrip jo m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se 1.5 (nj\u00eb pik\u00eb pes\u00eb) metra.<\/li>\n<li>T\u00eb vendosin maskat mbrojt\u00ebse p\u00ebr qent\u00eb e racave t\u00eb rrezikshme: spic, hasky, rotvailer, pitbull, dobermen, qeni i sharrit, pastor, kangalli turk, bokser.<\/li>\n<li>T\u00eb shmangin ndotjen e ambienteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe hap\u00ebsirave publike nga kafsh\u00ebt\/shpend\u00ebt e tyre, dhe n\u00eb rast ndotje, t\u00eb pastrojn\u00eb ambientin pas defektimit.<\/li>\n<li>T\u00eb kryejn\u00eb vaksinimin e detyruesh\u00ebm vjetor kund\u00ebr t\u00ebrbimit.<\/li>\n<li>T\u00eb vaksinojn\u00eb dhe kontrollojn\u00eb pran\u00eb mjekut t\u00eb klinik\u00ebs veterinare, kafsh\u00ebt\/shpend\u00ebt e shoq\u00ebrimit dhe ato t\u00eb luksit.<\/li>\n<li>T\u00eb respektojn\u00eb mir\u00ebqenien e kafsh\u00ebve\/shpend\u00ebve t\u00eb tyre.<\/li>\n<li>Ndalohet kategorikisht, mbajtja n\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb p\u00ebrhershme dhe\/ose t\u00eb lidhur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs i kafsh\u00ebve\/shpend\u00ebve sht\u00ebpiake, t\u00eb shoq\u00ebrimit dhe t\u00eb luksit.<\/li>\n<li>Personat, t\u00eb cil\u00ebt mbajn\u00eb kafsh\u00eb\/shpend\u00eb sht\u00ebpiake, t\u00eb shoq\u00ebrimit apo t\u00eb luksit, n\u00eb banesa individuale apo n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi n\u00eb zona t\u00eb urbanizuara, jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb ato t\u00eb kryejn\u00eb ndotje dhe t\u00eb shkaktojn\u00eb zhurma, duke u b\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb komunitetit, duke cenuar g\u00ebzimin e qet\u00eb t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tyre.<\/li>\n<li>Mbajtja dhe\/ose rritja e kafsh\u00ebve, bag\u00ebtis\u00eb ose shpend\u00ebve t\u00eb \u00e7do lloji, pavar\u00ebsisht numrit \u00ebsht\u00eb e ndaluar brenda t\u00eb gjitha nj\u00ebsive t\u00eb banimit ose pron\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/li>\n<li>Mbajtja apo qarkullimi i kafsh\u00ebve blegtoral\u00eb jo sht\u00ebpiake, n\u00eb mjedise publike t\u00eb qendrave urbane si: kuaj, lop\u00eb, dhen, dhi, derra, shpend\u00eb (pula) etj;<\/li>\n<\/ul>\n<ol>\n<li>Nd\u00ebrsen kafsh\u00ebt kund\u00ebr nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebs ose p\u00ebrdor kafsh\u00ebn p\u00ebr luftime a shfaqje, q\u00eb shkaktojn\u00eb dhimbje, d\u00ebmtime, plagosje ose ngordhjen e tyre.<\/li>\n<li>Si edhe \u00e7do veprim apo mosveprim tjet\u00ebr i cil\u00ebsuar si kund\u00ebrvajtje administrative, parashikuar n\u00eb aktet n\u00ebnligjore\/normative t\u00eb miratuar nga k\u00ebshillit bashkiak ose kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>GJOBAT<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Masat e sanksionimit me gjob\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrvajtjet administrative t\u00eb parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim:<\/p>\n<ol>\n<li>P\u00ebr kund\u00ebrvajtjet n\u00eb fush\u00ebn siguris\u00eb dhe rregullave t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 7 dhe nenin 8, Policia Bashkiake vendos\u00eb gjob\u00eb nga 1 000 ( nj\u00eb mij\u00eb) deri n\u00eb 20 000 (nj\u00ebzetmij\u00eb) lek\u00eb.<\/li>\n<li>P\u00ebr kund\u00ebrvajtjet t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 9, Policia Bashkiake vendos\u00eb gjob\u00eb nga \u00a01000 (nj\u00eb mij\u00eb) deri n\u00eb 10 000 (dhjet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb.<\/li>\n<li>P\u00ebr kund\u00ebrvajtjet t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 10, Policia Bashkiake vendos\u00eb gjob\u00eb nga 2 000 (dy mij\u00eb) deri n\u00eb 10 000 (dhjet\u00ebmij\u00eb) lek\u00eb.<\/li>\n<li>P\u00ebr kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit, Agjencia e Mbrojtjes s\u00eb Konsumatorit pran\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, do t\u00eb vendos\u00eb gjob\u00eb:<\/li>\n<li>N\u00eb mas\u00ebn 5 000 (pes\u00ebmij\u00eb) lek\u00eb, p\u00ebr konstatimet e parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb nenit 11 dhe p\u00ebr \u00e7do rast t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur kjo mas\u00eb do t\u00eb dyfishohet deri n\u00eb vler\u00ebn maksimale prej 20 000 (nj\u00ebzetmij\u00eb) lek\u00eb;<\/li>\n<li>N\u00eb mas\u00ebn 20 000 (nj\u00ebzet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb, p\u00ebr konstatim t\u00eb shkeljeve t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb nenit 11;<\/li>\n<li>N\u00eb mas\u00ebn 20 000 (nj\u00ebzet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb, p\u00ebr konstatim t\u00eb shkeljeve t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit 11.<\/li>\n<li>P\u00ebr kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn e infrastruktur\u00ebs publike, Agjencia e Mbrojtjes s\u00eb Konsumatorit vendos\u00eb gjob\u00eb:<\/li>\n<\/ol>\n<ul>\n<li>N\u00eb mas\u00ebn 10 000 (dhjet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb, p\u00ebr konstatimet e parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb nenit 12;<\/li>\n<li>N\u00eb mas\u00ebn 20 000 (nj\u00ebzet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb, p\u00ebr konstatimet e parashikuara n\u00eb pikat 2, 3 dhe 4 t\u00eb nenit 12;<\/li>\n<\/ul>\n<ol>\n<li>P\u00ebr kund\u00ebrvajtje administrative nga pronar\u00ebt\/kujdestar\u00ebt, n\u00eb fush\u00ebn e zbatimit t\u00eb normave detyruese t\u00eb sjelljes s\u00eb kafsh\u00ebve\/shpend\u00ebve, n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb banimit, ambientet n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi dhe hap\u00ebsirat publike, Agjencia e Mbrojtjes s\u00eb Konsumatorit pran\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, do t\u00eb vendos\u00eb gjob\u00eb:<\/li>\n<li>N\u00eb mas\u00ebn 1 000 (nj\u00ebmij\u00eb) lek\u00eb, p\u00ebr konstatimet e parashikuara n\u00eb shkronj\u00ebn \u201ca\u201d t\u00eb pik\u00ebs 1 t\u00eb nenit 13, mas\u00eb e cila dyfishohet n\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb shkeljes brenda nj\u00eb periudhe 3 (tre) mujore nga pronari\/kujdestari i kafsh\u00ebve\/shpend\u00ebve;<\/li>\n<li>N\u00eb mas\u00ebn 10 000 (dhjet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb, p\u00ebr konstatimet e parashikuara n\u00eb shkronj\u00ebn \u201cb\u201d t\u00eb pik\u00ebs 1 t\u00eb nenit 13, mas\u00eb e cila do t\u00eb jet\u00eb e dyfishuar n\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb shkeljes nga pronari\/kujdestari i kafsh\u00ebve\/shpend\u00ebve;<\/li>\n<li>Pavar\u00ebsisht parashikimeve t\u00eb pik\u00ebs 4 dhe 5 t\u00eb k\u00ebtij neni, kur Policia Bashkiake konstaton n\u00eb kryerje e sip\u00ebr kund\u00ebrvajtjen n\u00eb fush\u00ebn e infrastruktur\u00ebs publike, vendos menj\u00ebher\u00eb d\u00ebnimin me gjob\u00eb sipas parashikimeve t\u00eb k\u00ebsaj pike dhe n\u00eb \u00e7do rast njofton Agjencin\u00eb e Mbrojtjes s\u00eb Konsumatorit p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e d\u00ebmit dhe shp\u00ebrblimin e tij nga kund\u00ebrvajt\u00ebsi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Policia Bashkiake vendos n\u00eb dispozicion t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Konsumatorit nj\u00eb kopje t\u00eb procesverbalit t\u00eb gjob\u00ebs.\/Monitor.<\/li>\n<\/ol>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkia e Tiran\u00ebs n\u00eb mbledhjen e ardhshme ka vendosur t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll qytetin duke p\u00ebrcaktuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh q\u00eb konsiderohen si shkelje administrative, p\u00ebr t\u00eb cilat parashikohen gjoba deri n\u00eb 20 mij\u00eb lek\u00eb. Shkeljet vijojn\u00eb nga z\u00ebnia n\u00eb kund\u00ebrshtim me rregullat e hap\u00ebsir\u00ebs publike, si psh ambulant\u00ebt; Kund\u00ebrvajtjet administrative n\u00eb fush\u00ebn siguris\u00eb, psh z\u00ebnia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":55186,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-55183","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55183","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55183"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55183\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55183"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55183"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55183"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}