{"id":59200,"date":"2019-01-04T16:00:45","date_gmt":"2019-01-04T15:00:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=59200"},"modified":"2019-01-04T16:00:45","modified_gmt":"2019-01-04T15:00:45","slug":"bilanci-i-ahmetajt-per-financat-tabaku-genjeshter-e-rilindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bilanci-i-ahmetajt-per-financat-tabaku-genjeshter-e-rilindjes\/","title":{"rendered":"Bilanci i Ahmetajt p\u00ebr financat, Tabaku: G\u00ebnjesht\u00ebr e Rilindjes!"},"content":{"rendered":"<p>Pas bilancit t\u00eb b\u00ebr\u00eb sot nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj p\u00ebr 2013, deputetja demokrate, Jorida Tabaku teksa ndan bilancin e vitit 2018 shkruan se ai po prodhon g\u00ebnjeshtra t\u00eb denja p\u00ebr\u00a0 Rilindjen.<\/p>\n<p>Tabaku p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetin social \u2018Facebook\u2019 shkruan se familjet shqiptare po varf\u00ebrohen dita dit\u00ebs, bizneset po falimentojn\u00eb, nd\u00ebsa investitor\u00ebt e huaj kan\u00eb zgjedhur t\u00eb braktisin vendin.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Jorida Tabakut<\/strong><\/p>\n<p>2018 n\u00eb shifra!<\/p>\n<p>Kjo qeveri do t\u00eb mbahet mend p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, por sigurisht q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhe megallomania dhe paturp\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar shifrat e financave publike. T\u00eb mbetur gafil sot Ahmetaj vazhdoi t\u00eb prodhoj\u00eb g\u00ebnjeshtra t\u00eb denja p\u00ebr manualin e g\u00ebnjeshtrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Rilindjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb biznesve q\u00eb mbyllin dyert, familjeve q\u00eb varf\u00ebrohen, investitor\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb largohen, fermer\u00ebve q\u00eb hedhin produktet dhe student\u00ebve q\u00eb sot protestojn\u00eb po ju parashtroj disa argumente dhe t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb jan\u00eb publike p\u00ebr cilindo:<\/p>\n<ol>\n<li>Borxhi Publik 83%<\/li>\n<\/ol>\n<p>Sot Borxhi Publik, sipas raportit t\u00eb KLSH, rezulton t\u00eb jet\u00eb 73% e PBB-s\u00eb dhe kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa deklarimi i qeveris\u00eb n\u00eb Komisionet Parlamentare. Sipas raportit t\u00eb KLSH ministri Ahmetaj rezulton t\u00eb ket\u00eb falsifikuar borxhin publik duke g\u00ebnjyer Parlamentin dhe mbi t\u00eb gjitha duke g\u00ebnjyer shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Rritja e borxhit vjen si pasoj\u00eb e PPP-ve q\u00eb n\u00eb vitin 2018 kan\u00eb qen\u00eb kryefjala e vjedhjeve spektakolare t\u00eb kulmuara me ligje apostafat p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar k\u00ebto vjedhje. Ligji i Teatrit, Ligji p\u00ebr koncesionin e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, ligji i incenerator\u00ebve t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb disa prej mrekullive q\u00eb ka kontribuar vet\u00eb ministri Ahmetaj me gjith\u00eb kapacitetet e tij dhe fuqin\u00eb e ministrit.<\/p>\n<p>Sipas FMN-s\u00eb, borxhi publik i Shqip\u00ebris\u00eb rezulton sot 83% e PBB-s\u00eb (bashk\u00eb me PPP).<\/p>\n<ol>\n<li>Investimet e Huaja 51% TAP dhe Devoll<\/li>\n<\/ol>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb raportojn\u00eb se Investimet e Huaja Direkte jan\u00eb rritur si pasoj\u00eb e investimeve t\u00eb TAP dhe Starcraft Devoll. T\u00eb dy k\u00ebto investime, si\u00e7 e di i madh dhe i vog\u00ebl, kan\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb qeverisjes 2009-2013. N\u00eb koh\u00ebn kur investitor\u00ebt e huaj i afroheshin Shqip\u00ebris\u00eb se e shihnin si atraksion p\u00ebr biznes dhe jo nj\u00eb feud personal t\u00eb qeveritar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb BSH 51% e Investimeve t\u00eb huaja jan\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb TAP dhe Devollit nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb viti 2019 pritet t\u00eb jet\u00eb viti i fundit i k\u00ebtyre investimeve. N\u00eb vend q\u00eb ministri Ahmetaj t\u00eb na paraqiste ndonj\u00eb projekt t\u00eb huaj q\u00eb ai vet\u00eb ka kontribuar t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb vend, vazhdon t\u00eb krenohet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb gjeti nga paraardh\u00ebsit.<\/p>\n<ol>\n<li>Detyrimet e Prapambetura 200 milion\u00eb euro<\/li>\n<\/ol>\n<p>Detyrimet e prapambetura kapin vler\u00ebn e 200 milion\u00eb eurove nd\u00ebrsa bizneset vazhdojn\u00eb t\u00eb mbyllen dhe t\u00eb vendosen n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Qeveria ka menduar dhe p\u00ebr to. Fallsifikimi i t\u00eb dh\u00ebnave duket se \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebdalja e preferuar e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur me g\u00ebnjeshtra qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat ekonomike.<\/p>\n<ol>\n<li>Rritja e Taksave dhe t\u00eb Ardhurat n\u00eb Buxhet \u2013 1,9 miliard\u00eb n\u00eb 5 vite<\/li>\n<\/ol>\n<p>Vlera e taksave t\u00eb rritura nga paketa fiskale 2014 e deri m\u00eb sot \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me 1.9 mld euro nd\u00ebrsa vlera e PPP-ve \u00ebsht\u00eb 2 mld euro. N\u00eb pak fjal\u00eb shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb me taksat e tyre parat\u00eb q\u00eb qeveria \u00e7on tek oligark\u00ebt q\u00eb jo rrall\u00eb her\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgatitur ligjet specifike dhe paket\u00ebn fiskale.<\/p>\n<p>Ministri nd\u00ebrsa propagandonte taks\u00ebn progresive harroi t\u00eb n\u00ebnvizonte taks\u00ebn mbi t\u00eb ardhurat q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta n\u00eb rajon, harroi t\u00eb propagandonte futjen e TVSH p\u00ebr bizneset e vogla, raportet e ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb evidentojn\u00eb problemet e politik\u00ebs fiskale t\u00eb qeveris\u00eb rilindase.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<p>Vet\u00ebm vitin e kaluar buxhetit t\u00eb shtetit i mungojn\u00eb 126 milion\u00eb Euro si rezultat i keqmanaxhimit dhe korrupsionit.<\/p>\n<ol>\n<li>Rritja e Var\u00ebris\u00eb<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7mimet e produkteve jan\u00eb rritur si pasoj\u00eb e taksave dhe tarifave t\u00eb vendosura nga qeveria, paga reale nuk \u00ebsht\u00eb rritur. Konsumi i familjeve ka r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm apo \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebfillshme, 90% e familjeve shqiptare kan\u00eb pasur rritje t\u00eb konsumit me rreth 0.6% nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e produkteve n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb rritur. Gjithashtu pabarazia nd\u00ebrmjet t\u00eb pasurve dhe t\u00eb varf\u00ebrve \u00ebsht\u00eb rritur ndjesh\u00ebm dhe friksh\u00ebm aq sa mobiliteti social nuk ekziston m\u00eb.<\/p>\n<p>Pabarazia \u00ebsht\u00eb thelluar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familjet shqiptare kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin buxhet si n\u00eb 2007, duke treguar se rritja e energjis\u00eb me 25%, rritja e tarifave t\u00eb arsimit me 33%, rritja e ujit me 44% dhe shtrenjtimi i produkteve ushqimore me 20 p\u00ebrqind kan\u00eb varf\u00ebruar n\u00eb mas\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe qershoi mbi tort\u00eb, nuk mjaftoi rritja e taskave me 1,9 miliard\u00eb, nuk mjaftoi fakti q\u00eb jemi i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb taksojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebn (23%) se kapitalin (8%) por k\u00ebt\u00eb fillim viti hyri n\u00eb fuqi rritja e taks\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs me 2-4 her\u00eb si dhe vendosja e pag\u00ebs maksimale merr nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e pun\u00ebsmarr\u00ebsit rreth 10% t\u00eb pag\u00ebs duke d\u00ebmtuar p\u00ebrs\u00ebri shtres\u00ebn e mesme.<\/p>\n<p>Kjo politik\u00eb ekonomike pa burim rritje, por n\u00eb thelb klienteliste, pa vizion e strategji sot ka prodhuar nj\u00eb ekonomi q\u00eb po varf\u00ebron gjithnj\u00eb \u00eb m\u00eb shum\u00eb at\u00eb q\u00eb punon, at\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet dhe po ndihmon me t\u00eb fortin e klientin.<\/p>\n<p>Taksa e shesht\u00eb do \u00e7liroj\u00eb kapitalin, do ndihmoj\u00eb pun\u00ebsimin, do i ndaloj\u00eb bizneset q\u00eb p\u00ebrdit\u00eb mbyllin qepenat dhe do t\u00eb rikthej\u00eb ekonomin\u00eb konkuruese!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas bilancit t\u00eb b\u00ebr\u00eb sot nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj p\u00ebr 2013, deputetja demokrate, Jorida Tabaku teksa ndan bilancin e vitit 2018 shkruan se ai po prodhon g\u00ebnjeshtra t\u00eb denja p\u00ebr\u00a0 Rilindjen. Tabaku p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetin social \u2018Facebook\u2019 shkruan se familjet shqiptare po varf\u00ebrohen dita dit\u00ebs, bizneset po falimentojn\u00eb, nd\u00ebsa investitor\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":59268,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-59200","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=59200"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/59200\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=59200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=59200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=59200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}