{"id":61926,"date":"2019-01-15T12:08:54","date_gmt":"2019-01-15T11:08:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=61926"},"modified":"2019-01-15T12:08:54","modified_gmt":"2019-01-15T11:08:54","slug":"tatimet-keshillojne-dpt-ja-rastet-e-kontrolleve-te-bizneseve-dhe-procedurat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tatimet-keshillojne-dpt-ja-rastet-e-kontrolleve-te-bizneseve-dhe-procedurat\/","title":{"rendered":"Tatimet k\u00ebshillojn\u00eb, DPT: Ja rastet e kontrolleve t\u00eb bizneseve dhe procedurat"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb rubrik\u00ebn Tatimet K\u00ebshillojn\u00eb, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve ka publikuar materialin mbi Kontrollin Tatimor dhe rastet e zbatimit p\u00ebr t\u00eb informuar tatimpaguesit. DPT ka n\u00ebnvizuar se kontrollet e plota tatimore kryhen duke u bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e riskut. P\u00ebrve\u00e7 kontrolleve t\u00eb plota, administrata tatimore b\u00ebn edhe vizita fiskale tek subjektet apo kryen verifikime n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Administrat\u00ebs Tatimore, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksioneve t\u00eb saj, i lind e drejta q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb kontrolle t\u00eb ndryshme n\u00eb ambientet e ushtrimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb tatimpaguesit. Me an\u00eb t\u00eb kontrollit tatimor synohet sigurimi i plot\u00ebsimit t\u00eb detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin tatimor n\u00eb fuqi, n\u00ebp\u00ebrmjet zbulimit dhe parandalimit t\u00eb shmangieve tatimore dhe evazionit fiskal. P\u00ebrpara se t\u00eb kryhet realisht kontrolli, drejtoria rajonale e tatimeve \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb paraprakisht subjektit njoftimin p\u00ebr kontroll.<\/p>\n<p>Kontrolli tatimor, bazohet te deklaratat tatimore, n\u00eb dokumente, n\u00eb librat, regjistrimet e mbajtura nga tatimpaguesi, si dhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga pal\u00ebt e treta, q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me subjektin e kontrollit apo nga \u00e7do burim tjet\u00ebr i mundsh\u00ebm informacioni. Kontrolli konsiston n\u00eb verifikimin n\u00eb vend t\u00eb kontabilitetit dhe t\u00eb dokumentacionit t\u00eb mbajtur nga tatimpaguesi (i \u00e7far\u00ebdolloj forme juridike qoft\u00eb ai), p\u00ebr t\u2019u siguruar mbi sakt\u00ebsin\u00eb e deklaratave t\u00eb paraqitura.<\/p>\n<p>Kontrollet tatimore<\/p>\n<p>Kontroll tatimor i plot\u00eb n\u00eb vend:\u00a0Kryhet bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e riskut. \u00cbsht\u00eb kontroll gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe nd\u00ebrmerret p\u00ebr t\u00eb kontrolluar t\u00eb gjitha aspektet e biznesit t\u00eb personit t\u00eb tatuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha periudhat kohore q\u00eb nga kontrolli i plot\u00eb i fundit dhe t\u00eb gjith\u00eb llojet e tatimeve.<\/p>\n<p>Vizitat fiskale:\u00a0K\u00ebto jan\u00eb kontrolle t\u00eb shkurtra t\u00eb kryera gjat\u00eb nj\u00eb periudhe te shkurt\u00ebr, si rregull vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar tatimore dhe vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb lloj tatimi. Kur gjat\u00eb vizitave fiskale konstatohen probleme serioze dhe dyshime t\u00eb bazuara p\u00ebr fshehje tatimi, kontrollori propozon kryerjen e nj\u00eb kontrolli t\u00eb plot\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Verifikimet n\u00eb vend:\u00a0K\u00ebto verifikime t\u00eb shkurtra q\u00eb synojn\u00eb zbulimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkeljeve q\u00eb kan\u00eb lidhje me regjistrimin e personave t\u00eb tatuesh\u00ebm (identifikimin e personave t\u00eb paregjistruar), me p\u00ebrdorimin e pajisjeve fiskale, me p\u00ebrdorimin e pullave fiskale n\u00eb mallrat e akciz\u00ebs, me dokumentimin e mallrave n\u00eb ruajtje, p\u00ebrdorim dhe transport, me dokumentimin e shitjeve dhe l\u00ebshimin e faturave tatimore, etj.. P\u00ebr kryerjen e k\u00ebtyre kontrolleve nuk jepet njoftim paraprak, por kontrollori prezantohet me dokumentin personal t\u00eb identifikimit dhe urdhrin e dit\u00ebs p\u00ebr verifikime n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Njoftimi i kontrollit tatimor<\/p>\n<p>Njoftimi i kontrollit tatimor i d\u00ebrguar tatimpaguesit, p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr tatimpaguesin, organin tatimor q\u00eb kryen kontrollin, baz\u00ebn ligjore, llojet e tatimit objekt kontrolli, periudh\u00ebn\/periudhat tatimore p\u00ebr t\u00eb cilat kryhet kontrolli, dat\u00ebn, or\u00ebn e fillimit dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrollit dhe vendin e kontrollit tatimor. Tatimpaguesi \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr realizimin efikas t\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Njoftimi i d\u00ebrgohet tatimpaguesit t\u00eb pakt\u00ebn 30 dit\u00eb kalendarike p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb fillimit t\u00eb kontrollit t\u00eb plot\u00eb tatimor dhe n\u00eb rastin e vizitave fiskale t\u00eb pakt\u00ebn 10 dit\u00eb kalendarike p\u00ebrpara dat\u00ebs s\u00eb fillimit t\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Kujdes!<\/p>\n<p>P\u00ebrpara kryerjes s\u00eb kontrollit, tatimpaguesi ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr transaksione t\u00eb padeklaruara dhe p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka paguar tatim. Deklarimi dhe pagesa e k\u00ebtyre transaksioneve \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm n\u00ebse b\u00ebhet brenda 30 dit\u00ebve kalendarike, p\u00ebrpara fillimit t\u00eb kontrollit t\u00eb plot\u00eb tatimor.<\/p>\n<p>Raporti i kontrollit tatimor<\/p>\n<p>Raporti i kontrollit jep gjetjet e tij, problemet e dala, rezultatet e kontrollit, shkeljet e kryera nga personi i tatuesh\u00ebm me argumentimin p\u00ebrkat\u00ebs, shum\u00ebn e vler\u00ebsimit tatimor t\u00eb propozuar dhe referencat ligjore ku e mb\u00ebshtet at\u00eb. Tatimpaguesi i kontrolluar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb rezultatet e kontrollit tatimor brenda 15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) dit\u00ebve kalendarike pas dat\u00ebs, kur vler\u00ebsohet se raporti \u00ebsht\u00eb marr\u00eb prej tij.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrfundimtar i kontrollit tatimor<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrfundimtar i kontrollit tatimor p\u00ebrgatitet brenda 14 dit\u00ebve kalendarike nga data kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb apo vler\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kund\u00ebrshtimi i personit t\u00eb tatuesh\u00ebm nga ana e drejtoris\u00eb rajonale t\u00eb tatimeve.<\/p>\n<p>N\u00ebse raporti p\u00ebrfundimtar i kontrollit tatimor propozon nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ri, tatimpaguesi ka afat t\u00eb paguaj\u00eb ose apeloj\u00eb njoftim-vler\u00ebsimin q\u00eb lidhet me k\u00ebt\u00eb raport kontrolli, por jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb kalendarike nga data e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb njoftim-vler\u00ebsimit.\/Monitor<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb rubrik\u00ebn Tatimet K\u00ebshillojn\u00eb, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve ka publikuar materialin mbi Kontrollin Tatimor dhe rastet e zbatimit p\u00ebr t\u00eb informuar tatimpaguesit. DPT ka n\u00ebnvizuar se kontrollet e plota tatimore kryhen duke u bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e riskut. P\u00ebrve\u00e7 kontrolleve t\u00eb plota, administrata tatimore b\u00ebn edhe vizita fiskale tek subjektet apo kryen verifikime n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":61927,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-61926","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61926"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61926\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}