{"id":63184,"date":"2019-01-19T12:33:27","date_gmt":"2019-01-19T11:33:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=63184"},"modified":"2019-01-19T12:33:27","modified_gmt":"2019-01-19T11:33:27","slug":"zvicra-eshte-e-merzitshme-basha-shqiperia-interesante-vetem-per-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zvicra-eshte-e-merzitshme-basha-shqiperia-interesante-vetem-per-ramen\/","title":{"rendered":"\u201c Zvicra \u00ebsht\u00eb e m\u00ebrzitshme\u201d, Basha: Shqip\u00ebria interesante vet\u00ebm p\u00ebr Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha tha se PD nuk ofron mrekulli, por se njer\u00ebzit e zhg\u00ebnjyer jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe, nd\u00ebrsa theksoi se politikan\u00ebt hajdut\u00eb e arrogant\u00eb duhen \u00e7uar para drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ironike zhg\u00ebnjimi i shum\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe: sepse shqiptar\u00ebt nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. Ata duan q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend normal, ku njer\u00ebzit jetojn\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt.<br \/>\nNdon\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb e kuptojn\u00eb se do t\u00eb duhet koh\u00eb q\u00eb ne t\u00eb krijojm\u00eb mir\u00ebqenien europiane, t\u00eb gjith\u00eb duan q\u00eb sot at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, t\u2019u garantohet liria dhe t\u2019u jepen mund\u00ebsi p\u00ebr pun\u00ebsim, arsimim, sh\u00ebndet\u00ebsi, kujdes social, t\u00eb pakt\u00ebn t\u2019u garantohen gjerat minimale, buka, uji, dritat. Duan q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb sundoj\u00eb rendi, t\u00eb sundoj\u00eb ligji, t\u00eb sundoj\u00eb paqja. T\u00eb gjith\u00eb presin q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtur dhe t\u00eb sigurt, t\u00eb sigurt nga krimi, t\u00eb mbrojtur nga burokrat\u00ebt dhe qeveritar\u00ebt, t\u00eb mbrojtur nga padrejt\u00ebsit\u00eb. Me pak fjal\u00eb shqiptar\u00ebt duan normalitetin europian t\u00eb jet\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb dhe politik\u00ebs, edhe pse jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr\u201d, tha Basha.<\/p>\n<p>Kreu i PD u shpreh m\u00eb tej se shqiptar\u00ebt duan thjesht mund\u00ebsi dhe nuk duan politikan\u00eb q\u00eb vijn\u00eb si shp\u00ebtimtar\u00eb kur n\u00eb fakt misioni i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb kujdesen p\u00ebr mir\u00ebqenien personale n\u00eb kurriz t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPor duan politikan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb u ofrojn\u00eb mund\u00ebsi e p\u00ebrkujdesje qytetar\u00ebve t\u00eb tyre.Edi Rama thot\u00eb se Zvicra \u00ebsht\u00eb e m\u00ebrzitshme, sepse atje nuk ndodh asgj\u00eb, kurse Shqip\u00ebrin\u00eb interesante sepse k\u00ebtu ndodhin shum\u00eb gj\u00ebra. N\u00eb fakt Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb interesante vet\u00ebm p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, sepse me pushtetin e marr\u00eb me hajdut\u00eb dhe kriminel\u00eb ai \u00ebsht\u00eb pasuruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb marramend\u00ebse.<br \/>\nNd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt ndeshen p\u00ebrdit\u00eb me vrasjet, dhun\u00ebn, grabitjen, varf\u00ebrin\u00eb, s\u00ebmundjet, prapambetjen t\u00eb cilat Kryeministrit t\u00eb luksit, kryeministrit t\u00eb pasanik\u00ebve i duken interesante. K\u00ebt\u00eb politikan\u00eb duhet ti flakim pas. K\u00ebt\u00eb lloj politikani hajdut, g\u00ebnjeshtar, arrogant duhet t\u00eb d\u00ebnojm\u00eb dhe ta \u00e7ojm\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, deklaroi Basha.<\/p>\n<p>Basha u shpreh se \u00ebsht\u00eb PD ajo q\u00eb ofron integritet dhe kuraj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer kriz\u00ebn e besimit.<br \/>\n\u201cSikurse e thash\u00eb sfida krysore \u00ebsht\u00eb sfida e besimit. Ne ndeshemi sot me nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb besimit tek politika q\u00eb ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Ne ndeshemi sot me nj\u00eb politik\u00eb shtet\u00ebrore q\u00eb e ka p\u00ebr q\u00ebllim nxitjen e mosbesimit. Sikurse ndeshemi me mosbesimin q\u00eb ka ardhur si rezultat edhe i gabimeve tona.<br \/>\nKa vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta kap\u00ebrcyer k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb besimi. Ne duhet t\u00eb tregojm\u00eb integritet dhe kuraj\u00eb. Integritet dhe kuraj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar jo premtime dhe shpresa boshe, por nj\u00eb realitet thell\u00ebsisht demokratik dhe t\u00eb lir\u00eb duke filluar nga partia jon\u00eb\u201d, tha Basha.<\/p>\n<p>Kreu i PD duke shpalosur m\u00eb tej platform\u00ebn e tij tha se \u00ebsht\u00eb konkurrenca q\u00eb \u00e7on n\u00eb meritokraci, demokracia q\u00eb \u00e7on n\u00eb kufizimin e pushtetit dhe liria q\u00eb \u00e7on n\u00eb mund\u00ebsi. \u201cK\u00ebto jan\u00eb q\u00ebllimet tona kryesore n\u00eb p\u00ebrpjekjen ton\u00eb p\u00ebr modernizimin e Partis\u00eb Demokratike. Vet\u00ebm nj\u00eb Parti e hapur dhe demokratike \u00ebsht\u00eb e besueshme.<br \/>\nMe ndryshimet q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe kemi besuar gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vendimmarrjen an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike ne po hapim jo vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re p\u00ebr Partin\u00eb ton\u00eb por edhe nj\u00eb shembull p\u00ebr gjith\u00eb politik\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, tha kreu i PD.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, theksoi Basha, ne do jemi n\u00eb gjendje t\u00eb bashkojm\u00eb njer\u00ebzit rreth Partis\u00eb son\u00eb. \u201cN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ne jemi partia ku njer\u00ebzit \u00e7mojn\u00eb lirin\u00eb: lirin\u00eb individuale nga dhuna e shtetit, lirin\u00eb e tregut nga nd\u00ebrhyrja e qeveris\u00eb. Partia Demokratike duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe ndaj ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve dhe pronar\u00ebve t\u00eb grabitur dhe familjeve t\u00eb tyre q\u00eb ende vuajn\u00eb pasojat e regjimit \u00e7njer\u00ebzor komunist\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga objektivat e PD e prezantuar nga Basha \u00ebsht\u00eb dhe t\u00ebrheqja e rinis\u00eb dhe grave.<br \/>\n\u201cNe kemi objektiv t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00ebrheqjen e rinis\u00eb dhe grave. Rinia \u00e7mon m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb lirin\u00eb, lirin\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsi, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb rrezikuar, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb guxuar, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar, lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb histori, si\u00e7 e kemi par\u00eb n\u00eb 1990 si\u00e7 po e shohim n\u00eb 2019.<br \/>\nNe duhet t\u00eb mb\u00ebshtetemi tek forca e grave: liria dhe konkurrenca jan\u00eb aleat\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur t\u00eb drejtat dhe aspiratat e grave. Grat\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb vuajn\u00eb t\u00eb parat nga dhuna, nga dhuna e shtetit, nga dhuna e shoq\u00ebris\u00eb\u201d, u shpreh ai.<br \/>\nBasha tha se Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e hapur dhe i mir\u00ebpret t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e saj. \u201cT\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan ndryshimin, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb ket\u00eb lloj politikb\u00ebrje n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas Bash\u00ebs, kurr\u00eb Partia Demokratike nuk do t\u00eb jet\u00eb streh\u00eb p\u00ebr kriminel\u00eb e trafikant\u00eb. \u201cNj\u00eb pushtet i ardhur me mb\u00ebshtetjen e krimit \u00ebsht\u00eb kriminal dhe gjithmon\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve. Situata q\u00eb po kalojm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht pasoj\u00eb e nj\u00eb pushteti t\u00eb siguruar nga krimi\u201d, theksoi kreu i PD.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha tha se PD nuk ofron mrekulli, por se njer\u00ebzit e zhg\u00ebnjyer jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe, nd\u00ebrsa theksoi se politikan\u00ebt hajdut\u00eb e arrogant\u00eb duhen \u00e7uar para drejt\u00ebsis\u00eb. \u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ironike zhg\u00ebnjimi i shum\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe: sepse shqiptar\u00ebt nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62674,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-63184","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63184","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63184"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63184\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}