{"id":58327,"date":"2018-12-29T11:22:13","date_gmt":"2018-12-29T10:22:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=58327"},"modified":"2018-12-29T11:22:13","modified_gmt":"2018-12-29T10:22:13","slug":"ndryshimet-ne-qeveri-zeri-i-amerikes-te-paqarta-kriteret-e-perzgjedhjes-se-ministrave-qe-hoqi-rama-tha-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ndryshimet-ne-qeveri-zeri-i-amerikes-te-paqarta-kriteret-e-perzgjedhjes-se-ministrave-qe-hoqi-rama-tha-se\/","title":{"rendered":"Ndryshimet n\u00eb Qeveri\/ Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: T\u00eb paqarta kriteret e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb ministrave q\u00eb hoqi, Rama tha se \u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshime t\u00eb thella n\u00eb kabinetin e tij qeveritar. Gjysma e ministrave aktual do t\u00eb largohen. Ndryshimet vijn\u00eb pas nj\u00eb tronditje q\u00eb qeveria e zotit Rama ndjeu me protest\u00ebn e student\u00ebve, e cila si\u00e7 tha ai duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si reflektim.<\/p>\n<p>\u201cKjo protest\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne duhet ta ruajm\u00eb dhe ushqejm\u00eb brenda vetes, frym\u00ebn e reagimit me pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb ndaj vetes, n\u00eb \u00e7do aspekt. Un\u00eb ju ftoj t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb edhe ndryshimin e qeveris\u00eb ta shikoni si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb reflektimi dhe t\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcimi t\u00eb domosdosh\u00ebm, p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb mandat n\u00eb mandatin e rezultateve q\u00eb do t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb fitoren e mandatit t\u00eb tret\u00eb\u201d, deklaroi zoti Rama sot n\u00eb mbledhjen e Asambles\u00eb s\u00eb Partis\u00eb socialiste, para se te njoftonte l\u00ebvizjet n\u00eb kabinetin e tij.<\/p>\n<p>Zoti Rama tha se ky ndryshim nuk vjen si rezultat i d\u00ebshtimit. \u201cNdryshimi vjen si rezultat i nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb adresuar ato q\u00eb thash\u00eb dhe t\u00eb tjera akoma dhe i domosdoshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar kapacitetin ton\u00eb n\u00eb qend\u00ebr dhe n\u00eb terren, kapacitetetin ton\u00eb qeveris\u00ebs dhe kapacitetin ton\u00eb komunikues n\u00eb \u00e7do komunitet\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Me vendimin e sot\u00ebm, kabinetin qeveritar e l\u00ebn\u00eb emra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb tij, mes tyre dy superministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, t\u00eb cil\u00ebt pas zgjedhjeve t\u00eb 2017, mor\u00ebn kompetenca shum\u00eb t\u00eb gjera. N\u00eb vend t\u00eb tyre jan\u00eb em\u00ebruar Anila Denaj, drejtoresh\u00eb aktuale e Fondit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Komb\u00ebtar Sh\u00ebndet\u00ebsor dhe Belinda Balluku, Drejtoresha aktuale e Aviacionit Civil. E papritur l\u00ebvizja e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm Ditmir Bushati, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur diplomacia gjendet p\u00ebrpara sfidave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb nga ajo e integrimit europian, te drejtimi i OSBE-s\u00eb n\u00eb vitin 2020, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duke nisur nga viti i ardhsh\u00ebm vendi do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Trojk\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj organizate, e deri te procesi i dialogut q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur me Greqin\u00eb p\u00ebr trajtimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb mbetura pezull, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn Marr\u00ebveshje e Detit. L\u00ebvizja e tij u motivua me kriterin e t\u00eb qenurit 5 vjet n\u00eb kabinetin qeveris\u00ebs. N\u00eb vend t\u00eb zotit Bushati, \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar z\u00ebvend\u00ebs ministri aktual Gent Cakaj, nga Kosova.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebs kryeministrja aktuale Senida Mesi. N\u00eb vend t\u00eb saj vjen nj\u00eb prej emrave t\u00eb spikatur t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Erion Bra\u00e7e, aktualisht kryetar i Komisionit Parlamentar t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Financave. N\u00eb postin e Ministres s\u00eb Arsimit, Besa Shahini, z\u00ebvend\u00ebs Ministre aktuale e k\u00ebtij dikasteri dhe q\u00eb do t\u00eb pasoj\u00eb Lindita Nikoll\u00ebn. Nd\u00ebr l\u00ebvizjet e tjera \u00ebsht\u00eb dhe ajo e Ministres s\u00eb Kultur\u00ebs Mirela Kumbaro, q\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga Elva Margariti; e Ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb Niko Peleshi, q\u00eb do t\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsohet nga nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr i njohur Bledi \u00c7u\u00e7i, i rikthyer n\u00eb kabinet. Nj\u00eb tjet\u00ebr rikthim \u00ebsht\u00eb dhe ai i Eduard Shalsit, i cili pason Sonila Qaton n\u00eb postin e Ministrit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Mbrojtjen e Sip\u00ebrmarrjes. Kryeministri Rama riktheu gjithashtu funksionin e Ministrit p\u00ebr Mar\u00ebrdh\u00ebniet me Parlamentin, duke em\u00ebruar Elisa Spiropalin.<\/p>\n<p>P\u00ebr presidentin Ilir Meta, m\u00eb shum\u00eb se emrat \u201c\u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb ndryshoj\u00eb filozofia e qeverisjes, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb filozofi bashk\u00ebpunuese. Bashk\u00ebpunuese me opozit\u00ebn, bashk\u00ebpunuese me grupet e interesit, p\u00ebr b\u00ebrjen e ligjeve m\u00eb t\u00eb mira dhe zbatimin e tyre. Bashk\u00ebpunuese me institucionet e pavarura, sepse kjo do t\u00eb na ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi edhe m\u00eb reflektues p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ato ndryshime, p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, kan\u00eb nevoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga pragu i varf\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin ndodhen sot\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb demokratike Lulzim Basha e quajti vendimin e sot\u00ebm nj\u00eb tallje me shqiptar\u00ebt. \u201cMinistrat e larguar jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb inkriminuar. Largimi i tyre nuk mjafton, ata duhet t\u00eb dalin para drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo q\u00eb i ka ofruar shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje njer\u00ebzish t\u00eb paaft\u00eb, anonim\u00eb dhe disa, madje, thell\u00ebsisht t\u00eb korruptuar. Por roli i k\u00ebtyre njer\u00ebzve nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si fasada e qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs me oligark\u00ebt dhe me krimin, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e krimit t\u00eb organizuar\u201d, deklaroi zoti Basha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr kryetaren e LSI-s\u00eb Monika Kryemadhi, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kryeministri q\u00eb duhet t\u00eb largohet. \u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim qeverie q\u00eb mundohet t\u00eb shpjegoj\u00eb Edi Rama, por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie e qeveris\u00eb, e cila ra si rezultat i skandaleve korruptive t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Qeveria jote ra, ra z.Rama, por tani duhet t\u00eb biesh edhe ti, sepse duke r\u00ebn\u00eb dhe ti, shqiptar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb shanset dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mire\u201d, u shpreh zonja Kryemadhi.<\/p>\n<p>N\u00eb l\u00ebvizjet e sotme mbeten t\u00eb paqarta kriteret e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb ministrave q\u00eb u larguan. Zoti Rama tha se po linin kabinetin ata q\u00eb kishin 5 vjet n\u00eb qeverisje, por jo t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter. Nd\u00ebrkoh\u00eb l\u00ebvdatat q\u00eb ai nuk kurseu p\u00ebr ata q\u00eb po largohen e mjegullojn\u00eb dhe me shum\u00eb vendimin e tij. \/\u00a0<strong>VOA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshime t\u00eb thella n\u00eb kabinetin e tij qeveritar. Gjysma e ministrave aktual do t\u00eb largohen. Ndryshimet vijn\u00eb pas nj\u00eb tronditje q\u00eb qeveria e zotit Rama ndjeu me protest\u00ebn e student\u00ebve, e cila si\u00e7 tha ai duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si reflektim. \u201cKjo protest\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ne [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":58329,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58327","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58327"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58327\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}