{"id":59115,"date":"2019-01-04T13:48:13","date_gmt":"2019-01-04T12:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=59115"},"modified":"2019-01-04T13:48:13","modified_gmt":"2019-01-04T12:48:13","slug":"klsh-kallezon-ne-prokurori-5-ish-regjistrues-te-hipotekes-se-kavajes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/klsh-kallezon-ne-prokurori-5-ish-regjistrues-te-hipotekes-se-kavajes\/","title":{"rendered":"KLSH kall\u00ebzon n\u00eb Prokurori 5 ish-regjistrues t\u00eb Hipotek\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka kall\u00ebzuar 5 ish-regjistruesit e Hipotek\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs duke i shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh financiar shtetit.<\/p>\n<p>Sipas raportit ata kan\u00eb legalizuar objekte pa respektuar distancat nga kanalet kulluese si dhe kan\u00eb tjet\u00ebrsuar prona t\u00eb ndryshme duke shkaktuar nje d\u00ebm prej 14.5 mld lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi nga KLSH:<\/strong><\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit, n\u00eb zbatim t\u00eb programit t\u00eb auditimit nr.1077\/1, dat\u00eb 17.09.2017, miratuar nga Kryetari, ka audituar Zyr\u00ebn Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Kavaj\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn 01.10.2015 deri n\u00eb 01.10.2018.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb Vendimin nr.193, dat\u00eb 20.12.2018 t\u00eb Kryetarit, p\u00ebr shkelje t\u00eb dispozitave ligjore t\u00eb konstatuara, KLSH ka p\u00ebrcjell\u00eb indicie penale n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kavaj\u00eb p\u00ebr konsumim t\u00eb element\u00ebve t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, neni 248 i Kodit Penal, p\u00ebr disa drejtues (pes\u00eb ish-regjistrues), sepse:<\/p>\n<p>-N\u00eb 2 raste kan\u00eb regjistruar pasurit\u00eb e paluajtshme, bazuar n\u00eb akt\u00eb pron\u00ebsie vendimet e KKKP-s\u00eb, duke mos zbatuar k\u00ebrkesat ligjore, pasi jan\u00eb regjistruar prona t\u00eb llojit \u201cPyll\u201d pasuri t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr interesa publike, n\u00eb papajtueshm\u00ebri me p\u00ebrcaktimet e ligjit nr.7698, dat\u00eb 15.4.1993 \u201cP\u00ebr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish-Pronar\u00ebve\u201d, i ndryshuar dhe ligjin nr.7843, dat\u00eb 13.7.1994 \u201cP\u00ebr regjistrimin e pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d ndryshuar e shfuqizuar dhe ligjim nr.33, dat\u00eb 29.04.2012\u201cP\u00ebr regjistrimin e pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr mos zbatimin dhe mos ndjekjen e rekomandimeve t\u00eb d\u00ebrguara nga KLSH n\u00eb auditimin e m\u00ebparsh\u00ebm, duke mos vendosur kufizime sipas rekomandimeve ose duke i hequr ato, pa dokumente q\u00eb justifikojn\u00eb mosveprimin n\u00eb kund\u00ebrshtimin me Ligjin nr.154\/2014 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d dhe nenin 59 t\u00eb ligjit nr.33\/2012 \u201cP\u00ebr regjistrimin e pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb 10 raste ka regjistruar transaksione duke tjet\u00ebrsuar tek pal\u00ebt e treta pasurit t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebsuar ndryshim t\u00eb z\u00ebrit kadastral nga Pyll n\u00eb tok\u00eb ar\u00eb, p\u00ebr sip\u00ebrfaqen totale 11440 m2, n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet ligjore p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tok\u00ebs bujq\u00ebsore, pasi n\u00eb referenc\u00eb nuk administrohet dokumentacioni ligjor i plot\u00eb q\u00eb justifikon ndryshimin e z\u00ebrit kadastral sipas procedur\u00ebs p\u00ebr miratimin nga Komitetit Ekzekutiv e VKM nr.256, dat\u00eb 02.08.1991 \u201cP\u00ebr rregulloren p\u00ebr regjistrimin, ndryshimin dhe kalimin e gjendjes s\u00eb tokave dhe detyrat e kadastr\u00ebs\u201d, duke i shkaktuar shtetit nj\u00eb d\u00ebm ekonomik q\u00eb llogaritet n\u00eb vler\u00ebn 14,490,960 lek\u00eb referuar \u00e7mimit sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes.<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb 4 raste n\u00eb regjistrimin e AMTP-ve, nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb dosje, regjistrimet e kryera n\u00eb regjistra, certifikat\u00ebs familjare q\u00eb tregon gj\u00ebndjen familjare para dat\u00ebs 01.08.1991, si dhenorm\u00ebs p\u00ebr frym\u00eb p\u00ebr fshatin Kryem\u00ebdhenj\u00eb zk.2291, rezulton se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar m\u00eb tep\u00ebr tok\u00eb bujq\u00ebsore sip\u00ebrfaqen totale 32088 m2, n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nr.7501, dat\u00eb 19.07.1991 \u201cP\u00ebr Tok\u00ebn\u201d, i ndryshuar,<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr mos kalimin n\u00eb shtet t\u00eb pasuris\u00eb me sip\u00ebrfaqe 5900 m2, ZK 3204 Rrakull, e cila ka p\u00ebsuar transaksione, pjes\u00ebtuar n\u00eb 5 pasuri t\u00eb reja, ku nj\u00ebra prej tyre pasuria nr. 200\/9, me sip\u00ebrfaqe 2710 m2, \u00ebsht\u00eb shitur gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb auditimit, kur \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar procesverbali dhe projekti i KLSH, \u00e7ka b\u00ebn t\u00eb pamundur kalimin shtet t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr mos kalim n\u00eb shtet t\u00eb pasuris\u00eb 37\/3 me sip\u00ebrfaqe 3040 m2, ZK 3501, Spille, sipas vendimit gjykat\u00ebs, p\u00ebrkundrazi pasuria ka p\u00ebsuar transaksione kontrat\u00eb shitje 28.12.2016, ku prona ka patur probleme me origjin\u00ebn \u201cPF\u201d dhe ka nj\u00eb rekomandim nga KLSH n\u00eb vitin 2014, pra nuk \u00ebsht\u00eb verifikuar akti administrativ p\u00ebr element\u00ebt e form\u00ebs e p\u00ebrmbajtjes.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr heqjen padrejt\u00ebsisht t\u00eb kufizimit pa shlyer detyrimin prej 22,250,000 lek\u00eb, p\u00ebr subjektin A.H p\u00ebr 7 pasuri ZK 1791 Golem, hequr kufizimi me dat\u00eb 09.07.2015, mos kufizimin e pasurive dhe lejim transaksione sipas vendimit t\u00eb KVVTP, i cili i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar ZVRPP me dat\u00eb 25.04.2016, p\u00ebr regjistrim t\u00eb pavlefshm\u00ebris\u00eb t\u00eb AMTP 1194 t\u00eb urdh\u00ebruar kthimin me pronar\u00eb shtet, p\u00ebr sip\u00ebrfaqen totale 12792 m2 mos kufizim pasuris\u00eb 32\/41 p\u00ebr sip\u00ebrfaqe 1800 m2 dhe 37\/91 p\u00ebr 1584 m2 n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit nr.36, dat\u00eb 28.10.2015 t\u00eb KVVTP p\u00ebr AMTP 1038 dat\u00eb 15.09.1995 n\u00eb kund\u00ebrshtimin me germ\u00ebn \u201cj\u201d, neni 15 t\u00eb Ligjit Nr.154\/2014 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit\u201d, neni 59 t\u00eb ligjit nr.33\/2012 \u201cP\u00ebr regjistrimin e pasurive t\u00eb paluajtshme\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr ndryshimin e z\u00ebrit kadastral pyll n\u00eb tok\u00eb ar\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen 6900 m2, pa njohje t\u00eb titullit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb nga KVVTP, ku statusi juridik i saj \u00ebsht\u00eb pyll, \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb objekt i ligjit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e tok\u00ebs bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr ndryshimin e z\u00ebrit kadastral nga pyll n\u00eb tok\u00eb ar\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen 3100 m2, pajisur me certifikat\u00eb pron\u00ebsie dat\u00eb 21.01.2016, sipas urdhrit nr.26, dat\u00eb 15.01.2016 t\u00eb ish-regjistruesit, veprime k\u00ebto n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet ligjore p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tok\u00ebs bujq\u00ebsore, pasi n\u00eb referenc\u00eb nuk administrohet dokumentacioni ligjor i plot\u00eb q\u00eb justifikon ndryshimin e z\u00ebrit kadastral.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr regjistrimin e pasurive nr.11\/5, ZK. 3501\u2013Spille, Kavaj\u00eb, p\u00ebr 860 m2 \u201cpem\u00ebtore\u201d, 200 m2 \u201cTruall\u201d dhe 80 m2 \u201cND\u201d dhe Pasuria nr. 40\/17, ZK. 3501 Spille, Kavaj\u00eb, p\u00ebr 3600 m2 \u201cArr\u00eb\u201d, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Tefta M\u00ebrtiri n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb fuqi, pasi Lista Em\u00ebrore e Pronar\u00ebve t\u00eb Trojeve dhe Sht\u00ebpive me nr. 0001 p\u00ebr Rrethin Kavaj\u00eb, ZK 3501, Spille nuk ka t\u00eb regjistruar pron\u00eb n\u00eb Em\u00ebr t\u00eb T.M, por p\u00ebr Parcel\u00ebn nr. 11\/5 me \u201cTruall\u201d me sip.200 m2 dhe sip. 80 m2 \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr Th.T.G gjithashtu AMTP me nr.1831 dat\u00eb 15.04.1996 e administruar nga ZVRPP Kavaj\u00eb nuk p\u00ebrmbush elementet e form\u00ebs dhe p\u00ebrmbatjes.<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb 8 raste n\u00eb regjistrimin e lejeve t\u00eb legalizimit nga verifikimi i materialit hartografik dhe pozicionimit t\u00eb pron\u00ebs rezulton se ZVRPP Kavaj\u00eb, ka regjistruar me t\u00eb meta dhe mang\u00ebsi pasurit pasin\u00eb 3 raste nuk jan\u00eb reskpetuar distancat nga kanalit kryesor kullues, nga shtrati i detit dhe nga bregu i p\u00ebrroit t\u00eb Leshnic\u00ebs, n\u00eb 3 raste regjistrimi i \u201ctruallit\u201d mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti informal i legalizuar sipas lejes s\u00eb legalizimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb pasurin\u00eb baz\u00eb me status \u201cPyll\u201d n\u00eb pron\u00ebsi \u201cShtet\u201d, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb kompetenca p\u00ebr ndryshimin e z\u00ebrit kadastral i takon Ministrit apo organeve t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb rast objekti \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb zon\u00ebn \u201cBrez i Gjelb\u00ebrt\u201d t\u00eb kategorizuar me Vendim t\u00eb KRRTRSH nr.2, dat\u00eb 18.06.2013 dhe Zon\u00eb S t\u00eb kategorizuar me Vendim nr.38, dat\u00eb 10.05.2013 t\u00eb KRRTSH,<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb 1 rast p\u00ebr pasurin\u00eb nr. 373\/54, vol. 17, fq. 187, zk. 2291, me sip\u00ebrfaqe 7200 m2, ka vijuar duke regjistruar kalimin e pron\u00ebsis\u00eb nga pronari shtet tek shtetasi R.D sipas AMTP, pa verifikuar m\u00eb par\u00eb element\u00ebt e form\u00ebs dhe p\u00ebrmbajtjes t\u00eb aktit, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Vendimin nr.3026, dat\u00eb 06.10.2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb, q\u00eb ka vendosur kthimin n\u00eb shtet ta pasuris\u00eb nr.373\/54, zk.2291, me sip\u00ebrfaqe 7200 m2, pasi kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kundraligjshme.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr ndryshimin e z\u00ebrit kadastral nga pyll n\u00eb truall, Qerret, Kavaj\u00eb, \u00e7ka ka degraduar brezin mbrojt\u00ebs pyjor, sip\u00ebrfaqen e gjelb\u00ebr me pisha, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs turistike bregdetare, pasi mbi k\u00ebto pasuri jan\u00eb kryer nd\u00ebrtime me leje legalizimi (16600 m2), me leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr veprimtari turistike nga shoq\u00ebri t\u00eb stimuluara (28853 m2 E\u2026 shpk dhe E\u2026.shpk, etj ku statusi juridik i tok\u00ebs ka qen\u00eb pyll.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr ndryshim t\u00eb z\u00ebrit kadastral pyll n\u00eb tok\u00eb ar\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen 3000 m2, pasuria 14\/55, ZK 3101, Qerret, Kavaj\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar padrejt\u00ebsisht nga subjekte private me AMTP dhe m\u00eb tej pasuria ka p\u00ebsuar transaksione, mbi t\u00eb me leje nd\u00ebrtime \u00ebsht\u00eb ngritur pallat \u201c4-kat+parafino\u201d.<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebr ndryshim t\u00eb z\u00ebrit kadastral \u201crrug\u00eb e kullota\u201d e kthyer n\u00eb \u201car\u00eb\u201d p\u00ebr sip\u00ebrfaqen 2850 m2, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar padrejt\u00ebsisht me AMTP, prona m\u00eb tej ka p\u00ebsuar transaksione deri tek pallati \u201cQend\u00ebr turistike 4-kate, Golem\u201d me leje nd\u00ebrtimi 27.5.2005, pasuria 64\/12 dhe 64\/15, ZK 1791, sipas referencave 1823, 1824, 1915, 2623, 3394 viti 2004-2006, veprime k\u00ebto n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet ligjore p\u00ebr p\u00ebrfitimin e tok\u00ebs bujq\u00ebsore, pasi n\u00eb referenc\u00eb nuk administrohet dokumentacioni ligjor i plot\u00eb q\u00eb justifikon ndryshimin e z\u00ebrit kadastral.<\/p>\n<p>\u2013 ZVRPP Kavaj\u00eb, p\u00ebr pasurin\u00eb nr.1\/3, me sip\u00ebrfaqe 502200 m2 \u201cpyll\u201d, vol 3, faqe 190, ZK 3101, Qerret, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pa argumentuar ka b\u00ebr\u00eb 18 kalime nga nj\u00eb volum n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, nga vol 3 deri tek 20, ka kryer ndarje t\u00eb pasuris\u00eb, si rezultat i nd\u00ebrtimeve me leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr veprimtari turistike nga shoq\u00ebri t\u00eb stimuluara (28853 m2 E\u2026e E\u2026.i), i vendimeve t\u00eb VKKP (135500 m2), i nd\u00ebrtimeve me leje legalizimi (16600 m2) dhe i qiradh\u00ebnieve (4975 m2 V\u2026.. shpk), duke ndryshuar z\u00ebrin kadastral nga pyll n\u00eb truall dhe n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqen gjithsej 193020 m2, \u00e7ka ka degraduar brezin mbrojt\u00ebs pyjor, sip\u00ebrfaqen e gjelb\u00ebr me pisha, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs turistike bregdetare, pasi nga 502200 m2 pyll n\u00eb vitin 1997 kan\u00eb mbetur 309180 m2 \u201cP.F. +Pyll\u201d n\u00eb 2017.<\/p>\n<p>\u2013 ZVRPP Kavaj\u00eb ka regjistruar 2 lejet e legalizimit n\u00eb kushtet e munges\u00ebs t\u00eb dokumentacionit tekniko-ligjor dhe nuk ka ndjekur dhe zbatuar procedurat gjat\u00eb shqyrtimit nga KVVTP t\u00eb njohjes t\u00eb titullit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb t\u00eb AMTP 943 dat\u00eb 18.02.1995 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb I.Z, por ka kryer transaksione me pron\u00ebn, kan\u00eb kryer veprime mbi pasurit\u00eb nr. 102\/23+1-1, 102\/23 +1-2 dhe 1\/258 dhe pasurit\u00eb e tjera vijuese duke regjistruar nd\u00ebrtesa q\u00eb ndodhen mbi ish-sip\u00ebrfaqet me pisha n\u00eb bregdetin Qerret, Golem, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr veprimtari turistike t\u00eb stimuluar, ku n\u00ebp\u00ebrmjet transaksioneve jan\u00eb kthyer p\u00ebr banim, madje jan\u00eb regjistruar me leje legalizimi p\u00ebr komplekse, nd\u00ebrtime, hotele me veprimtari turistike t\u00eb stimuluara dhe jo p\u00ebr sht\u00ebpi banimi.<\/p>\n<p>KLSH i ka k\u00ebrkuar Kryeregjistruesit n\u00eb Zyr\u00ebn Qendrore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme, t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb shkall\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe marrjen e masave disiplinore p\u00ebr 6 punonj\u00ebs: P.P, me detyr\u00eb Specialist Jurist, A.M, me detyr\u00eb Specialist Jurist, E.C me detyr\u00eb Hartograf, I.C me detyr\u00eb Jurist, A.C me detyr\u00eb Juriste dhe F.M me detyr\u00eb specialist Hartograf.<\/p>\n<p>P\u00ebr S.C, me detyr\u00eb ish-Regjistrues, F.M, me detyr\u00eb ish Regjistruese, A.Q, me detyr\u00eb ish Regjistrues, F.Gj, me detyr\u00eb ish Regjistrues, A.M, me detyr\u00eb ish Regjistrues, D.K, me detyr\u00eb ish-Specialist Hartograf, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb mosp\u00ebrmbushje t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre funksionale dhe n\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave ligjore, kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka p\u00ebrcjell\u00eb indicie penale pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kavaj\u00eb t\u00eb gjitha provat dhe dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka kall\u00ebzuar 5 ish-regjistruesit e Hipotek\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs. M\u00ebsohet se kall\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs duke i shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh financiar shtetit. Sipas raportit ata kan\u00eb legalizuar objekte pa respektuar distancat nga kanalet kulluese si dhe kan\u00eb tjet\u00ebrsuar prona t\u00eb ndryshme duke shkaktuar nje d\u00ebm prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":59127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59115","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59115\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}