{"id":58400,"date":"2018-12-29T13:17:21","date_gmt":"2018-12-29T12:17:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=58400"},"modified":"2018-12-29T13:17:21","modified_gmt":"2018-12-29T12:17:21","slug":"akuzat-publike-rihapin-hetimet-ndaj-biznesmenit-mond-bega","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/akuzat-publike-rihapin-hetimet-ndaj-biznesmenit-mond-bega\/","title":{"rendered":"Akuzat publike rihapin hetimet ndaj biznesmenit Mond Bega"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb n\u00eb 8 vjet, organi i akuz\u00ebs po merr n\u00eb sit\u00eb pasurin\u00eb e biznesmenit kontrovers Mond Bega \u2013 i d\u00ebnuar nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali p\u00ebr krim t\u00eb organizuar dhe trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike, i cili gjendet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuzave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm tek zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimin e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb tender\u00ebve publik.<\/p>\n<p>Tre muaj m\u00eb par\u00eb, Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda njoftoi se do t\u00eb fillonte nj\u00eb hetim pasuror t\u00eb bazuar n\u00eb ligjin anti-mafia ndaj biznesmenit Mond Bega \u2013 i njohur gjithashtu me emrat Edmond Bego dhe Manoli Bega.<\/p>\n<p>Bega ka qen\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit ne qend\u00ebr t\u00eb akuzave nga Partia Demokratike \u2013 e cila shprehet se biznesmeni, dikur i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike dhe organizat\u00eb kriminale n\u00eb Itali, q\u00ebndron pas nj\u00eb projekti nd\u00ebrtimi prej 60 milion\u00eb eurosh n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr realizimin e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb ndryshuar plani urbanistik i qytetit dhe k\u00ebrc\u00ebnohen t\u00eb shemben qindra sht\u00ebpi pran\u00eb shtratit t\u00eb lumit Lana.<\/p>\n<p>Ai u ndalua p\u00ebr disa dit\u00eb n\u00eb gusht nga policia greke n\u00eb Korfuz, bazuar n\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr arresti t\u00eb vjet\u00ebr italian dhe akuzohet gjithashtu se ka p\u00ebrfituar tender\u00eb publik\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, fal\u00eb lidhjeve me eksponent\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialist\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimi i filluar nga Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda ndaj biznesmenit Bega nuk \u00ebsht\u00eb i pari. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb q\u00eb biznesmeni \u00ebsht\u00eb hetuar t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb t\u00eb tjera nga organi i akuz\u00ebs \u2013 n\u00eb vitin 2010 dhe 2013-t\u00eb, p\u00ebr akuzat e \u2018pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u2019 dhe sipas parashikimeve t\u00eb ligjit \u2018P\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit p\u00ebrmes masave parandaluese kund\u00ebr pasuris\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Hetimi i filluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbyllur pasi prokurori Valentin Pren\u00e7i ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nga analizave e faktet dhe provat e administruara nuk provohet ekzistenca e vepr\u00ebs penale, nd\u00ebrkoh\u00eb 5 vjet m\u00eb von\u00eb kolegu i tij n\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Kudusi Shahu ka vendosur mosfillimin e procedimit penal pasuror pas nj\u00eb referimi t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Qarkut Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebr akuzat e Partis\u00eb Demokratike si dhe hetimet e rihapura t\u00eb prokuroris\u00eb, Bega tha se ishte i hapur ndaj \u00e7do hetimi t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs, nuk do t\u00eb merrte m\u00eb pjes\u00eb n\u00eb prokurime publike dhe nuk kishte lidhje me projektet e bashkis\u00eb p\u00ebr sistemin e lumit t\u00eb Lan\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e akuzoi opozit\u00ebn s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb diskriminuese p\u00ebr arsye politike.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb sot jetoj n\u00eb nj\u00eb vend per\u00ebndimor dhe mund t\u00eb t\u00ebrhiqem nga shum\u00eb investime n\u00eb Shqip\u00ebri, por nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqem nga v\u00ebnia n\u00eb vend e dinjitetit ndaj atyre q\u00eb po hedhin balt\u00eb mbi mua dhe familjen time, p\u00ebr nj\u00eb d\u00ebnim q\u00eb e kam kryer para m\u00eb shum\u00eb se 10 vitesh,\u201d tha Bega.<\/p>\n<p>Konvertimi i d\u00ebnimit<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 26 prill 2007, shtetasi Edmond Bego, i njohur gjithashtu n\u00eb at\u00eb koh\u00eb si Manoli Bega, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 27 vjet e 9 muaj heqje lirie nga Gjykata e Torinos- i ulur sipas nenit 442 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale Italiane n\u00eb 18 vjet e 5 muaj heqje lire.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb gjetur fajtor p\u00ebr nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb akuzash, p\u00ebrfshir\u00eb \u201cprodhim dhe trafikim i paligjsh\u00ebm i l\u00ebnd\u00ebve narkotike, b\u00ebrjen pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr q\u00ebllim trafikimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike, organizimin dhe drejtim i organizatave kriminale.\u2019<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ankim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Torino dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 22 prill 2008, vendimi i gjykat\u00ebs s\u00eb faktit \u00ebsht\u00eb ndryshuar n\u00eb 21 vjet burgim dhe n\u00eb aplikim t\u00eb nenit 442 \u2013 p\u00ebr uljen e 1\/3 s\u00eb d\u00ebnimit, vendimi \u00ebsht\u00eb konvertuar n\u00eb 14 vjet heqje lirie.<\/p>\n<p>Nga avokati i t\u00eb pandehurit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kasacionit n\u00eb Rom\u00eb, por kjo e fundit ka vendosur mospranimin e rekursit, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Torino.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, si pasoj\u00eb e ligjit t\u00eb amnistis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Itali, d\u00ebnimi i Begos \u00ebsht\u00eb ulur me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Torinos n\u00eb 11 vjet burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Itali i \u00ebsht\u00eb drejtuar homologut t\u00eb tij shqiptar p\u00ebr ekzekutimin e vendimit, k\u00ebrkes\u00eb e cila i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe m\u00eb tej Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr njohjen e vendimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes shtes\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr Transferimin e Personave t\u00eb d\u00ebnuar, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2009, Gjykata e Tiran\u00ebs ka nxjerr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr arresti p\u00ebr shtetasin Edmond Bego, vendim i cili \u00ebsht\u00eb ekzekutuar me 30 dhjetor 2009.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr vendimit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ankim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, Tiran\u00eb, e cila me 3 shkurt ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi mas\u00ebn e arrestit. M\u00eb pas organi akuz\u00ebs i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr njohjen e vendimit penal t\u00eb shtetit italian ndaj Edmond Begos dhe gjykata e ka miratuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb duke e konvertuar d\u00ebnimin n\u00eb 15 vjet burgim, i cili pas aplikimit t\u00eb amnistis\u00eb dhe uljes s\u00eb d\u00ebnimit sipas nenit 406 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, e redukton heqjen e liris\u00eb n\u00eb 7 vjet. Ky vendim \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit \u00ebsht\u00eb ankimuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, e cila n\u00ebp\u00ebrmjet vendimit t\u00eb marr\u00eb me 15 gusht 2009, ka vendosur ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit n\u00eb 11 vjet burgim, i cili n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 406 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale dhe amnistis\u00eb \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb 4 vjet e 4 muaj.<\/p>\n<p>Hetimet e Prokuroris\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2010, Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ka regjistruar procedimin penal nr. 1981, p\u00ebr akuz\u00ebn e \u2018Pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u2019, kund\u00ebr shtetasit Mond Bega. Ky procedim penal \u00ebsht\u00eb pushuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb rihapur me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb n\u00ebntor 2011, pasi \u00ebsht\u00eb gjykuar se hetimi fillestar ka l\u00ebn\u00eb pa b\u00ebr\u00eb disa veprime hetimore, n\u00eb lidhje me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi t\u00eb lidhur me t\u00eb dyshuarin.<\/p>\n<p>Rihetimi i \u00e7\u00ebshtjes \u00ebsht\u00eb kryer nga Prokurori Valentin Pren\u00e7i dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb total t\u00eb pasurive t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2018Romario\u2019 sh.p.k, si dhe t\u00eb transaksioneve bankare t\u00eb kryera nga kjo shoq\u00ebri gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ajo ka ushtruar aktivitet tregtar.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi penal kund\u00ebr Beg\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Qarkut Tiran\u00eb, e cila pasi ka marr\u00eb informacion se ky shtetas i d\u00ebnuar p\u00ebr trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe organizat\u00eb kriminale, dyshohet se \u00ebsht\u00eb investitor n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Romario\u2019 sh.p.k<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi i policis\u00eb \u00ebsht\u00eb motivuar me arsyetimin q\u00eb investimi n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit konsiderohet si nj\u00eb nga format m\u00eb tipike t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb rrjedhura nga krimi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nga Prokuroria hetimi ndaj shtetasit Mond Bega \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe ndaj shoq\u00ebris\u00eb \u2018Romario\u2019, tek ortak\u00ebt dhe administrator\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Hetimi i k\u00ebsaj kompanie \u00ebsht\u00ebp\u00ebrqendruar n\u00eb l\u00ebvizjet n\u00eb llogarit\u00eb bankare, kredit\u00eb e marra, t\u00eb dh\u00ebnat e bilanceve vjetore. Pjes\u00eb e hetimit ka qen\u00eb dhe lidhjet e k\u00ebsaj kompanie me shtetasin Mond Bega dhe familjar\u00ebt e tij me shoq\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit, pronar\u00ebt dhe administrator\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, bazuar dhe n\u00eb rekomandimet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Hetimit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa akt-ekspertime financiare mbi pasurin\u00eb e t\u00eb dyshuarit Bega dhe kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u2018Romario\u2019.<\/p>\n<p>Nga dokumentacioni i mbledhur dhe nga akti i ekspertimit ka rezultuar se shoq\u00ebria \u2018Romario\u2019 \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2005, me seli n\u00eb Sarand\u00eb, me aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe t\u00eb inerteve. N\u00eb vitin 2006, kjo shoq\u00ebri ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje p\u00ebr nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe prej 19,530 m2. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e investitorit edhe shtetasi Mond Bega.<\/p>\n<p>Kjo shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb themeluar nga ortak\u00ebt Landa dhe Maksim Nebiu, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit ka sh\u00ebrbyer edhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i kompanis\u00eb. N\u00eb 21 janar 2009, k\u00ebto dy shtetas i sheshin aksionet n\u00eb mas\u00ebn 100%, p\u00ebr vler\u00ebn e tyre nominale prej 100 mij\u00eb lek\u00ebsh, shtetases Mirela Zeraliu. Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, me dat\u00eb 9 shkurt 2009, Zeraliu ia shet aksionet p\u00ebr vler\u00ebn e tyre nominale shtetasit Viril Llagami, i cili \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb nga pronar\u00ebt e truallit p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata sip\u00ebrmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Analiza financiare e bazuar n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2018Romario\u2019, ka zbuluar se kjo kompani ka pasur nga viti 2005 deri n\u00eb vitin 2011, t\u00eb ardhura nga klient\u00ebt dhe t\u00eb tret\u00ebt n\u00eb vler\u00eb 10,7 milion\u00eb euro, 622 mij\u00eb USD dhe 120.9 milion\u00eb lek\u00eb. T\u00eb ardhurat nga kredit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb 2.5 milion\u00eb euro dhe 66.2 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo kompani ka p\u00ebrfituar gjithashtu 13,723 euro interesa bankare.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit, shtetasi Mond Bego nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb kontribues n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb shum\u00eb monetare ose pasuri. Por nga hetimi penal i zhvilluar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb procedim ka rezultuar se ai \u00ebsht\u00eb paraqitur si investitor n\u00eb disa kontrata q\u00eb ka lidhur shoq\u00ebria \u2018Romario\u2019sh.p,k me shtetasit pronar\u00eb t\u00eb truallit. Sipas prokuroris\u00eb ky fakt e b\u00ebn shtetasin Mond Bega t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebri dhe n\u00eb aktivitetin tregtar t\u00eb saj. Bego rezulton p\u00ebrfitues i nj\u00eb shume prej 270 mij\u00eb eurosh nga kompania, t\u00eb transferuara nga llogarin\u00eb e tij me p\u00ebrshkrimin \u2018likuidim detyrimi.\u2019<\/p>\n<p>Sipas deklarimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb prokurori nga shtetasi Maksim Nebiu, shtetasin Mond Bega \u2013 i njohur ndryshe si Manoli Bega, e ka njohur n\u00eb vitin 2006 n\u00eb Sarand\u00eb dhe ai i \u00ebsht\u00eb ofruar si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb biznesin e nd\u00ebrtimeve duke e zgjeruar aktivitetin n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs. Dalja e Beg\u00ebs si investitor n\u00eb kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar me familjen Llagami n\u00eb Tiran\u00eb, ka pasur q\u00ebllim krijimin e besimit tek pronar\u00ebt e tok\u00ebs. Sipas Nebiut, pagesa prej 270 mij\u00eb euro n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb dyshuarit Bega \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shlyerjen dhe likuidimin e nd\u00ebrtimeve informale n\u00eb pron\u00ebn e familjes Llagami.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarimet e dh\u00ebna n\u00eb prokurori Viril Llagami, ka shpjeguar se shtetasi Mond Bega ka qen\u00eb njohje e vjet\u00ebr e familjes s\u00eb tij. Duke qen\u00eb se familja Llagami kishte dyshime mbi besueshm\u00ebrin\u00eb e Maksim Nebiut dhe investimit q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej prej tij n\u00eb tok\u00ebn e trash\u00ebguar nga kjo familje, trash\u00ebgimtar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues \u2018t\u00eb paansh\u00ebm\u2019 dhe nj\u00eb sigurim p\u00ebr kontrat\u00ebn q\u00eb kapte nj\u00eb vler\u00eb 30 mij\u00eb euro p\u00ebr secilin trung familjar. Kjo pages\u00eb n\u00eb vler\u00eb totale prej 150 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shtetasi Mond Bega, pa kontrat\u00eb ose ndonj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Bega ka deklaruar se kjo shum\u00eb ka ardhur nga pagesat e b\u00ebra n\u00eb favor t\u00eb tij nga llogaria e shoq\u00ebris\u00eb \u2018Romario.\u2019<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit, prokuroi Pre\u00e7i shprehet se nga analiza e fakteve nuk provohet se jemi p\u00ebrpara vepr\u00ebs penale t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>\u201cNe kishim dyshimet tona n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb q\u00eb subjekti q\u00eb po hetonim, Edmond Bego, ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, duke investuar n\u00eb nd\u00ebrtim, dhe disa kompani nd\u00ebrtimore. Por gjat\u00eb hetimit e pat\u00ebm t\u00eb pamundur t\u00eb gjenim prova q\u00eb t\u00eb ngrinim akuz\u00eb mbi t\u00eb,\u201d tha p\u00ebr BIRN Valentin Pre\u00e7i.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<p>M\u00eb tej ky i fundit shtoi se pavar\u00ebsisht se ka nj\u00eb vendim pushimi t\u00eb hetimeve,n\u00eb \u00e7do rast dhe \u00e7do koh\u00eb Edmond Bego mund t\u00eb hetohet nga prokuroria p\u00ebr pastrim parash, pasi ky person \u00ebsht\u00eb subjekt direkt i ligjit anti-mafia, pasi rezulton i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik droge.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ka referuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nj\u00eb material p\u00ebr nisjen e hetimit pasuror ndaj shtetasit Mond Bega. Sipas k\u00ebtij materiale, Bega rezultonte i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike dhe dyshohej se dispononte nj\u00eb piceri n\u00eb qytetin e Lushnjes, 6 kabina fjetje n\u00eb plazhin e Divjak\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 2 mij\u00eb metra katror\u00eb, nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 3 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb fshatin \u00c7erm\u00eb t\u00eb Lushnjes dhe ishte bashk\u00eb-ortak n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u2018Romario\u2019 Sh.p.k, e cila merrej me nd\u00ebrtime n\u00eb Sarand\u00eb dhe Tiran\u00eb. Sipas policis\u00eb ky shtetas gjithashtu dyshohej se n\u00eb vitin 2005 ka qen\u00eb president i klubit t\u00eb futbollit t\u00eb Lushnjes.<\/p>\n<p>Ky referim i policis\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb nga Prokurori Kudusi Shahu, i cili ka vendosur mosfillimin e hetimeve plot 2 vjet m\u00eb von\u00eb. N\u00eb vendimin e pushimit t\u00eb hetimeve Shahu shprehet se nga verifikimet pasurore t\u00eb kryera, shtetasi Mond Bega nuk disponojn\u00eb pasuri q\u00eb t\u00eb jen\u00eb objekt sekuestrimi dhe konfiskimi, sipas kritereve t\u00eb ligjit anti-mafia.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2018, pas akuzave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike se Bega ishte p\u00ebrfitues i tender\u00ebve publik dhe lidhjeve t\u00eb tij me politik\u00ebn, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ka regjistruar nj\u00eb procedim t\u00eb ri pasuror kund\u00ebr tij, i cili po hetohet nga prokurorja Doloreza Musabelliu.<\/p>\n<p>Edhe pse kan\u00eb kaluar 3 muaj nga regjistrimi i k\u00ebtij procedimi, Musabelliu i tha BIRN se hetimet vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb hapat fillestare.<\/p>\n<p>\u201cJemi n\u00eb faz\u00ebn e mbledhjes s\u00eb dokumentacionit nga bankat dhe hipotekat e institucione t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb pasurish ka aktualisht dhe m\u00eb par\u00eb Bego,\u201d tha ajo.\u201cDeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk kemi pyetur asnj\u00eb person pasi jemi n\u00eb pritje t\u00eb analizimit t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionit,\u201d shtoi Musabelliu.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, biznesmeni Mond Bega u shpreh se e mir\u00ebpriste e hetimin pasuror t\u00eb Prokuroris\u00eb, por shtoi se ndaj tij dhe familjes s\u00eb tij po hidhej balt\u00eb nga Partia Demokratike dhe grupe interesi.<\/p>\n<p>\u201cAspak nuk jam i shqet\u00ebsuar, p\u00ebrkundrazi. T\u00eb dyja rastet e kaluar n\u00eb hetimin pasuror kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e drejtimit nga PD. Prokuroria t\u00eb kryej detyr\u00ebn e saj,\u201d tha ai n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb nuk do t\u00eb toleroj \u00ebsht\u00eb diskriminimi qe i b\u00ebhet familjes sime p\u00ebr luft\u00eb politike dhe interesa t\u00eb pista biznesi nga politikan\u00eb q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb marrin pjes\u00eb dhe gjob\u00eb n\u00eb \u00e7do nd\u00ebrtim n\u00eb Tiran\u00eb apo n\u00eb \u00e7do tender,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Bizneset dhe akuzat<\/p>\n<p>Biznesmeni Mond Bega figuron n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, pronar ose aksioner n\u00eb 4 kompani, kryesisht t\u00eb lidhura me fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit. Tre kompani jan\u00eb aktive, nd\u00ebrsa kompania e kat\u00ebrt, \u2018Power Trade Albania\u2019 \u00ebsht\u00eb e pezulluar. Ai rezulton pronar i 100 % t\u00eb aksioneve n\u00eb kompanit\u00eb \u2018Inert Express, Alsion Albania dhe Power Trade Albania,\u2019 nd\u00ebrsa n\u00eb kompanin\u00eb \u2018Beton Express 2018,\u2019 rezulton pronar t\u00eb nj\u00eb pakete t\u00eb barabart\u00eb me 80 % t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Pas ndalimit t\u00eb biznesmenit Bega nga policia greke n\u00eb gusht, Partia Demokratike akuzoi Partin\u00eb Socialiste, Prokurorin\u00eb dhe Policin\u00eb e Shteti p\u00ebr lidhje me krimin, duke ngritur pik\u00ebpyetje se si nj\u00eb i person i d\u00ebnuar p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike ishte transformuar n\u00eb nj\u00eb biznesmen t\u00eb fuqish\u00ebm nd\u00ebrtimi. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, deklaratat publike t\u00eb PD-s\u00eb sh\u00ebnjestronin lidhjen e Begos me kreun e grupi parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb, Taulant Balla.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr median me 21 gusht, Balla e pranoi se ai e njihte shtetasin Mond Bega, por mohoi se ai ishte b\u00ebr\u00eb mburoj\u00eb politike ndaj biznesmenit.<\/p>\n<p>\u201cPersonin n\u00eb fjal\u00eb sigurisht q\u00eb e njoh, njoh bashk\u00ebshorten e tij dhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, nx\u00ebn\u00ebs shembullor\u00eb moshatar\u00eb me tim bir,\u201d tha Balla.<\/p>\n<p>\u201cA ka qen\u00eb ligji dhe sundimi i ligjit i nj\u00ebjt\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb person? Apo ka g\u00ebzuar mburoj\u00eb politike? Dua t\u2019iu them qart\u00eb p\u00ebr secilin prej nesh dhe p\u00ebr mua sundimi i ligjit duhet t\u00eb jet\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 22 gusht Partia Demokratike deklaroi se kompania \u2018Inert Express\u2019 \u2013 n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u2018mikut t\u00eb Taulant Ball\u00ebs Mond Bega,\u2019 kishte fituar nj\u00eb tender 99 milion\u00eb lek\u00eb nga Operatori i Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes edhe pse nuk kishte eksperience n\u00eb nd\u00ebrtimin e n\u00ebnstacioneve elektrike. Gjithashtu, biznesmeni akuzohet se ka p\u00ebrfituar dhe nj\u00eb tender nga OSHEE me vler\u00eb 3 milion\u00eb USD.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, Bega deklaroi se ai kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tenderin e OSHEE si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb bashkimi kompanish nga e cila kishte hequr dor\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtoi se pas akuzave t\u00eb PD-s\u00eb firma e tij kishte hequr dor\u00eb nga prokurimet publike.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti \u201cInert Expres\u201d q\u00eb un\u00eb kam pron\u00eb ka qen\u00eb 10% partner pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender dhe 90% \u00ebsht\u00eb firma tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebr arsye etike nuk dua ta p\u00ebrmend. Nga momenti i akuzave te drejtuara nga PD n\u00eb drejtim t\u00eb subjektit tim kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga pjesa ime prej 10% te aksioneve t\u00eb k\u00ebtij tenderi. Ju theksoj se deri me sot ligji nuk e ndalon subjektin tim t\u00eb jet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tender\u00eb publik deri n\u00eb momentin q\u00eb ligji t\u00eb kaloi n\u00eb parlament,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam deklaruar q\u00eb firma ime s\u2019do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pjese e firmave pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb tender\u00eb publik edhe pse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb diskriminuese, por thjesht nuk dua t\u00eb jem m\u00eb subjekt i PD apo kujtdo partie tjet\u00ebr politike,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Dy muaj m\u00eb von\u00eb PD iu rikthye akuzave p\u00ebr lidhjen midis Taulant Ball\u00ebs dhe Begos, duke deklaruar se kreu i grupit parlamentar socialist kishte b\u00ebr\u00eb 57 udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit me biznesmenin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, akuzat m\u00eb serioze ndaj Begos dhe lidhjeve t\u00eb tij me qeverin\u00eb nuk erdh\u00ebn deri n\u00eb muajin dhjetor, kur PD e akuzoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit se q\u00ebndronte pas nj\u00eb projekti 60 milion\u00eb euro nd\u00ebrtimesh n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas PD-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt nd\u00ebrtimi Bego kishte privatizuar p\u00ebr 1.5 milion\u00eb euro nj\u00eb truall pran\u00eb shtratit t\u00eb lumit Lana nga Ministria e Ekonomis\u00eb . PD shtoi gjithashtu se n\u00eb vitin 2017, Bego kishte ndikuar n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb t\u00eb modifikonte planin urbanistik t\u00eb kryeqytetit dhe t\u00eb ndryshonte rrjedh\u00ebn e lumit Lana, duke k\u00ebrc\u00ebnuar shembjen e 200 sht\u00ebpive n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Bashkia i kund\u00ebrshtoi akuzat e PD-s\u00eb si qesharake, nd\u00ebrkoh\u00eb Ministria Ekonomis\u00eb deklaroi se nuk kishte kontrat\u00eb t\u00eb lidhur me biznesmenin Bego p\u00ebr privatizimin e pron\u00ebs publike. Bego gjithashtu i tha BIRN se nuk kishte ndikuar n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar planin urbanistik t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk kam lidhje fare me projektet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj bashkia p\u00ebr sistemin e lumit t\u00eb Lan\u00ebs. Ato jan\u00eb pun\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb. Un\u00eb kam nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzim t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpronareve Maliq dhe Hamdi Pinari dhe thjesht\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb projekt-ide p\u00ebr zhvillimin e pron\u00ebs ,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Sipas biznesmenit njolla e tok\u00ebs ku ai do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nuk ka lidhje me projektin e Bashkis\u00eb p\u00ebr lumin e Lan\u00ebs dhe aq m\u00eb pak me Unaz\u00ebn e Re q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Lan\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb politike e Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb diskriminuese ndaj meje si qytetar p\u00ebr arsye politike,\u201d tha Bego.<\/p>\n<p>\u201cKjo m\u00eb ka detyruar tashm\u00eb t\u00eb heq dor\u00eb dhe nga ky projekt, p\u00ebr t\u00eb mos u terrorizuar familja dhe f\u00ebmij\u00ebt e mij\u00eb, q\u00eb Lulzim Basha u lakon emrin \u00e7do dit\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb n\u00eb 8 vjet, organi i akuz\u00ebs po merr n\u00eb sit\u00eb pasurin\u00eb e biznesmenit kontrovers Mond Bega \u2013 i d\u00ebnuar nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali p\u00ebr krim t\u00eb organizuar dhe trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike, i cili gjendet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuzave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm tek zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":58401,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58400","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58400","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58400"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58400\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58401"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58400"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58400"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58400"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}