{"id":62014,"date":"2019-01-15T13:41:09","date_gmt":"2019-01-15T12:41:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=62014"},"modified":"2019-01-15T13:41:09","modified_gmt":"2019-01-15T12:41:09","slug":"lsi-vasilihapni-syte-kujdes-nga-kryeministri-mashtrues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lsi-vasilihapni-syte-kujdes-nga-kryeministri-mashtrues\/","title":{"rendered":"LSI, Vasili:Hapni syt\u00eb, kujdes nga kryeministri mashtrues"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb LSI-s\u00eb, Petrit Vasili p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat tha se shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb hapin syt\u00eb dhe t\u00eb ruhen prej kryeministrit t\u00eb vendit Edi Rama.<\/p>\n<p>Duke cituar dhe publikuar investigimin e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr rekrutimin e punonj\u00ebsve n\u00eb burgjet shqiptare dhe implikimin e ish-drejtorit Arben \u00c7uko, Vasili u shpreh se kjo ishte qart\u00ebsisht nj\u00eb far\u00ebs, q\u00eb pohon se pun\u00ebsimi b\u00ebhet p\u00ebrmes militant\u00ebve dhe jo sipas konkursit dhe aft\u00ebsive.<\/p>\n<p>Mes tjerash, kreu i grupit t\u00eb LSI-s\u00eb d\u00ebnoi ashp\u00ebr deklarat\u00ebn e shefit t\u00eb qeveris\u00eb, i cili p\u00ebrmes nj\u00eb posti n\u00eb rrjetin social e quajti \u201cKazan\u201d edhe Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Deklarata e Vasilit<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nderuar qytetar\u00eb jemi s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb me gjith\u00eb forc\u00ebn e duhur krye skandalin e madh t\u00eb pun\u00ebsimeve n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si pun\u00ebsohen shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr rr\u00ebnimin politik friksh\u00ebm q\u00eb qeverisja e Edi Ram\u00ebs i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij procesi dhe nd\u00ebrkoh\u00eb se me \u00e7far\u00eb hipokrizie ajo e ka dendur opinionin publik, pafund\u00ebsisht n\u00eb \u00e7far\u00eb niveli mashtrimi t\u00eb pacip\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb do t\u2019ju k\u00ebrkoj q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb pak sekonda t\u2019ju ri sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj se \u00e7far\u00eb deklaronte n\u00eb nj\u00eb guxim t\u00eb pacip\u00eb Edi Rama pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ju lutem t\u00eb ndiqni p\u00ebr pak sekonda videon me deklarimet e kryeministrit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pra t\u00eb nderuar qytetar\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb d\u00ebgjoni nga ky kryeminist\u00ebr \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mashtrim dhe nj\u00eb demagogji, pa deklaratat e tij p\u00ebr zhdukjen e listave politike, p\u00ebr asgj\u00ebsimin e pun\u00ebsimeve politike dhe qartazi n\u00eb kronik\u00ebn e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb investigimin e kryer doli qart\u00eb q\u00eb deputet\u00eb t\u00ebr\u00eb, lista t\u00eb t\u00ebra me qindra militant\u00eb deri m\u00eb mij\u00ebra, p\u00ebr shkak se 1350 q\u00eb kishin konkurruar edhe ata ishin me list\u00eb partie, e zeza n\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, e p\u00ebrgjuar jo nga askush tjet\u00ebr, por nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda nxjerr sheshit qart\u00eb, gjith\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn metodik\u00ebn, form\u00ebn kriminale, t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb Shqip\u00ebri, pra do t\u00eb thot\u00eb kthehemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb nga m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuarat ku pun\u00ebsimet i ka partia dhe ky korifeu i madh i qeveris\u00eb, ky demagogu q\u00eb e pat\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht histerike t\u00eb mbushura me pasion p\u00ebr t\u00eb ngopur psikik\u00ebn e njer\u00ebzve me mashtrime, p\u00ebrbetohej p\u00ebr lista politike. Tashm\u00eb nuk ka asnj\u00eb shqiptar t\u00eb vet\u00ebm i cili nuk e ka t\u00eb qart\u00eb si drita e diellit, q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ky b\u00ebn, e pat\u00eb q\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz jan\u00eb me lista partie, pun\u00ebsimet i qeveris ky nga zyra e tij, ky i bllokon 250 em\u00ebrime. Se \u00e7\u2019 pun\u00eb ka ky kryeminist\u00ebr t\u00eb bllokoj\u00eb 250 em\u00ebrime, se \u00e7far\u00eb do ky me policin\u00eb e burgjeve, \u00e7far\u00eb do drejtoresha e tij e kabinetit, asnj\u00eb lloj sebepi, asnj\u00eb lloj justifikimi nuk \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka konkurs, konkurrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, \u00ebsht\u00eb i hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe secili merr sipas merit\u00ebs, k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shqiptar\u00ebt, ky i ka predikuar t\u00eb t\u00ebra, e mor\u00ebt vesh se cili ishte predikimi, predikimi ishte nj\u00eb zero, nj\u00eb turp, nj\u00eb mashtrim i pad\u00ebgjuar, deklaratat e tij dhe ato \u00e7far\u00eb pat\u00eb n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs jan\u00eb fare t\u00eb qarta dhe nuk l\u00ebn\u00eb m\u00eb vend p\u00ebr diskutim. Ka vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb Prokuroria q\u00eb edhe k\u00ebta deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ka t\u00eb p\u00ebrzier aty edhe njer\u00ebz q\u00eb flasin em\u00ebr n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, q\u00eb i tregojn\u00eb edhe vendin opozit\u00ebs se ku e ka, q\u00eb s\u2019kan\u00eb edhe turp q\u00eb i shesin moral opozit\u00ebs. K\u00ebta po, p\u00ebr k\u00ebta ka nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pambaruar, n\u00eb mes p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Prokurori e kapur. Sepse po t\u00eb ishte nj\u00eb Prokuroi korrekte sot duhet t\u00eb kishte filluar hetimi penal edhe p\u00ebr deputet\u00ebt, edhe p\u00ebr drejtoresh\u00ebn e kabinetit edhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb me radh\u00eb. Po ky \u00ebsht\u00eb ai votimi me 69 vota q\u00eb ndodhi p\u00ebr Prokuroren e P\u00ebrgjithshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbyllin syt\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebtij turpi, i cili ka prekur \u00e7do shqiptar dhe \u00e7do t\u00eb ri shqiptar, t\u00eb cilit i vritet \u00ebndrra sepse nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb d\u00ebgjon pun\u00ebsimet e ekselenc\u00ebs merr vesh sesi jan\u00eb listat e partis\u00eb dhe sesi duhet t\u00eb rekrutohesh nga partia q\u00eb t\u00eb kesh mund\u00ebsi t\u00eb marr\u00ebsh buk\u00ebn e goj\u00ebs. Ky kryeminist\u00ebr i pacip\u00eb p\u00ebr turpin e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb pluralizmit shqiptar quajti dhe z\u00ebrin e Amerik\u00ebs nj\u00eb dritare nga e cila shqiptar\u00ebt kan\u00eb par\u00eb shpres\u00ebn, ku kan\u00eb ndjer\u00eb fuqin\u00eb e pluralizmit, ku kan\u00eb pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb nga kriteret e tyre t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, guxoi ta quante dhe kazan. As z\u00ebri i Amerik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb kazan, as media e lir\u00eb q\u00eb denoncon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb kazan. Ne kemi vet\u00ebm nj\u00eb batak, pra kemi batak q\u00eb quhet Edi Rama dhe qeveria e tij. Dhe ky bataku ato deklaronte q\u00eb pat\u00eb ju me video te cilat ne do iu rinxjerrim qytetar\u00ebve t\u00eb nderuar vazhdimisht e vazhdimisht q\u00eb ti fiksoni dhe mos ti harroni kurr\u00eb dhe realitetet jan\u00eb t\u00eb tjera. Edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb nderuar qytetar\u00eb u p\u00ebrs\u00ebris me shum\u00eb dashamir\u00ebsi thirrjen hapni syt\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebtij mashtruesi. Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, tha ai.<\/p>\n<h1><\/h1>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i grupit parlamentar t\u00eb LSI-s\u00eb, Petrit Vasili p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat tha se shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb hapin syt\u00eb dhe t\u00eb ruhen prej kryeministrit t\u00eb vendit Edi Rama. Duke cituar dhe publikuar investigimin e \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebr rekrutimin e punonj\u00ebsve n\u00eb burgjet shqiptare dhe implikimin e ish-drejtorit Arben \u00c7uko, Vasili u shpreh se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62045,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-62014","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62014"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62014\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}