{"id":57326,"date":"2018-12-25T10:20:49","date_gmt":"2018-12-25T09:20:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=57326"},"modified":"2018-12-25T09:05:01","modified_gmt":"2018-12-25T08:05:01","slug":"besimtaret-katolike-kremtojne-sot-lindjen-e-krishtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/besimtaret-katolike-kremtojne-sot-lindjen-e-krishtit\/","title":{"rendered":"Besimtar\u00ebt katolik\u00eb kremtojn\u00eb sot lindjen e Krishtit"},"content":{"rendered":"<p>Besimtar\u00ebt katolik\u00eb e ortodoks\u00eb festojn\u00eb sot Krishtlindjen, dit\u00ebn e lindjes s\u00eb Jezu Krishtit.<\/p>\n<p>Pas dark\u00ebs familjare, besimtar\u00ebt katolik\u00eb me qirinj n\u00eb duar i jan\u00eb drejtuar Katedrales s\u00eb \u201cSh\u00ebn Palit\u201d, ku kan\u00eb pritur mes lutjesh mb\u00ebrritjen e mesnat\u00ebs q\u00eb sh\u00ebnon 25-dhjetorin e shenjt\u00eb p\u00ebr ta, lindjen e Birit t\u00eb Zotit. Besimtar\u00ebt shk\u00ebmbyen urime p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb paqe, lumturi dhe harmoni.<\/p>\n<p>Mesha u drejtua nga\u00a0Imzot Xhorxh Frendo, i cili uroi besimtar\u00ebt katolik\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb paqe dashuri dhe mir\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201c<em>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb e madhe, festa e familjes dhe dashuris\u00eb. Le t\u00eb p\u00ebrkujdesemi q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb festive, t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb m\u00eb thell\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb dhe madh\u00ebshtin\u00eb e dhurat\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs q\u00eb na e ka dhuruar Per\u00ebndia. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb shprehim mir\u00ebnjohjen ton\u00eb me p\u00ebrpjekje t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr zhvillimin e jet\u00ebs shpirt\u00ebrore<\/em>\u201d, tha Imzot Xhorxh Frendo.<\/p>\n<p>\u201c<em>Me fytyr\u00ebn e Jezusit shikojm\u00eb fytyr\u00ebn e \u00e7do njeriut. Jezuesi na ka urdh\u00ebruar t\u00eb duam dhe respektojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin, vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb gjejm\u00eb paqe<\/em>\u201d u shpreh Imzot Frendo.<\/p>\n<p><strong>HISTORIA E KRISHTLINDJEVE<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu sikurse shum\u00eb element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mitologjik\u00eb, t\u00eb pranuar p\u00ebr t\u00eb stolisur e pasuruar Krisht\u00ebrimin bashk\u00ebkohor, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt arkeolog\u00ebt, historian\u00ebt dhe teolog\u00ebt p\u00ebrmendin ve\u00e7an\u00ebrisht mitet mitraiste, zoroastriane, egjiptiane dhe babilonase, edhe festimet e Krishtlindjeve i kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt, si\u00e7 sqaron \u201cThe World Book Encyclopedia\u201d, n\u00eb festimet e lashta t\u00eb fest\u00ebs s\u00eb Saturnit, apo \u201cSaturnaleve\u201d, nga ana e romak\u00ebve parakristian\u00eb.<\/p>\n<p>Festime t\u00eb ngjashme vihen re tek Mitraizmi, i cili i ka fillimet e veta qysh n\u00eb shekullin VI p.e.s. n\u00eb Persi dhe Indi. Uilliam Edelen, n\u00eb artikullin e tij \u201cChristian Mythology\u201d, v\u00ebren se Mitra, gjithashtu, kishte lindur nga nj\u00eb virgj\u00ebresh\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb barinjve. Shp\u00ebtimtari i madh dhe per\u00ebndia Mitra, i adhuruar n\u00eb Indi dhe n\u00eb Persi, njihej me cil\u00ebsime si \u201crruga\u201d, \u201ce v\u00ebrteta\u201d, \u201cjeta\u201d, \u201cdrita\u201d, \u201cfjala\u201d, \u201cbiri i Zotit\u201d dhe \u201cBariu i Mir\u00eb\u201d. Ai p\u00ebrfytyrohej dhe paraqitej n\u00eb arte vizuale me nj\u00eb qengj n\u00eb krah\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb besimin mitraist, nj\u00eblloj si n\u00eb Krisht\u00ebrimin bashk\u00ebkohor, dita e diel quhej \u201cdita e Zotit\u201d. Tek Mitraizmi, dita e 25 dhjetorit, e cila m\u00eb von\u00eb do t\u2019i bashkangjitej tradit\u00ebs s\u00eb Krishtlindjeve, p\u00ebrjetohej me festime madh\u00ebshtore, me k\u00ebmbana, hymne, qirinj e shk\u00ebmbim dhuratash, nd\u00ebrsa ndjek\u00ebsit e k\u00ebtij besimi merrnin pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb mesh\u00eb t\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Nga 25 dhjetori deri n\u00eb ekuinoksin e pranver\u00ebs (Estra apo Pashka), ekzistonte nj\u00eb 40 dit\u00ebsh adhurimi e ritualesh q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb kreshm\u00ebn e krishter\u00eb. Edhe n\u00eb Indin\u00eb e koh\u00ebve t\u00eb lashta, 25 dhjetori pritej me festime t\u00eb m\u00ebdha me karakter fetar. Sht\u00ebpit\u00eb zbukuroheshin me kurora lulesh e gjethesh, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit shk\u00ebmbenin dhurata e urime t\u00eb shumta me nj\u00ebri-tjetrin. Buda (Buddha) n\u00eb Kin\u00ebn e lasht\u00eb besohej t\u00eb kishte lindur m\u00eb 25 dhjetor, pas zbritjes s\u00eb shpirtit t\u00eb shenjt\u00eb mbi n\u00ebn\u00ebn e tij t\u00eb virgj\u00ebr, Maja. M\u00eb 25 dhjetor, egjiptian\u00ebt e lasht\u00eb festonin lindjen e shp\u00ebtimtarit t\u00eb tyre t\u00eb madh, Horusit, zoti i drit\u00ebs dhe biri i n\u00ebn\u00ebs virgj\u00ebresh\u00eb Isis, mbret\u00ebresh\u00eb e qiejve. Osirisi, per\u00ebndia i t\u00eb vdekurve dhe i bot\u00ebs s\u00eb n\u00ebndheshme n\u00eb Egjiptin e lasht\u00eb, biri i nj\u00eb virgj\u00ebreshe t\u00eb shenjt\u00eb, besohej t\u00eb kishte lindur m\u00eb 25 dhjetor.<\/p>\n<p>Shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara konvertimit n\u00eb Krisht\u00ebrimin ortodoks, grek\u00ebrit festonin 25 dhjetorin si dit\u00ebn e lindjes s\u00eb Herkulit, biri i zotit suprem t\u00eb grek\u00ebrve, Zeusit, t\u00eb lindur p\u00ebrmes gruas s\u00eb vdekshme, Alcmena. Bakusi romak, i njohur nga grek\u00ebrit me emrin \u201cDionisi\u201d, per\u00ebndi i ver\u00ebs dhe muzik\u00ebs, besohej t\u00eb kishte lindur, gjithashtu, m\u00eb 25 dhjetor. Adonisi, nj\u00eb tjet\u00ebr per\u00ebndi i ringjallur nga vdekja dhe i adhuruar nga grek\u00ebrit e lasht\u00eb, kishte lindur mrekullisht m\u00eb 25 dhjetor. Adhuruesit e tij organizonin \u00e7do vit festime madh\u00ebshtore, ku p\u00ebrkujtonin plot simbolika e rituale vdekjen dhe ringjalljen e tij. Ceremonit\u00eb e lindjes s\u00eb Adonisit, sipas t\u00eb dh\u00ebnave historike dhe arkeologjike, jan\u00eb zhvilluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shpell\u00eb ku sot besohet t\u00eb ket\u00eb lindur Jezusi biblik. Edhe skandinav\u00ebt parakristian\u00eb festonin \u201cKrishtlindjen\u201d e tyre m\u00eb 25 dhjetor. P\u00ebr ta kjo dit\u00eb sh\u00ebnonte dit\u00ebn e lindjes s\u00eb zotit t\u00eb tyre t\u00eb qiejve, Frejrit (Freyr), biri i per\u00ebndis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb qiejve, Odinit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Besimtar\u00ebt katolik\u00eb e ortodoks\u00eb festojn\u00eb sot Krishtlindjen, dit\u00ebn e lindjes s\u00eb Jezu Krishtit. Pas dark\u00ebs familjare, besimtar\u00ebt katolik\u00eb me qirinj n\u00eb duar i jan\u00eb drejtuar Katedrales s\u00eb \u201cSh\u00ebn Palit\u201d, ku kan\u00eb pritur mes lutjesh mb\u00ebrritjen e mesnat\u00ebs q\u00eb sh\u00ebnon 25-dhjetorin e shenjt\u00eb p\u00ebr ta, lindjen e Birit t\u00eb Zotit. Besimtar\u00ebt shk\u00ebmbyen urime p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-57326","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57326"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57326\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}