{"id":64803,"date":"2019-01-25T11:16:16","date_gmt":"2019-01-25T10:16:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=64803"},"modified":"2019-01-25T11:16:16","modified_gmt":"2019-01-25T10:16:16","slug":"ardi-veliu-ne-itali-shtojme-hetimet-e-perbashketa-sekuestrim-aseteve-kriminale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ardi-veliu-ne-itali-shtojme-hetimet-e-perbashketa-sekuestrim-aseteve-kriminale\/","title":{"rendered":"Ardi Veliu n\u00eb Itali: Shtojm\u00eb hetimet e p\u00ebrbashk\u00ebta, sekuestrim aseteve kriminale"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Ardi Veliu zhvilloi nj\u00eb vizit\u00eb dy ditore n\u00eb policin\u00eb italiane, ku zhvilloi takime me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit fqinj.<\/p>\n<p>Drejtori i Siguris\u00eb Publike, nj\u00ebkoh\u00ebsisht shefi i policis\u00eb italiane prefekti Franco Gabrielli, i shprehu Veliut mb\u00ebshtetjen dhe vler\u00ebsimin p\u00ebr pun\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e Policis\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin dhe paligjshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Gabrielli vler\u00ebsoi rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, ve\u00e7an\u00ebrisht arritjet n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, ku theksoi se rezultatet e arritura n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kultivimit gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit tregojn\u00eb q\u00eb policia shqiptare ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ofroi mb\u00ebshtetje t\u00eb pakursyer n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet p\u00ebr Policin\u00eb Shqiptare. Veliu, nga ana e tij e falenderoi Gabriellin p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vler\u00ebsimin, si dhe e siguroi se Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb e fokusuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe terrorizmit, policimit n\u00eb komunitet dhe forcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me partner\u00ebt.<\/p>\n<p>Veliu gjithashtu, zhvilloi nj\u00eb takim n\u00eb drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Kriminale me Prefektin Nicolino D\u2019Angelo, z\u00ebvend\u00ebsshefi i policis\u00eb italiane dhe Drejtor Qendror i Policis\u00eb Kriminale.<\/p>\n<p>N\u00eb fokus t\u00eb diskutimeve mesVeliu dhe D\u2019Angelo, ishte mbi t\u00eb gjitha forcimi i bashk\u00ebpunimit sidomos mes dy policive kriminale t\u00eb dy vendeve, me q\u00ebllim shk\u00ebmbimin e informacionit n\u00eb koh\u00eb reale, bashk\u00ebpunimin dhe bashk\u00ebrendimin n\u00eb realizimin e operacioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe terrorizmit.<\/p>\n<p>Veliu fal\u00ebnderoi D\u2019Angelo p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e dh\u00ebn\u00eb policis\u00eb shqiptare dhe shprehu edhe nj\u00eb her\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e Policis\u00eb Shqiptare n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb fenomeneve t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb dhe kriminalitetit.<\/p>\n<p>Po gjat\u00eb vizit\u00ebs, Veliu zhvilloi nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Sh\u00ebrbimin e Bashk\u00ebpunimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Drejtorin\u00eb Qendrore t\u00eb Policis\u00eb Kriminale, ku u takua m\u00eb kreun m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Sh\u00ebrbimi Gjeneral Giuseppe Spina, i cili e shoq\u00ebroi personalisht Delegacionin e Policis\u00eb Shqiptare n\u00eb ambientet e Zyr\u00ebs ENFAST.<\/p>\n<p>Aty pan\u00eb nga af\u00ebr se si jan\u00eb strukturat dhe si funksionin Zyra ENFAST dhe nj\u00ebsia FAST, pasi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb iniciativ\u00ebs s\u00eb Projektit Ipa 2017, po mb\u00ebshtet mund\u00ebsin\u00eb e krijimit edhe n\u00eb Policin\u00eb Shqiptar\u00eb t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie t\u00eb till\u00eb analoge. Gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb ambientet e k\u00ebsaj Drejtorie, Delegacioni Shqiptar pati mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shikoj\u00eb nga af\u00ebr edhe ambientet e sall\u00ebs operative nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe funksionimin e saj. Nj\u00eb takim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Veliu pati dhe me Prefektin Antonio Rizzi, takim i cili u zhvillua n\u00eb Drejtorin\u00eb Qendrore t\u00eb Antikrimit.<\/p>\n<p>Rizzi shprehu vler\u00ebsimet e tij lidhur me arritjet e deritanishme dhe theksoi se pas takimit t\u00eb fundit q\u00eb u zhvillua mes tyre disa muaj n\u00eb Tiran\u00eb, forcimi i bashk\u00ebpunimit mes dy strukturave tona, duket dhe nga rezultatet e k\u00ebnaqshme q\u00eb kemi arritur s\u00eb bashku muajt e fundit. Gjat\u00eb k\u00ebtij takimi, u bisedua p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete me q\u00ebllim identifikimin dhe krijimin e linjave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb hetimeve p\u00ebr kapjen e personave t\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb i fshihen drejt\u00ebsis\u00eb, njohjen e teknologjive dhe procedurave lidhur me hetimet shkencore.<\/p>\n<p>U diskutua p\u00ebr krijimin e strategjive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00ebri \u2013 tjetrin si dy partner\u00eb strategjik\u00eb, dhe zhvillimin e politikave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar transnacional, intensifikimin e hetimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me q\u00ebllim rritjen e efikasitetit t\u00eb hetimeve, por edhe t\u00eb sekuestrimit t\u00eb aseteve kriminale, si dhe nj\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb u vu n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb skuadrave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta policore, me q\u00ebllim ndjekjen e hetimeve n\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb konsoliduar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u vendos\u00ebn edhe objektiva konkrete, t\u00eb cilat do ndiqen hap pas hapi dhe do t\u00eb analizohen n\u00eb takime periodike mes Drejtuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dy Policive. N\u00eb fund, Rizzi e shoq\u00ebroi personalisht Veliu p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb ambientet e Policis\u00eb Shkencore, ku u pan\u00eb nga af\u00ebr se si funksiononte ky sektor dhe u b\u00eb nj\u00eb demonstrim i arritjeve shkencore dhe futjes s\u00eb teknologjive t\u00eb reja nga policia italiane n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Veliu mori mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb Drejtuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb italian\u00eb p\u00ebr Policin\u00eb Shqiptare, si n\u00eb mb\u00ebshtetjen logjistike ashtu edhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen me trajnime t\u00eb strukturave t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, si Policin\u00eb Shkencore dhe Drejtorin\u00eb e forc\u00ebs s\u00eb L\u00ebvizshme Operacionale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Ardi Veliu zhvilloi nj\u00eb vizit\u00eb dy ditore n\u00eb policin\u00eb italiane, ku zhvilloi takime me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit fqinj. Drejtori i Siguris\u00eb Publike, nj\u00ebkoh\u00ebsisht shefi i policis\u00eb italiane prefekti Franco Gabrielli, i shprehu Veliut mb\u00ebshtetjen dhe vler\u00ebsimin p\u00ebr pun\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e Policis\u00eb shqiptare p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":64805,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-64803","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64803"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64803\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64805"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}