{"id":63731,"date":"2019-01-21T13:19:56","date_gmt":"2019-01-21T12:19:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=63731"},"modified":"2019-01-21T13:21:06","modified_gmt":"2019-01-21T12:21:06","slug":"deputetja-jep-alarmin-skandaloze-edi-rama-kercenon-pedagoget-me-stil-enverist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/deputetja-jep-alarmin-skandaloze-edi-rama-kercenon-pedagoget-me-stil-enverist\/","title":{"rendered":"Deputetja jep alarmin: Skandaloze, Edi Rama k\u00ebrc\u00ebnon pedagog\u00ebt me stil enverist"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb akuz\u00eb e r\u00ebnd\u00eb vjen nga deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Valentina Duka e cila shprehet se kryeministri Rama po k\u00ebrc\u00ebnon pedagog\u00ebt me nj\u00eb arroganc\u00eb dhe stil enverist.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, Duka akuzon kryeministrin Rama se \u201cka filluar nj\u00eb fushat\u00eb manipulimesh dhe k\u00ebrc\u00ebnimesh ndaj student\u00ebve dhe stafeve universitare, e shoq\u00ebruar kjo me nj\u00eb prirje arrogante p\u00ebr t\u00eb denigruar e diskredituar pedagog\u00ebt e universiteteve tona duke u p\u00ebrpjekur m\u00eb kot q\u00eb fajtori p\u00ebr gjendjen e mjeruar t\u00eb arsimit shqiptar t\u00eb k\u00ebrkohet tek ata dhe jo te qeveria e \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n<h4>Postimi i plot\u00eb:<\/h4>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pedagog\u00ebve t\u00eb Fakultetit Histori-Filologji<\/p>\n<p>Skandaloze! E paimagjinueshme p\u00ebr nj\u00eb vend demokratik! Edi Rama k\u00ebrc\u00ebnon me gjuh\u00eb arrogante e me stil enverist pedagog\u00ebt e universiteteve shqiptare! Skena t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve i ngjajn\u00eb nj\u00eb salle t\u00eb madhe gjyqi ku i akuzuari nuk \u00ebsht\u00eb kryeministri q\u00eb po shkat\u00ebrron Shqip\u00ebrin\u00eb, por profesorati i universiteteve! \u201cFaji\u201d i k\u00ebtyre t\u00eb fundit? Nuk po \u201cb\u00ebjn\u00eb zap\u201d student\u00ebt n\u00eb auditore, p\u00ebr t\u00eb mos i lejuar ata t\u00eb protestojn\u00eb para kryeministrit!<\/p>\n<p>Rama dhe kabineti i tij qeveritar duhet t\u00eb braktisin menj\u00ebher\u00eb demagogjin\u00eb e mashtrimet dhe te plot\u00ebsojn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb k\u00ebrkesat e student\u00ebve. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebrkesat e student\u00ebve, qeveria ka filluar nj\u00eb fushat\u00eb manipulimesh dhe k\u00ebrc\u00ebnimesh ndaj student\u00ebve dhe stafeve universitare, e shoq\u00ebruar kjo me nj\u00eb prirje arrogante p\u00ebr t\u00eb denigruar e diskredituar pedagog\u00ebt e universiteteve tona duke u p\u00ebrpjekur m\u00eb kot q\u00eb fajtori p\u00ebr gjendjen e mjeruar t\u00eb arsimit shqiptar t\u00eb k\u00ebrkohet tek ata dhe jo te qeveria e \u201cRilindjes\u201d. Me keqardhje t\u00eb thell\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se raporte t\u00eb tilla t\u00eb k\u00ebqia e problematike t\u00eb nj\u00eb qeverie me universitetin, nuk jan\u00eb shfaqur n\u00eb Shqip\u00ebri as n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb komunizmit. Kjo gj\u00eb nuk i sh\u00ebrben reformimit t\u00eb universiteteve tona, t\u00eb cilat me gjith\u00eb mang\u00ebsit\u00eb e dob\u00ebsit\u00eb e tyre, kan\u00eb nj\u00eb merit\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr edukimin e rinis\u00eb son\u00eb universitare. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se universitetet tona nuk jan\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb as n\u00eb nivelin e Harvardit dhe as n\u00eb nivelin e Oksfordit, por duhet t\u00eb mbajm\u00eb parasysh se edhe Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb as Amerik\u00eb dhe as Angli.<br \/>\nAsnj\u00eb alibi nuk e shp\u00ebton sot nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ka qeveria Rama p\u00ebr problematik\u00ebn e mpreht\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ballafaqohet arsimi i lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse ajo vijon me kok\u00ebfort\u00ebsi politikat degraduese ndaj k\u00ebtij sektori jetik p\u00ebr vendin, sistemi i arsimit ton\u00eb t\u00eb lart\u00eb mund t\u00eb destabilizohet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Student\u00eb dhe pedagog\u00eb mund bashkarisht t\u00eb marrin valixhet dhe t\u00eb largohen nga vendi \u00e7ka do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb katasrtof\u00eb m\u00eb e madhe e kanabizimi i Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vend t\u00eb talljes me student\u00ebt dhe me stafet akademike t\u00eb universiteteve, n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u2019i degraduar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, merrni mbi vete p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e duhura p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat e student\u00ebve q\u00eb k\u00ebta t\u2019i rrikthehen auditoreve, b\u00ebjuani dinjitoze pagat pedagog\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb varur nga shitja shpesh e librave, p\u00ebrpiloni vkm q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb sh\u00ebndoshjes s\u00eb situat\u00ebs dhe jo shkat\u00ebrrimit t\u00eb institucioneve, mos e ktheni Akademin\u00eb e Shkencave n\u00eb nj\u00eb institucionin e policis\u00eb s\u00eb plagjiatur\u00ebs, sepse universitetet mund dhe duhet t\u00eb ngren\u00eb vet\u00eb mekanizmat e tyre kund\u00ebr plagjiatur\u00ebs n\u00ebqoft\u00ebse mb\u00ebshteten financiarisht nga qeveria, mos nd\u00ebrtoni grupe pune p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar librat me t\u00eb cilat do t\u00eb punohet n\u00eb universitete sepse kjo nuk ka ndodhur as n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb diktatur\u00ebs, literatura \u00ebsht\u00eb eskluzivitet i departamenteve t\u00eb universiteteve, por ju duhet t\u00eb jepni fonde p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. P\u00ebrmir\u00ebsoni infrastruktur\u00ebn universitare dhe fjetoret e student\u00ebve, mendoni m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr bibliotekat dhe p\u00ebr kampuset universitare si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb qeverit\u00eb e vendeve t\u00eb tjera. K\u00ebto realizohen vet\u00ebm duke rritur buxhetimin p\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb publik.<\/p>\n<p>Arsimi publik, sidomos n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb varf\u00ebr si Shqip\u00ebria, ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrcaktuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe sip\u00ebrmarrje e detyrueshme e vet\u00eb shtetit, prandaj ky i fundit duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb krijuar kushtet e duhura ligjore, materiale dhe financiare p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij sektori.<br \/>\nNd\u00ebrsa duket se ndaj k\u00ebtij sektori ju ushqeni q\u00ebllime t\u00eb mbrapshta t\u00eb cilat po dalin n\u00eb pah nga dita n\u00eb dit\u00eb. Duke u mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb frym\u00ebn dhe nenet e ligjit aktual t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb, ju krijuat nj\u00eb kund\u00ebrv\u00ebnie t\u00eb universiteteve publike me familjet e shqiptar\u00ebve p\u00ebr tarifat e shkollimit, n\u00eb vend q\u00eb ju t\u00eb realizoni detyrat tuaja qeveris\u00ebse duke projektuar politika sociale n\u00eb raport me k\u00ebto tarifa. I keni t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb financiare q\u00eb sistemin trevjecar (nivelin Bachelor) t\u00eb mos e tarifoni p\u00ebr shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e duan shkollimin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebe tyre t\u00eb mos privonen nga universiteti p\u00ebr shkak t\u00eb varf\u00ebrimit gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb tyre.<br \/>\nU premtuat senator\u00ebve n\u00eb takimin e vitit t\u00eb kaluar se ju dhe qeveria juaj ishte e gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunonte me universitetet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ekspertizash dhe projektesh, por nuk b\u00ebt\u00eb asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Apo k\u00ebto premtime vijn\u00eb sa her\u00eb q\u00eb student\u00ebt dhe stafet akademike ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr probleme q\u00eb i shqet\u00ebsojn\u00eb?<br \/>\nZgjidhja fillon vet\u00ebm me plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb student\u00ebve, me pranimin nga ana juaj i d\u00ebshtimit t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb Arsimit t\u00eb Lart\u00eb dhe fillimi seriozisht i p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb kushteve infrastrukturore dhe akademike t\u00eb universiteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb akuz\u00eb e r\u00ebnd\u00eb vjen nga deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Valentina Duka e cila shprehet se kryeministri Rama po k\u00ebrc\u00ebnon pedagog\u00ebt me nj\u00eb arroganc\u00eb dhe stil enverist. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, Duka akuzon kryeministrin Rama se \u201cka filluar nj\u00eb fushat\u00eb manipulimesh dhe k\u00ebrc\u00ebnimesh ndaj student\u00ebve dhe stafeve universitare, e shoq\u00ebruar kjo me nj\u00eb prirje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63733,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-63731","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63731","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63731"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63731\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}