{"id":65511,"date":"2019-01-28T12:14:22","date_gmt":"2019-01-28T11:14:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=65511"},"modified":"2019-01-28T12:14:22","modified_gmt":"2019-01-28T11:14:22","slug":"zbardhen-deshmite-esat-cani-pranon-krimin-motra-e-tij-tregon-si-nisi-lidhja-jashtemartesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zbardhen-deshmite-esat-cani-pranon-krimin-motra-e-tij-tregon-si-nisi-lidhja-jashtemartesore\/","title":{"rendered":"Zbardhen d\u00ebshmit\u00eb\/ Esat Cani pranon krimin, motra e tij tregon si nisi lidhja jasht\u00ebmartesore"},"content":{"rendered":"<p>Jan\u00eb zbardhur d\u00ebshmit\u00eb e reja p\u00ebr vrasjen n\u00eb Zallbastar, ku mbeti i vdekur Arben Gjeci. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dyt\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici, Elida Cani ka pranuar lidhjen e fsheht\u00eb me Arbenin dhe se vrasjen e tij e b\u00ebri Esat Cani. Mediat \u00a0kan\u00eb zbardhur d\u00ebshmin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Elida Canit, e cila tregon si nisi lidhja jasht\u00ebmartesore.<\/p>\n<p>Elida Cani:\u00a0Nuk e pranova q\u00eb kisha lidhje me Arben Gjecin n\u00eb fillim pasi isha e frik\u00ebsuar. Tani nuk kam \u00e7far\u00eb fsheh m\u00eb. Kam patur nj\u00eb lidhje t\u00eb fsheht\u00eb me Arbenin q\u00eb ka filluar disa muaj m\u00eb par\u00eb. Ai m\u00eb ngacmonte, fillimisht un\u00eb e refuzova, por m\u00eb pas nis\u00ebm t\u00eb komunikonim n\u00eb telefon derisa u lidh\u00ebm. Jemi takuar shpesh n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjehrrit. Ai aty vinte dhe m\u00eb pas ikte. E kishim l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019u takuar edhe dit\u00ebn e enjte. Fillimisht i thash\u00eb Arbenit e l\u00ebm\u00eb p\u00ebr dit\u00eb tjet\u00ebr, por ai tha \u2018jo, sot\u2019. Vjehrri dhe vjehrra ishin n\u00eb sht\u00ebpi, por dhoma q\u00eb kemi shtuar \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7uar. Aty e takova. Burri ishte n\u00eb lokal, kishte m\u00eb shum\u00eb 1 or\u00eb q\u00eb kishte dal\u00eb. At\u00eb dit\u00eb kisha frik\u00eb se mos m\u00eb vinte burri, por Arbeni m\u00eb tha q\u00eb e pa duke pir\u00eb n\u00eb lokal. Kryem marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale dhe kur po iknim, erdhi v\u00ebllai im Esati. Ai e q\u00eblloi Arbenin me 1 lev\u00eb hekuri disa her\u00eb. Esati u largua dhe telefonova burri, D\u00ebfrimin. I thash\u00eb q\u00eb dikush ka q\u00eblluar Arbenin. Kur erdhi burri, tha q\u00eb s\u2019duhet ta marr\u00eb vesh njeri dhe b\u00ebm\u00eb planin q\u00eb gjakun e mbuluam me bar, nd\u00ebrsa trupin e Arbenit e zhvendos\u00ebn ata n\u00eb rrug\u00eb. Jam shum\u00eb e tronditur. E di q\u00eb \u00ebsht\u00eb faji im p\u00ebr gjith\u00e7ka. Lidhjen me Arbenin e kam filluar n\u00eb nxitim e sip\u00ebr. Fillimisht m\u00eb p\u00eblqente fsheht\u00ebsia e lidhjes dhe nuk shk\u00ebputesha dot m\u00eb. Takohesha n\u00eb dark\u00eb sa her\u00eb q\u00eb vjehrri dhe vjehrra binim n\u00eb gjum\u00eb dhe burri shkonte p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb. K\u00ebrkoj falje.<\/p>\n<p>Esat Cani n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dyt\u00eb pranon krimin dhe thot\u00eb se Arben Gjeci para se t\u00eb takohej me motr\u00ebn, po pinte kafe me burrin e saj, D\u00ebfrimin.<\/p>\n<p>Esat Cani:\u00a0Dyshoja q\u00eb Arbeni ngacmonte ose nusen time ose motr\u00ebn. E ruaja prej tre dit\u00ebsh. Dit\u00ebn e enjte e kam ruajtur q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes. Arben Gjeci ishte n\u00eb kafe bashk\u00eb me kunatin tim, D\u00ebfrimin dhe m\u00eb pas u ndan\u00eb. E pash\u00eb kur u afrua te sht\u00ebpia e motr\u00ebs. Fillimisht nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. Pasi i pash\u00eb t\u00eb dy, bota m\u2019u err\u00ebsua. Isha shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Gjeta nj\u00eb lev\u00eb dhe kur hyra brenda, motra me Arbenin ishin gjys\u00ebm t\u00eb zhveshur. Nuk durova dot, e godita disa her\u00eb me lev\u00eb. M\u00eb pas u tremba dhe s\u2019dija \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. E pash\u00eb me gjak dhe bashk\u00eb me motr\u00ebn kishim hall nga fjal\u00ebt e fshatit. Menj\u00ebher\u00eb vendos\u00ebm q\u00eb trupin ta nxirrnim n\u00eb rrug\u00eb dhe t\u00eb hapnim fjal\u00ebn q\u00eb ishte rr\u00ebzuar nga nj\u00eb lart\u00ebsi. M\u00eb pas ika n\u00eb sht\u00ebpi dhe isha shum\u00eb i trembur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb burri i Elida Canit, D\u00ebfrimi, \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201ckur m\u00eb tha Elida q\u00eb t\u00eb kam tradh\u00ebtuar\u201d, iu konfirmuan dyshimet. Ai thot\u00eb se kishte hallin e prind\u00ebrve dhe fjal\u00ebt e fshatit prandaj organizuan skenarin q\u00eb Arbeni ishte rr\u00ebzuar n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jan\u00eb zbardhur d\u00ebshmit\u00eb e reja p\u00ebr vrasjen n\u00eb Zallbastar, ku mbeti i vdekur Arben Gjeci. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dyt\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici, Elida Cani ka pranuar lidhjen e fsheht\u00eb me Arbenin dhe se vrasjen e tij e b\u00ebri Esat Cani. Mediat \u00a0kan\u00eb zbardhur d\u00ebshmin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb Elida Canit, e cila tregon si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-65511","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=65511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/65511\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=65511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=65511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=65511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}