{"id":60641,"date":"2019-01-10T11:02:47","date_gmt":"2019-01-10T10:02:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=60641"},"modified":"2019-01-10T11:02:47","modified_gmt":"2019-01-10T10:02:47","slug":"ne-shqiperi-ngeles-sot-bashkepunetor-shkencor-ne-parlamentin-gjerman","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ne-shqiperi-ngeles-sot-bashkepunetor-shkencor-ne-parlamentin-gjerman\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri ngel\u00ebs, sot bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor n\u00eb parlamentin gjerman\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Henri Haxhiraj, 26 vje\u00e7ari nga Fieri n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW, tregon se n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb ngel\u00ebs, nd\u00ebrsa sot punon si bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor n\u00eb parlamentin gjerman.<br \/>\nHaxhiraj mb\u00ebshtet protest\u00ebn e student\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe thekson se 8 k\u00ebrkesat jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb arsim cil\u00ebsor.<br \/>\nDW shqip: Student\u00ebt shqiptar\u00eb ende vazhdojn\u00eb t\u00eb bojkotojn\u00eb m\u00ebsimin dhe i rifilluan protestat, si\u00e7 kishin paralajm\u00ebruar. Sa t\u00eb realizueshme duken k\u00ebrkesat e tyre?<br \/>\nHenri Haxhiraj: 8 k\u00ebrkesat e studenteve m\u00eb duken t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb arsim cil\u00ebsor. Duke qen\u00eb se n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme ne Parlamentin Gjerman kam t\u00eb b\u00ebj me ligje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb formulosh 8 k\u00ebrkesa, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb t\u00eb formulosh nj\u00eb projektligj bazuar n\u00eb k\u00ebto 8 k\u00ebrkesa. Ndaj mendoj se student\u00ebt duhet t\u00eb konsultohen edhe me ekspert\u00eb p\u00ebr an\u00ebn teknike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangin \u00e7far\u00ebdolloj pasoje negative t\u00eb m\u00ebvonshme. Neni 81, pika 1 e Kushtetut\u00ebs e lejon edhe propozimin e nj\u00eb ligji nga 20 mije zgjedh\u00ebs. Ndoshta do t\u00eb ishte nj\u00eb alternativ\u00eb.<br \/>\nCilat jan\u00eb pikat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u realizuar?<br \/>\nPika q\u00eb k\u00ebrkon 5% te buxhetit. Un\u00eb e shikoj te nevojshme p\u00ebr arsimin, por edhe k\u00ebtu mendoj se duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb e thelluar p\u00ebr te par\u00eb se \u00e7far\u00eb pasojash do te kishte kjo rritje p\u00ebr z\u00ebrat e tjer\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb buxhet. Ndoshta nj\u00eb mund\u00ebsi do t\u00eb ishte implementimi i saj n\u00eb disa hapa. P\u00ebr ta mbyllur, mendoj se k\u00ebrkesat jan\u00eb t\u00eb realizueshme, por duhet pasur kujdes ne formulimin dhe implementimin e tyre, n\u00ebse k\u00ebto pika p\u00ebrfshihen n\u00eb nj\u00eb projektligj.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, qeveria ka reaguar ndaj protestave dhe ka premtuar se do t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb disa nga k\u00ebrkesat e student\u00ebve. Si i shihni ju ato?<br \/>\nPakti p\u00ebr Universitetin, ku premtohej se do t\u00eb plot\u00ebsoheshin pak a shum\u00eb 5 nga 8 k\u00ebrkesat e student\u00ebve, nxjerr n\u00eb pah at\u00eb q\u00eb thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e an\u00ebs teknike. P\u00ebr shembull, nj\u00eb nga k\u00ebrkesat e student\u00ebve \u00ebsht\u00eb pajisja e gjith\u00eb student\u00ebve me kart\u00eb studentore brenda vitit akademik 2018-19. Ne piken 6 t\u00eb draftit p\u00ebrmendet kjo pik\u00eb dhe ofrohet si shembull marr\u00ebveshja me Qendr\u00ebn e Sh\u00ebrbimeve Arsimore Franceze p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kart\u00ebn ton\u00eb pjes\u00eb t\u00eb European Student Card dhe afati i zbatimit \u00ebsht\u00eb shtator 2019. Gjithashtu p\u00ebrmendet miratimi me VKM (Vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, sh\u00ebn. i red.) p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitohen me \u00e7mim t\u00eb reduktuar p\u00ebr student\u00ebt. Por a \u00ebsht\u00eb kjo ajo q\u00eb kishin n\u00eb mendje student\u00ebt kur formuluan k\u00ebrkes\u00ebn? Cilat do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime t\u00eb reduktuara dhe sa do t\u00eb jet\u00eb reduktimi? \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse k\u00ebto reduktime nuk zbatohen? \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse student\u00ebt nuk jan\u00eb pajisur me karta studentore deri n\u00eb shtator t\u00eb 2019-\u00ebs? Mendoj se pjes\u00ebmarrja e Kryeministrit n\u00eb disa biseda me student\u00ebt, ku sipas student\u00ebve ata nuk kane qene ne dijeni, m\u00eb duket jo e mir\u00ebmenduar. Nuk mendoj se duke imponuar dialog do t\u00eb ket\u00eb dialog.<br \/>\nJu keni studiuar vet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, si e keni p\u00ebrjetuar at\u00eb periudh\u00eb?<br \/>\nNuk e kam p\u00ebr turp t\u00eb them q\u00eb kam qen\u00eb ngel\u00ebs gjat\u00eb studimeve bachelor n\u00eb Fakultetin e Ekonomis\u00eb. Padyshim qe p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore ka qen\u00eb e imja, por shume gj\u00ebra n\u00eb at\u00eb Fakultet, n\u00eb gjykimin tim, nuk funksionojn\u00eb si\u00e7 duhet. Nga shp\u00ebrndarja e informacionit, tek marr\u00ebdh\u00ebnia me profesor\u00ebt, tek vler\u00ebsimi, tek m\u00ebsimdh\u00ebnia etj. Ne studionim me nj\u00eb kurrikul q\u00eb analizonte biznesin e para 30 viteve dhe ato njohuri nuk ishin fare t\u00eb nevojshme n\u00eb tregun aktual. Megjithat\u00eb, aty kam njohur edhe profesor\u00eb te shk\u00eblqyer, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpos kushteve te k\u00ebqija, pages\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt dhe burokracis\u00eb s\u00eb panevojshme, kane zhvilluar nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie shembullore.<br \/>\nTani sapo mbarove studimet master n\u00eb Gjermani, dhe me nota t\u00eb mira. Cila ishte p\u00ebrvoja e k\u00ebtushme?<br \/>\nSi student n\u00eb Gjermani kam pasur p\u00ebrvoj\u00ebn me t\u00eb bukur. Studimin tim e kam financuar vet\u00eb, duke punuar si shit\u00ebs, \u00e7do jav\u00eb nga 20 or\u00eb (10 t\u00eb shtunave e 10 t\u00eb dielave) n\u00eb nj\u00eb dyqan suvenir\u00ebsh. Ka qene goxha e v\u00ebshtire t\u00eb gjeja koh\u00ebn p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb sakrifikoj shume aktivitete sociale, megjithat\u00eb nuk ndiej pendes\u00eb. Jam i lumtur q\u00eb ia kam dal\u00eb me forcat e mia. Studimi akademik n\u00eb Gjermani mua nuk m\u00eb ka formuar vet\u00ebm n\u00eb an\u00ebn akademike, por m\u00eb ka m\u00ebsuar edhe t\u2019i analizoj problemet e ndryshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb strukturuar. M\u00eb ka m\u00ebsuar q\u00eb pavar\u00ebsisht se situata duket e v\u00ebshtire, edhe situata e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, n\u00ebse i strukturon dhe i analizon si\u00e7 duhet problemet, mund ta gjesh nj\u00eb zgjidhje.<br \/>\n\u00c7far\u00eb leht\u00ebsimesh kan\u00eb student\u00ebt n\u00eb Gjermani?<br \/>\nKarta studentore jo vet\u00ebm n\u00eb Gjermani, por edhe ne Europ\u00eb, \u00ebsht\u00eb mjeti i identifikimit i \u00e7do studenti. Ne kart\u00ebn studentore \u00ebsht\u00eb e inkorporuar edhe bileta e transportit publik ne Gjermani. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, me at\u00eb ke uljet n\u00eb dyqane te caktuara, ne kinema, restorante etj. Mendoj se p\u00ebrve\u00e7 kart\u00ebs studentore \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm edhe nj\u00eb e-mail zyrtar nga universiteti p\u00ebr \u00e7do student. K\u00ebshtu mund te shkarkohen softuer\u00eb si Microsoft Office apo Citavi (p\u00ebr te automatizuar citimet n\u00eb shkrime shkencore) me \u00e7mimet e reduktuara apo edhe falas. N\u00eb Berlin, n\u00ebse ke nj\u00eb abone vjetore p\u00ebr transportin publik, paguan diku tek 65 euro ne muaj. Si student, un\u00eb paguaja rreth 17 euro n\u00eb muaj.<br \/>\n\u00c7far\u00eb t\u00eb motivoi t\u00eb dilje me rezultate m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Gjermani?<br \/>\nMotivimi kryesor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar studimet ka qen\u00eb sakrifica e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb m\u00eb p\u00ebrkrahur p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebtimit tim. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe ambicia personale, shqet\u00ebsimi i kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebse nuk p\u00ebrfundoj me sukses etj. Ambienti universitar ka qen\u00eb nj\u00eb motivim m\u00eb tep\u00ebr, pasi aty b\u00ebhesha kureshtar p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb ndryshme dhe lexoja me d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe mbi to. Meritokracia n\u00eb universitet ka qen\u00eb gjithashtu nj\u00eb faktor q\u00eb ka ndikuar pozitivisht n\u00eb arritjet n\u00eb universitet. Gjat\u00eb studimit n\u00eb Gjermani m\u00ebsova edhe di\u00e7ka: Kur lufton p\u00ebr at\u00eb qe do, mund ta arrish. Jam orientuar tek dy th\u00ebnie t\u00eb biznesmenit t\u00eb njohur amerikan  William Clement Stone (1902-2002, shen. i red.): \u201cSh\u00ebnjo h\u00ebn\u00ebn, po nuk kape at\u00eb, ndoshta kap ndonj\u00eb yll\u201d. Dhe \u201cNuk ka work smart pa work hard\u201d, pra q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb pak a shum\u00eb se pun\u00ebt e mira k\u00ebrkojn\u00eb mund.<br \/>\n*Henri Haxhiraj,  26 vje\u00e7ar, i lindur n\u00eb Fier, kreu studimet bachelor n\u00eb Fakultetin Ekonomik t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vitet 2010-2014. N\u00eb vitet 2016-2018 kreu studimet master n\u00eb deg\u00ebn Sustainable &#038; Environmental Management pran\u00eb Universitetit t\u00eb Ebers\u00ebalde-s n\u00eb Gjermani. N\u00eb vitin 2017 kreu nj\u00eb praktik\u00eb n\u00eb Bundestag ku pati rastin t\u00eb b\u00ebnte edhe fotografin\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Prej prillit 2018 punon si bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor n\u00eb parlamentin gjerman.\/ DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Henri Haxhiraj, 26 vje\u00e7ari nga Fieri n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW, tregon se n\u00eb Shqip\u00ebri ka qen\u00eb ngel\u00ebs, nd\u00ebrsa sot punon si bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor n\u00eb parlamentin gjerman. Haxhiraj mb\u00ebshtet protest\u00ebn e student\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe thekson se 8 k\u00ebrkesat jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb arsim cil\u00ebsor. DW shqip: Student\u00ebt shqiptar\u00eb ende vazhdojn\u00eb t\u00eb bojkotojn\u00eb m\u00ebsimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":60642,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-60641","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60641","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60641"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60641\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60642"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}