{"id":58741,"date":"2018-12-31T13:30:28","date_gmt":"2018-12-31T12:30:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=58741"},"modified":"2018-12-31T13:30:28","modified_gmt":"2018-12-31T12:30:28","slug":"bushati-sfidon-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bushati-sfidon-ramen\/","title":{"rendered":"Bushati sfidon Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ditmir Bushati nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb minist\u00ebr i jasht\u00ebm n\u00eb vitin 2019. K\u00ebt\u00eb e deklaroi vet\u00eb kryeministrit Rama me 28 dhjetor n\u00eb mbledhjen e forumit t\u00eb lart\u00eb socialist. Shum\u00ebkush u habit nga kj\u00eb l\u00ebvizje e beft\u00eb dhe pa sens, pasi ministri i jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb syri dhe mendja l\u00ebviz\u00ebse e shtetit n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb si dhe nuk ishte akuzuar p\u00ebr korrupsion apo shkelje detyre. Por Edi Rama e palosi bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt ku shumica e t\u00eb ikurve kishin gjynahe ligjore e shtetrore. Kur n\u00eb PS prisnin q\u00eb Ditmir Bushati do t\u00eb ishte edhe zv\/kryemnist\u00ebr, plus minist\u00ebr, ai u gjend papritur n\u00eb azilin e pleqve shkodran\u00eb nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, pa detyr\u00eb p\u00ebr vitin 2019. Radio gjermane shtetrore Doj\u00e7e Welle dhe sidomos radio-televizioni shtetror i SHBA, \u201cZ\u00ebri Amerik\u00ebs\u201d shfaqen hapur mosaprovimin p\u00ebr largimin e tij si kreu i diplomacis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Nuk themi se Ditmir Bushati ka shk\u00eblqyer dhe mbetet m\u00eb i miri i t\u00eb mir\u00ebve n\u00eb historin\u00eb e diplomacis\u00eb shqiptare, por korrekt dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i l\u00ebvizjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kishte krijuar lidhje, njohje dhe ia njihte mir\u00eb t\u00eb rrahmen kancelarive p\u00ebrendimore. Akuzat ndaj kryeministrit p\u00ebr largimin e tij nga minist\u00ebr jan\u00eb m\u00ebse shumti n\u00eb nj\u00eb drejtim. E larguan presidenti Tha\u00e7i dhe presidenti serb, pasi ministri Bushati ishte p\u00ebrkrah\u00ebs i linj\u00ebs gjermane p\u00ebr mosndryshim kufijsh n\u00eb Ballkan, e natyrisht sidomos mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Kjo ka krijuar pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb hapur nga presidenti kosovar, por informacionet thon\u00eb se k\u00ebt\u00eb e ka k\u00ebrkuar edhe presidenti turk Erdogan, sepse Ditmir Bushati njihet si nj\u00eb gylenist i hersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me sa duket jan\u00eb bashkuar interesat e tre president\u00ebve; atij serb, kosovar dhe turk q\u00eb kan\u00eb vulosur fatin e tij p\u00ebr t\u00eb ikur nga minist\u00ebr. Informacionet nga selia roz\u00eb tregonin se prej muajsh marr\u00ebdh\u00ebniet mes kryeministrit Rama dhe ministrit t\u00eb jasht\u00ebm nuk ishin m\u00eb si dikur. Nuk kishte ndryshuar Bushati, por ishte transformuar Edi Rama.<\/p>\n<p>Ndaj Ditmir Bushati g\u00ebzon Vitin e Ri edhe k\u00ebt\u00eb vit si minist\u00ebr dhe n\u00eb jav\u00ebt e para t\u00eb Vitit 2019, dor\u00ebzon postin, duke ia kaluar nj\u00eb djali 28 vje\u00e7ar, nga Kosova. Por Bushati si bushatlli i vjet\u00ebr nga historia nuk dor\u00ebzohet fort kollaj. I qet\u00eb nga natyra dhe sfidues nga tradita, djall\u00ebzisht ka postuar nj\u00eb mesazh n\u00eb facebook. Po t\u00eb lexosh mesazhin e tij drejtuar popullit, si flet si njeri konsensual, mbi pal\u00ebt, dhe q\u00eb e shk\u00ebput veten e tij nga konfliktet e qeveris\u00eb dhe sidomos t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Ai flet p\u00ebr konsensus komb\u00ebtar, pra indirekt l\u00eb t\u00eb kuptohet se nuk \u00ebsht\u00eb dakort me kryeministrin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si e ushtron dhunsh\u00ebm e me arroganc\u00eb shembullore, pushtetin. Dhe q\u00eb po p\u00ebrvetson krejt pushtetet n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7 atij presidencial, ku ka frik\u00eb t\u00eb afrohet edhe kur kalon n\u00eb Bulevard.<\/p>\n<p>N\u00ebse analizon me kujdes mes rrjeshtave t\u00eb Ditmir Bushatit, jasht\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs t\u00eb nj\u00eb ministri t\u00eb jasht\u00ebm, n\u00eb mesazhin e tij, duket sikur i hedh nj\u00eb ur\u00eb pajtimi opozit\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb konflikt me kryeministrin, se me \u201cmua mund t\u00eb ecim s\u00ebbashku, pa konflikt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse Pandeli Majko u hodh n\u00eb treg si kryeminist\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb Ram\u00ebs, n\u00eb rast konflikti civil n\u00eb vitin 2019, por q\u00eb ishte nj\u00eb \u201cmish\u201d p\u00ebr ta ngr\u00ebn\u00eb kryeministri dhe q\u00eb Rama e hodhi me humor e ironi n\u00eb kosh, emri i Ditmir Bushatit nuk \u00ebsht\u00eb pa sens.<\/p>\n<p>Ashtu ka folur sot edhe Ditmir Bushati, si kryeminist\u00ebr, ose m\u00eb sakt\u00eb u ka th\u00ebn\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb dhe kancelarive t\u00eb huaja se \u201cjam edhe un\u00eb n\u00eb PS si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr!\u201d.<\/p>\n<p>Informacone t\u00eb besueshme tregojn\u00eb se Ditmir Bushati po vihet ngadal\u00eb, si nevoj\u00eb e brendshme n\u00eb PS, n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vjedhjes s\u00eb pushtetit t\u00eb socialist\u00ebve nga Rilindasit. Bashkuar me frontin Xhafa, q\u00eb po konsolidohet n\u00eb heshtje, e p\u00ebrdit\u00eb, dalja e Ditmir Bushatit duket si nj\u00eb moment shprese p\u00ebr t\u00eb bllokuar dor\u00ebzimin e pushtetit te oligark\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Fragmente nga postimi i ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, Ditmir Bushati:<\/strong><\/p>\n<p>Festat e fundvitit jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e shk\u00eblqyer edhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar m\u00eb shum\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit duke reflektuar p\u00ebr \u00e7ka l\u00ebm\u00eb pas, por edhe p\u00ebr sfidat e t\u00eb ardhmes. Ne shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb flasim m\u00eb shum\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, e t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri.\u00a0<strong>Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, kudo ku ndodhen n\u00eb rajon, edhe p\u00ebr gjat\u00eb \u2018stuhive\u2019 t\u00eb 2018 treguan se ata mbeten faktori m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm pro-Euro Atlantik.\u00a0<strong>Duke refuzuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosin si kolateral arritjet historike q\u00eb prej r\u00ebnies s\u00eb perdes s\u00eb hekurt<\/strong>.<\/p>\n<p>Ky vokacion, sa natyror aq edhe pragmatist, duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nxitjen ton\u00eb t\u00eb fort\u00eb e kompasin orientues p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00eb bashku p\u00ebr konsolidimin e reformave; p\u00ebr jet\u00ebsimin e t\u00eb vetmit projekt realist, atij t\u00eb bashkimit n\u00eb familjen e p\u00ebrbashk\u00ebt europiane; p\u00ebr krijimin e nj\u00eb perspektive t\u00eb q\u00ebndrueshme arsimimi dhe pun\u00ebsimi, para s\u00eb gjithash p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb; p\u00ebr forcimin e demokracis\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb shanseve t\u00eb barabarta dhe p\u00ebrparimin e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve kudo ato jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb uroj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo ku jetojn\u00eb e punojn\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb mbar\u00eb e t\u00eb mbushur me arritje dhe momente g\u00ebzimi.<\/p>\n<p>I uroj sh\u00ebrbimit t\u00eb jasht\u00ebm nj\u00eb vit t\u00eb suksessh\u00ebm p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Le t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ditmir Bushati nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb minist\u00ebr i jasht\u00ebm n\u00eb vitin 2019. K\u00ebt\u00eb e deklaroi vet\u00eb kryeministrit Rama me 28 dhjetor n\u00eb mbledhjen e forumit t\u00eb lart\u00eb socialist. Shum\u00ebkush u habit nga kj\u00eb l\u00ebvizje e beft\u00eb dhe pa sens, pasi ministri i jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb syri dhe mendja l\u00ebviz\u00ebse e shtetit n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb si dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-58741","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-lajme","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58741"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58741\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}