{"id":65214,"date":"2019-01-26T18:47:31","date_gmt":"2019-01-26T17:47:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=65214"},"modified":"2019-01-26T18:47:31","modified_gmt":"2019-01-26T17:47:31","slug":"gruaja-e-burrit-tim-nga-agim-xhafka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gruaja-e-burrit-tim-nga-agim-xhafka\/","title":{"rendered":"GRUAJA E BURRIT TIM&#8230; ( Nga Agim Xhafka)"},"content":{"rendered":"<p>Nuk di pse mbr\u00ebm\u00eb m\u2019u kujtua Niqka,Elpiniqi,q\u00eb ishte shoqe e gjyshes sime Fros\u00ebs dhe banonte dy dyer m\u00eb lart se ajo te sokaku para Bank\u00ebs. Shpesh t\u00eb dyja m\u00eb dukeshin si motra,tamam tamam si binjake. Ashtu t\u00eb imta,veshur me t\u00eb zeza,me shami n\u00eb kok\u00eb e nj\u00eb tuf\u00eb flok\u00ebsh u dukej mbrapa si bishti i nj\u00eb miu as t\u00eb madh,as t\u00eb vog\u00ebl.<br \/>\nGjyshja rrinte n\u00eb t\u00eb zeza edhe pa vdekur gjyshi. Nuk e di pse. Eliniqit mendoja se do i kishte nd\u00e9rruar jet\u00eb burri andaj. Por kur e pyeta m\u00eb tha:<br \/>\n-E kam burrin gjall\u00eb,xhan. E kam n\u00eb Amerik\u00eb.<br \/>\nNiqka kishte nj\u00eb djal\u00eb student,p\u00ebr inxhinieri. Gjith\u00eb vitin mbetej vet\u00ebm,por nuk e linte gjyshja. E ftonte cdo dit\u00eb dhe darkave,mbi mangallin me prush,nisnin e llafosnin. Kryesisht p\u00ebr burrat. Imja rr\u00ebfente se Jorgji i saj ishte pun\u00ebtor i madh,por i prap\u00eb. I b\u00e9rtiste gjyshes,si\u00e7 thosh ajo,koh\u00eb e pa koh\u00eb. Por zoti ia ndreqi qejfin. E goditi me hemoragji n\u00eb tru. E la gjall\u00eb,ama ia mori goj\u00ebn. Asnj\u00eb tingull nuk nxirrte dot. Derisa vdiq ai gjyshja e komandonte. U b\u00eb dhe grua,dhe burr\u00eb. Mburrej me k\u00ebto dy role,por Niqka ia priste shkurt.<br \/>\n-Kam nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb jam burr\u00eb dhe grua. Rrita vet\u00eb Llambin dhe po e b\u00ebj inxhinier.<br \/>\nNga ato muzgje dimri m\u00ebsova se Niqka kishte ndenjur ve\u00e7 tre muaj me burrin,Nesti e quanin. Pastaj kishin shkuar bashk\u00eb deri te L\u00ebndina e Lot\u00ebve e aty pasi u p\u00ebrqafuan uruan t\u00eb shiheshin sa m\u00eb par\u00eb. Iku Nesti drejt Selanikut e pastaj me avullore arriti n\u00eb Boston. K\u00ebmbenin letra dhe Nesti niste ca dollar\u00eb n\u00eb fillim e m\u00eb pas m\u00eb shum\u00eb. Pas ca muajsh d\u00e9rgoi plot dhurata se lindi Llambi. D\u00e9rgoi dhe foto te berberana e tij. I lumtur sa m\u00eb s\u2019ka. Koha ua g\u00e9rryente zemrat t\u00eb dyve. Ai b\u00ebhej gati t\u00eb vinte e diku i delte nj\u00eb pun\u00eb,diku nj\u00eb penges\u00eb deri sa u \u00e7lirua vendi dhe Amerika u quajt armike. Ca koh\u00eb as letra,as lek\u00eb. Nisi Niqka pun\u00eb te fabrika e konservimit. Me turne dhe me norm\u00eb. Por nuk lodhej se donte ta rriste sa m\u00eb mir\u00eb Llambin.<br \/>\nDeri sa nj\u00eb dit\u00eb i vjen me post\u00eb nj\u00eb telegram. \u201cJav\u00ebn q\u00eb vjen martohem,por mendjen e kam te ty dhe tek Llambi.\u201d I shkruante i shoqi. Gjith\u00eb farefisi u eg\u00ebrsua. Jepi dhe ti duart,i than\u00eb. Por Niqka nuk pranoi. E quajti normale. Sa t\u00eb bredh\u00eb me zuska m\u00eb mir\u00eb me grua n\u00eb sht\u00ebpi,ka dinjitet e nuk b\u00ebhet zarb\u00eb,si\u00e7 i thon\u00eb kor\u00e7ar\u00ebt njer\u00ebzve pa vlera. U mblodh brenda vetes dhe shtr\u00ebngoi m\u00eb shum\u00eb \u00e7unin. Vazhdoi pun\u00ebn,por Nesti nisi s\u00e9rish t\u00eb d\u00e9rgoj\u00eb letra e dollar\u00eb. Qeveria lejoi,por ua kthente n\u00eb lek\u00eb me nj\u00eb kurs kat\u00e9r her\u00eb m\u00eb posht\u00eb se vlera. Niqka e lexonte shpesh at\u00eb telegram,at\u00eb t\u00eb dasm\u00ebs. Dhe mendonte se si dukej dh\u00ebnd\u00ebr burri i saj. P\u00ebr \u00e7udi i dilte i pash\u00ebm dhe jo aq i qeshur. Eh,e ka mendjen tek ne andaj,e justifikonte.<br \/>\nPas ca vitesh iu afruan disa p\u00ebr martes\u00eb. I sikterisi me inat. Jam grua e martuar. As e ve ,as e divorcuar. Kur nj\u00eb dit\u00eb po binte porta e madhe u nis me p\u00ebrtes\u00eb. Kishte ndjesi se po i vinte ndonj\u00eb kandidat p\u00e9r burr\u00eb. Por qe postieri,telegram. \u201cU b\u00ebra me djal\u00eb. E quajta Xhorxh si emri Jorgji i babait.\u201d<br \/>\nU trazua n\u00eb at\u00eb \u00e7ast,por kur mendoi Llambin u g\u00ebzua. U b\u00eb me v\u00eblla,se gjithnj\u00eb i k\u00ebrkonte t\u00eb mos ishte vet\u00ebm. Ia tregoi se tashm\u00eb ai qe rritur. U g\u00ebzua dhe mendoi se do vinin ta takonin sa m\u00eb shpejt.<br \/>\nVitet q\u00eb erdh\u00ebn soll\u00ebn plot foto t\u00eb Xhorxhit dhe Niqka i vuri atje ku ishin t\u00eb vetat e t\u00eb Llambit. N\u00eb ca korniza t\u00eb vogla. N\u00eb mes kishte foton e madhe t\u00eb saj me Nestin dit\u00ebn e dasm\u00ebs. I shihte her\u00eb pas here dhe i thoshte gjyshes sime,m\u2019u mbush sht\u00ebpia. Kur djalin e \u00e7onte n\u00eb shkoll\u00eb fliste me Xhorxhin. E pyeste p\u00ebr t\u00eb atin dhe Amerik\u00ebn. Por edhe p\u00ebr maman\u00eb.<br \/>\n-Pse nuk i k\u00e9rkon Nestit nj\u00eb foto t\u00eb gruas s\u00eb tij?- e pyeti gjyshja.-Apo do jet\u00eb ndonj\u00eb e shpifur.<br \/>\n-Jo,nuk merr t\u00eb tilla Nesti. Ka shij\u00eb. Ja m\u00eb shikon mua!<br \/>\nPor n\u00eb nj\u00eb let\u00e9r ia k\u00e9rkoi nj\u00eb pamje t\u00eb nuses. Dhe pas dy muajsh mb\u00e9rriti. Qe nj\u00eb bardhoshe e gjat\u00eb,me flok\u00eb t\u00eb verdha,dh\u00ebmb\u00eb rruaza dhe shum\u00eb e qeshur. Kur ia tregoi gjyshes i shk\u00eblqenin syt\u00eb.<br \/>\n-Esht\u00eb burr\u00eb me dy rr Nesti. Nuk m\u00eb turp\u00e9ronte mua!<br \/>\nE vuri pran\u00eb fotove t\u00eb tjera dhe sht\u00ebpia iu duk m\u00eb e bukur.<br \/>\nM\u00eb pas Llambi iku n\u00eb universitet,Nesti d\u00e9rgonte para,por letra m\u00eb pak. Niqka fliste me fotot.<br \/>\nPasi m\u00eb vdiq gjyshja nuk kisha lajme mbi Niqk\u00ebn. Kur pas shum\u00eb vitesh kalova rast\u00ebsisht te ajo rrugic\u00eb m\u00ebsova se Niqka e kishte ndjekur shpej gjyshen time. Iu duk sikur i iku dhe shoqja n\u00eb kurbet. Por nuk duroi k\u00ebt\u00eb dhimbje se qysh nga mungesa e burrit gjyshen e pati p\u00ebr ndihm\u00eb e k\u00ebshilla. Llambi iku te i ati n\u00eb Amerik\u00eb dhe i rr\u00ebfen kujtdo respektin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij p\u00e9r gruan e burrit.<br \/>\nElpiniqi u martua me shkesi. Por i q\u00eblloi nga ato lidhje q\u00eb kthehen n\u00eb dashuri q\u00eb n\u00eb nat\u00ebn e par\u00eb. E jetoi tre muaj,si nj\u00eb kafe ekspres plot shije,por kafe t\u00eb shkurt\u00ebr. Dhe iu kushtua frutit t\u00eb dashuris\u00eb duke m\u00ebnjanuar m\u00ebrit\u00eb,inatet dhe ambiciet. Fali \u00e7do gj\u00eb t\u00eb falshme dhe p\u00e9rligji martes\u00ebn e burrit si nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndershme n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb \u00e7mendur. Nuk i iku jeta shpirt\u00ebrore e palumtur. Ishte plot me burrin larg ama thell\u00eb n\u00eb zem\u00e9r,me djalin pran\u00eb dhe me familjen e re t\u00eb burrit n\u00eb gji. Sakrifikoi aq sa i caktoi jeta. Dhe ajo nuk u grind p\u00ebr k\u00ebt\u00eb,e jetoi koh\u00ebn si\u00e7 erdhi. Niqk\u00eb,nuk t\u00eb harroj,o kurban i trazirave globale&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk di pse mbr\u00ebm\u00eb m\u2019u kujtua Niqka,Elpiniqi,q\u00eb ishte shoqe e gjyshes sime Fros\u00ebs dhe banonte dy dyer m\u00eb lart se ajo te sokaku para Bank\u00ebs. Shpesh t\u00eb dyja m\u00eb dukeshin si motra,tamam tamam si binjake. Ashtu t\u00eb imta,veshur me t\u00eb zeza,me shami n\u00eb kok\u00eb e nj\u00eb tuf\u00eb flok\u00ebsh u dukej mbrapa si bishti i nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":41498,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-65214","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65214","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65214"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65214\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41498"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}