{"id":56156,"date":"2018-12-21T10:15:47","date_gmt":"2018-12-21T09:15:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=56156"},"modified":"2018-12-21T10:15:47","modified_gmt":"2018-12-21T09:15:47","slug":"skandali-i-radhes-i-veliajt-fsheh-listen-e-qytetareve-qe-perfitojne-kredi-te-buta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/skandali-i-radhes-i-veliajt-fsheh-listen-e-qytetareve-qe-perfitojne-kredi-te-buta\/","title":{"rendered":"Skandali i radh\u00ebs i Veliajt, fsheh list\u00ebn e qytetar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb kredi t\u00eb buta"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Bashkiak do t\u00eb mblidhet t\u00eb premten n\u00eb or\u00ebn 16:00 dhe do t\u00eb miratoj\u00eb disa vendime, ku mes tyre buxheti p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm dhe dh\u00ebnia e kredive t\u00eb buta p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb banesa.<\/p>\n<p>Por ndon\u00ebse kan\u00eb mbetur vet\u00ebm dy dit\u00eb nga mbledhja, Bashkia nuk ka publikuar list\u00ebn e p\u00ebrfituesve t\u00eb kredive t\u00eb buta. N\u00eb njoftimin e b\u00ebr\u00eb jepet vet\u00ebm relacioni i p\u00ebrfituesve, por pa dh\u00ebn\u00eb emrat.<\/p>\n<p>Kjo skem\u00eb ngjan abuzive nga ana e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb dhe stafit t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar list\u00ebn deri n\u00eb momentin e fundit.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs dhe mazhoranc\u00ebs n\u00eb komisionet p\u00ebrkat\u00ebse b\u00ebjn\u00eb me dije p\u00ebrPolitiko.al\u00a0se nuk kan\u00eb nj\u00eb list\u00eb q\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebrpara mbledhjes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb an\u00ebtar\u00eb i k\u00ebshillit bashkiak i pyetur nga Politiko.al, b\u00ebn me dije se kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb dy dit\u00eb p\u00ebrpara mbledhjes askush nuk e di nga K\u00ebshilli Bashkiak se kush jan\u00eb p\u00ebrfituesit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00ebsohet nga burime nga Bashkia \u00ebsht\u00eb fakti se lista do t\u00eb jet\u00eb gati gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, gj\u00eb q\u00eb bie ndesh me praktik\u00ebn e deritanishme t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>R E L A C I O N P\u00cbR MIRATIMIN E FAMILJEVE\/APLIKUESVE Q\u00cb P\u00cbRFITOJN\u00cb NGA PROGRAMI SOCIAL \u201cSUBVENCIONIMI I INTERESAVE T\u00cb KREDIS\u00cb\u201d, P\u00cbR VITIN 2018<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, n\u00ebnpika 1.1, shkronja \u201cb\u201d, nenit 24, nenit 54, nenit 55, pikat 2 dhe 6, t\u00eb ligjit nr. 139\/2015, \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d, ligjit nr. 9232, dat\u00eb 13.05.2004, \u201cP\u00ebr strehimin social\u201d, vendimit nr. 28, dat\u00eb 29.03.2018, t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak \u201cP\u00ebr miratimin e programit social t\u00eb strehimit \u201dSubvencionimi i interesave t\u00eb Kredis\u00eb\u201d, hartuar sipas udh\u00ebzuesit operacional p\u00ebr zbatimin e tij, vendimit nr. 132, dat\u00eb 21.12.2017, t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak \u201cP\u00ebr miratimin e programit buxhetor afatmes\u00ebm 2018-2020 dhe detajimin e buxhetit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vitin 2018\u201d, t\u00eb ndryshuar, pik\u00ebs 14, t\u00eb vendimit nr. 574, dat\u00eb 29.08.2012, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e dokumentacionit, q\u00eb duhet t\u00eb paraqes\u00eb familja p\u00ebr t\u2019u strehuar sipas nj\u00ebrit prej programeve sociale t\u00eb strehimit, dhe t\u00eb afateve e t\u00eb procedurave t\u00eb miratimit nga organet e qeverisjes vendore\u201d, si dhe n\u00eb vijim t\u00eb Raportit p\u00ebrmbledh\u00ebs me nr. 38646 prot., dat\u00eb 17.10. 2018 t\u00eb Komisionit t\u00eb Strehimit, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimeve Sociale i parashtron K\u00ebshillit Bashkiak relacionin si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>Strehimi \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb problem i mpreht\u00eb social p\u00ebr qytetin e Tiran\u00ebs, nisur nga\u00a0 k\u00ebrkesat e konsiderueshe t\u00eb familjeve t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb vazhdimisht p\u00ebr t\u2019u trajtuar me programet sociale p\u00ebr strehim. K\u00ebto programe sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr strehimin e familjeve dhe individ\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje ekonomike e sociale t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb ofert\u00ebn e tregut t\u00eb lir\u00eb t\u00eb banesave ose at\u00eb t\u00eb kredive hipotekore. M\u00eb specifikisht, programi social i strehimit p\u00ebr \u201cSubvencionimin e interesave t\u00eb kredis\u00eb\u201d synon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb blerjen e sht\u00ebpive t\u00eb para, me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb jetes\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet kredive hipotekore me kushte leht\u00ebsuese, e cila jepet p\u00ebr strehim dhe kur nj\u00eb pjes\u00eb e interesave t\u00eb kredis\u00eb subvencnionohet nga Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb vendimit nr. 28, dat\u00eb 29.03.2018 t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, u miratua programin social \u201cSubvencionimi i interesave t\u00eb kredis\u00eb\u201d, hartuar sipas udh\u00ebzuesit operacional p\u00ebr zbatimin e tij.<\/p>\n<p>Sipas parashikimeve t\u00eb udh\u00ebzuesit, zbatimi i k\u00ebtij programi do t\u00eb kalonte n\u00eb dy faza: Faza e par\u00eb e aplikimit, konsistonte me aplikimin e \u00e7do aplikanti\/familje q\u00eb ka mbushur mosh\u00ebn 18 vje\u00e7, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb zyrat e gjendjes civile t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb momentin e aplikimit plot\u00ebsonin kushtet e p\u00ebrcaktuara nga ligji nr. 9232, dat\u00eb 13.05.2004, \u201cP\u00ebr programet sociale t\u00eb strehimit\u201d, t\u00eb ndryshuar, duke plot\u00ebsuar pran\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative p\u00ebrkat\u00ebse Formularin tip t\u00eb strehimit, si dhe duke i bashk\u00eblidhur edhe deklarat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb informacionit t\u00eb pasqyruar n\u00eb formularin e strehimit, kopjen e kart\u00ebs s\u00eb identitetit t\u00eb aplikuesit dhe certifikat\u00ebn familjare. Pas plot\u00ebsimit t\u00eb formularit, Nj\u00ebsit\u00eb Administrative duhej t\u2019i p\u00ebrcillnin ato me shkres\u00eb zyrtare pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Sh\u00ebrbimeve Sociale, p\u00ebr t\u00eb realizuar procesin e seleksionimit t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb vlefsh\u00ebm, sipas kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb udh\u00ebzuesin operacional, si dhe njoftimin e t\u00eb gjith\u00eb aplikant\u00ebve, n\u00ebse p\u00ebrfitojn\u00eb apo jo nga ky program.<\/p>\n<p>N\u00eb total, n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, pran\u00eb Nj\u00ebsive Administrative kan\u00eb plot\u00ebsuar Formular\u00ebt e Strehimit 2514 (dy mij\u00eb e pes\u00ebqind e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb) aplikues. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seleksionimit dhe regjistrimit t\u00eb formular\u00ebve t\u00eb vlefsh\u00ebm, Drejtoria e Strehimit Social ka shpallur fitues t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, 2256 (dymij\u00eb e dyqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb)\u00a0 aplikues, si dhe ka skualifikuar 258 (dyqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e tet\u00eb) aplikime.<\/p>\n<p>Pas njoftimit t\u00eb aplikant\u00ebve fitues, si dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimimeve, \u00ebsht\u00eb vijuar me zbatimin e faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij programi, i cili ka filluar me shpalljen e njoftimit publik drejtuar familjeve\/aplikant\u00ebve p\u00ebrfitues t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumentacionit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb udh\u00ebzuesin operacional.<\/p>\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimeve Sociale, me an\u00eb t\u00eb shkres\u00ebs me nr. 27385 prot., dat\u00eb 13.07.2018, ka njoftuar aplikant\u00ebt n\u00eb lidhje me dor\u00ebzimin e dokumentacionit t\u00eb k\u00ebrkuar dhe afatin e depozitimit t\u00eb tyre pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb afateve p\u00ebrkat\u00ebse, struktura p\u00ebrgjegj\u00ebse e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb (Drejtoria e Strehimit Social) ka administruar dhe shqyrtuar n\u00eb total nj\u00eb num\u00ebr prej 1877 (nj\u00eb mij\u00eb e tet\u00ebqind e shtat\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb) aplikime, nga t\u00eb cil\u00ebt ka skualifikuar p\u00ebr munges\u00eb dhe\/ose problematik\u00eb dokumentacioni 795 (shtat\u00ebqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb) aplikime, 3 (tre) aplikime t\u00eb depozituara n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs s\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb depozituar p\u00ebrtej afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr depozitimin e aplikimeve, si dhe 14 (kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb) aplikime jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga K\u00ebshilli Bashkiak, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb shqyrtuar nga Drejtoria e Strehimit.<\/p>\n<p>3 aplikimet e m\u00ebposhtme nuk u mor\u00ebn n\u00eb shqyrtim nga Drejtoria e Strehimit Social, pasi ato jan\u00eb depozituar p\u00ebrtej afatit ligjor t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb aplikimeve, t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga njoftimet e publikuara nga Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Borda Eskiu<\/p>\n<p>Milena Petriti<\/p>\n<p>Marsela Filoqi<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Bashkiak i ka paraqitur p\u00ebr kompetenc\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Strehimit Social, gjithsej 14 (kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb) aplikime, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr shqyrtim p\u00ebr vendimmarrje paraprake.<\/p>\n<p>Drejtoria e Strehimit Social ka seleksionuar si t\u00eb vlefshme nj\u00eb num\u00ebr prej 1082 (nj\u00ebmij\u00eb e tet\u00ebdhjet\u00eb e dy) aplikimesh, t\u00eb cilat i ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit t\u00eb Strehimit, t\u00eb ngritur me vendimin nr. 62, dat\u00eb 30.12.2015, t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak \u201cP\u00ebr miratimin e Komisionit t\u00eb Strehimit\u201d, duke i bashk\u00eblidhur edhe list\u00ebn e inventarit, i cili p\u00ebrmbante t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin e dor\u00ebzuar nga aplikuesit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lidhur me veprimtarin\u00eb e Komisionit t\u00eb Strehimit:<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb shkres\u00ebs me nr. 32012, dat\u00eb 28.08.2018, Komisioni i Strehimit \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr zhvillimin e mbledhjeve p\u00ebr shqyrtimin e aplikimeve p\u00ebr programin social t\u00eb subvencionimit t\u00eb interesave t\u00eb kredis\u00eb. P\u00ebr \u00e7do mbledhje \u00ebsht\u00eb mbajtur procesverbali p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pasqyruar problematikat e dosjeve t\u00eb caktuara, diskutimet p\u00ebr \u00e7do aplikim, vendimmarrja p\u00ebr aplikime dhe problematika t\u00eb caktuara, duke vendosur pik\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr \u00e7do aplikim t\u00eb suksessh\u00ebm, si dhe ka vendosur p\u00ebr skualifikimin e familjeve\/aplikimeve, duke dh\u00ebn\u00eb arsyetimet dhe justifikimet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shqyrtimit dhe analizimit t\u00eb 1082 dosjeve t\u00eb kualifikuara paraprakisht nga Drejtoria e Strehimit, u vun\u00eb re disa problematika, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni i Strehimit mori vendimmarrjet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme dosjesh, v\u00ebrtetimi i t\u00eb ardhurave nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt madhor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnie pune dhe v\u00ebrtetimi nga Drejtoria Rajonale Tatimore p\u00ebr derdhjen e kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, kan\u00eb mosp\u00ebrputhje midis pag\u00ebs s\u00eb deklaruar dhe pag\u00ebs s\u00eb pasqyruar n\u00eb v\u00ebrtetim.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb derdhja e kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, pasi kompanit\u00eb operojn\u00eb me list\u00ebprezencat p\u00ebrkat\u00ebse, honorare, targetin e vendosur etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr ato aplikime n\u00eb t\u00eb cilat nj\u00ebri prej an\u00ebtar\u00ebve madhor\u00eb \u00ebsht\u00eb me raport lejelindje, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat mbi t\u00eb cilat kryhen p\u00ebrllogaritjet, do t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb periudha p\u00ebrpara barr\u00eblindjes,duke respektuar afatin e depozitimit t\u00eb dokumentave.<\/p>\n<p>P\u00ebr ato aplikime\/aplikues n\u00eb t\u00eb cilat mungon v\u00ebrtetimi nga zyra p\u00ebrmbarimore, p\u00ebr mas\u00ebn e pensionit ushqimor q\u00eb p\u00ebrfiton sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb ngarkim, u vendos se do t\u00eb kualifikohen t\u00eb gjitha dosjet ku masa e pensionit nuk ndikon n\u00eb t\u00eb ardhurat minimale dhe maksimale t\u00eb p\u00ebrfituesve potencial\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr aplikimin\/aplikuesit ku nj\u00ebri prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjares rezulton t\u00eb jet\u00eb me leje q\u00ebndrimi jasht\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb konsiderohen si t\u00eb dosje t\u00eb plota, vet\u00ebm ato aplikime q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb edhe dokumentin justifikues q\u00eb v\u00ebrteton t\u00eb ardhurat e tij\/tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit, ky komision shqyrtoi n\u00eb total nj\u00eb num\u00ebr prej 1082 aplikime, nga t\u00eb cilat:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>77 (shtat\u00ebdhjet\u00eb e shtat\u00eb) aplikime jan\u00eb skualifikuar, nga t\u00eb cilat 59 (pes\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb) kan\u00eb rezultuar t\u00eb parregullta dhe\/ose me mang\u00ebsi n\u00eb dokumentacion, 6 aplikime p\u00ebr shkak se t\u00eb ardhurat familjare rezultojn\u00eb mbi limitin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb udh\u00ebzuesin operacional, dhe 12 aplikime kan\u00eb rezultuar n\u00ebn limitin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb udh\u00ebzuesin operacional.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Numri i dosjeve t\u00eb kualifikuara n\u00eb total jan\u00eb 1005 (nj\u00ebmij\u00eb e pes\u00eb). Duke qen\u00eb se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb udh\u00ebzuesit operacional t\u00eb miratuar, numri i familjeve p\u00ebrfituese nga ky program social strehimi do t\u00eb jet\u00eb 456 (kat\u00ebrqind e pes\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb) dhe numri i familjeve q\u00eb kan\u00eb paraqitur dokumentacion t\u00eb sakt\u00eb, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb jan\u00eb kualifikuar si t\u00eb rregullta, jan\u00eb 1005, Komisioni vendosi se pjesa prej 549 (pes\u00ebqind e dyzet e n\u00ebnt\u00eb) familjeve t\u00eb vendosen n\u00eb list\u00ebn e pritjes, e cila do t\u00eb jet\u00eb e zbatueshme p\u00ebr rastet kur famuljet e shpallura fituese nuk paraqiten, heqin dor\u00eb, nuk pranojn\u00eb dhe\/ose refuzojn\u00eb q\u00eb t\u00eb lidhin kontrat\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse me institucionin financiar bankar t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb total, nga 1005 aplikime t\u00eb rregullta q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret p\u00ebr p\u00ebrfitimin nga progarmi I kredive t\u00eb buta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nisur nga praktikat dhe p\u00ebrvojat e m\u00ebparshme, sugjerojm\u00eb q\u00eb familjeve p\u00ebrfituese t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Aneksin nr. 1 t\u00eb Projektvendimit, t\u2019iu vendoset nj\u00eb afat prej 4 (kat\u00ebr) muajsh, i cili fillon nga momenti i njoftimit q\u00eb do t\u00eb kryej\u00eb Bashkia Tiran\u00eb, q\u00eb t\u00eb paraqiten pran\u00eb bank\u00ebs p\u00ebr lidhjen e kontrat\u00ebs. N\u00eb rast se familjet p\u00ebrfituese nuk respektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb afat, at\u00ebher\u00eb kjo p\u00ebrb\u00ebn shkak q\u00eb banka t\u00eb vijoj\u00eb me familjet e vendosura n\u00eb list\u00ebn e pritjes, e cila do t\u2019i vendoset n\u00eb dispozicion nga struktura p\u00ebrkat\u00ebse e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Numri i aplikant\u00ebve p\u00ebrfitues, vlerat q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb dhe strukturat korresponduese p\u00ebr secilin prej tyre, jan\u00eb t\u00eb pasqyruara n\u00eb tabel\u00ebn si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nr.i aplikanteve\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shuma q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Totali<\/p>\n<p>Skualifikuar\u00a0 77<\/p>\n<p>Gasionere\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 36\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 4,456,850.00\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 160,446,600.00<\/p>\n<p>1+1\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 337\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 5,348,220.00\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 1,802,350,140.00<\/p>\n<p>2+1\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 81\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 7,130,960.00\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 577,607,760.00<\/p>\n<p>3+1\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 2\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 8,913,700.00\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 17,827,400.00<\/p>\n<p>List\u00eb pritje\u00a0\u00a0\u00a0 549\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 2,839,013,450.00<\/p>\n<p>Totali\u00a0 1082\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 5,397,245,350,00<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sa m\u00eb lart, n\u00eb zbatim edhe t\u00eb pik\u00ebs 14, t\u00eb vendimit nr. 574, dat\u00eb 29.08.2012 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e dokumentacionit, q\u00eb duhet t\u00eb paraqes\u00eb familja p\u00ebr t\u2019u strehuar sipas nj\u00ebrit prej programeve sociale t\u00eb strehimit, dhe t\u00eb afateve e t\u00eb procedurave t\u00eb miratimit nga organet e qeverisjes vendore\u201di propozojm\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak miratimin e familjeve q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga programi social \u201cSubvencionimi i interesave t\u00eb kredis\u00eb\u201d, p\u00ebr vitin 2018.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli Bashkiak do t\u00eb mblidhet t\u00eb premten n\u00eb or\u00ebn 16:00 dhe do t\u00eb miratoj\u00eb disa vendime, ku mes tyre buxheti p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm dhe dh\u00ebnia e kredive t\u00eb buta p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb banesa. Por ndon\u00ebse kan\u00eb mbetur vet\u00ebm dy dit\u00eb nga mbledhja, Bashkia nuk ka publikuar list\u00ebn e p\u00ebrfituesve t\u00eb kredive t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":56157,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[258,243,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-56156","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shtypi-dites","8":"category-skandale-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56156"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56156\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56157"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}