{"id":64851,"date":"2019-01-25T12:22:06","date_gmt":"2019-01-25T11:22:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=64851"},"modified":"2019-01-25T12:22:06","modified_gmt":"2019-01-25T11:22:06","slug":"vetingu-anetari-i-gjykates-se-larte-qe-ka-jetuar-me-170-leke-ne-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vetingu-anetari-i-gjykates-se-larte-qe-ka-jetuar-me-170-leke-ne-dite\/","title":{"rendered":"Vetingu \/ An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb ka jetuar me 170 lek\u00eb n\u00eb dit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamaj, p\u00ebr t\u00eb justifikuar parat\u00eb e kursyera, pretendon se ka jetuar me 5 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj ose 170 lek\u00eb n\u00eb dit\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore 1992 deri n\u00eb vitin 2000. Ky standard jetese \u00ebsht\u00eb pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi baz\u00eb i Vetingut, n\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit Edmond Islamaj.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare, KPK thekson se shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2000 t\u00eb Edmond Islamajt jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 480 000 lek\u00eb, mesatarisht 5 000 lek\u00eb n\u00eb muaj. \u201cNga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2000, rezulton se: Subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar apartament banimi, me sip\u00ebrfaqe 81.54 m\u00b2, p\u00ebrfituar nga privatizimi i ish-banesave shtet\u00ebrore n\u00eb vitin 1993, ndodhur n\u00eb Durr\u00ebs. Shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 1992- 2000 jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 480,000 lek\u00eb (P\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2000 \u00ebsht\u00eb marr\u00eb si mesatare shuma prej 5,000 lek\u00ebsh\/muaj shpenzime jetese p\u00ebr subjektin). T\u00eb ardhurat e subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn 1992-2000, referuar dokumentacionit t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion n\u00eb total, jan\u00eb 1,822,161 lek\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto para, sipas KPK, gjyqtari ka \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vitin 2000 me vler\u00eb 5191 euro, u jan\u00eb llogaritur shpenzime jetese 480 000 lek\u00eb, nd\u00ebrsa diferenca e mbetur p\u00ebr shpenzime t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb 653 880 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, n\u00eb vendim thuhet se \u201ctrupa gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, pasi u njoh me rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes, bazuar n\u00eb provat e administruara, raportin dhe rekomandimet e relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, d\u00ebgjoi subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore publike, si dhe mori n\u00eb shqyrtim t\u00eb gjitha pretendimet dhe provat e parashtruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit, konstaton se subjekti ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs, si dhe nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale\u201d.<\/p>\n<p><strong>Komisioneri Publik kund\u00ebr KPK<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi t\u00eb konfirmonte n\u00eb detyr\u00eb an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamajn. Nd\u00ebrkaq, Komisioneri Publik, n\u00eb 11 korrik t\u00eb 2018, i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit ndryshimin e vendimit t\u00eb KPK dhe nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb thelluar p\u00ebr pasurin\u00eb e gjyqtarit. Arsyeja e ankimit nuk ishte llogaritja e kostos s\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb gjyqtarit p\u00ebr vitit 2000, por disa pasuri t\u00eb gjyqtarit, t\u00eb cilat sipas Komisionerit Publik nuk justifikohen apo q\u00eb nuk jan\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik thekson se gjyqtari ka bler\u00eb 1 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb kullot\u00eb p\u00ebr 137.000 lek\u00eb, me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se vlera e tregut. \u201cShit\u00ebsi, p\u00ebrpara tjet\u00ebrsimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb te subjekti, nga sh\u00ebnimet e dokumenteve hipotekore, rezulton se e regjistron p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb pron\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb dat\u00eb ***.2.2015 dhe n\u00eb dat\u00eb ***.3.2015 ia shet subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb ankimim. Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit ka nisur nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar p\u00ebr gjyqtarin pas ankimimit nga ana e Komisionerit. Seanca e radh\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe ndoshta e fundit \u00ebsht\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 29 janar.<\/p>\n<p><strong>Tre pasuri t\u00eb bashk\u00ebjetueses t\u00eb padeklaruara<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik thekson gjithashtu se gjyqtari Edmond Islamajn nuk ka deklaruar m\u00eb par\u00eb, por vet\u00ebm n\u00eb deklarat\u00eb e pasuris\u00eb p\u00ebr Vetingut, tre pasuri t\u00eb bashk\u00ebjetueses, t\u00eb cilat i disponon q\u00eb nga vitit 2001. \u201cMegjith\u00ebse n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj\u2026., prej vitesh (v. 2005 deklarimi i par\u00eb) kryen deklarimin e pasurive dhe interesave privat\u00eb, pron\u00ebsia e saj mbi k\u00ebto pasuri t\u00eb paluajtshme, q\u00eb referohet se \u00ebsht\u00eb fituar q\u00eb n\u00eb vitin 2001, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar asnj\u00ebher\u00eb dhe deklarohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d n\u00eb vitin 2017. Konkretisht, znj\u2026deklaron: \u201cApartament\u201d, me sip\u00ebrfaqe 141.13 m2; \u201cNj\u00ebsi\u201d\/ambient tregtar, me sip\u00ebrfaqe 55 m2; \u201cGarazh\u201d, me sip\u00ebrfaqe 16 m2\u201d, pretendon Komisioneri Publik.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Makina 20 mij\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik ngre dyshime edhe mbi burimin e parave p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine 20 mij\u00eb euro nga gjyqtari, i cili pretendon se 60 % e shum\u00ebs \u00ebsht\u00eb paguar nga babai i tij, i cili nuk jeton m\u00eb. \u201cN\u00eb vitin 2014, kat\u00ebr vite pas blerjes, subjekti i rivler\u00ebsimit, duke n\u00ebnshkruar dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atit t\u00eb tij, i shet automjetin p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb prej 20.000 euro. Bazuar n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e kontrat\u00ebs, noteri e ka konsideruar t\u00eb atin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit si t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga ky i fundit, por nga aktet e administruara nuk rezulton asnj\u00eb prokur\u00eb q\u00eb t\u00eb legjitimoj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim\u201d, arsyeton Komisioneri Publik.<\/p>\n<p><strong>Pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e mitur t\u00eb gjyqtarit kan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme nd\u00ebrtes\u00eb dhe truall, t\u00eb dyja me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sip\u00ebrfaqe prej 106.7 m2, dhurat\u00eb nga gjysh\u00ebrit. Sipas Komisionerit Publik \u201cnga p\u00ebrmbajtja e dokumentacionit bankar, p\u00ebrshkrimet e mandatpagesave, rezulton se (babai i bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit) dhe (babai i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit) rezulton se kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie huamarrje mes tyre, ku ky i fundit i ka marr\u00eb hua shum\u00ebn 3.000.000 lek\u00eb z\u2026, p\u00ebr blerjen e pasuris\u00eb, e cila m\u00eb pas iu dhurua f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Komisioni, ka pyetur z\u2026, si person i lidhur q\u00eb ka dijeni. Nga procesverbali i dat\u00ebs\u2026. mohon t\u2019i ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb borxh shum\u00ebn 3.000.000 lek\u00eb z\u2026., duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb banka q\u00eb ka gabuar, duke pohuar \u2026\u201dne s\u2019kemi pasur fare lek\u00eb\u201d\u201c.<\/p>\n<p><strong>Nuk justifikojn\u00eb kursimet<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik pretendon se p\u00ebr vitet 2005, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 na rezulton se gjyqtari dhe bashk\u00ebjetuesja nuk justifikojn\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme kursimet e deklaruara n\u00eb deklaratat vjetore t\u00eb interesave privat\u00eb. \u201cN\u00eb total kjo vler\u00eb e diferenc\u00ebs s\u00eb pambuluar t\u00eb kursimeve cash shkon n\u00eb vler\u00ebn minus 4.466.990 lek\u00eb. Nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb konstatuar dhe hetuar nga Komisioni pamund\u00ebsia financiare e subjektit p\u00ebr t\u00eb mbuluar kursimet e deklaruara p\u00ebr vitet si m\u00eb sip\u00ebr me burime t\u00eb ligjshme n\u00eb kuptim t\u00eb nenit D, pika 3, i aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, apo dhe sakt\u00ebsia e deklarimit p\u00ebr vitet t\u00eb cilat rezultojn\u00eb me diferenc\u00eb negative n\u00eb mbulimin e kursimeve me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 32\/5, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016\u201d, arsyeton Komisioneri.<\/p>\n<p><strong>Gjyqtari duhet t\u00eb justifikoj\u00eb udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamaj duhet t\u00eb justifikoj\u00eb para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit edhe burimin e shpenzimeve p\u00ebr udh\u00ebzime jasht\u00eb vendit p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2008, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebr rrezikon shkarkimin nga detyra. N\u00eb seanc\u00ebn e fundit gjyq\u00ebsore t\u00eb zhvilluar n\u00eb 22 janar, Kolegji Apelimit u dor\u00ebzoi Edmond Islamajt dhe Komisionerit Publik nj\u00eb kopje e t\u00eb dh\u00ebnave nga sistemi TIMS p\u00ebr hyrje-daljet nga territori i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Edmond Islamajn dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar 2004 deri n\u00eb 1 janar 2008, t\u00eb dh\u00ebna k\u00ebto q\u00eb autoritetet shtet\u00ebrore i vun\u00eb n\u00eb dispozicion Kolegjit, shkruan \u2018shqiptarja.com\u2019. Trupi gjykues i k\u00ebrkoi subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb pasi t\u00eb njihet me dokumentacionin, t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se cilat udh\u00ebtime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs zyrtare dhe cilat p\u00ebr q\u00ebllime private. Islamaj k\u00ebrkoi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndarjen e udh\u00ebzimeve q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs me udh\u00ebtimet private. Kolegji i Apelimit i ka l\u00ebn\u00eb koh\u00eb gjyqtarit deri n\u00eb dat\u00ebn 29 janar, kur do t\u00eb zhvillohet edhe seanca e radh\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Edmond Islamaj, p\u00ebr t\u00eb justifikuar parat\u00eb e kursyera, pretendon se ka jetuar me 5 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj ose 170 lek\u00eb n\u00eb dit\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs kohore 1992 deri n\u00eb vitin 2000. Ky standard jetese \u00ebsht\u00eb pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi baz\u00eb i Vetingut, n\u00eb vendimin p\u00ebr konfirmimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":64853,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-64851","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64851","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=64851"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/64851\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=64851"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=64851"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=64851"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}