{"id":61395,"date":"2019-01-12T15:25:04","date_gmt":"2019-01-12T14:25:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=61395"},"modified":"2019-01-12T15:25:04","modified_gmt":"2019-01-12T14:25:04","slug":"pervetesoi-emrin-e-te-vellait-emigrant-ja-si-u-zbulua-fieraku-42-vjecar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pervetesoi-emrin-e-te-vellait-emigrant-ja-si-u-zbulua-fieraku-42-vjecar\/","title":{"rendered":"P\u00ebrvet\u00ebsoi emrin e t\u00eb v\u00ebllait emigrant, ja si u zbulua fieraku 42-vje\u00e7ar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Denoncimi i kryer prej kompanis\u00eb \u201cAleat Safran\u201d zbuloi se nj\u00eb 42 vje\u00e7ar nga Fieri, i d\u00ebnuar disa her\u00eb p\u00ebr mashtrim, p\u00ebrvet\u00ebsoi emrin e t\u00eb v\u00ebllait emigrant dhe po vuan 2 d\u00ebnime me burg me emrin e tij, pa u diktuar nga sistemi gjyq\u00ebsor.<\/strong><\/p>\n<p>Pak vite pasi kishte kryer nj\u00eb d\u00ebnim 10 vje\u00e7ar me akuzat e \u201cmashtrimit, falsifikimit dhe p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb detyr\u00ebs shtet\u00ebrore\u201d, Alban Mu\u00e7o, nj\u00eb 42-vje\u00e7ar nga Fieri aplikoi p\u00ebr t\u2019u pajisur me pasaport\u00eb biometrike dhe kart\u00eb t\u00eb re identiteti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb emri i tij lidhej me nj\u00eb d\u00ebnim 10 vje\u00e7ar, Mu\u00e7o vendosi n\u00eb formular emrin e t\u00eb v\u00ebllait q\u00eb jeton n\u00eb Itali. Aplikimi i par\u00eb me emrin e v\u00ebllait, sipas prokuroris\u00eb q\u00eb nisi hetimet pas sinjalizimit t\u00eb kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb qershor 2015 dhe Alban Mu\u00e7o \u00ebsht\u00eb pajisur me pasaport\u00ebn me em\u00ebr L.Mu\u00e7o n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Por 42 vje\u00e7ari e p\u00ebrdori k\u00ebt\u00eb identitet t\u00eb ri dhe t\u00eb past\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kryer krime t\u00eb reja. Nga verifikimet e kryera prej Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier rezulton se ai u d\u00ebnua dy her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb vitet 2016 dhe 2017 p\u00ebr akuzat e \u201cmashtrimit\u201d dhe \u201ckall\u00ebzimit t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy rastet, ai u paraqit n\u00eb gjyq me emrin e t\u00eb v\u00ebllait dhe u d\u00ebnua sikur ishte ai, pa u diktuar nga sistemi gjyq\u00ebsor. Mashtrimi u zbulua vet\u00ebm pasi i v\u00ebllai aplikoi n\u00eb konsullat\u00ebn shqiptare n\u00eb Milano dhe p\u00ebrplasja e t\u00eb dh\u00ebnave vuri n\u00eb alarm sistemin. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, kompania denoncoi identitetin e dyfisht\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2016 prokuroria filloi hetimet.<\/p>\n<p><strong>I fshehur pas identitetit t\u00eb v\u00ebllait<\/strong><\/p>\n<p>Rasti i Albano Mu\u00e7os nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi i denoncuar p\u00ebr mashtrim me identitetet n\u00eb qarkun e Fierit. Kompania \u201cAleat Safran Group\u201d ka denoncuar s\u00eb fundmi 38 raste t\u00eb vjedhjes s\u00eb identitetit apo t\u00eb ndryshimit t\u00eb gjeneraliteteve.<\/p>\n<p>Hetimet e kryera nga prokurori i Fierit, \u00c7lirim Sino arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se Albano Mu\u00e7o vuante dy d\u00ebnime me emrin e t\u00eb v\u00ebllait emigrant, vet\u00ebm pas verifikimit t\u00eb shenjave t\u00eb gishtave.<\/p>\n<p>42-vje\u00e7ari, i cili u mor n\u00eb pyetje n\u00eb burgun e Drenov\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, i tha prokurorit se nuk e njihte Albano Mu\u00e7on [veten], nd\u00ebrsa mohoi t\u00eb njihte edhe t\u00eb v\u00ebllan\u00eb kur iu paraqit nj\u00eb fotografi e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Mu\u00e7o rezulton i d\u00ebnuar tre her\u00eb p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash penale. Sipas dokumentit t\u00eb l\u00ebshuar nga prokuroria, ai ishte d\u00ebnuar fillimisht n\u00eb vitin 2002 me 10 vjet burg nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb Fier p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cmashtrimit, falsifikimit t\u00eb dokumenteve, p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb titullit t\u00eb detyr\u00ebs shtet\u00ebrore dhe mbajtjes pa t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb uniform\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ai ka dal\u00eb nga burgu n\u00eb vitin 2010 dhe m\u00eb pas ka aplikuar p\u00ebr t\u2019u paisur me pasaport\u00eb dhe kart\u00eb identiteti. Prokuroris\u00eb i rezulton se ai ka b\u00ebr\u00eb disa aplikime. Nj\u00eb aplikim me emrin Albano Mu\u00e7o \u00ebsht\u00eb refuzuar, pasi ai nuk kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb kart\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr identiteti.\u00a0 Por n\u00eb qershor 2015, ai ia ka dal\u00eb t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb t\u00eb till\u00eb duke p\u00ebrdorur emrin e t\u00eb v\u00ebllait q\u00eb jetonte n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Prokuroria v\u00ebrtetoi se pasaporta e l\u00ebshuar n\u00eb Fier n\u00eb fakt nuk kishte b\u00ebr\u00eb udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb duke p\u00ebrdorur identitetin e ri, Mu\u00e7o i \u00ebsht\u00eb rikthyer mashtrimit. Duke pretenduar se ishte zyrtar i Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ai kishte mashtruar tregtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe dy persona q\u00eb i kishte pun\u00ebsuar si truproj\u00eb dhe shofer.<\/p>\n<p>Pretendimin se kishte qen\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb ai e ka b\u00ebr\u00eb edhe para prokurorit q\u00eb e mori n\u00eb pyetje, nd\u00ebrsa ndodhej n\u00eb qeli n\u00eb Drenov\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mashtrim. Mu\u00e7o sipas prokuroris\u00eb jetoi 6 vjet duke p\u00ebrdorur publikisht emrin e t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>I denoncuar nga personat q\u00eb kishte mashtruar, ai u arrestua n\u00eb vitin 2016 dhe mbajti gjat\u00eb hetimit dhe gjykimit emrin q\u00eb kishte vjedhur. Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb artikujsh n\u00eb media q\u00eb raportojn\u00eb d\u00ebnimin e tij p\u00ebr mashtrim e m\u00eb pas p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb, i referohen autorit me emrin L.Mu\u00e7o.<\/p>\n<p>Pas hetimeve ai u d\u00ebnua dy her\u00eb nga Gjykata e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2016 \u201cp\u00ebr mashtrim\u201d dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb p\u00ebr \u201ckall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb\u201d. T\u00eb dy k\u00ebto d\u00ebnime figurojn\u00eb n\u00eb emrin e L.Mu\u00e7os dhe jo t\u00eb Albano Mu\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Por kjo rezultoi vet\u00ebm pas verifikimeve t\u00eb kryera prej Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit p\u00ebr t\u00eb zbuluar \u201cvjedhjen e identitetit\u201d. Pokuroria gjeti se aplikimet p\u00ebr pasaport\u00eb dhe kart\u00eb identiteti me emrin L.Mu\u00e7o ishin b\u00ebr\u00eb nga persona me gjurm\u00eb gisht\u00ebrinjsh t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Krahasimi i k\u00ebtyre gjum\u00ebve zbuloi se aplikimet e b\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri, dy prej t\u00eb cilave nga burgu i Peqinit dhe Drenov\u00ebs, i p\u00ebrkisnin n\u00eb fakt Albano Mu\u00e7\u00ebs dhe jo t\u00eb v\u00ebllait L.Mu\u00e7o, i cili nd\u00ebrkoh\u00eb kishte aplikuar p\u00ebr dokumente me emrin e tij n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre verifikimeve n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, prokuroria e Fierit regjistroi ndaj 42-vje\u00e7arit procedimin penal me akuz\u00ebn e \u201cfalsifikimit\u201d, nd\u00ebrsa prokurori urdh\u00ebroi q\u00eb veprat penale t\u00eb rregjistruara deri tani n\u00eb emrin L.Mu\u00e7o t\u2019i atribuohen Albanos.<\/p>\n<p>Ky i fundit nuk ka pranuar akuzat dhe i ka pretenduar se ishte L.Mu\u00e7o, madje i pyetur nga prokurori ka th\u00ebn\u00eb se nuk njihte asnj\u00eb person me emrin Albano Mu\u00e7o. Ai ka pretenduar se n\u00eb vitin 2016 \u00a0ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb si jurist n\u00eb Sektorin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun. Madje, ka deklaruar se nuk e njihte personin n\u00eb foto q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb aplikimin n\u00eb Itali, q\u00eb n\u00eb fakt ishte v\u00ebllai i tij.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai ka shtuar se m\u00eb dat\u00eb 15 janar 2016 ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim pran\u00eb komisariatit t\u00eb Policis\u00eb nr.3 Tiran\u00eb p\u00ebr humbjen e dokumenteve t\u00eb identifikimit, kart\u00eb identiteti, pasaport\u00eb biometrike dhe t\u00eb kart\u00ebs s\u00eb bank\u00ebs. Por prokuroria ka verifikuar se nj\u00eb kall\u00ebzim i till\u00eb nuk ishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/vjedhja-e-identitetit-dy-here-burg-me-emrin-e-vellait-emigrant\/\">Reporter.al<\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Denoncimi i kryer prej kompanis\u00eb \u201cAleat Safran\u201d zbuloi se nj\u00eb 42 vje\u00e7ar nga Fieri, i d\u00ebnuar disa her\u00eb p\u00ebr mashtrim, p\u00ebrvet\u00ebsoi emrin e t\u00eb v\u00ebllait emigrant dhe po vuan 2 d\u00ebnime me burg me emrin e tij, pa u diktuar nga sistemi gjyq\u00ebsor. Pak vite pasi kishte kryer nj\u00eb d\u00ebnim 10 vje\u00e7ar me akuzat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":61396,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-61395","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61395"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61395\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}