{"id":57522,"date":"2018-12-25T15:31:46","date_gmt":"2018-12-25T14:31:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=57522"},"modified":"2018-12-25T15:31:46","modified_gmt":"2018-12-25T14:31:46","slug":"ndryshimet-ne-qeveri-rama-zhgenjen-ciniket-dhe-lolipopistet-vendos-te-rilinde-veten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ndryshimet-ne-qeveri-rama-zhgenjen-ciniket-dhe-lolipopistet-vendos-te-rilinde-veten\/","title":{"rendered":"\u201cNdryshimet n\u00eb qeveri, Rama zhg\u00ebnjen cinik\u00ebt dhe lolipopist\u00ebt: vendos t\u00eb Rilind\u00eb veten\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lorenc Vangjeli<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama ja doli s\u00ebrish q\u00eb t\u2019i zhg\u00ebnjej\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb zhg\u00ebnjej\u00eb thell\u00eb edhe miqt\u00eb, edhe armiqt\u00eb. Skeptik\u00ebt dhe optimist\u00ebt. Cinik\u00ebt dhe lolipopist\u00ebt profesionist\u00eb. Parashikuesit dhe prapashikuesit.<\/p>\n<p>Kryeministri jo vet\u00ebm q\u00eb nuk b\u00ebri ndryshimet e pritura nga t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e tij, por me t\u00eb gjitha gjasat, edhe n\u00ebse vendos t\u2019i b\u00ebj\u00eb, do t\u2019i b\u00ebj\u00eb n\u00eb nj\u00eb drejtim krejt t\u00eb kund\u00ebrt nga ai q\u00eb miqt\u00eb e tij t\u00eb pak\u00ebsuar dhe armiqt\u00eb e shtuar, presin t\u00eb ndodh\u00eb: Nuk do t\u00eb ket\u00eb largim figurash politike nga kabineti i tij, por distancim nga individ\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me politik\u00ebn. Ky do t\u00eb jet\u00eb parimi q\u00eb ngjan se Edi Rama ka p\u00ebrqafuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr t\u00eb nxeht\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb parimi q\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb kur p\u00ebrfundimisht kuptoi se \u00e7far\u00eb kishte em\u00ebruar vet\u00eb, ishin zgjedhje t\u00eb mrekullueshme p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb paqe e p\u00ebr pa\u00e7e k\u00ebmb\u00ebsh, por q\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebrgatisnin k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebr t\u2019ja mbathur bashk\u00eb me faqen e zez\u00eb t\u00eb heshtjes. Seria e protestave i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shans vet\u00eb Ram\u00ebs q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb zgjedhjet e tij t\u00eb gabuara n\u00eb vite. Njer\u00ebzit e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, duke nisur me antar\u00ebt e kabinetit, do t\u00eb duhej t\u00eb funksiononin si nj\u00eb sistem siguresash politike q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb digjeshin nj\u00ebri pas tjetrit p\u00ebr t\u00eb mos lejuar tensionin t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb zyr\u00ebn e tij. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sistemi dhe p\u00ebr shkak t\u00eb zgjidhjeve t\u00eb tij personale, tensioni ka shkuar drejtp\u00ebrdrejt tek zyra e tij me flutura duke i gudulisur shum\u00ebkujt fluturat e dashuris\u00eb p\u00ebr pushtet n\u00eb stomak.<\/p>\n<p>Esht\u00eb stil i hersh\u00ebm i Edi Ram\u00ebs konceptimi i rrethit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrt dje n\u00eb opozit\u00eb dhe sot n\u00eb pushtet, si nj\u00eb struktur\u00eb bashkie. Me drejtora dhe shefa sektori, mbi t\u00eb cil\u00ebt, ai q\u00ebndron i vet\u00ebm si drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb vend ende tribal si Shqip\u00ebria, ku kulti i individit \u00ebsht\u00eb i plotfuqish\u00ebm dhe demokracia \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb foshnje e dob\u00ebt dhe distrofike, ky stil \u00ebsht\u00eb pothuaj zgjedhje e vetme, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e gabuar. P\u00ebr vet\u00eb individin n\u00eb ve\u00e7anti dhe p\u00ebr gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Dje e p\u00ebrdorte Berisha dhe m\u00eb her\u00ebt edhe Nano e kushdo tjet\u00ebr q\u00eb ka qeverisur k\u00ebt\u00eb vend, duke varrosur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb sistemin e merit\u00ebs dhe t\u00eb karrier\u00ebs.<\/p>\n<p>Secili nga ata, zgjedhjen e njer\u00ebzve me t\u00eb cil\u00ebt ndan\u00eb qeverisjen, por jo pushtetin, e kan\u00eb kryer n\u00eb baz\u00eb t\u00eb humorit t\u00eb tyre vetjak pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar pushtetin n\u00eb duart e tyre. Duke nisur edhe nga ndryshimet kushtetuese t\u00eb 2008-\u00ebs, kur krer\u00ebt e partive u b\u00ebn\u00eb padron\u00eb real\u00eb t\u00eb partive t\u00eb tyre, kjo gj\u00eb u b\u00eb edhe m\u00eb e spikatur. Ministra t\u00eb cil\u00ebt e m\u00ebsonin pranin\u00eb e tyre n\u00eb kabinet nga edicionet e lajmeve, ishin rregulli absurd I vendosur, nd\u00ebrsa p\u00ebrjashtimet nga ky rregull, u b\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb rralla. Kabineti Rama Dy, i shkoi n\u00eb ekstrem k\u00ebsaj mend\u00ebsie. Gjat\u00eb gjith\u00eb ver\u00ebs s\u00eb 2017-\u00ebs, mbasi kishte dal\u00eb pronar absolut i gjith\u00eb tryez\u00ebs ovale t\u00eb qeveris\u00eb, Rama luajti deri n\u00eb fund me kart\u00ebn e supriz\u00ebs p\u00ebr emrat e kabinetit t\u00eb tij. N\u00eb nj\u00eb vend normal, surpriz\u00eb dhe e hidhur, madje, do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb: q\u00eb publiku nuk e dinte n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb minimum gjasht\u00eb muaj apo dhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, se cil\u00ebt ishin oferta qeveris\u00ebse e partive kryesore n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sot me t\u00eb gjitha gjasat nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ndryshuar. Dhe n\u00ebse v\u00ebrtet ka ndryshuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, at\u00ebher\u00eb Edi Rama do t\u00eb ket\u00eb hedhur nj\u00eb hap t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb drejtimin e duhur q\u00eb do ta \u00e7oj\u00eb s\u00ebrish nj\u00eb hap p\u00ebrpara rival\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, q\u00eb vuajn\u00eb nj\u00eblloj zgjedhjet jo politike t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tyre. Esht\u00eb aksiom\u00eb: qeveria \u00ebsht\u00eb krijes\u00eb politike, votohet politikisht dhe eksperimentet me t\u00eb zgjedhur teknik\u00eb, jan\u00eb t\u00eb destinuar t\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb her\u00ebt a von\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb tejkaluar ng\u00ebr\u00e7in q\u00eb krijohet nga distanca mes votimit politik dhe zgjedhjeve teknike. Nga t\u00eb cilat rezultojn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb me partin\u00eb q\u00eb i ka katapultuar n\u00eb krye, nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje as morale, as njer\u00ebzore, as tradicionale dhe as historike. Q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb lidhje direkte me bossin, por nuk i hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb as bossit t\u00eb rradh\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja se pse, partit\u00eb politike shqiptare, ngjajn\u00eb si shkret\u00ebtir\u00eb njer\u00ebzish pas shpin\u00ebs s\u00eb kkryetarit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb PD-ja, n\u00eb tet\u00eb vjet\u00ebt e saj n\u00eb pushtet mundi t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm dy krijesa t\u00eb v\u00ebrteta politike: Sokol Olldashin e ndjer\u00eb dhe vet\u00eb Lulzim Bash\u00ebn. Gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, edhe pse nd\u00ebr ta kishte personazhe edhe m\u00eb politik\u00eb sesa k\u00ebta t\u00eb dy, ishin vet\u00ebm hije dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb q\u00ebllimisht n\u00eb hije nga Berisha.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta histori po ndodh edhe me PS-n\u00eb, q\u00eb n\u00eb vitin e saj t\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb qeverisjes, duhet t\u00eb num\u00ebroj\u00eb disa her\u00eb vet\u00ebm Erion Veliajn si njeri politik e krijes\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, sa koh\u00eb q\u00eb Saimir Tahiri u vetvra dhe e vran\u00eb para s\u00eb gjithash ish-shok\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Protesta e student\u00ebve e vuri Ram\u00ebn p\u00ebrpara shum\u00eb dilemash. Dor\u00ebheqja e refuzuar prej tij e ministres s\u00eb arsimit Nikolla, ishte akti i tij i par\u00eb politik p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje politike jo vet\u00ebm kriz\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs, por asaj q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb qershorin e ardhsh\u00ebm, kur I duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb votimet lokale. Dhe kjo vendimmarje e tij, ngjan tashm\u00eb pjes\u00eb e filozofis\u00eb s\u00eb tij tashm\u00eb t\u00eb ndryshuar. N\u00ebse Rama do t\u00eb b\u00ebnte ndryshime n\u00eb qeveri pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ai do t\u00eb duhej t\u00eb pranonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh q\u00eb para s\u00eb gjithash, e d\u00ebmtonin at\u00eb vet\u00eb. Duke nisur q\u00eb me t\u00ebrheqjen e tij n\u00ebn presion dhe p\u00ebr shkak t\u00eb presionit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb dit\u00ebs. Duke e v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb pozit\u00ebn e njeriut t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb cilit I parashikojn\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe I imponojn\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, l\u00ebvizjet politike.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e qershorit jan\u00eb dhembja reale e kok\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs, drejt t\u00eb cilave ai po shkon t\u00ebr\u00ebsisht i vet\u00ebm. Pa p\u00ebrmendur emra, por duke ju ruajtur parimit, nj\u00eb e treta e qeveris\u00eb s\u00eb tij nuk ka pothuaj asnj\u00eb kredit politik p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb e treta tjet\u00ebr ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb prezantohet nga truprojet me kart\u00eb identiteti p\u00ebrpara militant\u00ebve se cili \u00ebsht\u00eb. Nd\u00ebrsa pjesa q\u00eb mbetet, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb, skeptik\u00ebt dhe cinik\u00ebt, i k\u00ebrkojn\u00eb ta l\u00ebviz\u00eb nga qeveria. E nj\u00ebjta situat\u00eb apo dhe m\u00eb keq \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb grupin e tij parlamentar. N\u00ebse perifrazohet ministrja e tij e kultur\u00ebs q\u00eb perifrazoi nj\u00eb shkrimtar amerikan p\u00ebr lidhjen e librit me seksin, tre \u00e7ereku I grupit t\u00eb tij parlamentar, nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb lidhje me seksin.<\/p>\n<p>N\u00eb serin\u00eb e dilemave t\u00eb Ram\u00ebs hyn dhe di\u00e7ka, q\u00eb as miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb e tij nuk ja thon\u00eb, por q\u00eb ai e ndjen realisht. Sot m\u00eb pak dhe nes\u00ebr edhe m\u00eb shum\u00eb. Brenda socialist\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb ndryshuar, ka gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb individ\u00eb q\u00eb duan largimin e tij. Mes tyre ka burra q\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb punojn\u00eb, burra q\u00eb din\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00ebp resin dhe skutha t\u00eb vegj\u00ebl me shumic\u00eb q\u00eb din\u00eb ta kthejn\u00eb shpin\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb dy raste: kur duan t\u00eb k\u00ebnaqin epror\u00ebt dhe kur epro\u00ebt bien n\u00eb hall.<\/p>\n<p>Latin\u00ebt thoshin dikur: \u201cAmor Vincit Omnia\u201d. E p\u00ebrkthyer lirisht n\u00eb gjuh\u00ebn e sotme t\u00eb Tiran\u00ebs, duhet th\u00ebn\u00eb: \u201cPolitika fiton gjithmon\u00eb! Ky \u00ebsht\u00eb parimi q\u00eb duhet ndjekur p\u00ebr t\u00eb kuptuar se pse n\u00eb prag t\u00eb Krishtlindjeve, Edi Rama i zhg\u00ebnjeu t\u00eb gjith\u00eb. Miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb. Mbasi premtoi Rilindje e ndryshim p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, Edi Rama tani ka ndryshuar. Po k\u00ebrkon t\u00eb Rilind\u00eb vet\u00ebveten!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Edi Rama ja doli s\u00ebrish q\u00eb t\u2019i zhg\u00ebnjej\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb zhg\u00ebnjej\u00eb thell\u00eb edhe miqt\u00eb, edhe armiqt\u00eb. Skeptik\u00ebt dhe optimist\u00ebt. Cinik\u00ebt dhe lolipopist\u00ebt profesionist\u00eb. Parashikuesit dhe prapashikuesit. Kryeministri jo vet\u00ebm q\u00eb nuk b\u00ebri ndryshimet e pritura nga t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e tij, por me t\u00eb gjitha gjasat, edhe n\u00ebse vendos t\u2019i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":57524,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-57522","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57522\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57524"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}