{"id":64757,"date":"2019-01-24T19:32:05","date_gmt":"2019-01-24T18:32:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=64757"},"modified":"2019-01-24T19:32:05","modified_gmt":"2019-01-24T18:32:05","slug":"14-truke-kompjuteri-qe-kursejne-kohe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/14-truke-kompjuteri-qe-kursejne-kohe\/","title":{"rendered":"14 Truke Kompjuteri q\u00eb Kursejn\u00eb Koh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ctrl + T hap nj\u00eb sked\u00eb t\u00eb re<\/strong><\/p>\n<p>Kur punoni shum\u00eb n\u00eb kompjuterin tuaj dhe shfletuesi juaj i internetit \u00ebsht\u00eb numri nj\u00eb p\u00ebr ju, hapja e skedave t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim q\u00eb ju b\u00ebni her\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta gjat\u00eb dit\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb ta b\u00ebni manualisht me mouse, thjesht shtypni \u201cctrl\u201d dhe shkronj\u00ebn T dhe nj\u00eb sked\u00eb e re do t\u00eb hapet.<\/p>\n<p>N\u00ebse po p\u00ebrdorni nj\u00eb MacBook, do t\u00eb shtypni \u201ccommand\u201d n\u00eb vend t\u00eb \u201cctrl.\u201d<\/p>\n<p><strong>Pyetni Google p\u00ebr ndonj\u00eb problem me t\u00eb cilin po ballafaqoheni para se t\u00eb shkoni te nj\u00eb ekspert i PC-s\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e problemeve t\u00eb IT jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb thjeshta q\u00eb mund t\u00eb zgjidhen leht\u00ebsisht duke ndjekur disa hapa. Megjithat\u00eb, shumica e njer\u00ebzve tremben kur ndodh ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk shkon dhe drejtohen p\u00ebr tek eksperti m\u00eb i af\u00ebrt i PC-s\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm mos harroni ta merrni me qet\u00ebsi.\u00a0Ju mund ta shkruani problemin tuaj n\u00eb shiritin e k\u00ebrkimit t\u00eb Google dhe t\u00eb lexoni at\u00eb q\u00eb Microsoft ose forumet e ndryshme t\u00eb teknologjis\u00eb duhet t\u2019ju tregojn\u00eb. Ju ndoshta do t\u00eb gjeni zgjidhjen atje dhe nuk do t\u00eb duhet t\u00eb shpenzoni para p\u00ebr nj\u00eb ekspert.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr k\u00ebmbimin valutor\u00a0, p\u00ebrdorni shiritin e k\u00ebrkimit t\u00eb Google n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb makine llogarit\u00ebse.<\/strong><\/p>\n<p>Kush ka nevoj\u00eb p\u00ebr makin\u00eb llogarit\u00ebse kur ke di\u00e7ka t\u00eb \u00e7muar si Google? N\u00ebse jeni duke udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit dhe keni nevoj\u00eb t\u00eb shihni se sa para do t\u00eb merrni n\u00eb shk\u00ebmbim, thjesht mund t\u00eb shkruani shum\u00ebn e parave dhe monedhave t\u00eb vendit ku po udh\u00ebtoni.<\/p>\n<p>Thjesht\u00eb \u201c100 dollar\u00eb n\u00eb euro\u201d do t\u00eb jet\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se sa do t\u00eb fitoni ose humbni nga shk\u00ebmbimi.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb bateri laptopi karikohet m\u00eb shpejt kur aktivizoni modalitetin e aeroplanit.<\/strong><\/p>\n<p>Kur kompjuteri juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb modalitetin e aeroplanit do t\u00eb thot\u00eb se shum\u00eb ve\u00e7ori, si Wi-Fi dhe Bluetooth, jan\u00eb t\u00eb \u00e7aktivizuara. Kjo heq pak presion nga bateria dhe lejon karikimin e saj m\u00eb shpejt se sa n\u00ebse funksionon normalisht.<\/p>\n<p>Prisni t\u00eb shihni laptopin tuaj t\u00eb karikuar plot\u00ebsisht 10-15 minuta m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><strong>Shkarkoni automatikisht \u00e7do imazh t\u00eb Google duke shtypur Alt dhe duke klikuar mbi t\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Shumica e njer\u00ebzve klikojn\u00eb me t\u00eb djatht\u00ebn n\u00eb imazhe dhe zgjedhin opsionin \u201csave\u201d, por ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkarkuar nj\u00eb foto n\u00eb kompjuterin tuaj.<\/p>\n<p>Ju thjesht mund t\u00eb shtyni \u201calt\u201d dhe pastaj klikoni mbi nj\u00eb imazh dhe do t\u00eb ruhet automatikisht n\u00eb kompjuterin tuaj n\u00eb dosjen tuaj t\u00eb shkarkimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb MacBook ju mund t\u00eb shtypni control dhe pastaj t\u00eb klikoni mbi imazhin, at\u00ebher\u00eb ju do t\u2019ju jepet nj\u00eb menu ku mund t\u00eb zgjidhni Copy Image.<\/p>\n<p><strong>Fshihni adres\u00ebn tuaj IP n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb askush t\u00eb mos shoh\u00eb at\u00eb q\u00eb po b\u00ebni.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ka m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme q\u00eb mund t\u00eb fshehin adres\u00ebn tuaj IP dhe ta b\u00ebni shfletimin tuaj t\u00eb paduksh\u00ebm. Para s\u00eb gjithash, ju duhet t\u00eb instaloni nj\u00eb VPN t\u00eb mir\u00eb n\u00eb shfletuesin tuaj t\u00eb internetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb vendndodhjen tuaj reale.<\/p>\n<p>Pastaj, ju mund t\u00eb shkarkoni PeerBlock, i cili gjithashtu fsheh adres\u00ebn tuaj dhe ju jep mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doni pa e ditur askush.<\/p>\n<p><strong>Shkarkoni \u201cf.lux\u201d p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ndri\u00e7imi i ekranit t\u00eb kompjuterit t\u2019i p\u00ebrshtatet automatikisht mjedisit p\u00ebrreth.<\/strong><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb prej jush q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kompjuter n\u00eb mjedise t\u00eb ndryshme dhe e din\u00eb se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb err\u00ebt me nj\u00eb ekran me shum\u00eb ndri\u00e7im.<\/p>\n<p>Shumica e kompjuterave e kan\u00eb modalitetin q\u00eb rregullon ndri\u00e7imin gjat\u00eb nat\u00ebs. Gjithashtu mund t\u00eb shkarkoni dhe instaloni f.lux, i cili automatikisht rregullon ndri\u00e7imin e ekranit bazuar n\u00eb \u00e7do mjedis q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb e mir\u00eb n\u00ebse modaliteti i ndryshimit t\u00eb nat\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm p\u00ebr ju.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb desktop i past\u00ebr do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb kompjuter m\u00eb i shpejt\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse keni probleme me shpejt\u00ebsin\u00eb e kompjuterit tuaj, mund t\u00eb jet\u00eb fakti q\u00eb desktopi juaj \u00ebsht\u00eb plot me ikona. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb keni nj\u00eb dosje p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb desktop, mund t\u00eb krijoni nj\u00eb dosje dhe t\u00eb organizoni gjith\u00e7ka aty.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vendosni t\u00eb gjitha aplikacionet tuaja n\u00eb shiritin e detyr\u00ebs dhe sektopi do t\u00eb mbetet pothuajse bosh. Ky veprim do t\u00eb maksimizoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e kompjuterit tuaj.<\/p>\n<p><strong>Gjeni se kush po vjedh Wi-Fi-n tuaj.<\/strong><\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb e bezdisshme kur lidhja juaj \u00ebsht\u00eb e ngadalt\u00eb sepse dikush tjet\u00ebr po p\u00ebrfiton nga Wi-Fi juaj? N\u00ebse nuk d\u00ebshironi vet\u00ebm t\u00eb ndryshoni fjal\u00ebkalimin tuaj, por edhe t\u00eb gjeni se kush \u00ebsht\u00eb hajduti (ose hajdut\u00ebt), at\u00ebher\u00eb mund ta shkarkoni\u00a0<strong>Who Is on My Wi-Fi\u00a0<\/strong>dhe mbase t\u00eb p\u00ebrballeni me to.<\/p>\n<p>Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb turpshme sesa t\u2019i thuash dikujt q\u00eb e di se ata kan\u00eb vjedhur prej jush.<\/p>\n<p><strong>Ju mund t\u00eb rikuperoni skedar\u00ebt e fshir\u00eb edhe n\u00ebse e keni zbrazur koshin e riciklimit.<\/strong><\/p>\n<p>Zhdukja e skedar\u00ebve dhe pastaj zbrazja e koshit t\u00eb riciklimit mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb acaruese, pasi mund t\u00eb kuptoni m\u00eb pas se n\u00eb at\u00eb grumbull ka pasur nj\u00eb skedar q\u00eb ju nevojitet v\u00ebrtet.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkarkoni Recuva, i cili \u00ebsht\u00eb programi q\u00eb rimerr skedar\u00ebt e fshir\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ju vet\u00ebm zgjidhni at\u00eb lloj skedari q\u00eb k\u00ebrkoni dhe programi k\u00ebrkon gjith\u00e7ka p\u00ebr ju. N\u00ebse ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb q\u00eb kur keni fshir\u00eb nj\u00eb skedar, \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb programi t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb gjendje ta gjej\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse v\u00ebreni k\u00ebto shenja, kompjuteri juaj \u00ebsht\u00eb hakuar.<\/strong><\/p>\n<p>Miliona njer\u00ebz hakohen \u00e7do dit\u00eb dhe ju mund t\u00eb jeni nj\u00eb prej tyre. Duke par\u00eb se antivirusi juaj \u00ebsht\u00eb i fikur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shenjat e para serioze. Gjithashtu, kur p\u00ebrpiqeni t\u00eb hyni n\u00eb kompjuterin tuaj dhe papritmas fjal\u00ebkalimi juaj nuk funksionon, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tregues serioz se di\u00e7ka nuk shkon.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, nj\u00eb shenj\u00eb e sigurt\u00eb q\u00eb ju jeni hakuar \u00ebsht\u00eb n\u00ebse shihni kursorin tuaj t\u00eb l\u00ebviz\u00eb vete. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, d\u00ebrgojeni laptopin tuaj te nj\u00eb ekspert dhe p\u00ebrpiquni ta zgjidhni \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p><strong>Windows + C ju mund\u00ebson t\u00eb filloni t\u00eb bisedoni me Cortana.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrdoruesit q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb laptop\u00eb Microsoft ose p\u00ebrdorin PC me versionin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Windows 10, Cortana \u00ebsht\u00eb personi dixhital q\u00eb mund t\u2019ju udh\u00ebheq\u00eb me \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ju nevojitet.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk dini si t\u00eb kryeni nj\u00eb veprim t\u00eb caktuar ose jeni t\u00eb m\u00ebrzitur nga p\u00ebrdorimi i mouse-it, mund t\u00eb shtypni \u201cwindows\u201d dhe shkronj\u00ebn C dhe t\u2019i k\u00ebrkoni Cortan\u00ebs \u00e7do gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshironi.<\/p>\n<p>Ajo do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb pyetje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju drejtoj\u00eb tek veprimi q\u00eb ju nevojitet t\u00eb kryeni N\u00ebse jeni duke p\u00ebrdorur nj\u00eb MacBook, do t\u00eb duhet t\u00eb shtypni \u201ccommand\u201d dhe pastaj tastin e hap\u00ebsir\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb filloni t\u00eb bisedoni me Siri.<\/p>\n<p><strong>Ctrl + Q mbyll shfletuesin tuaj t\u00eb internetit.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb e shpejt\u00eb dhe jasht\u00ebzakonisht e dobishme\u00a0\u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ju nxjerr nga shfletuesi juaj i internetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shtypni \u201cctrl\u201d dhe pastaj shkronj\u00ebn Q. Edhe nj\u00eb her\u00eb, n\u00ebse p\u00ebrdorni MacBook ju duhet t\u00eb shtypni \u201ccommand\u201d n\u00eb vend t\u00eb butonit \u201cctrl\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjith\u00e7ka ndodh pak m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><strong>Ctrl + I e kthen stilin e tekstit n\u00eb germa kursive.<\/strong><\/p>\n<p>Kur kombinon tastin \u201cctrl\u201d dhe shkronj\u00ebn I ka gj\u00ebra t\u00eb ndryshme q\u00eb mund t\u00eb ndodhin n\u00eb nj\u00eb total prej 147 programesh t\u00eb ndryshme. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrdorimi m\u00eb i zakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb q\u00eb teksti t\u00eb kthehet n\u00eb Word dhe n\u00eb programe t\u00eb tjera t\u00eb redaktimit t\u00eb tekstit nga stili normal n\u00eb italik.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni\u00a0\u00ebsht\u00eb t\u00eb theksoni fjal\u00ebn ose fjal\u00ebt q\u00eb d\u00ebshironi dhe shtypni 2 tastet. P\u00ebr p\u00ebrdoruesit e Mac, duhet t\u00eb shtypni tastin e komand\u00ebs dhe pastaj shkronj\u00ebn I p\u00ebr t\u00eb kryer t\u00eb nj\u00ebjtin veprim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ctrl + T hap nj\u00eb sked\u00eb t\u00eb re Kur punoni shum\u00eb n\u00eb kompjuterin tuaj dhe shfletuesi juaj i internetit \u00ebsht\u00eb numri nj\u00eb p\u00ebr ju, hapja e skedave t\u00eb reja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim q\u00eb ju b\u00ebni her\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta gjat\u00eb dit\u00ebs. N\u00eb vend q\u00eb ta b\u00ebni manualisht me mouse, thjesht shtypni \u201cctrl\u201d dhe shkronj\u00ebn T dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,205],"tags":[],"class_list":{"0":"post-64757","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-teknologji"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64757","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64757"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64757\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64757"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64757"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64757"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}